{"id":54901,"date":"2023-08-30T16:33:10","date_gmt":"2023-08-30T16:33:10","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=54901"},"modified":"2023-08-30T16:33:10","modified_gmt":"2023-08-30T16:33:10","slug":"vokshi-raporti-i-klsh-tregon-se-shendeti-i-shqiptareve-eshte-ne-rrezik-nga-rama-manastirliu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/08\/30\/vokshi-raporti-i-klsh-tregon-se-shendeti-i-shqiptareve-eshte-ne-rrezik-nga-rama-manastirliu\/","title":{"rendered":"Vokshi: Raporti i KLSH tregon se sh\u00ebndeti i shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik nga Rama-Manastirliu!"},"content":{"rendered":"<p>DEKLARATA E DEPUTETES S\u00cb PD-s\u00eb, ALBANA VOKSHI<\/p>\n<p>Edi Rama dhe Ogerta Manastirlliu u shfaq\u00ebn dje n\u00eb Spitalin \u2018Shefqet Ndroqi\u2019 p\u00ebr t\u00eb mbrojtur inceneratorin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb-Koncesionin e Sterilizimit, duke i \u00e7uar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, mesazh SPAK-ut q\u00eb t\u00eb mos e preknin k\u00ebt\u00eb koncesion.<\/p>\n<p>E nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Rama jepte shfaqjen e propagand\u00ebs mbushur me mashtrime n\u00eb lidhje me uljen e infeksionit, apo uljen e dit\u00eb-q\u00ebndrimeve n\u00eb spitale prej zbatimit t\u00eb koncesionit, dhjet\u00ebra t\u00eb s\u00ebmur\u00eb me tumor p\u00ebrs\u00ebri nuk e mor\u00ebn dot sh\u00ebrbimin mjek\u00ebsor (nj\u00eb e drejt\u00eb e tyre kushtetuese) nuk siguruan dot ilaccin, kur\u00ebn e tyre dhe nuk kryen dot seanc\u00ebn e kimioterapis\u00eb.<\/p>\n<p>Prej koh\u00ebsh kemi marr\u00eb dhe denoncuar nga pacient\u00ebt dhe familjar\u00ebt e tyre mesazhe denoncuese q\u00eb t\u00eb lodhur, t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar, t\u00eb zem\u00ebruar, nga kalvari i gjat\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb ndjekin p\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmit e tyre, nuk marrin dot sh\u00ebrbimin t\u00eb onkologjikut p\u00ebr shkak t\u00eb mungesa t\u00eb vazhdueshme t\u00eb ila\u00e7eve, kurave, shtret\u00ebrve, etj.<\/p>\n<p>E dje, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb me shfaqjen e sh\u00ebmtuar t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe Ogerta Manastirliut, Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit publikoi nj\u00eb raport rr\u00ebqeth\u00ebs t\u00eb Auditimit t\u00eb performanc\u00ebs \u00abp\u00ebr trajtimin e s\u00ebmundjeve tumorale\u00bb, n\u00ebse politikat qeveritare sh\u00ebndet\u00ebsore, sistemet e kujdesit t\u00eb sh\u00ebndetit publik jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme, n\u00ebse sh\u00ebrbimet dhe trajtimi jan\u00eb profesionale, n\u00ebse institucionet kan\u00eb marr\u00eb masat e nevojshme dhe kan\u00eb p\u00ebrdorur me efikasitet buxhetin e shtetit p\u00ebr t\u00eb siguruar sh\u00ebrbimet e nevojshme p\u00ebr t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt me tumor.<\/p>\n<p>Objekti i auditit ka qen\u00eb:<\/p>\n<p>Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Mir\u00ebqenies Sociale<\/p>\n<p>Qendra Spitalore Universitare \u2018N\u00ebn\u00eb Tereza\u2019 Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Spitalet rajonale.<\/p>\n<p>Gjetjet e raportit t\u00eb KLSH jan\u00eb trondit\u00ebse. Raporti hedh drit\u00eb n\u00eb at\u00eb \u00e7ka opozita, shoqatat e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, pacient\u00eb e familjar\u00eb kan\u00eb denoncuar prej vitesh tashme n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme.<\/p>\n<p>Raporti v\u00ebrteton edhe nj\u00eb her\u00eb faktin q\u00eb pacienti nuk ka qen\u00eb n\u00eb asnj\u00eb rast n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes apo prioritet i k\u00ebsaj qeverie. Prioriteti i vet\u00ebm i s\u00eb cil\u00ebs ka qen\u00eb fitimi, p\u00ebrfitimi n\u00ebp\u00ebrmjet koncesioneve q\u00eb monopolizuan pothuajse t\u00eb gjitha sh\u00ebrbimet n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi.<\/p>\n<p>Mang\u00ebsit\u00eb jan\u00eb q\u00eb nga ato strategjike, financiare, operacionale, rregullatore. T\u00eb gjitha me nivel shum\u00eb ta lart\u00eb t\u00eb riskut. Kryesisht ardhur pjesa m\u00eb e madhe prej munges\u00ebs s\u00eb kontrollit t\u00eb duhur menaxherial nga ana e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, pra p\u00ebrgjegj\u00ebsi direkte e Ministres Ogerta Manastirlliu.