{"id":54918,"date":"2023-08-30T17:48:40","date_gmt":"2023-08-30T17:48:40","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=54918"},"modified":"2023-08-30T17:48:40","modified_gmt":"2023-08-30T17:48:40","slug":"veliaj-vijon-te-paguaje-mijera-eruo-ne-dite-per-inceneratorin-qe-nuk-ekziston","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/08\/30\/veliaj-vijon-te-paguaje-mijera-eruo-ne-dite-per-inceneratorin-qe-nuk-ekziston\/","title":{"rendered":"Veliaj vijon t\u00eb paguaj\u00eb mij\u00ebra eruo n\u00eb dit\u00eb p\u00ebr inceneratorin q\u00eb nuk ekziston"},"content":{"rendered":"<p>Afera e landfillit dhe inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhat\u00eb n\u00eb 30 vitet e fundit.\u00a0Shumat jan\u00eb t\u00eb frikshme.\u00a0Nj\u00eb kontrat\u00eb koncesionare q\u00eb ishte jo m\u00eb pak se 300 milion\u00eb euro t\u00eb ardhura p\u00ebr kompanin\u00eb koncesionare nga shteti shqiptar, nga qeveria, nga Bashkia e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb\u00a0pas 180 milion\u00eb euro t\u00eb tjera q\u00eb duhet t\u00eb ishin investime t\u00eb kompanis\u00eb, disa qindra mij\u00ebra euro t\u00eb tjera q\u00eb vinin nga biznese private. Sipas vet\u00eb deklarimeve t\u00eb kompanis\u00eb n\u00eb QKB jan\u00eb jo m\u00eb pak se 25 milion\u00eb euro n\u00eb vit t\u00eb ardhura, me nj\u00eb fitim rreth 7 milion\u00eb euro.\u00a0Pra, me rritjen e numrit t\u00eb popullsis\u00eb dhe me llogarit\u00eb e ekspert\u00ebve jan\u00eb rreth 1 miliard euro n\u00eb 30 vite.<\/p>\n<p>Kjo e llogaritur sipas vlerave t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga nj\u00eb kontrat\u00eb koncesionare, por edhe atyre t\u00eb pap\u00ebrcaktuara.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb jan\u00eb vlerat?<\/strong><\/p>\n<p>Tek e para \u00ebsht\u00eb 29 euro\/ ton. K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb dhe debati.\u00a0Sipas kontrat\u00ebs koncesionare dhe planit t\u00eb investimit n\u00eb 2-3 vitet e para duhet t\u00eb kishte gati deri n\u00eb 100 milion\u00eb euro investim, t\u00eb cilat mungojn\u00eb.\u00a0Sot jemi 6 vite pas kontrat\u00ebs koncesionare. Landfilli dhe inceneratori i Tiran\u00ebs jan\u00eb sekuestruar nga SPAK-u, por incenerator n\u00eb Tiran\u00eb nuk ka.<\/p>\n<p>Plan zbatimi nuk ka.\u00a0Kompania vet\u00eb pranon n\u00eb deklarimet e saj publike se, investimi nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 30 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Pra, nuk ka b\u00ebr\u00eb as investimin e plot\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb par\u00eb sipas kontrat\u00ebs koncesionare.\u00a0Vlerat p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb llogaritur t\u00eb ardhurat q\u00eb merr kompania nga shteti shqiptar, nga qeveria dhe Bashkia e Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb 29 euro\/ton p\u00ebr mbetjet.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb incenerator nuk ka.\u00a0Pse duhet t\u00eb paguhen 29 euro ku incenerator nuk ka?<\/p>\n<p><strong>Vlera e dherave<\/strong><\/p>\n<p>Dherat kan\u00eb nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb padeklaruar n\u00eb kontrat\u00eb.