{"id":54426,"date":"2023-08-24T09:05:50","date_gmt":"2023-08-24T09:05:50","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=54426"},"modified":"2023-08-24T09:34:14","modified_gmt":"2023-08-24T09:34:14","slug":"muratori-me-fat-700-mije-euro-ne-vit-me-duar-ne-xhepa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/08\/24\/muratori-me-fat-700-mije-euro-ne-vit-me-duar-ne-xhepa\/","title":{"rendered":"Muratori me fat, 700 mij\u00eb euro n\u00eb vit me duar n\u00eb xhepa"},"content":{"rendered":"<p><strong>Klodian TOMORRI<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb qershor t\u00eb vitit 2015, qeveria shqiptare dha koncesionin e tret\u00eb n\u00eb sektorin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. Ky ishte koncesioni i sterilizimit t\u00eb pajisjeve q\u00eb spitalet publike p\u00ebrdorin n\u00eb nd\u00ebrhyrjet kirurgjikale.<\/p>\n<p>Kontrata u p\u00ebrfitua nga nj\u00eb bashkim prej 4 kompanish. Ato ishin Investital me 40 p\u00ebr qind, Servizi Italia me 30 p\u00ebr qind, Tencosanimed me 15 p\u00ebr qind dhe U.JET me po 15 p\u00ebr qind. Tre kompanit\u00eb e fundit jan\u00eb italiane, nd\u00ebrsa e para, ajo q\u00eb ka pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb aksioneve, zot\u00ebrohet nga nj\u00eb emigrant shqiptar i quajtur Ilir Rrapaj.<\/p>\n<p>I emigruar n\u00eb Peruxhia t\u00eb Italis\u00eb, zoti Rrapaj nuk kishte asnj\u00eb eksperienc\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. Ai kishte ngritur atje nj\u00eb kompani t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb prej viteve 2000, e cila ushtronte aktivitet n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimit. Por menj\u00ebher\u00eb pas fitores s\u00eb Partis\u00eb Socialiste n\u00eb zgjedhjet e vitit 2013, biznesmeni nga Rexhepaj i Vlor\u00ebs u kthye n\u00eb atdhe dhe fati i tij do t\u00eb ndryshonte.<\/p>\n<p><strong>Aksioneri m\u00eb i madh pa asnj\u00eb financim<\/strong><\/p>\n<p>I njohur si mik i ish ministrit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Ilir Beqja, zoti Rrapaj arriti t\u00eb shtinte n\u00eb dor\u00eb s\u00eb bashku me tre kompanit\u00eb e tjera kontrat\u00ebn me vler\u00eb 140 milion\u00eb euro. P\u00ebr t\u00eb realizuar kontrat\u00ebn e majme, kat\u00ebr ortak\u00ebt themeluan n\u00eb Shqip\u00ebri kompanin\u00eb Saniservice. Dhe puna nisi menjeher\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb financuar aktivitetin n\u00eb vitin e saj t\u00eb par\u00eb, kompania p\u00ebrdori nj\u00eb hua prej 877 milion\u00eb lek\u00ebsh (8.4 milion\u00eb euro me kursin aktual), t\u00eb marr\u00eb nga pronar\u00ebt e saj. Por financimi erdhi vet\u00ebm nga 3 ortak\u00ebt italian\u00eb. Kompania e zotit Rrapaj, Investital LLC, q\u00eb kishte pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb aksioneve nuk disbursoi asnj\u00eb cent.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb huadh\u00ebnia nga pronar\u00ebt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb e ligjshme dhe e njohur n\u00eb financimin e aktivitetit t\u00eb nj\u00eb biznesi. Huat\u00eb q\u00eb merren kthehen s\u00ebrish nga t\u00eb ardhurat q\u00eb kompania gjeneron p\u00ebrmes aktivitetit t\u00eb saj. Por n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrmarrje me 4 aksioner\u00eb, ai q\u00eb nuk financon ka risk zero dhe pret vet\u00ebm radh\u00ebn kur kompania t\u00eb ndaj\u00eb fitimet.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast fitimet ishin t\u00eb sigurta dhe risku pothuajse zero, pasi koncesioni garantohej nga buxheti i shtetit. Me pak fjal\u00eb, me duart n\u00eb xhepa zoti Rrapaj priste vet\u00ebm radh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb fitimet nga kompania.