{"id":54625,"date":"2023-08-25T16:23:21","date_gmt":"2023-08-25T16:23:21","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=54625"},"modified":"2023-08-25T16:24:38","modified_gmt":"2023-08-25T16:24:38","slug":"pezullimi-i-146-milione-eurove-ke-pergenjeshtron-qeverine-nuk-ka-masa-te-ngjashme-ne-vende-te-tjera","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/08\/25\/pezullimi-i-146-milione-eurove-ke-pergenjeshtron-qeverine-nuk-ka-masa-te-ngjashme-ne-vende-te-tjera\/","title":{"rendered":"Pezullimi i 146 milion\u00eb eurove\/ KE p\u00ebrg\u00ebnjeshtron qeverin\u00eb: Nuk ka masa t\u00eb ngjashme n\u00eb vende t\u00eb tjera"},"content":{"rendered":"<p><strong>Esmeralda Topi\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb korrik t\u00eb k\u00ebtij viti, teksa Shqip\u00ebria priste t\u00eb niste programin e mb\u00ebshtetjes n\u00eb bujq\u00ebsi IPARD III me 146 milion\u00eb euro grante, Komisioni Evropian pezulloi p\u00ebrkoh\u00ebsisht fondet, bazuar n\u00eb dyshimet se ka pasur korrupsion n\u00eb shp\u00ebrndarjen e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb\u00a0let\u00ebr\u00a0drejtuar qeveris\u00eb shqiptare, Drejtoria e P\u00ebrgjithshme p\u00ebr Agrikultur\u00ebn dhe Zhvillimin Rural informonte mbi mang\u00ebsit\u00eb serioze n\u00eb funksionimin e sistemit t\u00eb kontrollit t\u00eb brendsh\u00ebm p\u00ebr zbatimin dhe kontrollin e fondeve t\u00eb IPARD II n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Por k\u00ebt\u00eb mas\u00eb ekstreme ndaj Shqip\u00ebris\u00eb, ministrja e Bujq\u00ebsis\u00eb Frida Krifca e komentoi si nj\u00eb procedur\u00eb normale administrative.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces krejt\u00ebsisht administrativ q\u00eb lejon riverifikimin e sistemeve t\u00eb kontrollit nga strukturat e akredituara t\u00eb cilat do t\u00eb marrin masat e nevojshme me q\u00ebllim vijimin normal t\u00eb rimbursimit nga BE.\u201d,\u00a0shkruhet\u00a0n\u00eb njoftimin e ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Zhvillimit Rural.<\/p>\n<p>Madje, gjat\u00eb seanc\u00ebs p\u00ebrmbyll\u00ebse t\u00eb parlamentit,\u00a0Krifca\u00a0shtoi se parregullsi apo shp\u00ebrdorime t\u00eb ngjashme me fondet IPARD jan\u00eb gjetur edhe n\u00eb vende si Gjermania, Franca apo Holanda.<\/p>\n<p>\u201cNga t\u00eb 27 vendet e Bashkimit Evropian vet\u00ebm dy prej tyre nuk ka pasur parregullsi apo shp\u00ebrdorim po t\u00eb doni t\u00eb fondeve. Gjermania, Franca, Italia, Spanja, Holanda, Belgjika dhe po marr vet\u00ebm vende t\u00eb zhvilluara, jan\u00eb vet\u00ebm disa nga vendet ku jan\u00eb gjetur problematika t\u00eb ndryshme dhe secila nga k\u00ebto vende \u00ebsht\u00eb detyruar t\u00eb rimbursoj\u00eb fondet n\u00eb Komision.\u201d,\u00a0tha\u00a0ministrja nga foltorja e Kuvendit.<\/p>\n<p>Por n\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr Faktoje, Komisioni Evropian p\u00ebrmes nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi, konfirmon se vendimi p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb i paprecedent\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka pasur raste t\u00eb ngjashme.\u201d, shkruhet n\u00eb p\u00ebrgjigje, duke theksuar se pezullimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mas\u00eb parandaluese p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesin financiar t\u00eb BE-s\u00eb, teksa hetimi i OLAF vazhdon.<\/p>\n<p>\u201cAutoriteteve shqiptare u \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar t\u2019i p\u00ebrgjigjen letr\u00ebs dhe t\u00eb propozojn\u00eb masa korrigjuese, sipas nevoj\u00ebs, mbi baz\u00ebn e informacionit paraprak t\u00eb marr\u00eb nga OLAF dhe si\u00e7 u \u00ebsht\u00eb komunikuar atyre nga DG AGRI. Megjithat\u00eb, nj\u00eb shk\u00ebmbim m\u00eb i detajuar do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb m\u00ebvonshme, pasi t\u00eb jet\u00eb n\u00eb dispozicion Raporti P\u00ebrfundimtar i OLAF. Si mas\u00eb paraprake, Komisioni ka nd\u00ebrprer\u00eb p\u00ebr momentin pages\u00ebn e tremujorit t\u00eb par\u00eb 2023 (457 239 euro).\u201d,\u00a0thot\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i KE-s\u00eb, teksa shton se, Komisioni Evropian do t\u00eb informoj\u00eb autoritetet shqiptare n\u00eb p\u00ebrputhje me rrethanat, kur OLAF t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb Raportin P\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rast se nuk konfirmohen indikacionet fillestare t\u00eb problematikave, masat parandaluese thjesht hiqen dhe pagesat e nd\u00ebrprera rifillojn\u00eb ekzekutimin. