{"id":53543,"date":"2023-08-15T08:43:54","date_gmt":"2023-08-15T08:43:54","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=53543"},"modified":"2023-08-15T09:46:41","modified_gmt":"2023-08-15T09:46:41","slug":"historia-rreqethese-e-nje-prej-vajzave-me-te-bukura-te-tiranes-pasi-u-torturua-oficeret-e-sigurimit-tentuan-ta-perdhunonin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/08\/15\/historia-rreqethese-e-nje-prej-vajzave-me-te-bukura-te-tiranes-pasi-u-torturua-oficeret-e-sigurimit-tentuan-ta-perdhunonin\/","title":{"rendered":"Historia rr\u00ebqeth\u00ebse e nj\u00eb prej vajzave m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb Tiran\u00ebs: Pasi u torturua, oficer\u00ebt e Sigurimit tentuan ta p\u00ebrdhunonin"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb p\u00ebrvjetorin e kat\u00ebrt t\u00eb ikjes nga jeta t\u00eb historianit, studiuesit, shkrimtarit dhe publicistit t\u00eb njohur Agim Musta,\u00a0(24 Korrik 2019), ish &#8211; i burgosur politik, vajzat e tij Elizabeta dhe Suela, i dhan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e ekskluzivitetin p\u00ebr botim, medias online Memorie.al, t\u00eb nj\u00eb prej botimeve m\u00eb t\u00eb spikatura t\u00eb autorit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb \u2018Libri i zi i Komunizmit Shqiptar\u2019.<\/p>\n<p>Kjo vep\u00ebr mban t\u00eb dh\u00ebna, d\u00ebshmi, fakte, statistika dhe argumente t\u00eb shumta e t\u00eb panjohura p\u00ebr publikun e gjer\u00eb, mbi krimet dhe terrorin komunist n\u00eb Shqip\u00ebri, ve\u00e7an\u00ebrisht ndaj intelektual\u00ebve, n\u00eb periudh\u00ebn 1945-1991.<\/p>\n<p>Botimi p\u00ebr her\u00ebt t\u00eb par\u00eb t\u00eb pjes\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij libri, \u00ebsht\u00eb dhe realizimi i nj\u00eb prej amaneteve t\u00eb historianit Agim Musta, i cili, q\u00eb nga fillimi i vitit 1991 e deri sa nd\u00ebrroi jet\u00eb, p\u00ebr afro tre dekada u angazhua me t\u00eb gjitha fuqit\u00eb e tij, duke punuar p\u00ebr ngritjen e kujtes\u00ebs kolektive, p\u00ebrmes botimeve me libra dhe publikimeve n\u00eb shtypin e p\u00ebrditsh\u00ebm.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb ajo pun\u00eb voluminoze e z. Agim Musta, e konkretizuar n\u00eb disa libra, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kontribut me vlera t\u00eb m\u00ebdha, p\u00ebr zbardhjen e krimeve t\u00eb regjimit komunist\u00eb t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs dhe pasardh\u00ebsit t\u00eb tij, Ramiz Alia. Nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e botimeve t\u00eb z. Agim Musta, \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrkthyer dhe n\u00eb anglisht.<\/p>\n<p><strong>Mjeku me zem\u00ebr t\u00eb art\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr doktor Mi\u00e7o Konomin, m\u00eb kishte folur babai im, shum\u00eb vjet p\u00ebrpara se ta njihja. Fati i zi me bashkoi me t\u00eb, p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb, n\u00eb burgjet e diktatur\u00ebs komuniste. Ai ishte minoritar grek. Kishte lindur m\u00eb 1906, n\u00eb katundin Dhiv\u00ebr t\u00eb Sarand\u00ebs. Studimet e larta i kishte kryer n\u00eb Universitetin e Athin\u00ebs, n\u00eb Fakultetin e Mjek\u00ebsis\u00eb. Ishte diplomuar