<\/p>\n<p><strong>E nisimi nga buxheti:<\/strong><\/p>\n<p>Raporti: \u2018shpenzimet p\u00ebr trajtimin e s\u00ebmundjeve tumorale z\u00ebn\u00eb nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb shpenzimet buxhetore q\u00eb kryen QSUT \u2018N\u00ebn\u00eb Tereza\u2019. Gjithashtu duhet v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se shpenzimet buxhetore nuk kan\u00eb ndjekur prirje t\u00eb rritjes s\u00eb tyre krahasuar me buxhetin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb QSUT nd\u00ebr vite n\u00eb autitim. P\u00ebrkundrazi kemi nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb konsiderueshme nga 11.7% n\u00eb 2020, 7.4% n\u00eb 2021 dhe 7.9% n\u00eb 2022. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb numri i pacient\u00ebve t\u00eb diagnostikuar me s\u00ebmundje tumorale \u00ebsht\u00eb ne rritje.<\/p>\n<p>Pyetja q\u00eb lind \u00ebsht\u00eb: ku kan\u00eb vajtur fondet e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb? Pse kjo ulje e konsiderueshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim??<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7do shqiptar \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb Rama-Beqaj-Manastirlliu i kan\u00eb orientuar fondet e sh\u00ebndetit drejt koncesioneve check up (parat\u00eb i shkojn\u00eb mikes, sponsores s\u00eb tij Vilma, te Sterilizimi \u2013 parat\u00eb i shkojn\u00eb mikut t\u00eb Beqes, Ilir Rrapaj, t\u00eb laborator\u00ebt i shkojn\u00eb Janit e n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte mbushin llogarit\u00eb e qeveritar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ndaj pacient\u00eb e familjar\u00eb vuajn\u00eb kalvarin e gjat\u00eb p\u00ebr gjetjen e nj\u00eb shtati, p\u00ebr gjetjen e nj\u00eb ila\u00e7i (para dy dit\u00ebsh kam denoncuar munges\u00ebn e ila\u00e7it velkade q\u00eb sh\u00ebrben p\u00ebr seancat e kimios. \u00a0KLSH ka v\u00ebrenjtur munges\u00ebn e aparaturave t\u00eb nevojshme q\u00eb si\u00e7 raporti i KLSH evidenton kan\u00eb riskuar jet\u00ebn e qindra pacient\u00ebve e qindra grave t\u00eb prekura me kancerin e gjirit.<\/p>\n<p>N\u00eb Spitalin Onkologjik t\u00eb Qendr\u00ebs Spitalore Universitare \u2018N\u00ebn\u00eb Tereza\u2019 n\u00eb Tiran\u00eb, struktura m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr trajtimin e tumoreve, ka munges\u00eb stafi:<\/p>\n<p>\u2013 Ndaj ka radh\u00eb shum\u00eb t\u00eb gjata pacient\u00ebsh q\u00eb detyrohen t\u00eb rrin\u00eb n\u00eb pritje edhe n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbime t\u00eb specializuara.<\/p>\n<p><strong>Munges\u00eb stafi<\/strong><\/p>\n<p>Stafi mjek\u00ebsor prej 24 mjek\u00eb onkolog\u00eb n\u00eb dit\u00eb p\u00ebrballon 108 vizita konsulta, trajton 75-80 pacient\u00eb me kimioterapi dhe 22 pacient\u00eb me radioterapi (k\u00ebtu nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nd\u00ebrhyrjet kirurgjikale, urgjenca dhe mjek\u00ebt roje n\u00eb \u00e7do dit\u00eb).<\/p>\n<p>Pra volumi i pun\u00ebs s\u00eb mjek\u00ebve \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i lart\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb numrit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb pacient\u00ebve.<\/p>\n<p>Sipas struktur\u00ebs administrativo-mjek\u00ebsore t\u00eb Spitalit Onkologjik n\u00eb QSUNT, konstatohen 9 mungesa me burime njer\u00ebzore. Sipas KLSH-s\u00eb, \u2018riskut p\u00ebr p\u00ebrballimin e trajtimit t\u00eb fluksit t\u00eb pacient\u00ebve me s\u00ebmundje tumorale i shtohet edhe mungesa e stafit me burime njer\u00ebzore n\u00eb ndihme t\u00eb mjek\u00ebve onkolog\u00eb\u2019.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb numri i pacient\u00ebve t\u00eb regjistruar e q\u00eb ju nevojiten sh\u00ebrbimet p\u00ebr seancat e kimioterapis\u00eb \u00ebsht\u00eb 75-80, vet\u00ebm 19 \u00ebsht\u00eb numri i poltronave prej vitesh. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb 56-61 pacient\u00eb nuk e marrin dot k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim.