{"id":53245,"date":"2023-08-09T09:34:31","date_gmt":"2023-08-09T09:34:31","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=53245"},"modified":"2023-08-09T09:34:31","modified_gmt":"2023-08-09T09:34:31","slug":"qeveria-vendos-250-milione-euro-taksa-shtese-per-qytetaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/08\/09\/qeveria-vendos-250-milione-euro-taksa-shtese-per-qytetaret\/","title":{"rendered":"Qeveria vendos: 250 milion\u00eb euro taksa shtes\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p><strong>Klodian Tomorri<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, K\u00ebshilli i Ministrave miratoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb beft\u00eb, nj\u00eb vendim, i cili rrit nga 50 p\u00ebr qind deri n\u00eb 75 p\u00ebr qind, pages\u00ebn q\u00eb familjet shqiptare paguajn\u00eb si taks\u00eb p\u00ebr pronat e tyre. Rritja e barr\u00ebs nuk ndodh p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb taks\u00ebs n\u00eb vetvete, por p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb referenc\u00ebs mbi t\u00eb cilat llogaritet kjo taks\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare, aktualisht buxheti mblej 5.3 miliard\u00eb lek\u00eb ose rreth 50 milion\u00eb euro nga taksa e pasuris\u00eb n\u00eb nj\u00eb vit. Rritja mesatare me 60 p\u00ebr qind e taks\u00ebs do t\u2019u marr\u00eb familjeve shqiptare 30 milion\u00eb euro shtes\u00eb n\u00eb vit. Por kjo ishte vet\u00ebm antipasta e goditjes s\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar mbi buxhetet e familjeve.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2026 do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb fuqi ligji i ri p\u00ebr taks\u00ebn e pron\u00ebs. Ligji, i cili nuk duhet ngat\u00ebrruar, me rritjen e \u00e7mimeve t\u00eb referenc\u00ebs, q\u00eb u miratuan me VKM nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, ka dy pasoja t\u00eb tjera. S\u00eb pari, ai dyfishon taks\u00ebn e banes\u00ebs nga 0.05 p\u00ebr qind n\u00eb 0.1 p\u00ebr qind. S\u00eb dyti, zgjeron gam\u00ebn e pronave q\u00eb taksohen me k\u00ebt\u00eb taks\u00eb duke deri tek stallat dhe kasollet e lop\u00ebve.<\/p>\n<p>Vet\u00eb qeveria thot\u00eb n\u00eb relacionin shoq\u00ebrues t\u00eb ligjit se p\u00ebrmes k\u00ebtyre ndryshimeve t\u00eb ardhurat q\u00eb qeveria u merr familjeve nga taksimi i pron\u00ebs do t\u00eb rriten nga 0.3 p\u00ebr qind e PBB-s\u00eb q\u00eb jan\u00eb sot n\u00eb 1 p\u00ebr qind e PBB. N\u00eb vler\u00eb, efekti i taksave shtes\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb paguajn\u00eb familjet shqiptare \u00ebsht\u00eb plot 200 milion\u00eb euro. Dhe s\u00ebrish nuk mbaron k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Pa i l\u00ebn\u00eb koh\u00eb opinionit publik, q\u00eb t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb apo diskutoj\u00eb efektet e rritjes s\u00eb taks\u00ebs s\u00eb pasuris\u00eb, qeveria hodhi p\u00ebr konsultim nj\u00eb tjet\u00ebr projektligj, i cili rrit m\u00eb tej pagesat p\u00ebr pron\u00ebn. Ky \u00ebsht\u00eb sigurimi i detyruesh\u00ebm i banesave.<\/p>\n<p>Me shum\u00eb gjas\u00eb nga 1 janari i vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm, t\u00eb gjitha familjet shqiptare do t\u00eb detyrohen t\u00eb sigurojn\u00eb banesat e tyre me forc\u00ebn e ligj. Edhe pse kosto e sigurimit do t\u00eb p\u00ebrcaktohet me vendim t\u00eb qeveris\u00eb, pasi ligji t\u00eb jet\u00eb miratuar disa supozime mbi fatur\u00ebn e k\u00ebtij ligji mund t\u00eb b\u00ebhen leht\u00ebsisht q\u00eb tani.<\/p>\n<p>N\u00eb Turqi, ku zbatohet nj\u00eb skem\u00eb e ngjashme si kjo q\u00eb nd\u00ebrton ligji i propozuar nga qeveria, kostot vjetore t\u00eb sigurimit t\u00eb detyruesh\u00ebm t\u00eb banes\u00ebs variojn\u00eb nga 15 deri n\u00eb 160 euro.