{"id":53972,"date":"2023-08-18T19:23:26","date_gmt":"2023-08-18T19:23:26","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=53972"},"modified":"2023-08-18T19:23:26","modified_gmt":"2023-08-18T19:23:26","slug":"kurti-flet-per-arrestime-politike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/08\/18\/kurti-flet-per-arrestime-politike\/","title":{"rendered":"Kurti flet p\u00ebr arrestime politike"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas arrestimeve t\u00eb fundit n\u00eb Ministrin\u00eb e Tregtis\u00eb, Industris\u00eb dhe Nd\u00ebrmarr\u00ebsis\u00eb t\u00eb udh\u00ebhequr nga ministrja Rozeta Hajdari. Kurti tha se ka besim n\u00eb ministren Hajdari dhe n\u00eb pun\u00ebn e saj.<\/strong><\/p>\n<p>Sipas tij, Hajdari e ka mbushur rezerv\u00ebn shtet\u00ebrore n\u00eb koh\u00ebn kur kufijt\u00eb ishin t\u00eb mbyllur si pasoj\u00eb e luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb, teksa shtoi se Qeveria e udh\u00ebhequr nga ai \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrgjegjshme dhe e drejt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cQeveria jon\u00eb \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrgjegjshme dhe e drejt\u00eb. Kemi sjell\u00eb progres ekonomik dhe demokratik t\u00eb papar\u00eb n\u00eb Kosov\u00ebn e pasluft\u00ebs.\u00a0 Rezervat shtet\u00ebrore i kemi gjetur 300 mij\u00eb euro e i kemi b\u00ebr\u00eb 25 milion\u00eb euro p\u00ebr dy vite.\u00a0 97% t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb bler\u00eb vitin e kaluar ka mb\u00ebrrir\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu 99,5% t\u00eb sasis\u00eb s\u00eb grurit q\u00eb tashm\u00eb ndodhet n\u00eb depo n\u00eb vendin ton\u00eb, e p\u00ebr pjes\u00ebn e mbetur, kompanit\u00eb furnizuese kan\u00eb obligim t\u00eb hapur p\u00ebr ta p\u00ebrmbushur kontrat\u00ebn, dhe n\u00ebse nuk e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb jan\u00eb procedurat ligjore. Nuk ka kurrfar\u00eb korrupsioni e keqp\u00ebrdorimi. Un\u00eb kam besim t\u00eb plot\u00eb n\u00eb Ministren Rozeta Hajdari dhe n\u00eb pun\u00ebn e saj. Pas luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb, kur kishte kriz\u00eb globale, ministria q\u00eb ajo drejton, i ka bler\u00eb rezervat dhe i ka mbushur depot n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur t\u00eb gjith\u00eb kufijt\u00eb ishin mbyllur e pothuajse t\u00eb gjitha shtetet kishin ndaluar eksportin\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Kurti.<\/p>\n<p>Kurti u mor edhe me si\u00e7 tha ai \u201celit\u00ebn e vjet\u00ebr\u201d. Ai deklaroi se humb\u00ebsit jan\u00eb elita e vjet\u00ebr dhe e korruptuar politike, teksa foli edhe p\u00ebr mediat.<\/p>\n<p>Sipas tij, prokuror\u00ebt e gjykat\u00ebsit se po p\u00ebrpiqen ta kthejn\u00eb \u2018sistemin e korruptuar\u201d.