{"id":54331,"date":"2023-08-23T11:03:03","date_gmt":"2023-08-23T11:03:03","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=54331"},"modified":"2023-08-23T11:03:03","modified_gmt":"2023-08-23T11:03:03","slug":"berisha-rama-darkonte-te-hoteli-i-pellumb-gjokes-baronit-te-doges-dhe-vrasjeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/08\/23\/berisha-rama-darkonte-te-hoteli-i-pellumb-gjokes-baronit-te-doges-dhe-vrasjeve\/","title":{"rendered":"Berisha: Rama darkonte te hoteli i P\u00ebllumb Gjok\u00ebs, baronit t\u00eb dog\u00ebs dhe vrasjeve"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha nga tryeza e debatit \u201cPushteti i Krimit\u201d, foli edhe p\u00ebr arrestimin e biznesmenit P\u00ebllumb Gjoka. Berisha tha se kryeministri Edi Rama darkonte n\u00eb hotelin e P\u00ebllumb Gjok\u00ebs dhe p\u00ebr shp\u00ebrblim i shpallte hotelin si \u2018hotel me 5 yje\u2019. Sakaq i b\u00ebri thirrje shoq\u00ebris\u00eb shqiptare dhe opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb reaguar, pasi vota po shnd\u00ebrrohet n\u00eb krim dhe krimi po kthehet n\u00eb vot\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cRezultatet e regjistrimeve t\u00eb SKY ECC dhe EncroChat, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb autopsin\u00eb e k\u00ebtij krimi. Por ai ka qen\u00eb i njohur. N\u00ebse marrim P\u00ebllumb Gjok\u00ebn, baronin e drog\u00ebs dhe vrasjeve, mikun e Edi Ram\u00ebs, e din\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb vrasje p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb tok\u00ebn n\u00eb Velipoj\u00eb, e din\u00eb q\u00eb ka shkelmuar vendimet e gjykatave p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pronat, e din\u00eb q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb motel- Edi Rama q\u00eb drekonte dhe darkonte me t\u00eb- ia shpallte si hotel me pes\u00eb yje p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb bashk\u00eb me Oltin licenc\u00ebn e kazinoz\u00eb. Shqiptar\u00ebt i kan\u00eb denoncuar k\u00ebto, nuk kan\u00eb heshtur. Ai q\u00eb quhet qytetar dixhital, q\u00eb \u00ebsht\u00eb qytetar real, i guximsh\u00ebm, i ka denoncuar t\u00eb gjitha. Me gjith\u00eb k\u00ebto denoncime, P\u00ebllumb Gjoka jo vet\u00ebm nuk l\u00ebkundej, por merr shp\u00ebrblimin, merr titullin e investitorit strategjik. Edi Rama ka lejtnant\u00eb t\u00eb tjer\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria shqiptare duhet t\u00eb reagoj\u00eb, ndryshe \u00ebsht\u00eb n\u00eb suicid. Opozita shqiptare duhet t\u00eb reagoj\u00eb, ndryshe \u00ebsht\u00eb n\u00eb suicid. \u00cbsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb rreth fatal, ku vota shnd\u00ebrrohet n\u00eb krim dhe krimi n\u00eb vot\u00eb. Nuk ka hanxhar m\u00eb t\u00eb mpreht\u00eb mbi kok\u00ebn e nj\u00eb kombi se ky hanxhar. Ju e dini, nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb jap shembuj, por Bajr\u00ebt me P\u00ebllumb Gjok\u00ebn, vendos\u00ebn Shkodr\u00ebn n\u00eb pushtim t\u00eb plot\u00eb.\u201d, u shpreh Berisha.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, kryedemokrati Berisha theksoi se krimi sot n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb i lart\u00ebsuar n\u00eb pushtet n\u00eb nivel kryeministri, kurse sipas tij, shoq\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb prag vet\u00ebvrasje.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vitin 2013, me nd\u00ebrrimin e pushtetit, dit\u00ebn e inaugurimit t\u00eb qeveris\u00eb, i jam drejtuar Edi Ram\u00ebs me k\u00ebto fjal\u00eb: Lidhjet tua me krimin jan\u00eb universale dhe universalisht t\u00eb njohur. Shqiptar\u00ebt t\u00eb amnistuan se t\u00eb votuan. Por fati i k\u00ebsaj shoq\u00ebrie do varet nga lidhjet q\u00eb do mbash me krimin. Do i pres\u00ebsh ato apo do i vazhdosh ato. N\u00ebse i vazhdon ato, duke qen\u00eb kryeminist\u00ebr, kjo do jet\u00eb katastrof\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Kur i thash\u00eb Edi Ram\u00ebs se lidhjet e tua me krimin jan\u00eb universale, i thash\u00eb atij nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb sepse ai, n\u00eb t\u00eb shumta raste, ishte i vetmi kryetar bashkie n\u00eb bot\u00eb, q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb mbrohej nga garda, merrte vras\u00ebs dhe trafikant\u00eb si mburoj\u00eb. Madje p\u00ebr t\u00eb zyrtarizuar \u00e7do gj\u00eb, b\u00ebra edhe nj\u00eb vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, ku kryetarin e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs e vendosa n\u00eb nj\u00eb trajtim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se ministrat, se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ministrat nuk kishin mbrojtje nga garda.