{"id":54550,"date":"2023-08-25T09:30:37","date_gmt":"2023-08-25T09:30:37","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=54550"},"modified":"2023-08-25T09:33:29","modified_gmt":"2023-08-25T09:33:29","slug":"prej-aferes-mcgonigal-rama-nuk-ka-per-te-jetuar-kurre-mire-menderisht","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/08\/25\/prej-aferes-mcgonigal-rama-nuk-ka-per-te-jetuar-kurre-mire-menderisht\/","title":{"rendered":"Prej afer\u00ebs McGonigal, Rama nuk ka p\u00ebr t\u00eb jetuar kurr\u00eb mir\u00eb mend\u00ebrisht"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi m\u00eb vjen mir\u00eb kur shoh q\u00eb nj\u00eb shkrim apo nj\u00eb parashikimi imi v\u00ebrtetohet nga faktet dhe realiteti. E kam th\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb her\u00ebs kur u shpall p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb \u201cnon-grata\u201d ndaj Berish\u00ebs, se n\u00eb logjik\u00ebn dhe koh\u00ebn e ekzekutimit t\u00eb saj kishte jo di\u00e7ka, por shum\u00eb q\u00eb nuk shkonte, nuk p\u00ebrkonte. Derisa ne shqiptar\u00ebt t\u00eb majt\u00eb dhe t\u00eb djatht\u00eb nuk u respektuam kurr\u00eb p\u00ebr provat q\u00eb k\u00ebrkuam, por gjithashtu edhe shtypi amerikan dhe elita e Partis\u00eb Republikane shenjojn\u00eb nj\u00eb padrejt\u00ebsi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nga administrata aktuale amerikane ndaj nj\u00eb vendi t\u00eb vog\u00ebl mik. E vazhdova supozimin tim me besimin e fort\u00eb se q\u00ebndrimi amerikan ndaj Shqip\u00ebris\u00eb nuk kish pse t\u00eb \u201ckompromentohej\u201d duke goditur kaq fort, kaq papritmas dhe sidomos pasi kish humbur zgjedhjet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00eb, jo vet\u00eb liderin e opozit\u00ebs, por pik\u00ebrisht zotin Berisha, q\u00eb edhe pse nj\u00eb ikon\u00eb e PD, gjithsesi kishte 8 vite q\u00eb ishte larguar nga pushteti.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjetur pse-n\u00eb e k\u00ebtij q\u00ebndrimi, p\u00ebr t\u00eb pasur prova e fakte t\u00eb k\u00ebsaj ngjarje, asokohe ishte e pamundur, vet\u00ebm intuita dhe nj\u00eb analiz\u00eb e thell\u00eb zhbiruese e gjendjes shqiptare mund ta \u00e7ante apo davariste k\u00ebt\u00eb mister.<\/p>\n<p>Ishin sall k\u00ebta element\u00eb q\u00eb shumica nuk i kishin, nuk i zot\u00ebronin ose nuk desh\u00ebn t\u2019i p\u00ebrdornin, duke iu sulur akoma dhe m\u00eb keq e m\u00eb eg\u00ebr opozit\u00ebs, duke e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb at\u00eb dhe duke e sakatosur q\u00ebllimisht.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb ndjej dhimbje dhe turp kur m\u00eb del fjala. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb e kuptova se kjo ishte vep\u00ebr e nj\u00eb personi t\u00eb vet\u00ebm, e kryeministrit burracak e t\u00eb paburr\u00eb t\u00eb vendit tim, q\u00eb duke pasur p\u00ebr q\u00ebllim asgjesimin e opozit\u00ebs, k\u00ebrkonte ta \u00e7onte deri n\u00eb fund falimentimin e opozit\u00ebs me goditjen ndaj Berish\u00ebs, pasi e kish nisur q\u00ebllimisht m\u00eb par\u00eb me marrjen peng t\u00eb Lul\u00ebzim Bash\u00ebs, vepr\u00ebn e tij prej njeriu me mend\u00ebsin\u00eb komuniste t\u00eb nj\u00eb diktatori, q\u00eb nuk ndalet p\u00ebrpara asgj\u00ebje, vet\u00ebm p\u00ebr ta spastruar rrug\u00ebn kah pushtetit t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb dor\u00eb t\u00eb tij.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e reja e t\u00eb zbuluara dit\u00ebt e fundit nga afera McGonigal v\u00ebrtetuan se Edi Rama e kish gjetur n\u00ebp\u00ebrmjet tij fillin p\u00ebr ta kryer k\u00ebt\u00eb \u201cvrasje\u201d t\u00eb dyfisht\u00eb makbethiane t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Si n\u00eb nj\u00eb pazar \u201cnon grata\u201d-sh apo goditjesh t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve me informacione t\u00eb fshehta, si\u00e7 po del tashm\u00eb p\u00ebr manjat\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj rus\u00eb q\u00eb porosisin shefin e madh t\u00eb FBI p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar rivalin e biznesit t\u00eb vet, Rama &#8211; i gjetur ngusht\u00eb dhe me shpatulla pas murit prej revolt\u00ebs s\u00eb madhe popullore t\u00eb para disa viteve, q\u00eb kuror\u00ebzoi me tubimet e p\u00ebrditshme t\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb \u00e7adr\u00ebn e ngritur p\u00ebrpara kryeministris\u00eb &#8211; gjen nj\u00eb marifet, nj\u00eb artific\u00eb, nj\u00eb pelivanll\u00ebk nga ato m\u00eb pervers\u00ebt p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar. Porosit, me lidhjet e tij \u201ct\u00eb \u00e7uditshme\u201d sorosiane, pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb shef t\u00eb madh q\u00eb t\u00eb zhbiroj\u00eb afera e t\u00eb gjej\u00eb mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb kapur mat kund\u00ebrshtarin e tij politik, Lulzim Bash\u00ebn.