shk\u00eblqyesh\u00ebm, si mjek i p\u00ebrgjithsh\u00ebm. I ofruan pun\u00eb n\u00eb Greqi, por ai vendosi t\u00eb kthehej n\u00eb Shqip\u00ebri, atje ku kishe par\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb drit\u00ebn e diellit. K\u00ebrkoi t\u00eb punonte si mjek, n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb larg minoritetit, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar mir\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Filloi pun\u00ebn n\u00eb Kruj\u00eb, n\u00eb vitin 1929.<\/p>\n<p>Nuk la fshat pa shkelur. Me pun\u00ebn e tij humane dhe i gatsh\u00ebm dit\u00eb e nat\u00eb p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer n\u00eb zonat m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira: Kurvelesh, Skrapar, Myzeqe, etj., me qindra njer\u00ebz i kishte shp\u00ebtuar nga thonjt\u00eb e vdekjes. Kudo ku ishte sh\u00ebrbyer, kishte b\u00ebr\u00eb miq dhe adhurues t\u00eb shumt\u00eb. Emri dhe puna e tij ngjall\u00ebn m\u00ebrin\u00eb e organeve t\u00eb diktatur\u00ebs. I b\u00ebn\u00eb presione nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor t\u00eb organeve t\u00eb Sigurimit. Mospranimi i tij sh\u00ebrbeu si shkak p\u00ebr ta arrestuar. E d\u00ebnuan me 10 vjet burg, p\u00ebr \u201cagjitacion e propaganda\u201d. Nuk u mjaftuan me kaq, por i d\u00ebnuan me nga 20 vjet burg edhe djalin, edhe dh\u00ebndrin. Edhe kjo dhembje e madhe nuk e mposhti doktor Mi\u00e7on. Ai s\u2019undal p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast duke u sh\u00ebrbyer bashk\u00ebvuajt\u00ebsve, pa dallim besimi dhe krahine.<\/p>\n<p>Shpesh, me kursimet e tij, u blente barna t\u00eb d\u00ebnuarve t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, q\u00eb s\u2019kishin asnj\u00eb ndihm\u00eb. Megjith\u00ebse komanda e burgjeve nuk e lejoi asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbente n\u00eb ambulanc\u00ebn e kampit, ai u q\u00ebndronte t\u00eb burgosurve t\u00eb s\u00ebmur\u00eb rend\u00eb, nat\u00eb e dit\u00eb mbi kok\u00eb. Fjala e tij ishte balsam dhe ndikonte te t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt, m\u00eb tep\u00ebr se barnat q\u00eb merrnim. Ata e quanin doktor Mi\u00e7on, \u201cDoktor me zem\u00ebr t\u00eb art\u00eb\u201d. Ai g\u00ebzonte nderimin dhe dashurin\u00eb e gjith\u00eb t\u00eb burgosurve.<\/p>\n<p>Vuajtjet e burgjeve dhe hallet familjare, e plak\u00ebn para kohe doktor Mi\u00e7on., Kur mbaroi d\u00ebnimin, e d\u00ebnuan p\u00ebrs\u00ebri me 10 vjet burg. Diktatura i trembej lirimit t\u00eb tij. Ai duhej t\u00eb vdiste n\u00eb burg. Pasi kishte vuajtur 18 vjet burg, n\u00eb mosh\u00ebn 72 vje\u00e7are, u s\u00ebmur r\u00ebnd\u00eb. Komanda s\u2019b\u00ebri asnj\u00eb p\u00ebr\u00e7apje p\u00ebr ta kuruar. Ai vdiq n\u00eb burgun kobzi t\u00eb Burrelit dhe e varros\u00ebn n\u00eb grop\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt. Emri i tij mbeti n\u00eb zemrat dhe mendjet e t\u00eb d\u00ebnuarve politik\u00eb, si simbol humanizmi.<\/p>\n<p><strong>A vritet prof. Loci?