<\/p>\n<p><strong>Mang\u00ebsi n\u00eb shtret\u00ebrit e kimioterapis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb periudh\u00ebs 2020-2022, e cila ka qen\u00eb objekt i auditimit nga KLSH-ja, rezulton se jan\u00eb trajtuar me kimioterapi ditore, n\u00eb total 3,877 pacient\u00eb, ose e shprehur n\u00eb 51,845 num\u00ebr rastesh (nj\u00eb pacient kryen disa seanca), duke shfryt\u00ebzuar vet\u00ebm 19 poltrona, ndon\u00ebse aktiviteti spitalor rezultoi n\u00eb rritje nga viti n\u00eb vit p\u00ebr trajtim me kimioterapi ditore.<\/p>\n<p>Spitali Onkologjik ka k\u00ebrkuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme nga drejtoria e QSUT-s\u00eb shtimin e t\u00eb pakt\u00ebn 10 shtret\u00ebrve\/poltronave, pasi sasia q\u00eb kan\u00eb n\u00eb dispozicion \u00ebsht\u00eb i pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr trajtimin n\u00eb koh\u00eb dhe me cil\u00ebsi p\u00ebr personat n\u00eb nevoj\u00eb.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb mbylljen e raportit t\u00eb KLSH-s\u00eb, numri i poltronave t\u00eb kimio-terapis\u00eb nuk kishte ndryshuar.<\/p>\n<p><strong>Vet\u00ebm 22 shtret\u00ebr<\/strong><\/p>\n<p>Spitali Onkologjik i QSUT-s\u00eb e ka t\u00eb pamundur t\u00eb krijoj\u00eb kushte shtrimi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb pacient\u00ebt q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr trajtim me radioterapi. KLSH-ja ka konstatuar se vet\u00ebm 9 p\u00ebrqind e pacient\u00ebve jan\u00eb hospitalizuar, nd\u00ebrsa shumica absolute e pacient\u00ebve, plot 91 p\u00ebrqind, jan\u00eb larguar pas p\u00ebrfundimit t\u00eb seancave t\u00eb trajtimit.<\/p>\n<p>Pavioni i radioterapis\u00eb tek Onkologjiku ka vet\u00ebm 22 shtret\u00ebr. Stafi spitalor mundohet q\u00eb t\u00eb pranoj\u00eb n\u00eb pavion pacient\u00ebt q\u00eb jan\u00eb n\u00eb kushte ekonomike t\u00eb v\u00ebshtira apo q\u00eb nuk ka mund\u00ebsi t\u00eb shoq\u00ebrohen nga familjar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, pjesa tjet\u00ebr e pacient\u00ebve, e atyre q\u00eb nuk hospitalizohen, duhet t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb kostot e udh\u00ebtimit, akomodimit apo edhe sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>N\u00eb 2020 Shoqata \u2018Together for life\u2019 ka b\u00ebr\u00eb kostimin e kostove ditore t\u00eb nj\u00eb familje p\u00ebr nj\u00eb seance trajtimi n\u00eb QSUT.<\/p>\n<p>Kostot financiare p\u00ebr nj\u00eb pacient q\u00eb shoq\u00ebrohet nga nj\u00eb person i familjes, shkon n\u00eb 19 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb dit\u00eb. N\u00ebse do t\u00eb llogaritim edhe ilaccet shkon n\u00eb 75 mij\u00eb lek\u00eb, plus edhe koston e udh\u00ebtimit rreth 13 mij\u00eb lek\u00eb, shkon n\u00eb 1 mln lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pajisjet jasht\u00eb funksionit<\/strong><\/p>\n<p>Munges\u00ebs s\u00eb financimit, stafit dhe infrastruktur\u00ebs tek Onkologjiku, i shtohen edhe mungesa e funksionimit p\u00ebr koh\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb aparaturave mjek\u00ebsore. P\u00ebr tumoret q\u00eb prekin organet riprodhuese tek grat\u00eb nevojitet radioterapi me pajisjen Brakiterapi.<\/p>\n<p>Tek Onkologjiku i QSUT-s\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb trajtim kan\u00eb nevoj\u00eb m\u00eb s\u00eb paku 200 pacient\u00eb n\u00eb vit.<\/p>\n<p>KLSH konstaton se trajtimi me Brakiterapi nuk ka qen\u00eb funksional p\u00ebr periudh\u00ebn e auditimit (2020-2022) p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb burimit radioaktiv Iridium.<\/p>\n<p>\u2018Mungesa e Brankiterapis\u00eb, p\u00ebr periudh\u00ebn e auditimit, ka sjell\u00eb mos trajtimin e 200 pacienteve n\u00eb vit ose 600 gra paciente nuk e kan\u00eb marr\u00eb k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim me radioterapi, duke p\u00ebrb\u00ebr\u00eb faktor risku p\u00ebr sh\u00ebndetin e tyre\u2019, thuhet n\u00eb raportin e KLSH-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr pajisje mjek\u00ebsore q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb funksionale prej n\u00ebntorit t\u00eb vitit 2022 \u00ebsht\u00eb prishur aparati i Ortovoltazhi, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb defekti serioz q\u00eb nuk lejon trajtimin e pacient\u00ebve q\u00eb vuajn\u00eb nga tumoret e l\u00ebkur\u00ebs.