<\/p>\n<p>\u201cHumb\u00ebsit i gjeni tek elita e vjet\u00ebr dhe e korruptuar politike, te gjykat\u00ebs dhe prokuror\u00eb t\u00eb saj, te mediat e keqp\u00ebrdoruara p\u0451r mb\u0451shtetje t\u0451 krimit. Edhe pse t\u0451 pakt\u0451 n\u0451 num\u0451r, p\u0451rfitimet e tyre kan\u0451 qen\u0451 shum\u00ebmilion\u0451she, andaj edhe nuk kan\u0451 se si mos t\u0451 ndihen humb\u00ebs t\u0451 m\u00ebdhenj. P\u00ebrpjekjet e tyre p\u00ebr ta ndryshuar situat\u00ebn jan\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb planit p\u00ebr ta kthyer ish sistemin e kalbur e t\u0451 korruptuar. N\u0451 rastin m\u0451 t\u0451 mir\u0451 ata po p\u0451rpiqen p\u0451r t\u0451 ruajtur disi pasurin\u0451 e akumuluar me hajni e korrupsion, monopolet artifciale e t\u0451 d\u0451mshme q\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb me krim e keqp\u0451rdorim t\u0451 detyr\u0451s zyrtare. Por, do t\u0451 d\u0451shtojn\u0451 si n\u0451 aspirat\u00ebn e tyre p\u0451r kthim t\u0451 keqp\u0451rdorimit, ashtu edhe n\u0451 synimin p\u0451r p\u00ebrbaltjen e atyre q\u0451 kontribuojn\u00eb p\u0451r moskthim t\u0451 asaj periudhe. Do t\u0451 d\u0451shtojn\u0451 edhe n\u0451 frik\u0451simin e secilit q\u0451 i bashkohet karvanit t\u0451 reformave progresiste dhe zhvillimit gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs\u201d, ka th\u00ebn\u00eb tutje ai.<\/p>\n<p>Fjalimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetar\u00eb,<\/p>\n<p>Qeveria jon\u00eb \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrgjegjshme dhe e drejt\u00eb. Kemi sjell\u00eb progres ekonomik dhe demokratik t\u00eb papar\u00eb n\u00eb Kosov\u00ebn e pasluft\u00ebs.<\/p>\n<p>Rezervat shtet\u00ebrore i kemi gjetur 300 mij\u00eb euro e i kemi b\u00ebr\u00eb 25 milion\u00eb euro p\u00ebr dy vite.<\/p>\n<p>97% t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb bler\u00eb vitin e kaluar ka mb\u00ebrrir\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu 99,5% t\u00eb sasis\u00eb s\u00eb grurit q\u00eb tashm\u00eb ndodhet n\u00eb depo n\u00eb vendin ton\u00eb, e p\u00ebr pjes\u00ebn e mbetur, kompanit\u00eb furnizuese kan\u00eb obligim t\u00eb hapur p\u00ebr ta p\u00ebrmbushur kontrat\u00ebn, dhe n\u00ebse nuk e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb jan\u00eb procedurat ligjore.<\/p>\n<p>Nuk ka kurrfar\u00eb korrupsioni e keqp\u00ebrdorimi. Un\u00eb kam besim t\u00eb plot\u00eb n\u00eb Ministren Rozeta Hajdari dhe n\u00eb pun\u00ebn e saj. Pas luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb, kur kishte kriz\u00eb globale, ministria q\u00eb ajo drejton, i ka bler\u00eb rezervat dhe i ka mbushur depot n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur t\u00eb gjith\u00eb kufijt\u00eb ishin mbyllur e pothuajse t\u00eb gjitha shtetet kishin ndaluar eksportin.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetar\u00eb,<\/p>\n<p>Qeverisja jon\u00eb me nd\u00ebrgjegje t\u00eb past\u00ebr dhe pun\u00eb t\u00eb mira natyrisht se p\u00ebrb\u00ebn ndryshim rr\u00ebnj\u00ebsor karshi qeverisjes 20 vje\u00e7are t\u0451 Kosov\u0451s.<\/p>\n<p>Si e till\u00eb ajo domosdo prodhon si fituesit ashtu edhe humb\u00ebsit e saj.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa fitues jan\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e vendit (familjet p\u00ebrmes shtesave universale p\u0451r f\u0451mij\u0451, n\u0451nat lehona, p\u00ebrfituesit e ndihmave sociale, t\u00eb rinjt\u00eb, student\u00ebt, pun\u00ebtor\u00ebt, pensionist\u0451t, t\u0451 papun\u0451t, bizneset e rregullta) humb\u00ebsit jan\u0451 t\u0451 pakt\u0451 n\u0451 num\u0451r, por jo pak t\u0451 organizuar.