<\/p>\n<p>Pik\u00ebpyetja e madhe \u00ebsht\u00eb se si nj\u00eb kompani, e cila nuk kontribuon me financime dhe nuk ka as eksperienc\u00eb arrin t\u00eb b\u00ebhet aksionerja m\u00eb e madhe e nj\u00eb koncesioni t\u00eb majm\u00eb?<\/p>\n<p>N\u00eb bot\u00eb ka raste t\u00eb tilla, kur sip\u00ebrmarr\u00ebs nisi nga hi\u00e7i biznese miliarda dollar\u00ebshe. Google dhe Facebook jan\u00eb dy raste klasike. Por ata q\u00eb nd\u00ebrtuan k\u00ebto kompani jan\u00eb gjenij, t\u00eb cil\u00ebt kishin ide q\u00eb revolucionarizuan bot\u00ebn. Aseti i vet\u00ebm i zotit Rrapaj ishte njohja e tij me Ilir Beqjan dhe nj\u00eb foto me kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Koncesion pa tavan<\/strong><\/p>\n<p>Kur u shpall tenderi n\u00eb vitin 2015, fondi limit i tij ishte p\u00ebrcaktuar 9.65 miliard\u00eb lek\u00eb (92 milion\u00eb euro) p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebgjat\u00ebsin\u00eb e koncesionit. Me pak fjal\u00eb 965 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vit p\u00ebr 10 vitet e kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Por vlera limit u thye q\u00eb n\u00eb vitet e para sepse kontrata nuk kishte tavan t\u00eb sip\u00ebrm. Brenda tre viteve, financimi i buxhetit p\u00ebr koncesionarin e sterilizimit arriti n\u00eb 1.7 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb vit ose gati dyfishin e fondit limit.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbajtur \u00e7mendurin\u00eb q\u00eb po masakronte buxhetin e Fondit Komb\u00ebtar t\u00eb Sigurimeve Sh\u00ebndet\u00ebsore, spitalet publike filluan t\u00eb nd\u00ebrprisnin operacionet duke i l\u00ebn\u00eb pacient\u00ebt n\u00eb list\u00eb pritje. E megjithat\u00eb, sterilizimi nuk ngopej.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2020, pasi financat e shtetit u hodh\u00ebn n\u00eb tok\u00eb nga pandemia, ministrja e financave Anila Denaj k\u00ebrkoi rinegocimin e koncesionit p\u00ebr t\u2019i vendosur tavan shpenzimeve, q\u00eb kishin dal\u00eb jasht\u00eb \u00e7do kontrolli. Zonja Denaj, m\u00eb par\u00eb kishte mbajtur postin e drejtoresh\u00ebs s\u00eb Fondit t\u00eb Sigurimeve dhe ishte nj\u00eb nga njer\u00ebzit q\u00eb e dinte m\u00eb mir\u00eb nga kushdo se \u00e7far\u00eb po ndodhte me kontrat\u00ebn.<\/p>\n<p>Koncesioni u rinegociua me tavan, sigurisht shum\u00eb m\u00eb teper sa sa fondi limit i p\u00ebrcaktuar kur u dha kontrata. Aktualisht sterilizimi iu kushton shqiptar\u00ebve 13.5 milion\u00eb euro n\u00eb vit, 50 p\u00ebr qind m\u00eb shum\u00eb se vlera e p\u00ebrcaktuar. Dhe nga k\u00ebto para q\u00eb disburson buxheti, zoti Rrapaj fiton 700 mij\u00eb euro neto pas taksave, \u00e7do vit. Me duar n\u00eb xhepa.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Klodian TOMORRI N\u00eb qershor t\u00eb vitit 2015, qeveria shqiptare dha koncesionin e tret\u00eb n\u00eb sektorin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. Ky ishte koncesioni i sterilizimit t\u00eb pajisjeve q\u00eb spitalet publike p\u00ebrdorin n\u00eb nd\u00ebrhyrjet kirurgjikale. Kontrata u p\u00ebrfitua nga nj\u00eb bashkim prej 4 kompanish. Ato ishin Investital me 40 p\u00ebr qind, Servizi Italia me 30 p\u00ebr qind, Tencosanimed me &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":53867,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[46],"tags":[],"class_list":["post-54426","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54426","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54426"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54426\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/53867"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54426"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54426"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54426"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}