<\/strong><\/p>\n<p>Prof. Dr. Loci, ishte nj\u00eb nga kirurg\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, jo vet\u00ebm t\u00eb Italis\u00eb, por edhe t\u00eb Evrop\u00ebs. Nd\u00ebrhyrjet e tij kirurgjikale shum\u00eb t\u00eb suksesshme, e b\u00ebn\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm gjat\u00eb viteve tridhjet\u00eb. Pamja e tij e brisht\u00eb dhe fisnike, t\u00eb detyronte respekt qysh n\u00eb takimin e par\u00eb. E urrente fashizmin dhe ndihej n\u00eb ankth nga tamtamet dhe thirrjet histerike t\u00eb alalave. Nx\u00ebn\u00ebsi i tij, mjeku shqiptar Gjergji Doko, i propozoi t\u00eb vinte n\u00eb Shqip\u00ebri, se ndoshta do ta ndjente veten m\u00eb t\u00eb qet\u00eb. Loci, e pranoi propozimin me k\u00ebnaq\u00ebsi. U vendos n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1940. Punonte si kirurg n\u00eb spitalin shtet\u00ebror dhe n\u00eb klinik\u00ebn e tij private n\u00eb rrug\u00ebn \u201cFortuzi\u201d (sot rruga Asim Vokshi).<\/p>\n<p>\u201cIshte fat p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr ne, nx\u00ebn\u00ebsit e tij, q\u00eb erdhi n\u00eb Shqip\u00ebri profesor Loci. Ai ishte nj\u00eb talent i rrall\u00eb. Prej tij, ne mjek\u00ebt shqiptar\u00eb, m\u00ebsuam shum\u00eb\u201d- tregon kirurgu i mir\u00ebnjohur Maksut D\u00ebrrasa. Tirana e sidomos mali i Dajtit, e magjepste Locin. Dit\u00ebt e fundit t\u00eb jav\u00ebs, i kalonte n\u00eb Dajt, duke u marr\u00eb me gjueti.<\/p>\n<p>Bisturia n\u00eb dor\u00ebn e Dr. Locit, shnd\u00ebrrohej n\u00eb nj\u00eb instrument magjik. Brenda pes\u00eb vjet\u00ebve, kishte b\u00ebr\u00eb mij\u00ebra nd\u00ebrhyrje kirurgjikale. Kishte operuar jo vet\u00ebm shqiptar\u00eb, por edhe italian\u00eb, malazez\u00eb, grek\u00eb dhe bullgar\u00eb. Pati rrezikuar disa her\u00eb jet\u00ebn, duke operuar n\u00eb fsheht\u00ebsi shum\u00eb antifashist\u00eb ilegal\u00eb dhe udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb Partis\u00eb Komuniste Shqiptare.<\/p>\n<p>Kurr\u00eb nuk i kishte shkuar nd\u00ebrmend, se nj\u00eb dit\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjitha ato q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar jet\u00eb njer\u00ebzish, do t\u00eb shp\u00ebrblehej me plumba prapa kok\u00ebs. E arrestuan n\u00eb fund t\u00eb vitit 1945, me akuz\u00ebn, se kishte fshehur n\u00eb barkun e nj\u00eb kufome, q\u00eb d\u00ebrgohej n\u00eb Itali, nj\u00eb sasi ari, nga kursimet e tij. Kjo akuz\u00eb, u p\u00ebrdor si fasad\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mashtruar naivet. N\u00eb realitet, prof. Locit, i k\u00ebrkoheshin t\u00eb tjera gj\u00ebra.<\/p>\n<p>Hetuesin\u00eb e b\u00ebri n\u00eb godin\u00ebn misterioze t\u00eb Sigurimit, (\u201cSht\u00ebpia me Gjethe\u201d), af\u00ebr Post\u00ebs Qendrore t\u00eb Tiran\u00ebs. E torturuan mizorisht dhe i k\u00ebrkonin lidhjet me SIM-in dhe me misionet anglo- amerikane, t\u00eb ardhura n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Hetimet i drejtonte vet\u00eb major Vangjo Mitrojorgji, ish-shefi i Sigurimit t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Nuk u la tortur\u00eb pa u p\u00ebrdorur, mbi at\u00eb korife t\u00eb shkenc\u00ebs s\u00eb kirurgjis\u00eb. Nj\u00eb ish-i burgosur, q\u00eb kishte q\u00ebndruar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn qeli, pas d\u00ebnimit t\u00eb prof. Locit, tregon se atje kishte lexuar nj\u00eb fjali, ku thuhej: \u201cSono inocente come un angelo\u201d \u2013 Loci. (Jam i pafajsh\u00ebm, si nj\u00eb engi\u00ebll).