<\/p>\n<p>Koha provooi se pas 10 vitesh, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrhapjes s\u00eb tmerrshme, ortak\u00ebris\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb, shoq\u00ebria shqiptare ndodhet n\u00eb prag t\u00eb nj\u00eb vet\u00ebvrasje p\u00ebr shkak t\u00eb krimit. Sot, vendimmarr\u00ebsi absolut n\u00eb distanc\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend \u00ebsht\u00eb krimi, krimi, krimi. Krimi sot, i lart\u00ebsuar n\u00eb pushtet n\u00eb nivel kryeministri, \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb parlament \u00e7do ligj. \u00cbsht\u00eb i aft\u00eb t\u00eb marr\u00eb n\u00eb qeveri \u00e7do vendim, \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb \u00e7do tender, \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb \u00e7do em\u00ebrim, \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb t\u00eb nxjerr\u00eb \u00e7do leje dhe licenc\u00eb, \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb t\u00eb eliminoj\u00eb \u00e7do kund\u00ebrshtar. Sot, shqiptar\u00ebt, si kurr\u00eb n\u00eb historin\u00eb e tyre, q\u00eb kur \u00ebsht\u00eb themeluar shteti, f\u00ebmij\u00ebt e tyre, qenia e tyre, ekonomia e tyre, \u00ebsht\u00eb e t\u00ebra n\u00eb duart e krimit\u201d\u00a0tha Berisha.<\/p>\n<p>Berisha gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij hodhi akuza edhe ndaj Ardi Veliut p\u00ebr t\u00eb cilin tha se ka vendosur linj\u00eb private t\u00eb komunikimit me krimin, t\u00eb survejimit t\u00eb opozit\u00ebs, t\u00eb survejimit t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb Ardi Veliu? Figura qendrore m\u00eb e zez\u00eb e krimit n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit. Ardi Veliu ishte drejtor i Policis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Ishte p\u00ebrz\u00ebn\u00eb nga Policia e Shtetit p\u00ebr bashk\u00ebpunim n\u00eb trafiqe dhe falsifikim dokumentesh. Bota e krimit e solli drejtor polici\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. \u00c7far\u00eb thot\u00eb Alesandro n\u00eb biseda me mafiozin tjet\u00ebr? Atij drejtorit ia mbush\u00ebm mir\u00eb koshat me derr t\u00eb zi. Po \u00e7far\u00eb ndodhi me Ardi Veliun? Pas transkriptimeve t\u00eb publikuara n\u00eb median shqiptare n\u00eb vitin 2017, Ardi Veliu lart\u00ebsohej n\u00eb drejtor t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb policis\u00eb.<\/p>\n<p>Ardi Veliu, pas nj\u00eb seri krimesh t\u00eb sh\u00ebmtuara publike, pas mashtrimesh n\u00eb mbrojtje t\u00eb krimit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i vrasjes s\u00eb Rash\u00ebs, i beson Edi Rama sh\u00ebrbimin inteligjent t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit. \u00c7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Ardi Veliu? Ka vendosur linj\u00eb private t\u00eb komunikimit me krimin, t\u00eb survejimit t\u00eb opozit\u00ebs, t\u00eb survejimit t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb nga Oltian Bistro me shok\u00eb. Dhe tani lan duart. N\u00eb EncroChat jan\u00eb 60 oficer\u00eb kryesor\u00eb policie, t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb regjistrime n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me krimin. Hetimi i Encrochat ka gjetur se n\u00eb Shqip\u00ebri, krimi dhe pushteti jan\u00eb nj\u00eb, jan\u00eb t\u00eb shkrir\u00eb\u201d, tha Berisha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha nga tryeza e debatit \u201cPushteti i Krimit\u201d, foli edhe p\u00ebr arrestimin e biznesmenit P\u00ebllumb Gjoka. Berisha tha se kryeministri Edi Rama darkonte n\u00eb hotelin e P\u00ebllumb Gjok\u00ebs dhe p\u00ebr shp\u00ebrblim i shpallte hotelin si \u2018hotel me 5 yje\u2019. Sakaq i b\u00ebri thirrje shoq\u00ebris\u00eb shqiptare dhe opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb reaguar, pasi &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":52964,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-54331","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54331","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54331"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54331\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/52964"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54331"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54331"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54331"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}