{"id":53723,"date":"2023-08-16T16:45:42","date_gmt":"2023-08-16T16:45:42","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=53723"},"modified":"2023-08-16T16:45:42","modified_gmt":"2023-08-16T16:45:42","slug":"duhet-ti-rikthehemi-pervojes-se-realitetit-tone-te-opozitarizmit-me-protesta-pa-kthim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/08\/16\/duhet-ti-rikthehemi-pervojes-se-realitetit-tone-te-opozitarizmit-me-protesta-pa-kthim\/","title":{"rendered":"Duhet t\u2019i rikthehemi p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb realitetit ton\u00eb t\u00eb opozitarizmit me protesta pa-kthim"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA<\/strong><\/p>\n<p>Vera po mbaron dhe tani ne t\u00eb gjith\u00eb po presim t\u00eb filloj\u00eb domosdoshm\u00ebrisht\u00a0 nj\u00eb stin\u00eb e re, t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb donim ta quanim &#8220;nj\u00eb stin\u00eb e nxeht\u00eb&#8221;. Ky em\u00ebr nuk k\u00ebrkon t\u00eb n\u00ebnkuptoj\u00eb detyrimisht zbulimin e skandaleve t\u00eb reja politike, ekonomike apo demokratike, dicka kjo e pritshme, p\u00ebrderisa kjo \u00ebsht\u00eb AND-ja e k\u00ebtij pushteti. Jo.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsit p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb &#8221; vjesht\u00eb p\u00ebrv\u00ebluese&#8221; tashm\u00eb jan\u00eb siguruar, mjafton t\u00eb gj\u00ebndet katalizatori i duhur p\u00ebr t\u2019i kompozuar. Pavar\u00ebsisht se n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb metaforike, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb sh\u00ebnojm\u00eb se e gjitha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb platform\u00eb apo nj\u00eb alternativ\u00eb parimore, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn demokrat\u00ebt kan\u00eb luftuar edhe her\u00eb t\u00eb tjera dhe kurr\u00eb nuk kan\u00eb arritur ta shpien a ta p\u00ebrmbushin deri n\u00eb fund.<\/p>\n<p>Shum\u00eb her\u00eb ata jan\u00eb gjetur t\u00eb vjedhur n\u00ebp\u00ebr zgjedhjet e ndryshme n\u00eb vite, masakra e zgjedhjeve nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e re, ndaj dhe qasja ndaj saj, p\u00ebrderisa m\u00ebtohet nj\u00eb politik\u00eb ndryshe, m\u00ebton edhe nj\u00eb qasje ndryshe, nj\u00eb qasje q\u00eb Basha nuk e b\u00ebri kurr\u00eb e p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u anatemua p\u00ebrher\u00eb si i shitur apo n\u00eb nj\u00eb aleanc\u00eb me pushtetin. Eshte ky nj\u00eb dallim rr\u00ebnj\u00ebsor q\u00eb i jep shum\u00eb vler\u00eb dhe r\u00ebnd\u00ebsi konkludimit dhe zbatimit t\u00eb nj\u00eb politike tjet\u00ebr, ndryshe prej tij. Por jo vet\u00ebm kaq.<\/p>\n<p>Denoncimin dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtarizimin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb masakrave zgjedhore t\u00eb kryera nga regjimi i Ram\u00ebs, Lul\u00ebzimit dhe PD ia kam k\u00ebrkuar personalisht, si mb\u00ebshtetje e z\u00ebrit dhe d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb demokrat\u00ebve, ndaj thirrja ime e para disa dit\u00ebve, q\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb shtrohej si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje par\u00ebsore e luft\u00ebs se opozit\u00ebs demaskimi\u00a0 n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet i masakr\u00ebs\u00a0 zgjedhore\u00a0 t\u00eb 14 majit, ishte jehon\u00eb e k\u00ebsaj strategjie q\u00eb \u00e7do demokrat e pret me vite t\u00eb t\u00ebra dhe q\u00eb nuk e pa t\u00eb \u00e7ohej kurr\u00eb deri n\u00eb fund me gjith\u00eb forc\u00ebn e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs s\u00eb madhe q\u00eb fshihet n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb k\u00ebmba e par\u00eb e fuqishme e ur\u00ebs q\u00eb opozita duhet t\u00eb ngrej\u00eb p\u00ebr t\u00eb lidhur realitetin me t\u00eb ardhmen, kjo \u00ebsht\u00eb qasja e par\u00eb strategjike e platform\u00ebs s\u00eb &#8220;stin\u00ebs s\u00eb nxeht\u00eb&#8221;: dosja voluminoze