<\/p>\n<p>Arrestojn\u00eb edhe mikun e tij mjekun, Gjergi Dako. Ai nuk i p\u00ebrballoi dot torturat dhe i dha fund jet\u00ebs, duke u varur me k\u00ebmish\u00ebn e tij. Prof. Locin, shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs do ta kishin p\u00ebr nder, q\u00eb ai t\u00eb ndodhej n\u00eb vendin e tyre. Thuhet, se mbas d\u00ebnimit me vdekje, Loci, k\u00ebrkoi ti falnin jet\u00ebn dhe premtoi, t\u00eb punonte n\u00eb Shqip\u00ebri, sa t\u00eb ishte gjall\u00eb.<\/p>\n<p>Po ku t\u00eb d\u00ebgjonin t\u00eb \u00e7mendurit?! Shqip\u00ebris\u00eb nuk i duheshin shkenc\u00ebtar\u00ebt! Flisni, o njer\u00ebz, a vritej profesor Loci?!<\/p>\n<p><strong>Gjeologu me fam\u00eb bot\u00ebrore, Stanislav Zuberi<\/strong><\/p>\n<p>\u201cKrim n\u00eb Tiran\u00ebn e tiran\u00ebve\u201d. K\u00ebshtu e ka quajtur shkrimtari Petro Marko, vrasjen e gjeologut polak, me fame bot\u00ebrore, Stanislav Zuber. Po, kush ishte shkenc\u00ebtari Zuber? Kishte lindur n\u00eb Poloni, n\u00eb qytetin Leopol m\u00eb 1891, n\u00eb nj\u00eb familje intelektuale. Studio p\u00ebr gjeologji n\u00eb Universitetin e Krakovit dhe i p\u00ebrfundoi ato shk\u00eblqyesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Punoi n\u00eb kat\u00ebr kontinentet e rruzullit, p\u00ebr t\u00eb zbuluar arin e zi (naft\u00ebn). E ku nuk shkeli k\u00ebmba e Zuberit?! N\u00eb Venezuela dhe n\u00eb Rusi, n\u00eb Gjirin Persik dhe n\u00eb Egjipt, n\u00eb Itali dhe n\u00eb Ballkan. Kudo e nderonin. Zuberi, tep\u00ebr modest u q\u00ebndronte larg, lavd\u00ebrimeve pompoze. N\u00eb Baku i ngrit\u00ebn bust. N\u00eb Bander Abaz t\u00eb Persis\u00eb, rafineris\u00eb s\u00eb par\u00eb t\u00eb naft\u00ebs, i vun\u00eb emrin e tij.<\/p>\n<p>Stanislav Zuberi, ishte i pak\u00ebt nga shtati, por kishte nj\u00eb mendje gjeniale. Ai ishte shkenc\u00ebtar me p\u00ebrmasa bot\u00ebrore. Zot\u00ebronte n\u00ebnt\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaja, midis tyre dhe shqipen q\u00eb e fliste n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosur. Kishte nj\u00eb kulture enciklopedike. Kur fama e tij mori dhen\u00eb, Fakulteti i Gjeologjis\u00eb n\u00eb Krakovi, mbajti emrin \u201cStanislav Zuber\u201d. M\u00eb 1927, Zuberi erdhi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Zbuloi shtresa nafte n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb dhe n\u00eb Patos, duke punuar p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb italiane \u201cAGIP\u201d. Gjat\u00eb vitit 1930, b\u00ebri k\u00ebrkime p\u00ebr zbulim nafte n\u00eb zon\u00ebn e Kor\u00e7\u00ebs dhe t\u00eb Beratit. U largua nga Shqip\u00ebria me 1931, p\u00ebr t\u00eb vazhduar pun\u00ebn e nd\u00ebrprer\u00eb n\u00eb Siri, Irak, Palestin\u00eb dhe Egjipt, gjithmon\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb naft\u00ebs. U kthye p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Shqip\u00ebri me 1936 dhe punoi me ngulm, p\u00ebr zbulimin e shtresave t\u00eb tjera naft\u00ebmbajt\u00ebse.