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga Instituti turk i Statistikave, aktualisht nj\u00eb familje n\u00eb Turqi paguan mesatarisht 40 euro n\u00eb vit p\u00ebr t\u00eb siguruar banes\u00ebn e saj. M\u00eb shum\u00eb gjas\u00eb, kostoja q\u00eb do t\u00eb vendos\u00eb qeveria shqiptare p\u00ebr familjet do t\u00eb luhatet n\u00eb k\u00ebto nivele.<\/p>\n<p>Relacioni shoq\u00ebrues i projektligjit p\u00ebr sigurimin e detyruesh\u00ebm t\u00eb banesave \u00ebsht\u00eb nj\u00eb l\u00ebmsh i shkruar nga amator\u00eb, q\u00eb vet\u00ebm dokument zyrtar nuk mund t\u00eb quhet. Qeveria nuk paraqet n\u00eb relacion se sa \u00ebsht\u00eb numri i banesave q\u00eb do t\u00eb preken nga sigurimi i detyruesh\u00ebm. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb e dh\u00ebna m\u00eb minimale q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb ishte aty, por fakti q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb tregon se si i marrin vendimet k\u00ebta.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00ebse merren p\u00ebr baz\u00eb statistikat e t\u00ebrthorta si numri i abonent\u00ebve t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb shkall\u00eb komb\u00ebtare, rezulton se ky ligj mund t\u00eb prek\u00eb deri 1 milion\u00eb banesa. N\u00ebse supozohet se kosto mesatare e sigurimit do t\u00eb jet\u00eb 40-50 euro n\u00eb vit, at\u00ebher\u00eb ligji p\u00ebr sigurimin e detyruesh\u00ebm t\u00eb banesave u ngul familjeve shqiptare nj\u00eb kosto shtes\u00eb prej 50 milion\u00eb eurosh n\u00eb vit. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb mir\u00ebfilltazi taks\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr n\u00eb total, brenda nj\u00eb jave, ku t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb me pushime, qeveria shqiptare u ngjeshi 250 milion\u00eb euro taksa shtes\u00eb familjeve shqiptare. Dhe nese secili shqetesohet per buxhetin e tij, llogaria eshte e thjeshte.<\/p>\n<p>Cdo familje shqiptare do te paguaje minimalisht 300 euro shtese ne vit per takseen e prones dhe sigurimin e saj. Nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cilave, do t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb kafshojn\u00eb buxhetet e familjeve duke filluar nga tani. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr b\u00ebm\u00eb e denj\u00eb p\u00ebr rekord bot\u00ebror. Taksa q\u00eb rriten n\u00eb mes t\u00eb vitit.  <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Klodian Tomorri Nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, K\u00ebshilli i Ministrave miratoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb beft\u00eb, nj\u00eb vendim, i cili rrit nga 50 p\u00ebr qind deri n\u00eb 75 p\u00ebr qind, pages\u00ebn q\u00eb familjet shqiptare paguajn\u00eb si taks\u00eb p\u00ebr pronat e tyre. Rritja e barr\u00ebs nuk ndodh p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb taks\u00ebs n\u00eb vetvete, por p\u00ebr shkak &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":53246,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[46],"tags":[],"class_list":["post-53245","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53245","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53245"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53245\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/53246"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53245"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53245"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53245"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}