{"id":54296,"date":"2023-08-23T08:51:59","date_gmt":"2023-08-23T08:51:59","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=54296"},"modified":"2023-08-23T08:51:59","modified_gmt":"2023-08-23T08:51:59","slug":"gara-e-madhe-drejt-metaversit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/08\/23\/gara-e-madhe-drejt-metaversit\/","title":{"rendered":"Gara e madhe drejt metaversit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Realiteti virtual konsiderohet evolucioni i ardhsh\u00ebm i madh i internetit. Tashm\u00eb Facebook, Microsoft dhe kolos\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb teknologjis\u00eb jan\u00eb gati t\u00eb marrin kontrollin.<\/strong><\/p>\n<p>M\u00ebnyra e tij p\u00ebr t\u00eb fituar para \u00ebsht\u00eb qartazi e \u00e7mendur, thot\u00eb p\u00ebr veten programuesi 31 vje\u00e7ar Daniel Garc\u00eda Aranda, programues. \u201cIme m\u00eb nuk e ka iden\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb b\u00ebj dhe n\u00eb fillim mua m\u00eb shkaktonte nj\u00eb efekt t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm\u201d. Garc\u00eda Aranda \u00ebsht\u00eb i lindur n\u00eb Zaragoza t\u00eb Spanj\u00ebs. P\u00ebrshkon thuajse me vrap zyrat e kompanis\u00eb s\u00eb tij me telekamer\u00ebn e telefonit t\u00eb ndezur, \u00ebsht\u00eb i stresuar. 3 vite m\u00eb par\u00eb ishte nj\u00eb djal\u00eb i dob\u00ebt me syzet e rrumbullakta, nj\u00eb dizajner videoloj\u00ebrash jo kushedi sesa i afirmuar. Kompania e tij e vog\u00ebl ja kalonte si t\u00eb mund\u00ebte. Pastaj, nga fundi i 2018, e ka kontaktuar nj\u00eb grup anonim koleksionist\u00ebsh arti, q\u00eb i ka k\u00ebrkuar t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb galeri virtuale p\u00ebr veprat e tyre dixhitale. Kishin bler\u00eb tashm\u00eb terrenin mbi t\u00eb cilin ta realizonin: 259 <em>parcel <\/em>(lote) n\u00eb Decentraland.<\/p>\n<p>Decentraland \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bot\u00eb virtuale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn d\u00ebgjohet t\u00eb flitet gjithnj\u00eb em\u00eb shpesh. Ideusit e saj theksojn\u00eb se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr \u201cbot\u00ebn e par\u00eb virtuale q\u00eb u p\u00ebrket p\u00ebrdoruesve\u201d. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb \u00e7ik\u00eb si videoloja e vjet\u00ebr <em>The Sims <\/em>(simulatori lan\u00e7uar n\u00eb 2000, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn personazhet jetojn\u00eb, riprodhohen dhe vdesin n\u00eb harkun e ekzistenc\u00ebs s\u00eb tyre virtuale, duke krijuar raporte ekonomike dhe sociale t\u00eb ngjashme me ato t\u00eb bot\u00ebs reale), vet\u00ebm se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast personat trafikojn\u00eb me kriptovalutat. N\u00eb k\u00ebt\u00eb platform\u00eb kushdo, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00ebl valutave dixhitale, mund t\u00eb blej\u00eb nj\u00eb terren dhe t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb sip\u00ebr di\u00e7ka. Banor\u00ebt e Decentraland jan\u00eb <em>avatar\u00eb<\/em>, versione dixhitale t\u00eb qenieve njer\u00ebzore. Garc\u00eda Aranda \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej arkitek\u00ebtve