e masakr\u00ebs zgjedhore t\u00eb gj\u00ebndet n\u00eb \u00e7do zyr\u00eb t\u00eb mundshme ambasador\u00ebsh e kancelarish, n\u00eb Bruksel, Uashington, kudo ku merren vendime e kudo ku \u00ebsht\u00eb v\u00ebndi ku rreh zemra demokratike e qytet\u00ebrimit per\u00ebndimor, qoft\u00eb kjo zyr\u00eb politike, shtet\u00ebrore, qoft\u00eb ajo ideologjike e think-tank, e n\u00eb fund edhe e \u00e7do lloji tjet\u00ebr t\u00eb mundshem ndikues. Nd\u00ebrkombetar\u00ebt duhen t\u00eb din\u00eb e t\u00eb lexojn\u00eb \u00e7do gj\u00eb, me cdo kusht, pavaresisht n\u00ebse reagojn\u00eb\u00a0 apo jo, tani ose m\u00eb von\u00eb. Edhe n\u00eb Bib\u00ebl shkruhet: kush ka sy le t\u00eb shoh\u00eb e kush ka vesh\u00eb le t\u00eb degjoj\u00eb. P\u00ebr ne e r\u00ebnd\u00ebshme \u00ebsht\u00eb t\u00eb flasim kudo dhe sa m\u00eb fort.<\/p>\n<p>Po a mjafton e gjitha kjo? P\u00ebrgjigjia \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebri platformike dhe metaforike: a mund t\u00eb mbahet ura me nj\u00eb k\u00ebmb\u00eb? Edhe nj\u00eb her\u00eb duhet t\u2019i rikthehemi p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb realitetit ton\u00eb opozitar. Vjeshtat e pas zgjedhjeve asnj\u00ebher\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb nxehta, p\u00ebrkundrazi, kan\u00eb q\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb paqtat e mundshme, nj\u00eblloj sikur bashk\u00eb me pushtetar\u00ebt e k\u00ebnaqur t\u00eb qen\u00eb po nj\u00ebsoj t\u00eb k\u00ebnaqur edhe opozitar\u00ebt, ndaj dhe sjellja e PD s\u00eb Bash\u00ebs shpesh \u00ebsht\u00eb quajtur nj\u00eb balet politik, i neveritsh\u00ebm dhe bashk\u00ebpunues me\u00a0 regjimin. Jo vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebto arsye t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs historike, qasja e dyt\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme opozitare duhet t\u00eb jet\u00eb ajo e protestave sa m\u00eb t\u00eb fuqishme e t\u00eb vazhdueshme, p\u00ebr ta zbuluar qart\u00ebsisht, para syve t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs, gj\u00ebndjen e tmerrshme n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet Shqip\u00ebria e mbuluar me propagan\u00eb dhe e zhytur n\u00eb drog\u00eb, krim dhe korrupsion. Bijt\u00eb e saj po ikin p\u00ebr dit\u00eb, ndaj opozita dhe \u00e7do njeri i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr fatet e vendit nuk mund t\u00eb pres\u00eb as nj\u00eb or\u00eb t\u00eb vetme pa ia \u00e7jerr\u00eb mask\u00ebn k\u00ebsaj katrahure zgjedhore q\u00eb qeveria e quan zgjedhje dhe nd\u00ebrkombetar\u00ebt e\u00a0 miratojn\u00eb. Jo. Nuk jan\u00eb vet\u00ebm zgjedhjet, edhe pse ato jan\u00eb rrena e s\u00eb keqes. Djegsat jan\u00eb afer\u00eb shum\u00eb dimensionale korrupsioni e arrogance, por dhe afera Mcgonigal \u00ebsht\u00eb paturp\u00ebsia historike m\u00eb e f\u00eblliqur q\u00eb do mbahet m\u00ebnd n\u00eb histori, p\u00ebr q\u00ebllimin e saj katastrofik: shkat\u00ebrimin afatgjat\u00eb t\u00eb sistemit t\u00eb opozitarizmit.<\/p>\n<p>Shihet\u00a0 q\u00eb ka mjaft p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs goxha &#8221; t\u00eb nxeht\u00eb&#8221; q\u00eb duhet t\u00eb mbahen vazhdimisht n\u00eb v\u00ebm\u00ebndje t\u00eb opinionit publik, kryesisht nd\u00ebrkomb\u00ebtar, dhe m\u00ebnyra e vetme p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb jan\u00eb vet\u00ebm protestat dhe vet\u00ebm protestat.