<\/p>\n<p>Gruaja \u00eb tij, kontesha italiane, Matilda, edhe ajo gjeologe, s\u2019i ndahej p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast Zuberit, n\u00eb pun\u00ebn e tij, gjersa vdiq dhe u varros n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb, (nga fundi i vitit 1943), nga nj\u00eb bombardim ajror. I plagosur r\u00ebnd\u00eb nga kjo humbje e paz\u00ebvend\u00ebsueshme, Zuberi, jo vet\u00ebm q\u00eb s\u2019e nd\u00ebrpreu pun\u00ebn, por punoi duke th\u00ebn\u00eb: \u201cMe tok\u00ebn shqiptare, m\u00eb lidhin shum\u00eb rr\u00ebnje. Nuk do t\u00eb largohem nga Shqip\u00ebria, sikur t\u00eb m\u00eb kanoset edhe vdekja\u201d.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse antikomunist n\u00eb ide dhe katolik i devotsh\u00ebm, ai vazhdoi t\u00eb punoj\u00eb po me at\u00eb vrull edhe gjat\u00eb diktatur\u00ebs komuniste. P\u00ebrgjohej k\u00ebmba-k\u00ebmb\u00ebs, deri sa n\u00eb janar t\u00eb 1947, i vun\u00eb prangat n\u00ebn akuz\u00ebn: \u201cAgjent i imperializmit amerikan\u201d, s\u00eb bashku me Zuberin, arrestojn\u00eb dhe inxhinier\u00ebt Riza Alizoti, Sulo Klosi, inxhinier\u00eb gjeolog\u00eb t\u00eb shquar, t\u00eb cil\u00ebt u d\u00ebnuan me vdekje dhe u ekzekutuan n\u00eb litar m\u00eb 1947, i pari n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb dhe i dyti n\u00eb Rubik) e t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetuesis\u00eb speciale, mbi ta u eksperimentuan lloj-lloj torturash, p\u00ebr t\u00eb pranuar se kishin sabotuar n\u00eb sektorin e naft\u00ebs dhe t\u00eb gjeologjis\u00eb. Ata akuzoheshin se ishin v\u00ebne n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb huaja anglo-amerikane, p\u00ebr t\u00eb sabotuar ekonomin\u00eb shqiptare. Rizai dhe Suloja, nuk mund\u00ebn t\u2019i duronin gjat\u00eb torturat. P\u00ebr t\u2019u shp\u00ebtuar dhimbjeve t\u00eb llahtarshme, pohuan ato q\u00eb k\u00ebrkonin hetuesit xhelat\u00eb. Vdekja do t\u00eb ishte balsam floriri, para torturave t\u00eb padurueshme.<\/p>\n<p>Hetuesit e Zuberit, Thoma Karamelo dhe Xhavit Struga, p\u00ebrdor\u00ebn ndaj tij tortura t\u00eb ve\u00e7anta, n\u00eb p\u00ebrshtatje me fizikun e tij t\u00eb im\u00ebt. Zuberin, e futnin n\u00eb mes t\u00eb dimrit, n\u00eb fu\u00e7i me uj\u00eb, me copa akulli. E varnin n\u00eb tavanin e biruc\u00ebs, me duart n\u00eb \u00e7engela dhe e linin ashtu me dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra. E goditnin me takat e \u00e7izmeve n\u00eb gisht\u00ebrinjt\u00eb e k\u00ebmb\u00ebve, duke ia thyer kockat.<\/p>\n<p>Zuberi, as nuk pranoi t\u00eb pohonte ato q\u00eb s\u2019kish b\u00ebr\u00eb, as nuk vdiq. Ai u \u00e7mend dhe doli jasht\u00eb realitetit. Megjithat\u00eb, Zuberin vazhduan ta torturonin, duke th\u00ebn\u00eb, se ai \u201cshtiret si i \u00e7mendur dhe luante pjes\u00ebn, q\u00eb i kishin m\u00ebsuar padron\u00ebt e tij\u201d. Nj\u00eb dit\u00eb burgun e Tiran\u00ebs, ku ndodhej Zuberi, e vizitoi ministri i Brendsh\u00ebm, (ish-teneqexhiu Ko\u00e7i Xoxe), q\u00eb mbante mbi supe spaletat e gjeneral-leitnantit.<\/p>\n<p>Ai donte ta shikonte me syt\u00eb e tij Zuberin, p\u00ebr t\u00eb cilin \u201cshok\u00ebt\u201d jugosllav\u00eb interesoheshin aq shum\u00eb. Ko\u00e7i u ul r\u00ebnd\u00eb-r\u00ebnd\u00eb n\u00eb kolltuk, n\u00eb nj\u00eb nga zyrat e hetuesis\u00eb. N\u00eb t\u00eb dy krah\u00ebt e tij, q\u00ebndronin n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, t\u00eb heshtur si gur\u00eb varri, hetuesit e \u201cgrupit sabotator\u201d.