<\/p>\n<p>Them lidhje \u201ct\u00eb \u00e7uditshme\u201d sorosiane, jo se tashm\u00eb nuk dihet dhe \u00ebsht\u00eb mister se kush e mban n\u00eb pushtet qeverin\u00eb e tij t\u00eb diskretituar nga skandalet, por p\u00ebr faktin se si mundet k\u00ebto lidhje korruptive t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar opozit\u00ebn e nj\u00eb vendi kaq t\u00eb vog\u00ebl sa Shqip\u00ebria, dhe se si ato t\u00eb arrijn\u00eb q\u00eb Mcgonigalin e Madh, t\u00eb m\u00ebsuar me manjat\u00eb e nivele njer\u00ebzish t\u00eb rangut bot\u00ebror, ta \u201culin\u201d n\u00eb nivelin \u201cmjeran\u201d t\u00eb Lulit t\u00eb Vog\u00ebl shqiptar!!!<\/p>\n<p>Eh, sa turp edhe p\u00ebr vet\u00eb lidhjet sorosiane, q\u00eb fare mir\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoreshin p\u00ebr lobime t\u00eb frytshme n\u00eb favor t\u00eb ekonomis\u00eb dhe demokracis\u00eb shqiptare, q\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt edhe n\u00eb favor t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb vuajtur t\u00eb k\u00ebtij vendi. Gjithkush e mban mend mir\u00eb frym\u00ebn q\u00eb populli i opozit\u00ebs i dha dit\u00ebve t\u00eb \u201ctend\u00ebs\u201d, t\u00eb aq shum\u00eb shpresave q\u00eb ajo u ngjalli shqiptar\u00ebve, t\u00eb l\u00ebvizjes studentore, e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Ishte koha e art\u00eb kur Shqip\u00ebria mund t\u00eb merrte kthes\u00ebn e madhe t\u00eb p\u00ebrmbylljes p\u00ebrfundimtare t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb tranzicionit 30- vje\u00e7ar, koh\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Edi Rama e vrau me marifetin e kapjes peng t\u00eb kreut t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen Muzin, afer\u00eb kjo t\u00eb zbuluar fal\u00eb korrupsionit t\u00eb t\u00eb d\u00ebrguarve t\u00eb tij, pik\u00ebrisht n\u00eb nj\u00ebrin prej tre takimeve q\u00eb, sipas d\u00ebshmive, ka pasur me Mcgonigalin.<\/p>\n<p>Ndjej turp t\u00eb d\u00ebgjoj q\u00eb kryeministri im, ky lider q\u00eb na e shpall veten si etalon t\u00eb mossharjes n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj(anglisht), t\u00eb takohet me nj\u00eb \u201cshef\u201d t\u00eb FBI p\u00ebr t\u00eb \u201cspiunuar\u201d liderin e opozit\u00ebs dhe p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar padrejt\u00ebsisht zem\u00ebrimit dhe vullnetit t\u00eb popullit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Mjafton ky fakt, q\u00eb moralisht, bot\u00ebrisht dhe p\u00ebrjet\u00ebsisht, ta njollos\u00eb me turp e neveri kryeministrin e vendit tim, me shpres\u00ebn se edhe legalisht e politikisht ai t\u00eb marr\u00eb gjith\u00e7ka meriton, jo vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast, por edhe p\u00ebr dy takimet e tjera, kur duhet t\u00eb ket\u00eb \u201ckompromentuar\u201d p\u00ebrs\u00ebri opozitarizmin shqiptar me \u201cblerjen\u201d e \u201cnon grata\u201d-s p\u00ebr Berish\u00ebn.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb, q\u00ebllimi i tij u b\u00eb i qart\u00eb n\u00ebn drit\u00ebn e diellit q\u00eb po ndri\u00e7on afera e tmerrshme e shefit t\u00eb FBI, pavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjeve titanike q\u00eb po b\u00ebhen p\u00ebr ta zbehur k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb gjith\u00eb balt\u00ebrin\u00eb dhe pisll\u00ebkun q\u00eb e karakterizon.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb aspak makineria e p\u00ebrsosur socialiste ajo q\u00eb i pask\u00ebrka fituar zgjedhjet, se p\u00ebrndryshe p\u00ebr \u00e7far\u00eb do t\u00eb rrekej Rama t\u00eb tirrte gjith\u00eb at\u00eb rrjet\u00eb merimange korrupsioni, madje p\u00ebrtej oqeanit, madje n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbimi t\u00eb gjith\u00ebfuqish\u00ebm si FBI, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar me kle\u00e7ka dhe sajesa prej vullnetit opozitar.<\/p>\n<p>Ngaq\u00eb nuk arriti t\u00eb merrte dot peng Berish\u00ebn, si Lulin dikur, ai shpiku \u201cnon grata\u201d-n lobiste nga frika q\u00eb kishte se opozita mund t\u00eb fitonte dhe aspak nga siguria se \u201cmakineria e patronazhist\u00ebve\u201d t\u00eb vet t\u00eb funksiononte fitimtare, si\u00e7 ai e trumbeton gjithandej.