<\/p>\n<p>\u2018Mungesa e aparatit t\u00eb Ortovoltazhit ka sjell\u00eb mostrajtimin 200 pacient\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt nuk e kan\u00eb marr\u00eb k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim me radioterapi, duke p\u00ebrb\u00ebr\u00eb faktor risku p\u00ebr sh\u00ebndetin e tyre\u2019, konstaton Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit<\/p>\n<p>N\u00eb raportin e KLSH-s\u00eb evidentohet fakti q\u00eb stafi mjek\u00ebsor i Onkologjikut ka pasur angazhim maksimal i, si p\u00ebr trajtimin e pacient\u00ebve, ashtu edhe p\u00ebr k\u00ebrkesa t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr drejtorin\u00eb e QSUT-s\u00eb dhe Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar pajisjet e nevojshme q\u00eb u duhen p\u00ebr t\u2019u ardhur n\u00eb ndihm\u00eb pacient\u00ebve.<\/p>\n<p>E p\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj, KLSH evidenton edhe \u2018shk\u00eblqimin\u2019 e propagand\u00ebs s\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb p\u00ebr trajtimin e s\u00ebmundjeve tumorale, me plane, projekte, strategji e konferenca, t\u00eb cilat, n\u00eb fund t\u00eb fundit, as nuk kan\u00eb rritur buxhetin p\u00ebr pacient\u00ebt me s\u00ebmundje tumorale dhe as nuk kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb funksion pajisjet e nevojshme p\u00ebr trajtimin e tyre, t\u00eb cilat n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb koh\u00ebs jan\u00eb jasht\u00eb funksionit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht orientimi i fondeve drejt koncesioneve korruptive n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi-incenerator\u00ebve t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb q\u00eb kan\u00eb privuar qindra pacient\u00eb nga sh\u00ebrbimi sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb onkologji (nj\u00eb e drejt\u00eb kushtetuese).<\/p>\n<p>Nuk ka asgj\u00eb q\u00eb e mbron dhe e justifikon dot Edi Ram\u00ebn dhe Ogerta Manastirlliun q\u00eb kan\u00eb privuar rreth 600 gra paciente me CA gjinekologjik nga sh\u00ebrbimi me radioterapi<\/p>\n<p>Nuk ka asgj\u00eb q\u00eb i mbron Rama-Manastirlliun nga mostrajtimi i 200 pacient\u00ebve me radioterapi, q\u00eb vuajn\u00eb nga tumoret e l\u00ebkur\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb krim, q\u00eb duhet nd\u00ebshkuar!!!<\/p>\n<p>Jeta dhe sh\u00ebndeti i shqiptar\u00ebve nuk kan\u00eb asnj\u00eb vler\u00eb p\u00ebr Rama-Manastirlliun.<\/p>\n<p>SPAK duhet t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb denoncimet e pacient\u00ebve dhe familjar\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia duhet t\u00eb veproj\u00eb menj\u00ebher\u00eb ndaj p\u00ebrgjegj\u00ebsve t\u00eb k\u00ebtij krimi me kosto jo vet\u00ebm financiare por edhe humane sic \u00ebsht\u00eb sh\u00ebndeti dhe jeta e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>DEKLARATA E DEPUTETES S\u00cb PD-s\u00eb, ALBANA VOKSHI Edi Rama dhe Ogerta Manastirlliu u shfaq\u00ebn dje n\u00eb Spitalin \u2018Shefqet Ndroqi\u2019 p\u00ebr t\u00eb mbrojtur inceneratorin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb-Koncesionin e Sterilizimit, duke i \u00e7uar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, mesazh SPAK-ut q\u00eb t\u00eb mos e preknin k\u00ebt\u00eb koncesion. E nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Rama jepte shfaqjen e propagand\u00ebs mbushur me mashtrime n\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":54902,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-54901","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54901","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54901"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54901\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/54902"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54901"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54901"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54901"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}