t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb Decentraland. P\u00ebrve\u00e7 galeris\u00eb s\u00eb artve, ka nd\u00ebrtuar \u00ebedhe nj\u00eb sall\u00eb loj\u00ebrash dhe nj\u00eb labirint t\u00eb frym\u00ebzuar sipas nj\u00eb tempulli t\u00eb lasht\u00eb egjiptian. Jo gjithmon\u00eb duhet se kush jan\u00eb as klient\u00ebt e tij, as pse shpenzojn\u00eb para n\u00eb gj\u00ebra q\u00eb ekzistojn\u00eb vet\u00ebm vritualisht, por kompania e tij kurr\u00eb nuk ka ecur m\u00eb mir\u00eb: \u201c2021 ka qen\u00eb viti m\u00eb i mir\u00eb absolutisht. Kemi pun\u00ebsuar 40 persona midis dizajner\u00ebve dhe programuesve\u201d.<\/p>\n<p><strong>Kapitulli i ardhsh\u00ebm<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb muajt e fundit \u00ebsht\u00eb folur shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen dixhitale. \u201cPse gjith\u00eb kjo v\u00ebmendje p\u00ebr metaversin?\u201d, ka pyetur \u201cNew York Times\u201d. Pastaj ka qen\u00eb shef i Facebook, Mark Zuckerberg, q\u00eb n\u00eb tetorin e 2021 ka ripag\u00ebzuar kompanin\u00eb e tij Meta dhe ka th\u00ebn\u00eb se metaversi \u00ebsht\u00eb \u201ckapitulli i ardhsh\u00ebm i internetit\u201d. Por koh\u00ebt v\u00ebrtet jan\u00eb maturuar? N\u00eb harkun e pak koh\u00ebve do t\u00eb jetojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb realitete virtuale? Do t\u00eb ecim t\u00eb gjith\u00eb me vizor\u00eb q\u00eb do t\u00eb nga teletransportojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr zyra apo n\u00eb plazhe imagjinare? Mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr q\u00eb v\u00ebrtetohet, pasi aty mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gj\u00ebra dhe t\u00eb kalojm\u00eb p\u00ebrvoja pa e shkat\u00ebrruar planetin, pavar\u00ebsisht nga parat\u00eb dhe nga statusi social, por mund t\u00eb jet\u00eb edhe nj\u00eb makth, pasi n\u00eb metavers do t\u2019i n\u00ebnshtrohemi dominimit t\u00eb kompanive q\u00eb sot diktojn\u00eb rregullat e internetit. P\u00ebrve\u00e7 Metas, edhe Microsoft ka vendosur t\u00eb luaj\u00eb fort me metaversin. N\u00eb muajin janar kompania ka bler\u00eb p\u00ebr 69 miliard dollar\u00eb prodhuesin e videoloj\u00ebrave Activision Blizzard. Ka qen\u00eb blerja m\u00eb e madhe n\u00eb historin\u00eb e kompanis\u00eb s\u00eb themeluar nga Bill Gates.<\/p>\n<p>N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, Microsoft dhe Activision kan\u00eb pak t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00ebra me tjetr\u00ebn, por videoloj\u00ebrat si <em>World of Warcraft <\/em>e <em>Call of Duty<\/em>, t\u00eb dyja t\u00eb shp\u00ebrndara nga Activision, kan\u00eb komunitete t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb pasionuarish. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ar\u00ebsye p\u00ebr syt\u00eb e Microsoft blerja ka \u201cnj\u00eb rol ky\u00e7 n\u00eb zhvillimin e metaversit\u201d. \u00cbsht\u00eb momenti t\u2019i hidhet nj\u00eb sy k\u00ebtij realitet virtual t\u00eb quajtur metavers. Duke hyr\u00eb n\u00eb Decentraland, platforma q\u00eb teorikisht u p\u00ebrket p\u00ebrdoruesve, zbulohet nj\u00eb bot\u00eb \u00e7udit\u00ebrisht kapitaliste. N\u00eb nj\u00eb kazino virtuale avatar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb ulur rreth nj\u00eb