<\/p>\n<p>T\u00eb gjesh e t\u00eb p\u00ebrdor\u00ebsh lidhje p\u00ebr nj\u00eb shef t\u00eb madh t\u00eb zbulimit amerikan, \u00ebsht\u00eb si t\u2019i hysh m\u00eb k\u00ebmb\u00eb rrug\u00ebs m\u00eb t\u00eb keqe e m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mundshme, ndaj dhe afera e zbuluar, pavar\u00ebsisht p\u00ebrfundimit t\u00eb saj ligjor, q\u00eb tani ka treguar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb q\u00eb Rama kurr\u00eb nuk ka pasur besim se do t\u2019i fitonte zgjedhjet me t\u00eb drejt\u00eb e v\u00ebrtet\u00ebsi, se masakra zgjedhore e gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve \u00ebsht\u00eb realitet dhe se frika e tij proverbiale ndaj opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb real-politik.<\/p>\n<p>Kjo frik\u00eb, si pasoj\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb sjell nj\u00eb kompeks t\u00eb theksuar inferioriteti ndaj fuqis\u00eb s\u00eb saj, t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebr ta kompensuar, sipas m\u00ebsimeve t\u00eb mjesht\u00ebrve t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb psikoanaliz\u00ebs, kthehet n\u00eb at\u00eb kompleks udh\u00ebheq\u00ebs e gjith\u00ebpushtet t\u00eb qenies njer\u00ebzore q\u00eb, sipas Alfred Adler, tipologjizohet si kompleksi i superioritetit.<\/p>\n<p>Ja, k\u00ebt\u00eb kompleks ai ka shp\u00ebrfaqur e do t\u00eb shp\u00ebrfaq\u00eb p\u00ebrher\u00eb n\u00eb sken\u00ebn politike shqiptare. Vet\u00ebm se rrjedhojat e p\u00ebrzierjes q\u00eb sjellin k\u00ebto dy komplekse, karakterizojn\u00eb keq n\u00eb mendjen e tij nj\u00eb perspektiv\u00eb t\u00eb nj\u00eb mendjeje komuniste q\u00eb do t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb opozitarizmin shqiptar me \u00e7do kusht, vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb mbrohet e t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb pushtet, edhe pse tanim\u00eb n\u00eb pushtet, pas k\u00ebsaj afere, nuk ka p\u00ebr t\u00eb jetuar kurr\u00eb i sh\u00ebndetsh\u00ebm mend\u00ebrisht.<\/p>\n<p>Tat\u00ebpjeta e tij politike dhe psikologjike, me zbulesat e deritanishme t\u00eb tre takimeve me Mcgonigal, ka nisur dhe e ka vulosur p\u00ebrfundimisht me turp e neveri karrier\u00ebn e tij si njeri shqiptar, shkel\u00ebs traditash e zakonesh, dhe si pushtetar shqiptar q\u00eb mburret t\u00eb l\u00ebr\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb histori. Po, tani \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb si drita e diellit, se ai do t\u00eb l\u00ebr\u00eb gjurm\u00eb, por si korruptuesi m\u00eb i neveritsh\u00ebm i spiun\u00ebve q\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb opozit\u00ebn e vendit t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb fituar padrejt\u00ebsisht zgjedhjet, sepse si burr\u00eb dhe ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb nuk arrin t\u2019i fitoj\u00eb dot kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Le t\u00eb bien kambanat komb\u00ebtare e nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb amerikan\u00ebve miq, q\u00eb kan\u00eb gabuar shum\u00eb me mb\u00ebshtetjen q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb k\u00ebtij njeriu\u00a0dhe t\u00eb evropian\u00ebve indiferent\u00eb q\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb e till\u00eb totalitare, mos e dh\u00ebnt\u00eb m\u00eb Zoti t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet edhe nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi m\u00eb vjen mir\u00eb kur shoh q\u00eb nj\u00eb shkrim apo nj\u00eb parashikimi imi v\u00ebrtetohet nga faktet dhe realiteti. E kam th\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb her\u00ebs kur u shpall p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb \u201cnon-grata\u201d ndaj Berish\u00ebs, se n\u00eb logjik\u00ebn dhe koh\u00ebn e ekzekutimit t\u00eb saj kishte jo di\u00e7ka, por shum\u00eb q\u00eb nuk &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":38451,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-54550","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54550","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54550"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54550\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/38451"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54550"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54550"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54550"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}