{"id":54159,"date":"2023-08-22T08:08:19","date_gmt":"2023-08-22T08:08:19","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=54159"},"modified":"2023-08-22T08:08:19","modified_gmt":"2023-08-22T08:08:19","slug":"lombrozianizmi-i-sprasem-i-kryeministrit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/08\/22\/lombrozianizmi-i-sprasem-i-kryeministrit\/","title":{"rendered":"&#8216;Lombrozianizmi&#8217; i spras\u00ebm i kryeministrit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Genc POLLO<\/strong><\/p>\n<p>Kryeministri Rama reagoi ndaj arrestimeve n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen penale \u201ckon\u00e7esioni i sterilizimit\u201d dhe publikimin e aktakuz\u00ebs me nj\u00eb deklarat\u00eb ku: falenderonte prokurorin\u00eb e gjykat\u00ebn speciale (SPAK e GjKKO) q\u00eb punojn\u00eb edhe n\u00eb gusht (kjo pjes\u00eb e deklarat\u00ebs z\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb rresht)\u00a0lavd\u00ebronte pun\u00ebn e tij dhe t\u00eb partis\u00eb e t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb tij q\u00eb b\u00ebri t\u00eb mundur reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, e si pasoj\u00eb nj\u00eb ndryshim \u201csi dita me nat\u00ebn\u201d n\u00eb 100 vitet e fundit (kjo pjes\u00eb e deklarat\u00ebs z\u00eb 23 rreshta n\u00eb kompjuterin tim).<\/p>\n<p>Rama thot\u00eb nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kur deklaron\u00a0se pa t\u00eb e pa qeverin\u00eb e tij, reforma n\u00eb drejt\u00ebsi nuk do t\u00eb kishte ndodhur. Si\u00e7 mund t\u00eb shtonte ndonj\u00eb opozitar, se pa votat e PD-s\u00eb nuk do t\u00eb ishte amenduar pra reforma nuk do t\u00eb kishte ndodhur. Por kjo nuk ka shum\u00eb dometh\u00ebnie p\u00ebr sa koh\u00eb fjal\u00ebs reform\u00eb nuk i jepet nj\u00eb kuptim konkret (semantikisht \u00e7do ndryshim, p\u00ebr mir\u00eb ose p\u00ebr keq, \u00ebsht\u00eb reform\u00eb).<\/p>\n<p><strong>Dy episode nga \u201creforma\u201d m\u00eb vijn\u00eb n\u00eb kujtes\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Rama shpalli q\u00eb her\u00ebt krijimin e Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit (emri \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthim i FBI-s\u00eb amerikane) thelbi i t\u00eb cil\u00ebs ishte transferimi i tagrit hetimor nga Prokuroria tek Policia e Shtetit e drejtuar nga Saimir Tahiri. Opozita e kund\u00ebrshtoi n\u00eb parim (ambasadori amerikan Lu me nj\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm emailesh mes z. Basha e qeveris\u00eb, u rrek pa sukses p\u00ebr nj\u00eb kompromis); aleati junior ishte kundra (Spartak Braho asokohe me LSI dhe kryetar komisioni m\u00eb shpjegoi gjat\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb Konferenc\u00ebs s\u00eb Kryetar\u00ebve t\u00eb Kuvendit se pse kjo nism\u00eb nuk duhej miratuar); si p\u00ebrfundim Gjykata Kushetuese (e pa vetinguar) e\u00a0 shpalli ligjin jo kushtetues dhe e shfuqizoi at\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb detaj jo shum\u00eb i debatuar nga projekti i par\u00eb reform\u00ebs ishte se Kryeministri (dhe shefi i\u00a0PS) do t\u00eb em\u00ebronte e shkarkonte an\u00ebtar\u00ebt e Misionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit q\u00eb mbikqyr vetingun. Autor\u00ebt e tekstit nuk e kishin par\u00eb me vend t\u2019ja veshnin k\u00ebt\u00eb kompetenc\u00eb ndoni\u00eb organi m\u00eb pak t\u00eb politizuar (Ky detaj e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, \u00e7udit\u00ebrisht t\u00eb p\u00ebrkrahur nga konsulent\u00ebt e Brukselit dhe nga ca diplomat\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, u refuzuan nga Komisioni i Venecias).<\/p>\n<p>Sa m\u00eb lart jan\u00eb vet\u00ebm dy d\u00ebshmi q\u00eb d\u00ebftejn\u00eb vullnetin p\u00ebr t\u00eb ndikuar e kapur n\u00eb embrion t\u00eb porsakrijuarat organe t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Q\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb: d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb ndikuar sistemin gjyq\u00ebsor nuk \u00ebsht\u00eb eksluzivitet i Ram\u00ebs, partis\u00eb e qeveris\u00eb s\u00eb tij; as n\u00eb vendin ton\u00eb e as m\u00eb gjer\u00eb. Sa ja ka arritur Rama &amp; co t\u00eb kapin drejt\u00ebsin\u00eb \u00ebsht\u00eb debat q\u00eb vazhdon. Episodi i fundit me SPAKun q\u00eb nuk e ngriti dot vet\u00eb stek\u00ebn e akuz\u00ebs mbi nivelin zv.minist\u00ebr megjith\u00ebse provat e nj\u00eb hetimi t\u00eb paplot\u00eb e sugjeronin k\u00ebt\u00eb, mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb debat.