tavoline <em>blackjack<\/em>: ve\u00e7 t\u00eb tjerash, jan\u00eb nj\u00eb grua me krah n\u00eb form\u00ebn e gjetheve t\u00eb kanabisit dhe nj\u00eb burr\u00eb me kask\u00eb n\u00eb form\u00eb shalqiri. Nj\u00eb tip me emrin RichHomie Nft, po t\u2019u q\u00ebndrosh informacioneve t\u00eb ndodhura n\u00eb profilin e tij, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201ckripto \u2013 investitor\u201d dhe \u201ckrijues dispozitiv\u00ebsh q\u00eb vishen n\u00eb metavers\u201d. Pjesa m\u00eb e madhe e Decentraland \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb nd\u00ebrtim. Duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb sh\u00ebtitje p\u00ebrshkohen l\u00ebndina futuriste deri sa nga hi\u00e7i shfaqen disa nd\u00ebrtesa: nj\u00eb dyqan veshjesh ku mund t\u00eb shikohet publiciteti i nj\u00eb marke xhinsesh dhe galeri t\u00eb tjera arti dixhital. \u00cbsht\u00eb ky metaversi? Si ardhje t\u00eb lidhjeve t\u00eb internetit n\u00eb celular, metaversi mund t\u00eb transformoj\u00eb \u00e7do aspekt t\u00eb jet\u00ebs. P\u00ebr momentin \u00ebsht\u00eb sidomos ideja e t\u00eb ardhmes, ka shkruar n\u00eb nj\u00eb artikull Matthew Ball, investitor kanadez dhe ish menaxher i Amazonit. Por ende p\u00ebr pak, shton ai.<\/p>\n<p>Ashtu si interneti p\u00ebr dispozitiv\u00ebt mobil\u00eb, metaversin ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me \u00e7do aspekt t\u00eb jet\u00ebs: shl\u00ebndetin, konsumin, arg\u00ebtimin dhe deri me profesionet e lidhura me seksin. Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sinonim realiteti virtual, por m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb \u201crrjet p\u00ebrvojash dhe aplikacionesh, dispozitiv\u00ebsh dhe produktesh, instrumentesh dhe infrastrukturash t\u00eb lidhura\u201d. N\u00eb nj\u00eb ose m\u00eb shum\u00eb platforma \u2013 askush nuk e di v\u00ebrtet si do t\u00eb funksionoj\u00eb \u2013 njer\u00ebzit mund t\u00eb takohen n\u00ebp\u00ebrmjet avatar\u00ebve t\u00eb tyre dhe do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra: t\u00eb blejn\u00eb produkte, t\u00eb luajn\u00eb bixhoz, t\u00eb punojn\u00eb. Pjes\u00ebrisht kjo bot\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00eb projektimi. Seuli po investon shum\u00eb p\u00ebr ta replikuar administrat\u00ebn e tij lokale n\u00eb metavers. Sipas planeve, nga 2023 banor\u00ebt e kryeqytetit jugkorean do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb denoncime dhe t\u00eb fiksojn\u00eb takime me zyrat publike n\u00eb bot\u00ebn virtuale. Inxhinier\u00ebt dhe dizajner\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb automobilistike gjermane BMW, jetojn\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, prej koh\u00ebsh takohen n\u00eb nj\u00eb platform\u00eb virtuale p\u00ebr t\u00eb punuar p\u00ebr projektet e reja n\u00ebp\u00ebrmjet avatar\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Shum\u00eb e duan nj\u00eb cop\u00eb metavers, n\u00eb disa raste seriozisht. Disa nd\u00ebrtues banesash kan\u00eb shpenzuar miliona p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb terrene n\u00eb Decentraland, pastaj kan\u00eb nd\u00ebrtuar fshatra turistike dhe rrug\u00eb shopingu krejt\u00ebsisht dixhitale. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cWall Street Journal\u201d shefi i nj\u00ebr\u00ebs prej k\u00ebtyre kompanive e ka krahasuar metaversin me \u201cManhattanin e 250 viteve m\u00eb par\u00eb\u201d: ajo q\u00eb sot duket nj\u00eb bast rriskues, nj\u00eb dit\u00eb mund t\u00eb kthej\u00eb nj\u00eb fat. N\u00eb tetorin e 2021 Mark Zuckerberg, themelues dhe administrator i deleguar i Facebook, ka njoftuar lan\u00e7imin e metaversit duke fluktuar n\u00eb nj\u00eb vot\u00eb virtuale me robot\u00eb dhe peizazhe fantastike. Sipas shum\u00eb v\u00ebzhguesve, projekti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb diversiv p\u00ebr t\u00eb hutuar opinionin publik nga problemet reale t\u00eb rrjeteve sociale: kritikat mbi m\u00ebnyr\u00ebn sesi menaxhon p\u00ebrmbajtjet q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb urrejte dhe dizinformim, \u00e7\u00ebshtjet ligjore dhe hetimet antitrust e hapura n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn mbi pushtetin e madh t\u00eb tregut. Videoja spektakolare e lan\u00e7imit, e kruar n\u00eb detajet minimale, t\u00eb kujtonte prezantimet e produkteve t\u00eb Apple. Vet\u00ebm se Zuckerberg nuk po prezantonte nj\u00eb celular t\u00eb ri, por vizorin p\u00ebr realitetin virtual Oculus. Nga 2014 \u00ebsht\u00eb n\u00eb katalogun e produkteve t\u00eb Facebook dhe ka mund\u00ebsi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr prej motiveve p\u00ebr t\u00eb cilat kompania \u00ebsht\u00eb kaq e interesuar p\u00ebr metaversin. N\u00eb vitet e fundit Facebook ka synuar mbi vizorin, q\u00eb sot mund t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr trajnimet sportive apo mbledhjet virtuale. Por ka projekte t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr Oculus: nga sa thuhet, 10 miliard dollar\u00ebt q\u00eb kompania ka investuar n\u00eb 2021 jan\u00eb vet\u00ebm fillimi.<\/p>\n<p><strong>Personazhet e <em>Snow Crash<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Zeit ka thirrur n\u00eb Zoom Ethan Zuckerman, studiues mjetesh informimi q\u00eb drejton Center for Civic Media t\u00eb Massachusetts Institute of Technology (MIT). P\u00ebrpara se t\u2019i kushtohej m\u00ebsimdh\u00ebnies universitare, Zuckerman kishte k\u00ebrkuar nga ana e tij t\u00eb nd\u00ebrtonte nj\u00eb metavers. Bashk\u00eb me nj\u00eb mikun e tij, n\u00eb 1995 d\u00ebshironte t\u00eb transformonte n\u00eb realitet vizionin e shkrimtarit t\u00eb fantashkenc\u00ebs Neal Stephenson. Personazhet e <em>Snow Crash<\/em>, nj\u00eb roman i dal\u00eb m\u00eb 1992, strehohen n\u00eb metavers p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar mjerimit t\u00eb jet\u00ebve t\u00eb tyre t\u00eb p\u00ebrditshme. Zuckerman dhe miku i tij programuan nj\u00eb version virtual t\u00eb New York, por shpejt e braktis\u00ebn gj\u00ebn\u00eb. Rezultati ishte thjesht \u201cplehr\u00eb\u201d, thot\u00eb Zuckerman. Sot studiuesi i MIT \u00ebsht\u00eb skeptik kundrejt shpresave t\u00eb krijuara p\u00ebr metaversin. Vizori p\u00ebr realitetin virtual i Facebook \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cprodukt aspak i keq\u201d, pohon ai. \u201cPor mendoj se Facebook po k\u00ebrkon t\u00eb kontrolloj\u00eb metaversin\u201d. Sepse kushdo q\u00eb posedon hardware dhe sistemin operativ ka faktikisht nj\u00eb t\u00eb \u201cdrejt\u00eb vetoje\u201d dhe mund ta dominoj\u00eb tregun. Apple ka sh\u00ebnuar rrug\u00ebn me iPhone dhe me Apple Store.