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, n\u00ebse k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje konfirmohen, rikuperimi i fondeve do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb p\u00ebrputhje me rregullat dhe procedurat e Marr\u00ebveshjes Kuad\u00ebr dhe Marr\u00ebveshjes Sektoriale t\u00eb lidhur nga Komisioni Evropian dhe Qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr programin IPARD II.\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen p\u00ebr Faktoje, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb theksohet roli ky\u00e7 i autoriteve shqiptare n\u00eb zbatimin e programit.<\/p>\n<p>\u201cProgrami IPARD zbatohet n\u00ebn t\u00eb ashtuquajturin \u201cmenaxhimi indirekt\u201d. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se autoritetet shqiptare kan\u00eb nj\u00eb rol ky\u00e7 p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb programi IPARD t\u00eb zbatohet n\u00eb p\u00ebrputhje me rregullat e BE-s\u00eb n\u00eb fuqi dhe q\u00eb shpenzimet e BE-s\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij programi t\u00eb kontrollohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive. Nuk ka dyshim se Bashkimi Evropian \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb fermer\u00ebt shqiptar\u00eb, sektorin agroushqimor dhe zonat rurale edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen, me kusht q\u00eb t\u00eb merren masat e nevojshme korrigjuese nga autoritetet shqiptare p\u00ebr t\u00eb garantuar q\u00eb interesat financiare t\u00eb Bashkimit Evropian jan\u00eb t\u00eb mbrojtura n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb duhur.\u201d,\u00a0shprehet Komisioni Evropian p\u00ebrmes z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n<p>Ilir Pilku, nj\u00eb nga tre ekspert\u00ebt e certifikuar nga BE-ja n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr \u201cPolitikat e P\u00ebrbashk\u00ebta Evropiane\u201d thot\u00eb se n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb raportit t\u00eb OLAF, Shqip\u00ebrin\u00eb e presin k\u00ebto rrug\u00ebzgjidhje:<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb vet\u00ebm dy forma q\u00eb zyrtaret e OLAF mund t\u00eb shprehen n\u00eb raportin final: \u00c7\u00ebshtje me shkelje administrative, disiplinore etj. p\u00ebr t\u00eb cilat jepen rekomandime dhe afate p\u00ebr t\u2019i rregulluar. \u00c7\u00ebshtje abuzuese\/korruptive, p\u00ebr t\u00eb cilat ka vet\u00ebm nj\u00eb veprim: Rikthim t\u00eb vler\u00ebs se dakort\u00ebsuar dhe penalizim n\u00eb organet e drejtesis\u00eb s\u00eb shkaktuesve.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjitha rastet, sipas tij, AZHBR-s\u00eb i jepet e drejta t\u00eb mbroj\u00eb dhe argumentoj\u00eb papajtueshmerin\u00eb me pretendimet e zyres s\u00eb OLAF-it, si dhe t\u00eb negocioj\u00eb p\u00ebr uljen e vler\u00ebs s\u00eb d\u00ebmit ekonomik.<\/p>\n<p><strong>AZHBR dhe Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb nuk japin \u2018llogari\u2019<\/strong><\/p>\n<p>Dy autoritetet shqiptare t\u00eb p\u00ebrfshira direkt n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje delikate, Agjencia p\u00ebr Zhvillimin Bujq\u00ebsor dhe Rural dhe Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb nuk i jan\u00eb p\u00ebrgjigjur k\u00ebrkes\u00ebs ton\u00eb p\u00ebr informacion.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb informacionit t\u00eb k\u00ebrkuar nga Faktoje, Agjencia p\u00ebr Zhvillimin Bujq\u00ebsor dhe Rural na vuri n\u00eb dispozicion linkun e\u00a0njoftimit p\u00ebr shtyp\u00a0q\u00eb shp\u00ebrndau ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb, si reagim ndaj pezullimit t\u00eb fondeve.<\/p>\n<p>Edhe procesi i ankimimit p\u00ebr mosmarrjen e informacionit t\u00eb k\u00ebrkuar pran\u00eb Komisionerit p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit d\u00ebshtoi. Institucioni q\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsoj\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, i legjitimoi \u2018heshtjen\u2019 AZHBR-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u2026 Ankesa juaj \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb objektit t\u00eb ligjit p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e informimit dhe si e till\u00eb nuk mund t\u00eb shqyrtohet m\u00eb tej.