<\/p>\n<p>Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb gusht kemi gjyq\u00ebsorin q\u00eb konfirmoi si zullum nj\u00eb nga \u201ckrenarit\u00eb\u201d e Ram\u00ebs. E konfirmoi jo me fjalime si opozita e apo me raporte si KLSh, por me pranga. Dhe tashti, vet\u00ebm tashti, Rama e falenderon at\u00eb. Kush mendon se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hipokrizi trashamane \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb ta thot\u00eb. Kush mendon se Rama n\u00eb\u00a0 v. 2014-2018 krahas pun\u00ebs pasionante p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb PPP megakorruptive nj\u00ebkoh\u00ebsisht punonte me zell p\u00ebr organe drejt\u00ebsie q\u00eb do t\u00eb godisnin megakorrupsionin e tyre \u00ebsht\u00eb gjithashtu i lir\u00eb t\u2019a thot\u00eb. Fundja nuk \u00ebsht\u00eb e th\u00ebn\u00eb q\u00eb sofist\u00ebt e budallenjt\u00eb t\u00eb sosen n\u00eb k\u00ebt\u00eb dynj\u00e1.<\/p>\n<p>Por deklarata 24-rreshta e Ram\u00ebs si me falenderimin e shkurt\u00ebr ndaj SPAK &amp; GjKKO si me vet\u00eblavd\u00ebrimin e gjat\u00eb dhe megaloman sjell n\u00eb v\u00ebmendje nj\u00eb aspekt tjet\u00ebr e m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb duket si paaft\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi: ashtu si dhe me incenerator\u00ebt pak jav\u00eb m\u00eb par\u00eb Rama nuk gjen p\u00ebrgjegj\u00ebsi tek vetja e tek vart\u00ebsit; e aq m\u00eb pak i shkon mendja p\u00ebr pasoja nga kjo p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs t\u00eb \u201cincenerator\u00ebve\u201d dol\u00ebn t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb deri diku nj\u00eb minist\u00ebr e nj\u00eb deputet i tij.\u00a0\u00a0 Madje edhe nj\u00eb shef juridik i tij sot kryeinspektor i gjyq\u00ebsorit. As atyre vet\u00eb e as shefit nuk u shkoi mendja p\u00ebr ndonj\u00eb t\u00ebrheqje a pezullim t\u00eb pakt\u00ebn deri n\u00eb zbardhjen e plot\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Me \u201csterilizimin\u201d situata \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb: GjKKO sugjeron p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb penale t\u00eb ish ministrit IB. Rama q\u00eb e ka vart\u00ebs direkt as q\u00eb e p\u00ebrmend k\u00ebt\u00eb. Vet\u00eb ish ministri ka padyshim t\u00eb drejt\u00ebn personale t\u00eb deklarohet i pafajsh\u00ebm e t\u00eb drejt\u00ebn procedurale t\u00eb mbrohet edhe me avokat n\u00eb nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor. Por \u201cdrejt\u00ebsia\u201d moralo-politike, ndryshe nga drejt\u00ebsia e gjyq\u00ebsorit, do t\u00eb insistonte q\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb gjyqit IB t\u00eb mos mbante ofiqin aktual ku menaxhon miliona t\u00eb taksapaguesve t\u00eb huaj e vendas. Por IB e shefi i tij nuk e kan\u00eb k\u00ebt\u00eb shqis\u00eb; n\u00ebse e kan\u00eb patur ndonj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb\u00a0shum\u00eb se paaft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00eb deklarat\u00ebn e Ram\u00ebs t\u00eb trondit m\u00ebnyra subliminale sesi paraqitet domosdoshm\u00ebria q\u00eb qeveria t\u00eb shtr\u00ebngohet e korrigjohet nga gjyq\u00ebsori; dhe kjo t\u00eb ndodh\u00eb sistematikisht! P\u00ebrs\u00ebri jepet idea se qeveria \u00ebsht\u00eb a priori e orientuar drejt keqb\u00ebrjes dhe shkeljes s\u00eb norm\u00ebs morale e ligjore. Pra nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb parim nj\u00eb organ politik\u00a0q\u00eb siguron mir\u00ebqeverisjen n\u00eb favor t\u00eb popullit si\u00e7 njihet konsensualisht n\u00eb politologji. Por nj\u00eb qenie gjenetikisht kriminale e q\u00eb dallohet nga nga t\u00eb tjerat prej form\u00ebs s\u00eb kafk\u00ebs apo trash\u00ebsis\u00eb s\u00eb nofullave, si\u00e7 teorizonte Lombroso para 150 vjet\u00ebsh.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Genc POLLO Kryeministri Rama reagoi ndaj arrestimeve n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen penale \u201ckon\u00e7esioni i sterilizimit\u201d dhe publikimin e aktakuz\u00ebs me nj\u00eb deklarat\u00eb ku: falenderonte prokurorin\u00eb e gjykat\u00ebn speciale (SPAK e GjKKO) q\u00eb punojn\u00eb edhe n\u00eb gusht (kjo pjes\u00eb e deklarat\u00ebs z\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb rresht)\u00a0lavd\u00ebronte pun\u00ebn e tij dhe t\u00eb partis\u00eb e t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb tij q\u00eb b\u00ebri &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":3733,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-54159","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54159","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54159"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54159\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3733"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54159"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54159"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54159"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}