{"id":53951,"date":"2023-08-18T17:08:11","date_gmt":"2023-08-18T17:08:11","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=53951"},"modified":"2023-08-18T17:44:44","modified_gmt":"2023-08-18T17:44:44","slug":"dosja-lidhjet-e-beqajt-me-rrapajn-dhe-udhetimet-ne-itali-e-vjene-per-koncesionin-e-sterilizimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/08\/18\/dosja-lidhjet-e-beqajt-me-rrapajn-dhe-udhetimet-ne-itali-e-vjene-per-koncesionin-e-sterilizimit\/","title":{"rendered":"Dosja\/ Lidhjet e Beqajt me Rrapajn dhe udh\u00ebtimet n\u00eb Itali e Vjen\u00eb p\u00ebr kon\u00e7esionin e sterilizimit"},"content":{"rendered":"<p>Udh\u00ebtime dhe njohje t\u00eb m\u00ebparshme deri n\u00eb dh\u00ebnien e nj\u00eb koncesioni me vler\u00eb 100 milion\u00eb euro jan\u00eb n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb dosjes s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me p\u00ebr koncesionin e sterilizimit t\u00eb pajisjeve kirurgjikale.<\/p>\n<p>N\u00eb dosjen e siguruar nga \u201cBalkanWeb\u201d thuhet se, Ilir Beqaj, at\u00eb koh\u00eb minist\u00ebr i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, si dhe administratori i shoq\u00ebris\u00eb koncesionare Sani Service kan\u00eb kryer udh\u00ebtime s\u00eb bashku. Ashtu si\u00e7 zbulohen edhe udh\u00ebtimet e ish-zv.ministrit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Klodian Rjepaj me biznesmenin Rrapaj.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimeve paraprake, m\u00eb dat\u00eb 15 n\u00ebntor 2021 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebqyrje e sistemit TIMS p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebnat e shtetasve Ilir Rrapaj, administrator i Investal, Klodian Rjepaj, kryetar i Komisionit t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb komisionit t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb Koncesionit, Umbro Staccini, shtetas italian, administrator i Tecnosanimed dhe nj\u00eb nga aktor\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb Koncesionarit Sani Service, Ilir Beqaj, titullari i Autoritetit kontraktor dhe Admir Daca, administrator i Sani Service. Nga procesverbali, u v\u00ebrejt\u00ebn edhe hyrjet dhe daljet e k\u00ebtyre personave nga territori i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ku rezultoi se:<\/p>\n<p><strong>DOSJA<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 2 n\u00ebntor 2021 n\u00eb Universitetin e Mjek\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer k\u00ebqyrja e dokumenteve t\u00eb mbajtura p\u00ebr ndjekjen e studimeve nga shtetasi Klodian Rjepaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb Universitet. Nga k\u00ebqyrja rezultoi se shtetasi Klodian Rjepaj ka ndjekur vitet akademike n\u00eb vitet 1990-1998, t\u00eb ndara n\u00eb dy periudha. N\u00eb vitet 1990-1994 dhe m\u00eb pas n\u00eb vitin 1994-1995 nuk ka frekuentuar studimet, p\u00ebr vitin 1995-1996 ka dhe sh\u00ebnimin \u201cp\u00ebrs\u00ebrit vitin\u201d. Edhe p\u00ebr vitin 1996-1997 nuk ka sh\u00ebnime n\u00eb regjist\u00ebr. M\u00eb pas rezulton se ku shtetas ka kryer studimet n\u00eb vazhdim n\u00eb vitet akademike 1996-1997, 1997-1998 kur dhe \u00ebsht\u00eb diplomuar.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto regjistra v\u00ebrehet se ka ndjekur studimet akademike n\u00eb mjek\u00ebsi edhe shtetasi Ilir Rrapaj.<\/p>\n<p>N\u00eb regjistrin 8 Mjek\u00ebsi, ku ndodhet emri i shtetasit Klodian Rjepaj, dy rreshta mbi t\u00eb \u00ebsht\u00eb i sh\u00ebnuar emri i shtetasi Ilir Rrapaj, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr vitet akademike 1991-1992, 1992- 1993, 1993-1994, kan\u00eb ndjekur bashk\u00eb vitet akademike. P\u00ebr vitin akademik 1994-1995 ashtu si Klodian Rjepaj, edhe shtetasi Ilir Rrapaj nuk ka frekuentuar studimet. P\u00ebr vitin akademik 1995-1996 ashtu si Klodian Rjepaj edhe shtetasi Ilir Rrapaj ka sh\u00ebnimin \u201cP\u00ebrs\u00ebrit vitin\u201d. Edhe p\u00ebr vitin akademik 1996-1997 nuk ka sh\u00ebnime n\u00eb regjist\u00ebr. Gjithashtu, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin regjist\u00ebr n\u00eb \u201cregjistrin 7\u201d, ku ndodhet emri i shtetasit Ilir Rrapaj, v\u00ebrehet emri i shtetasi A.LL. i cili ka p\u00ebrfunduar studimet n\u00eb vitin akademik 1994-1995.<\/p>\n<p>Shtetasi A.LL. rezulton t\u00eb jet\u00eb Drejtor n\u00eb kompanin\u00eb Koncesionare Sani Service q\u00eb nga krijimi i saj. Gjithashtu, ai \u00ebsht\u00eb administrator i kompanis\u00eb \u201cGamaservice\u201d, kompani e cila ka transaksione n\u00eb shitjet e kryera nga Koncesionari Sani Service p\u00ebr periudh\u00ebn Prill 2020-dhjetor 2021 n\u00eb vler\u00ebn 116 966 534 lek\u00eb (referuar informacionit t\u00eb marr\u00eb nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Tatimeve). Nga p\u00ebrmbajtja e k\u00ebtyre akteve rezulton se Ilir Rrapaj dhe Klodian Rjepaj kan\u00eb ndjekur bashk\u00eb studimet e larta n\u00eb Fakultetin e Mjek\u00ebsis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitet 1991-1994 (1995-1996 t\u00eb dy nuk kan\u00eb frekuentuar studimet). Gjithashtu, k\u00ebta t\u00eb fundit kan\u00eb p\u00ebrfunduar studimet me shtetasin A. Ll.