\u00a0 Mcgonigal e pranoi faj\u00ebsin\u00eb dhe\u00a0 &#8221; koka jon\u00eb e meduz\u00ebs s\u00eb manipulimit&#8221;, kryeministri Rama q\u00eb \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshire n\u00eb k\u00ebt\u00eb faj\u00ebsi nuk do dal\u00eb pa lagur. E dim\u00eb se regjimi i tij superlobist\u00a0 \u00ebsht\u00eb i kamur n\u00eb krim elektoral dhe n\u00eb korrupsion dhe mund t\u00eb bleje gjithcka. E dim\u00eb sa v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb. Por zem\u00ebrimi i administruar me protesta t\u00eb forta hakmarr\u00ebsin e palos. Ne dim\u00eb gjithashtu se i \u00ebsht\u00eb thar\u00eb vaji i gamiles s\u00eb tij, nuk prodhon dot m\u00eb skenar\u00eb me marifetet e veta t\u00eb preferuara duke sjell\u00eb me helikopter personal Toni Bler apo duke shpikur idera sensacionale p\u00ebr central b\u00ebrthamor me Melonin, e cila me vizit\u00ebn e saj tep\u00ebr\u00a0 kofidenciale po na \u00e7udit me sh\u00ebrbimin e pa natyrsh\u00ebm, q\u00eb po i b\u00ebn\u00a0 k\u00ebtij autokratit n\u00eb k\u00ebto \u00e7aste krize p\u00ebr t\u00eb . A thua nuk do ket\u00eb pik\u00eb informacioni Meloni mbi demokracin\u00eb dhe luft\u00ebn klasore q\u00eb po ushtron diktatori n\u00eb Shqip\u00ebri, apo \u00ebsht\u00eb magjepsur nga arti servil e i p\u00ebruljes s\u00eb tij kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb hall t\u00eb st\u00ebrmadh ?!<\/p>\n<p>E dim\u00eb edhe se shp\u00ebtimi mund t\u00eb na vij\u00eb vet\u00ebm\u00a0 nga vetja, n\u00eb kuptimin se duhet t\u00eb jemi ne shqiptar\u00ebt q\u00eb t\u00eb kryejm\u00eb s\u00eb pari detyrat e sht\u00ebpis\u00eb e pastaj t\u00eb presim ndihm\u00ebn e nd\u00ebrkombetar\u00ebve ose ti detyrojm\u00eb ata t\u00eb mos na d\u00ebmtojn\u00eb m\u00eb duke mb\u00ebshtetur nj\u00eb satrap t\u00eb kamufluar. Ja, k\u00ebto jan\u00eb argumentet z\u00ebm\u00ebdhenj q\u00eb na detyrojn\u00eb t\u2019i kthehemi val\u00ebs s\u00eb fort\u00eb t\u00eb protestave. Le t\u00eb nisim t\u00eb b\u00ebjm\u00eb detyrat tona t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb se vet\u00ebm k\u00ebshtu do fitojm\u00eb respektin dhe besimin e n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur t\u00eb nd\u00ebrkombetar\u00ebve, le t\u00eb kthehen k\u00ebto protesta\u00a0 n\u00eb k\u00ebmbana alarmi p\u00ebr vesh\u00ebt dhe syt\u00eb e tyre si\u00e7 ndodh edhe n\u00eb vendet e tyre kur shtypet apo c\u00ebnohet demokracia, n\u00eb m\u00ebnyre q\u00eb thirrja jon\u00eb p\u00ebr demokraci t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb mund t\u00eb degjohet sa m\u00eb fuqish\u00ebm e sa m\u00eb larg. Vet\u00ebm k\u00ebshtu do t\u00eb mund t\u2019i ngrem\u00eb nj\u00eb ur\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb t\u00eb ardhmes s\u00eb bindjes dhe denoncimit t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb k\u00ebqijave q\u00eb ky\u00a0 regjim po i sjell Shqip\u00ebris\u00eb. Vet\u00ebm k\u00ebshtu do t\u00eb jemi dhe do t\u00eb dukemi\u00a0 opozit\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb edhe n\u00eb syt\u00eb e nd\u00ebrkombetar\u00ebve, vet\u00ebm k\u00ebshtu ata mund t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb besojn\u00eb n\u00eb forc\u00ebn e alternativ\u00ebs son\u00eb dhe mund t\u00eb na kthehen n\u00eb bashk\u00ebpuntor\u00eb. Ndryshe mbetet t\u00eb vazhdojm\u00eb baletin politik\u00eb t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb\u00a0 Lulzim Bash\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA Vera po mbaron dhe tani ne t\u00eb gjith\u00eb po presim t\u00eb filloj\u00eb domosdoshm\u00ebrisht\u00a0 nj\u00eb stin\u00eb e re, t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb donim ta quanim &#8220;nj\u00eb stin\u00eb e nxeht\u00eb&#8221;. Ky em\u00ebr nuk k\u00ebrkon t\u00eb n\u00ebnkuptoj\u00eb detyrimisht zbulimin e skandaleve t\u00eb reja politike, ekonomike apo demokratike, dicka kjo e pritshme, p\u00ebrderisa kjo \u00ebsht\u00eb AND-ja e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":48717,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-53723","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53723","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53723"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53723\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/48717"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53723"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53723"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53723"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}