<\/p>\n<p>Sipas Zuckerman, pjesa m\u00eb e madhe e fenomenit t\u00eb metaversit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb <em>d\u00e9j\u00e0 vu<\/em>: gara p\u00ebr terrent virtuale, markat q\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb publicitet: \u201cE gjitha kjo ka ndodhur me Second Life\u201d. \u00cbsht\u00eb fati i k\u00ebsaj bote online t\u00eb lan\u00e7uar m\u00eb 2003 \u00ebsht\u00eb i njohur: n\u00eb kulmin e saj, rreth 2007, arriti 1.1 milion p\u00ebrdorues n\u00eb muaj, sot \u00ebsht\u00eb praktikisht e harruar. Por ndoshta ka nj\u00eb diferenc\u00eb vendimtare respektivisht me Second Life. Gjenerata t\u00eb t\u00ebra f\u00ebmij\u00ebsh dhe adoleshent\u00ebsh jan\u00eb rritur me videoloj\u00ebrat. P\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb natyrale t\u00eb kalojn\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb lir\u00eb me <em>konsola <\/em>dhe aplikacione. Jo rast\u00ebsisht, industria e videoloj\u00ebrave b\u00ebn t\u00eb fitohet m\u00eb shum\u00eb sesa muzika dhe kinemaja t\u00eb marra s\u00eb bashku. Loj\u00ebra si <em>Minecraft <\/em>dhe <em>Fortnite <\/em>afrohen shum\u00eb me disa vizione t\u00eb metaversit. Pastaj ka edhe nj\u00eb platform\u00eb shum\u00eb popullore midis t\u00eb rinjve: Roblox. Ka pak t\u00eb b\u00ebj\u00eb me realitetin virtual, gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb bot\u00eb Lego tridimensionale. Ka rrug\u00ebtime me pengesa apo loj\u00ebra roli ku p\u00ebr shembull duhet t\u00eb marr\u00ebsh n\u00ebn kujdes nj\u00eb koloni blet\u00ebsh. P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb sakt\u00eb, Roblox v\u00eb bashk\u00eb miliona \u201cp\u00ebrvoja\u201d t\u00eb ndryshme. Nuk i krijojn\u00eb programuesit, por vet\u00eb lojtar\u00ebt, q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb rinj: rreth gjysma e 47 milion p\u00ebrdoruesve n\u00eb dit\u00eb ka m\u00eb pak se 13 vje\u00e7. Prej pak mosha mesatare \u00ebsht\u00eb rritur pak, pasi p\u00ebrdoruesit i mbesin besnik\u00eb Roblox edhe me kalimin e koh\u00ebs. \u201cPraktikisht jemi rritur bashk\u00eb\u201d, thot\u00eb Craig Donato, nj\u00eb prej drejtuesve t\u00eb kompanis\u00eb pronare t\u00eb Roblox.<\/p>\n<p>P\u00ebr p\u00ebrdoruesit nganj\u00ebher\u00eb ka shum\u00eb para n\u00eb loj\u00eb: n\u00ebqoft\u00ebse u shet aksesor\u00eb lojtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb apo aft\u00ebsi speciale p\u00ebr avatar\u00ebt e tyre, siguron n\u00eb k\u00ebmbim robux, nj\u00eb valut\u00eb dixhitale q\u00eb mund t\u00eb k\u00ebmbehet me para reale. N\u00eb fillim t\u00eb janarit e p\u00ebrditshmja britanike \u201cThe Guardian\u201d ka shkruar p\u00ebr nj\u00eb vajz\u00eb amerikane q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb\u00a0 16 vje\u00e7are ka nisur t\u00eb fitoj\u00eb qindramij\u00ebra dollar\u00eb n\u00eb vit me Roblox, k\u00ebshtu q\u00eb ka vendosur t\u2019i l\u00ebr\u00eb studimet universitare. Kompania pohon se \u00e7do aktivitet treg\u00ebtar nga ana e minoren\u00ebve ka nevoj\u00eb p\u00ebr miratimin e prind\u00ebrve, por