<\/p>\n<p>Gjithashtu m\u00eb 22 dhjetor 2021 \u00ebsht\u00eb pyetur n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit q\u00eb ka dijeni p\u00ebr vepr\u00ebn penale shtetasja D. N., e cila kur \u00ebsht\u00eb pyetur lidhur me faktin n\u00ebse ka njohje me shtetasit Ilir Rrapaj dhe Klodian Rjepaj ka deklaruar se: \u201cKlodianin e kam pasur shok gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb ndjekjes s\u00eb studimeve universitare n\u00eb Universitetin e Mjek\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitet 1990-1992. M\u00eb pas un\u00eb jam larguar nga Shqip\u00ebria dhe kam vazhduar studimet n\u00eb vitin 1995. N\u00eb dijenin\u00eb time edhe Klodiani \u00ebsht\u00eb larguar nj\u00eb vit n\u00eb Greqi dhe ka l\u00ebn\u00eb studimet e i \u00ebsht\u00eb rikthyer p\u00ebrs\u00ebri m\u00eb von\u00eb. Gjithashtu kam punuar me Klodianin n\u00eb Institutin e Sh\u00ebndetit Publik n\u00eb vitet 2008-2013, ku Klodiani ka qen\u00eb menaxher i programit komb\u00ebtar t\u00eb HIV-AIDS.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket njohjes me biznesmenin, D.N. ka deklaruar: Po e njoh Ilir Rrapajn pasi \u00ebsht\u00eb nga Vlora dhe kemi qen\u00eb student\u00eb bashk\u00eb n\u00eb fakultet, Iliri ka qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb brez me mua dhe Klodianin.<\/p>\n<p>Gjithshtu n\u00eb dosje thuhet se nj\u00eb muaj pasi biznesmeni Rrapaj udh\u00ebtoi me Beqjan dhe Rjepaj, krijoi n\u00eb Prishtin\u00eb kompanin\u00eb e tij p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs fitoi 40 p\u00ebr qind t\u00eb koncesionit.<\/p>\n<p>\u201cIlir Rapaj p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i subjektit \u201cInvestital LLC dhe Umbro Staccini p\u00ebrfaq\u00ebsues i subjektit Tecnosanimed srl dhe U.Jet SRL, q\u00eb krijuan kompanin\u00eb koncesionare Saniservice kan\u00eb njohje personale me t\u00eb dyshuarin Klodian Rjepaj, zv.minist\u00ebr i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe z.Ilir Beqaj minist\u00ebr i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e p\u00ebrgatitjes dhe p\u00ebrfundimit t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb koncesionit.<\/p>\n<p>Njohja fillon prej muajit n\u00ebntor 2013, p\u00ebrpara procedur\u00ebs s\u00eb koncesionit. K\u00ebshtu Ilir Rrapaj, Ilir Beqaj, Klodian Rjepaj kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb Pik\u00ebn e Kalimit Kufitar n\u00eb Rinas me linj\u00ebn Ajrore Alitalia Rome n\u00eb dat\u00ebn 15 qershor 2014:, thuhet n\u00eb dosjen e SPAK.<\/p>\n<p>M\u00eb tej thuhet se: \u201cN\u00eb dokumentacionin p\u00ebr kapacitetin ligjor t\u00eb investital LLC rezulton se ky subjekt \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb dat\u00ebn 17 korrik 2014 n\u00eb Prishtin\u00eb me kapital 1 mij\u00eb euro nga Ilir Rrapaj, vet\u00ebm nj\u00eb muaj pas udh\u00ebtimit s\u00eb bashku me avion me shtetasit Ilir Beqaj dhe Klodian Rjepaj. Ilir Rrapaj krijon kompanin\u00eb Investital LLC pjes\u00eb e kompanive q\u00eb hyri n\u00eb gar\u00eb p\u00ebr koncesionin me 40 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Kjo kompani \u00ebsht\u00eb krijuar vet\u00ebm nj\u00eb muaj p\u00ebrpara se t\u00eb dilte urdhri i ministrit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb me dat\u00eb 18 gusht 2014 p\u00ebr ngritjen e komisionit t\u00eb dh\u00ebnies se koncesionit. Kompania kishte vet\u00ebm nj\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar, krijuesin e saj Ilir Rrapaj\u201d, thuhet n\u00eb dosjen e prokuroris\u00eb s\u00eb posa\u00e7me.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Udh\u00ebtime dhe njohje t\u00eb m\u00ebparshme deri n\u00eb dh\u00ebnien e nj\u00eb koncesioni me vler\u00eb 100 milion\u00eb euro jan\u00eb n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb dosjes s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me p\u00ebr koncesionin e sterilizimit t\u00eb pajisjeve kirurgjikale. N\u00eb dosjen e siguruar nga \u201cBalkanWeb\u201d thuhet se, Ilir Beqaj, at\u00eb koh\u00eb minist\u00ebr i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, si dhe administratori i &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":53952,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[46],"tags":[],"class_list":["post-53951","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53951","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53951"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53951\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/53952"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53951"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53951"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53951"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}