<\/p>\n<p>Shkenc\u00ebtarin e madh, t\u00eb \u00e7mendur e soll\u00ebn t\u00eb t\u00ebrhequr zvarr\u00eb nga krah\u00ebt. Nga syt\u00eb e tij t\u00eb \u00e7ak\u00ebrdisur, dukej a\u00e7ik, se me Zuberin nuk mund t\u00eb punohej m\u00eb. \u201cP\u00ebrse nuk tregon t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn? \u2013 e pyeti ministri. \u2013 Kush t\u00eb ka udh\u00ebzuar p\u00ebr t\u00eb fshehur rezervat e naft\u00ebs\u201d? \u2013 vazhdoi Ko\u00e7i Xoxe, duke ngritur z\u00ebrin. Zuberi me shikim n\u00eb tavan, b\u00ebri kryqin dhe p\u00ebshp\u00ebriti disa fjal\u00eb t\u00eb pakuptueshme. Ai i lutej Zotit, n\u00eb gjuh\u00ebn e tij amtare. \u201cKy ka mbaruar, \u2013 tha Ko\u00e7i. \u2013 Ma hiqni sysh\u201d! Kur Zuberin e larguan, Ko\u00e7i u tha hetuesve: \u201cMe Riza Alizotin dhe t\u00eb tjer\u00ebt, punuat mir\u00eb.<\/p>\n<p>Ata edhe n\u00eb gjyq, e pranuan faj\u00ebsin\u00eb e tyre. Me Zuberin e keni qelbur fare pun\u00ebn! Nuk u treguat t\u00eb aft\u00eb t\u2019i nxirrni sekretet, q\u00eb mban n\u00eb at\u00eb kok\u00eb, q\u00eb e ka si qep\u00eb Bozhigradi. E \u00e7mend\u00ebt, para se t\u00eb tregonte ato q\u00eb na duheshin. Shok\u00ebt jugosllav\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb interesuar p\u00ebr Zuberin. Ata na pyesin vazhdimisht se \u00e7\u2019thot\u00eb Zuberi. \u00c7far\u00eb t\u2019u them atyre, k\u00ebshtu si e katranos\u00ebt ju pun\u00ebn?! E pa\u00e7i haram buk\u00ebn e Partis\u00eb!\u201d U ngrit vrik nga kolltuku dhe doli jasht\u00eb, i shoq\u00ebruar n\u00eb heshtje nga nj\u00eb shpur\u00eb oficer\u00ebsh t\u00eb Sigurimit.<\/p>\n<p>Edhe pas takimit me Ministrin e Brendsh\u00ebm, Zuberin vazhduan ta torturonin. Hetuesit shpresonin se Zuberi do ta zgjidhte gjuh\u00ebn. Nj\u00eb dit\u00eb, nj\u00eb nga xhelat\u00ebt e q\u00eblloi me shqelm n\u00eb kok\u00eb. Atij i shp\u00ebrtheu hemorragjia, si nj\u00eb llav\u00eb vullkani. U mundua t\u00eb b\u00ebnte kryq p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit, por nuk mundi. Shkenc\u00ebtari i madh bot\u00ebror, Stanislav Zuber, q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb aq shum\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, vdiq i \u00e7mendur dhe i vrar\u00eb mizorisht nga komunist\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ganimeti<\/strong><\/p>\n<p>Ganimeti ishte nj\u00eb nga femrat m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb Tiran\u00ebs. Trupi i saj i gjat\u00eb dhe i mbushur, ishte n\u00eb harmoni t\u00eb plot\u00eb me ngjyr\u00ebn tr\u00ebndafili t\u00eb fytyr\u00ebs dhe me syt\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb qeshur dhe t\u00eb lotuar. Krahas bukuris\u00eb s\u00eb trupit, ajo g\u00ebzonte dhe bukurin\u00eb e mendjes. Kishte kryer shkoll\u00ebn \u201cN\u00ebna Mbretnesh\u00eb\u201d dhe zot\u00ebronte disa gjuh\u00eb t\u00eb huaja. S\u2019kishte\u00a0l\u00ebn\u00eb lib\u00ebr pa lexuar dhe n\u00eb bised\u00eb ishte tep\u00ebr e k\u00ebndshme.