\u201d,\u00a0shkruhet nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb shkres\u00ebn e Komisionerit p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn e Informimit.<\/p>\n<p><strong>Hetimi n\u00eb Shqip\u00ebri me rit\u00ebm breshke<\/strong><\/p>\n<p>Tre vite m\u00eb par\u00eb, OLAF angazhoi edhe prokurorin\u00eb shqiptare p\u00ebr hetim t\u00eb fondeve t\u00eb AZHBR, por ende nuk ka nj\u00eb rezultat.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga Faktoje p\u00ebrmes nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr t\u00eb drejt\u00eb informimi tregojn\u00eb se \u00e7\u00ebshtja p\u00ebr programin IPARD II u regjistrua fillimisht n\u00eb SPAK, por dy vite m\u00eb von\u00eb Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar shpalli moskompetenc\u00eb. Dosja u p\u00ebrcoll Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNga ana e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, moskompetenca \u00ebsht\u00eb shpallur pasi kan\u00eb munguar element\u00ebt e veprave penale t\u00eb korrupsionit pasiv, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal,\u201d\u00a0thot\u00eb Prokuroria e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Prokuroria e Tiran\u00ebs e regjistroi procedimin p\u00ebr akuzat e falsifikimit t\u00eb dokumenteve dhe shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs, t\u00eb parashikuara nga nenet 186 dhe 248 t\u00eb Kodit Penal m\u00eb 17 n\u00ebntor t\u00eb 2022. Por deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb hetimit ende nuk ka persona n\u00eb hetim.<\/p>\n<p>\u201cDeri n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb hetimit nuk ka personat t\u00eb cil\u00ebve u \u00ebsht\u00eb regjistruar emri n\u00eb regjistrin e njoftimeve t\u00eb vepr\u00ebs penale.\u00a0\u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb hetim dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb nuk mund t\u2019u jepet informacion m\u00eb i detajuar.\u201c, shprehet Prokuroria e Tiran\u00ebs p\u00ebr Faktoje.<\/p>\n<p>Ne iu drejtuam me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr informacion edhe Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, por deri n\u00eb momentin e publikimit t\u00eb k\u00ebtij artikulli nuk kemi marr\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, OLAF, pas nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr informacion, sqaroi Faktoje se zakonisht nuk jep komente p\u00ebr rastet q\u00eb mund t\u00eb trajtoj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKjo p\u00ebr t\u00eb mbrojtur konfidencialitetin e \u00e7do hetimi t\u00eb mundsh\u00ebm dhe t\u00eb proceseve t\u00eb mundshme gjyq\u00ebsore q\u00eb pasojn\u00eb, si edhe p\u00ebr t\u00eb garantuar respektimin e t\u00eb dh\u00ebnave personale dhe t\u00eb drejtave procedurale\u201d,\u00a0shkruhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen zyrtare t\u00eb Zyr\u00ebs Evropiane Kund\u00ebr Mashtrimit (OLAF).\/faktoje.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Esmeralda Topi\u00a0 N\u00eb korrik t\u00eb k\u00ebtij viti, teksa Shqip\u00ebria priste t\u00eb niste programin e mb\u00ebshtetjes n\u00eb bujq\u00ebsi IPARD III me 146 milion\u00eb euro grante, Komisioni Evropian pezulloi p\u00ebrkoh\u00ebsisht fondet, bazuar n\u00eb dyshimet se ka pasur korrupsion n\u00eb shp\u00ebrndarjen e tyre. N\u00eb nj\u00eb\u00a0let\u00ebr\u00a0drejtuar qeveris\u00eb shqiptare, Drejtoria e P\u00ebrgjithshme p\u00ebr Agrikultur\u00ebn dhe Zhvillimin Rural informonte mbi mang\u00ebsit\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":52169,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-54625","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54625","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54625"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54625\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/52169"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54625"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54625"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54625"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}