<\/p>\n<p>Humb\u00ebsit i gjeni tek elita e vjet\u00ebr dhe e korruptuar politike, te gjykat\u00ebs dhe prokuror\u00eb t\u00eb saj, te mediat e keqp\u00ebrdoruara p\u0451r mb\u0451shtetje t\u0451 krimit.<\/p>\n<p>Edhe pse t\u0451 pakt\u0451 n\u0451 num\u0451r, p\u0451rfitimet e tyre kan\u0451 qen\u0451 shum\u00ebmilion\u0451she, andaj edhe nuk kan\u0451 se si mos t\u0451 ndihen humb\u00ebs t\u0451 m\u00ebdhenj.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekjet e tyre p\u00ebr ta ndryshuar situat\u00ebn jan\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb planit p\u00ebr ta kthyer ish sistemin e kalbur e t\u0451 korruptuar.<\/p>\n<p>N\u0451 rastin m\u0451 t\u0451 mir\u0451 ata po p\u0451rpiqen p\u0451r t\u0451 ruajtur disi pasurin\u0451 e akumuluar me hajni e korrupsion, monopolet artifciale e t\u0451 d\u0451mshme q\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb me krim e keqp\u0451rdorim t\u0451 detyr\u0451s zyrtare.<\/p>\n<p>Por, do t\u0451 d\u0451shtojn\u0451 si n\u0451 aspirat\u00ebn e tyre p\u0451r kthim t\u0451 keqp\u0451rdorimit, ashtu edhe n\u0451 synimin p\u0451r p\u00ebrbaltjen e atyre q\u0451 kontribuojn\u00eb p\u0451r moskthim t\u0451 asaj periudhe.<\/p>\n<p>Do t\u0451 d\u0451shtojn\u0451 edhe n\u0451 frik\u0451simin e secilit q\u0451 i bashkohet karvanit t\u0451 reformave progresiste dhe zhvillimit gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs.<\/p>\n<p>Piskamat, shpifjet dhe aksionet pompoze t\u0451 tyre do d\u00ebgjohen gjithnj\u0451 e m\u0451 rrall\u0451.<\/p>\n<p>Me qindra raportime zyrtare e kall\u00ebzime penale i kan\u00eb deponuar ministrit\u00eb tona p\u00ebr krimin e korrupsionin q\u00eb e kemi gjetur, por, p\u00ebrgjith\u00ebsisht, kjo nuk i ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje prokuroris\u00eb s\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Reformat tona nuk do arrijn\u00eb t\u2019i ndalin. Rastet e akumuluara t\u0451 krimit e t\u0451 deponuara nga kjo qeveri nuk do mund t\u2019i fshehin edhe shum\u0451 gjat\u0451.<\/p>\n<p>Ju falemnderit t\u00eb gjith\u00ebve dhe secilit p\u00ebr p\u00ebrkrahjen. Nat\u00ebn e mir\u00eb, dhe, mirupafshim!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas arrestimeve t\u00eb fundit n\u00eb Ministrin\u00eb e Tregtis\u00eb, Industris\u00eb dhe Nd\u00ebrmarr\u00ebsis\u00eb t\u00eb udh\u00ebhequr nga ministrja Rozeta Hajdari. Kurti tha se ka besim n\u00eb ministren Hajdari dhe n\u00eb pun\u00ebn e saj. Sipas tij, Hajdari e ka mbushur rezerv\u00ebn shtet\u00ebrore n\u00eb koh\u00ebn kur kufijt\u00eb ishin t\u00eb mbyllur si pasoj\u00eb e luft\u00ebs n\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":48571,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[38],"tags":[],"class_list":["post-53972","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-bota"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53972","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53972"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53972\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/48571"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53972"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53972"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53972"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}