<\/p>\n<p>M\u00eb 1945, nj\u00eb oficer i Misionit anglez, u dashurua marr\u00ebzisht pas saj. Ai deshi t\u00eb martohej me t\u00eb, por e larguan brenda 24 or\u00ebve, si person i pad\u00ebshiruar. Ganimetin e arrestuan me akuz\u00ebn e \u201cspiunazhit\u201d n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb fuqive t\u00eb huaja. At\u00eb e torturuan barbarisht n\u00eb qelit\u00eb e Sigurimit, kurse disa nga funksionar\u00ebt e Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, u p\u00ebrpoq\u00ebn ta p\u00ebrdhunonin. Pas disa kohe e liruan nga burgu, por e lan\u00eb pa pun\u00eb, q\u00eb t\u00eb vdiste urie. P\u00ebr t\u00eb mbijetuar zbukuronte vajzat e Tiran\u00ebs, dit\u00ebn e martes\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebsaj pune ia mori dor\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosur. \u00c7do mbr\u00ebmje, me n\u00ebn\u00ebn e saj p\u00ebrkrahu, b\u00ebnte sh\u00ebtitje n\u00eb Bulevardin e madh. Me qindra sy e shikonin me adhurim e lakmi. Ajo ishte vazhdimisht e p\u00ebrgjuar. Ndjente d\u00ebshp\u00ebrim, po kurr\u00eb nuk e tregonte n\u00eb sy t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n<p>Asnj\u00ebher\u00eb nuk u p\u00ebrkul dhe s\u2019k\u00ebrkoi m\u00ebshir\u00eb. N\u00eb nj\u00eb dit\u00eb tetori me shi, n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201960-t\u00eb, nj\u00eb kamion me polic\u00eb u ndalua para sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb saj, n\u00eb \u201cRrug\u00ebn e Dibr\u00ebs\u201d. E hip\u00ebn forc\u00ebrisht n\u00eb makin\u00eb, s\u00eb bashku me n\u00ebn\u00ebn plak\u00eb. E internuan n\u00eb Grabian t\u00eb Lushnj\u00ebs dhe caktuan nj\u00eb kthin\u00eb, n\u00eb nj\u00eb ish-stall\u00eb derrash.<\/p>\n<p>Era e urin\u00ebs t\u00eb shponte hund\u00ebt dhe vrimat e mureve t\u00eb pa suvatuara, ishin plot me akrepa. Lag\u00ebshtira t\u00eb hynte deri n\u00eb palc\u00eb. Edhe dit\u00ebn duhej ta mbaje llamb\u00ebn ndezur. Jasht\u00eb, n\u00eb balt\u00ebn deri n\u00eb gju, mund ta kaloje vet\u00ebm me \u00e7izme. Ganimeti u pushtua nga nj\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim i tejskajsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ashtu, ajo nuk mund t\u00eb jetonte m\u00eb. Asnj\u00eb rreze shprese nuk dukej n\u00eb horizont. E shtrydhi trurin p\u00ebr disa dit\u00eb dhe q\u00ebndroi disa net\u00eb pa gjum\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjetur rrug\u00ebn e shp\u00ebtimit. Nuk mundi dot t\u00eb \u00e7ante err\u00ebsir\u00ebn. E vetmja rrug\u00eb shp\u00ebtimi, ishte vdekja. Dhe vendosi t\u00eb vdiste. Ia shfaqi n\u00ebn\u00ebs vendimin e saj dhe ajo e p\u00ebrqafoi duke u dridhur. \u201cDo t\u00eb vdesim s\u00eb bashku, i tha n\u00ebna. Un\u00eb e para dhe pastaj ti\u201d. Fjal\u00ebt e n\u00ebn\u00ebs ia leht\u00ebsuan ng\u00ebr\u00e7in q\u00eb i shtr\u00ebngonte gjoksin. Ajo u ndie m\u00eb pak e trishtuar, q\u00eb po linte at\u00eb jet\u00eb mjerimi. Shkoi n\u00eb dyqan dhe bleu 10 metra litar. E preu n\u00eb dy pjes\u00eb t\u00eb barabarta dhe u ul n\u00eb tavolin\u00eb, ku shkroi nj\u00eb let\u00ebr. Se \u00e7far\u00eb shkroi n\u00eb at\u00eb let\u00ebr dhe kujt i drejtohej ajo, askush s\u2019e mori vesh, p\u00ebrve\u00e7 operativit t\u00eb Sigurimit, q\u00eb e mori pas vdekjes s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Pasi pin\u00eb kafe n\u00eb heshtje t\u00eb mall\u00ebngjyera, Ganimeti hipi n\u00eb tavolin\u00eb dhe vari mbi trarin e ish-stall\u00ebs dy litar\u00eb t\u00eb b\u00ebr\u00eb lak. Punonte e qet\u00eb dhe pa ju dridhur duart, sikur t\u00eb stoliste nj\u00eb nuse. Hipi n\u00ebn\u00ebn mbi karrige, i hodhi lakun n\u00eb qaf\u00eb dhe i ra karriges me shkelm. N\u00ebna mbeti e varur n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb.