{"id":54049,"date":"2023-08-21T08:09:00","date_gmt":"2023-08-21T08:09:00","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=54049"},"modified":"2023-08-21T08:09:00","modified_gmt":"2023-08-21T08:09:00","slug":"refuzimi-i-fteses-per-samitin-e-athines-eshte-bojkot-veteperjashtim-nga-nje-nisme-europiane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/08\/21\/refuzimi-i-fteses-per-samitin-e-athines-eshte-bojkot-veteperjashtim-nga-nje-nisme-europiane\/","title":{"rendered":"Refuzimi i ftes\u00ebs p\u00ebr Samitin e Athin\u00ebs \u00ebsht\u00eb bojkot, vet\u00ebp\u00ebrjashtim nga nj\u00eb nism\u00eb europiane"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Sali BERISHA<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq, Greqia \u00ebsht\u00eb vendi i deklarat\u00ebs t\u00eb Samitit t\u00eb Selanikut, dokumentit ligjor themelor t\u00eb zotimit zyrtar t\u00eb Bashkimit Europian p\u00ebr ofrimin dhe sigurin\u00eb e perspektiv\u00ebs europiane, vendeve t\u00eb rajonit ton\u00eb nga BE. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr kryeministri i Greqis\u00eb, Qirjako Micotaqis (Kyriakos Mitsotakis), organizon takim t\u00eb nivelit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb me lider\u00ebt e vendeve t\u00eb rajonit n\u00eb t\u00eb cilin marrin pjes\u00eb presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, presidenti i K\u00ebshillit Europian Charles Michel, dhe personalitet e tjera kryesore t\u00eb BE.<\/p>\n<p>Kryeministri i Greqis\u00eb nuk ftoi me t\u00eb drejt\u00eb Edi Ram\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb shkeljes nga ai i t\u00eb drejtave kushtetuese, t\u00eb drejtave q\u00eb garanton Konventa Europiane t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut dhe kodi zgjedhor, e ligjet t\u00eb tjera t\u00eb vendit t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar n\u00eb fars\u00ebn elektorale m\u00eb 14 maj n\u00eb ter\u00ebsi dhe rastin Beleri n\u00eb ve\u00e7anti. Por ai ftes\u00ebn p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb ia ka d\u00ebrguar n\u00eb p\u00ebrputhje edhe me protokollin europian t\u00eb k\u00ebtyre samiteve Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs. Mir\u00ebpo n\u00eb nj\u00eb akt t\u00eb pamenduar n\u00eb vler\u00ebsimin tim, Presidenti i Republik\u00ebs de facto ka refuzuar ftes\u00ebn duke menduar se me refuzimin e tij do t\u2019i imponoj\u00eb kryeministrit Micotaqis t\u00eb ftoj\u00eb Edi Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb akt z.Begaj midis interesave europiane t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe interesave mafioze personale antieuropiane t\u00eb Edi Ram\u00ebs, zgjodhi Edi Ram\u00ebn. Ai mori p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb bojkotoj\u00eb samitin dhe refuzoi ftes\u00ebn.<\/p>\n<p>Reagimi i presidentit \u00ebsht\u00eb i pamenduar dhe nuk p\u00ebrfaqeson mendimin dhe interesat europiane t\u00ebnqytetar\u00ebve dhe forcave politike t\u00eb vendit as dhe detyrimet p\u00ebr nj\u00eb fqinj\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb, por strikt mendimin e Edi Ram\u00ebs dhe interesat mafioze t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs n\u00eb vend t\u00eb nderhyrjes p\u00ebr zgjidhjen e problemit Beleri, t\u00eb stisur nga Edi Rama nga alfa tek omega dhe n\u00eb shkelje t\u00eb ligjeve t\u00eb vendit, zbaton urdh\u00ebrat e Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai e din shum\u00eb mir\u00eb se zgjedhjet e 14 majit ishin farsa m\u00eb e sh\u00ebmtuar zgjedhore n\u00eb historin\u00eb e pluralizmit politik dhe q\u00ebndrimi i sh\u00ebmtuar i Edi Ram\u00ebs ndaj Fredi Belerit \u00ebsht\u00eb personal antikushtetues dhe n\u00eb shkelje t\u00eb ligjeve t\u00eb vendit dhe vlerave t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Beleri u arrestua me nj\u00eb kurth t\u00eb llojit t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit t\u00eb kurdisur, me porosi t\u00eb Ram\u00ebs nga Ardi Veliu pa asnj\u00eb prov\u00eb, por vet\u00ebm me urdh\u00ebr politik. Ai q\u00ebndron n\u00eb burg me urdh\u00ebr politik dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb hapur me ligjin shqiptar mbasi nuk paraqet asnj\u00eb rrezikshm\u00ebri, pra nuk plot\u00ebson asnj\u00eb kusht ligjor p\u00ebr mbajtjen e tij n\u00eb parburgim.<\/p>\n<p>Presidenti e din mir\u00eb se Beleri, kandidat i opozit\u00ebs, fitues i zgjedhjeve n\u00eb Bashkin\u00eb e Himar\u00ebs, mbahet n\u00eb burg n\u00eb kund\u00ebrshtim flagrant me kushtetut\u00ebn e vendit, Konvent\u00ebn Europiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut dhe ligjet e vendit n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave atij i takon mandati q\u00eb ia kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb qytetar\u00ebt dhe q\u00eb Edi Rama k\u00ebrkon t\u2019ia marr\u00eb me \u00e7do kusht.<\/p>\n<p>N\u00eb ligjet e vendit nuk ka asnj\u00eb nen q\u00eb e pengon Fredi Belerin t\u00eb b\u00ebj\u00eb betimin si kryetar i zgjedhur i Bashkis\u00eb Himare me vot\u00ebn e qytetar\u00ebve dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ekziston edhe precedenti i disa viteve m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Pretendimi i Edi Ram\u00ebs se n\u00eb rastin e Belerit ai po respekton vendimet e gjykatave t\u00eb tre shkall\u00ebve t\u00eb sadushit dhe sadushes \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb gjethe fiku dhe diskreditim i sistemit gjyq\u00ebsor t\u00eb kontrolluar prej tij. Gjykatat nuk mund t\u00eb shkruajn\u00eb ligjet e vendit, por duhet t\u2019i zbatojne ato me paan\u00ebsi.<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrfunduar, denoncoj publikisht t\u00eb gjitha k\u00ebto q\u00ebndrime q\u00eb kan\u00eb n\u00eb baz\u00eb interesat mafioze t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe klaneve t\u00eb tij t\u00eb drog\u00ebs p\u00ebr trojet dhe tokat e Himar\u00ebs dhe vijn\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb hapur me interesat demokratike dhe europiane t\u00eb shqiptar\u00ebve, k\u00ebrkoj lirimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb t\u00eb burgosurit politik Fredi Beleri dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Samitin e Athin\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Sali BERISHA T\u00eb dashur miq, Greqia \u00ebsht\u00eb vendi i deklarat\u00ebs t\u00eb Samitit t\u00eb Selanikut, dokumentit ligjor themelor t\u00eb zotimit zyrtar t\u00eb Bashkimit Europian p\u00ebr ofrimin dhe sigurin\u00eb e perspektiv\u00ebs europiane, vendeve t\u00eb rajonit ton\u00eb nga BE. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr kryeministri i Greqis\u00eb, Qirjako Micotaqis (Kyriakos Mitsotakis), organizon takim t\u00eb nivelit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb me lider\u00ebt &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-54049","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54049","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54049"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54049\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54049"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54049"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54049"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}