v\u00ebshtir\u00eb se mund t\u00eb kontrollohet ajo q\u00eb ndodh n\u00eb kanale t\u00eb tjera jasht\u00eb platform\u00ebs. Disa prind\u00ebr bien nga ret\u00eb kur zbulojn\u00eb se \u00e7far\u00eb ndodh m\u00eb Roblox. T\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebshtu ka qen\u00eb p\u00ebr Kevin Hanson (em\u00ebr fantazie). P\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb kontakt me vajz\u00ebn pas divorcit, ka nisur me shikohet me vajz\u00ebn 9 vje\u00e7are n\u00eb Roblox. Loja e tyre e preferuar ishte <em>Adopt me<\/em>, ku ka kafsh\u00eb simpatike q\u00eb dalin jasht\u00eb veze dhe p\u00ebrdoruesit duhet t\u2019i rrisin. Bab\u00eb e bij\u00eb shpejt kan\u00eb kuptuar se disa kafsh\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb k\u00ebrkuar se t\u00eb tjer\u00ebt. P\u00ebr shembull, lojtar\u00ebt qen\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb paguanin nj\u00eb mal me para p\u00ebr dragoj dhe gjirafa. Gjat\u00eb pandemis\u00eb Hanson ka humbur pun\u00ebn dhe ka filluar t\u00eb shes\u00eb kafsh\u00eb t\u00eb rralla t\u00eb Roblox n\u00eb eBay, duke fituar edhe 200 dollar\u00eb p\u00ebr cop\u00eb. Kompania deklaron se transaksionet jasht\u00eb platform\u00ebs nuk lejohen, por mjafton t\u00eb shikosh p\u00ebrreth n\u00eb eBay p\u00ebr t\u00eb par\u00eb q\u00eb proliferojn\u00eb. Sot megjithat\u00eb Hanson \u00ebsht\u00eb kritik me Roblox: \u201cN\u00eb thelb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kopje e bot\u00ebs son\u00eb ku f\u00ebmij\u00ebt shqyhen p\u00ebr t\u00eb siguruar <em>status symbol<\/em>\u201d. Gara ndaj metaversit t\u00eb kujton paksa gar\u00ebn e Amerik\u00ebs: fillimisht vijn\u00eb pionier\u00ebt dhe k\u00ebrkuesit e floririt dhe n\u00eb fund ushtar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb. N\u00eb mars t\u00eb 2021 Roblox \u00ebsht\u00eb kuotuar n\u00eb burs\u00eb dhe sot kompania vlen rreth 40 miliard dollar\u00eb.<\/p>\n<p>(Heike Buchter dhe Ann-Kathrin Nezik p\u00ebr <em>Die Zeit<\/em>)<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti<\/strong><\/p>\n<p><strong>ARMIN TIRANA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Realiteti virtual konsiderohet evolucioni i ardhsh\u00ebm i madh i internetit. Tashm\u00eb Facebook, Microsoft dhe kolos\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb teknologjis\u00eb jan\u00eb gati t\u00eb marrin kontrollin. M\u00ebnyra e tij p\u00ebr t\u00eb fituar para \u00ebsht\u00eb qartazi e \u00e7mendur, thot\u00eb p\u00ebr veten programuesi 31 vje\u00e7ar Daniel Garc\u00eda Aranda, programues. \u201cIme m\u00eb nuk e ka iden\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb b\u00ebj &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":54297,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-54296","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54296","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54296"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54296\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/54297"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54296"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54296"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54296"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}