<\/p>\n<p>E \u00e7oi karrigen nj\u00eb met\u00ebr larg, hipi mbi t\u00eb, vendosi lakun n\u00eb fyt, duke shtr\u00ebnguar fort dh\u00ebmb\u00ebt, q\u00eb edhe kur t\u00eb vdiste, t\u00eb mbetej e bukur. E rr\u00ebzoi karrigen me majat e gishtave dhe mbeti edhe ajo e varur si n\u00ebna. Disa f\u00ebmij\u00eb, q\u00eb luanin para stall\u00ebs, nga zhurma q\u00eb d\u00ebgjuan u afruan te dera. Ata mbet\u00ebn t\u00eb lebetitur kur pan\u00eb nga vrimat e der\u00ebs, dy gra t\u00eb veshura me t\u00eb zeza, q\u00eb l\u00ebkundeshin n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb.<\/p>\n<p>F\u00ebmij\u00ebt lajm\u00ebruan fqinj\u00ebt e internuar, q\u00eb banonin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn stall\u00eb. Ata u turr\u00ebn me vrap, shqyen der\u00ebn dhe ngrin\u00eb n\u00eb vend, para dy kufomave, q\u00eb vazhdonin t\u00eb l\u00ebkundeshin akoma. Askush nuk guxoj t\u2019u afrohej dhe t\u2019i zbriste n\u00eb tok\u00eb. Nj\u00eb djal\u00eb vrapoi p\u00ebr t\u00eb lajm\u00ebruar t\u00eb plotfuqishmin e policis\u00eb.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb ore, ai erdhi s\u00eb bashku me operativin e Sigurimit. Me nj\u00eb pamje demoniake, ata l\u00ebshonin sht\u00ebllunga tymi duhani, mbi fytyrat e brengosura t\u00eb t\u00eb internuarve. Urdh\u00ebruan nj\u00eb burr\u00eb, q\u00eb t\u2019i\u2019u priste litar\u00ebt. I d\u00ebbuan t\u00eb gjith\u00eb nga kthina dhe aty mbet\u00ebn vet\u00ebm xhelat\u00ebt e viktimat e tyre. N\u00eb mbr\u00ebmje von\u00eb, ato i varros\u00ebn n\u00eb nj\u00eb grop\u00eb buz\u00eb nj\u00eb kanali. Askush nuk vuri nj\u00eb lule dhe nuk shkroi nj\u00eb em\u00ebr mbi grumbullin e dheut\u2026! <strong>\/Memoria.al\/<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb p\u00ebrvjetorin e kat\u00ebrt t\u00eb ikjes nga jeta t\u00eb historianit, studiuesit, shkrimtarit dhe publicistit t\u00eb njohur Agim Musta,\u00a0(24 Korrik 2019), ish &#8211; i burgosur politik, vajzat e tij Elizabeta dhe Suela, i dhan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e ekskluzivitetin p\u00ebr botim, medias online Memorie.al, t\u00eb nj\u00eb prej botimeve m\u00eb t\u00eb spikatura t\u00eb autorit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb \u2018Libri i &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":53544,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[45],"tags":[],"class_list":["post-53543","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-sociale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53543","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53543"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53543\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/53544"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53543"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53543"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53543"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}