\u00a0Ka \u00e7mime t\u00eb ndryshme, 400 lek\u00eb t\u00eb rinj p\u00ebr rreth 4 euro p\u00ebr met\u00ebr kub dhera dhe 8 euro met\u00ebr kub p\u00ebr mbetje inerte,\u00a0ku vlerat dyfishohen dhe k\u00ebto paguhen nga qytetar\u00ebt, nga personat q\u00eb blejn\u00eb apartamentet apo investojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb re pasi \u00e7do lloj nd\u00ebrtimi ka nj\u00eb kosto shtes\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr dherat, t\u00eb cilat i kan\u00eb t\u00eb nevojshme bizneset e nd\u00ebrtimit p\u00ebr mbushje s\u00ebrish ato q\u00eb shkojn\u00eb dhe i paguajn\u00eb nga gropat q\u00eb hapin, duhet t\u00eb shkojn\u00eb dhe t\u2019i blejn\u00eb prap\u00eb me nj\u00eb \u00e7mim tjet\u00ebr, q\u00eb shkon af\u00ebrsisht dyfish.<\/p>\n<p>Kjo kosto \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrcaktuar, por q\u00eb, n\u00eb fakt, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare t\u00eb kompanis\u00eb koncesionare, ka shkuar 50-60 milion\u00eb euro n\u00eb gati 6 vite.<\/p>\n<p>Pra, gati e nj\u00ebjta vler\u00eb af\u00ebrsisht q\u00eb merr kompania koncesionare e landfillit dhe inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs nga qeveria shqiptare dhe Bashkia e Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb q\u00eb merr nga bizneset private.<\/p>\n<p><strong>Pse duhet t\u00eb paguhen 29 euro\/ton?<\/strong><\/p>\n<p>Kontrata koncesionare thekson se ka landfillim, p\u00ebrpunim, incenerim dhe duhet t\u00eb kushtoj\u00eb 29 euro. Por incenerator n\u00eb Tiran\u00eb nuk ka.<\/p>\n<p>Si\u00e7 e kemi theksuar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb planit t\u00eb investimit n\u00eb\u00a03 vitet e para duhet t\u00eb ishin mbi 100 milion\u00eb euro investime, n\u00eb dy vitet e para jan\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 70 milion\u00eb euro dhe vet\u00ebm n\u00eb vitin e par\u00eb vet\u00ebm 40 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Por k\u00ebto nuk kan\u00eb ndodhur. Kontrata e tregon qart\u00eb. Studimi e tregon qart\u00eb. Plani i investimit mjaft i qart\u00eb.<\/p>\n<p>Kompania vet\u00eb pranon q\u00eb ka investuar vet\u00ebm 30 milion\u00eb euro n\u00eb njoftimet e saj publike dhe nuk ka nj\u00eb investim t\u00eb plot\u00eb sipas kontrat\u00ebs.\u00a0Por kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Pse duhet t\u00eb paguaj\u00eb shteti apo qeveria shqiptare apo Bashkia e Tiran\u00ebs 29 euro\/ ton, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb atje nuk ka incenerator.<\/p>\n<p>Cila \u00ebsht\u00eb arsyeja? A do t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb shteti shqiptar incenerator? A do ta zhvilloj\u00eb qeveria shqiptare biznes-planin e d\u00ebrguar nga kompania koncesionare e themeluar nga Klodian Zoto, ku pas fshihet Mirel M\u00ebrtiri, sipas SPAK-ut, si truri i incenerator\u00ebve?<\/p>\n<p>A do ta zbatoj\u00eb qeveria shqiptare projektin e investimit me 29 euro\/ton, sipas t\u00eb cilit duheshin siguruar edhe 128 milion\u00eb euro, investim p\u00ebr nd\u00ebrtimin e tij?<\/p>\n<p>Incenerator s\u2019ka. Kompania pretendon q\u00eb ka investuar rreth 30 milion\u00eb euro, duhen af\u00ebrsisht rreth 88 milion\u00eb euro investime.<\/p>\n<p>Qeveria shqiptare do t\u00eb investoj\u00eb 88 milion\u00eb euro p\u00ebr inceneratorin e Elbasanit? Prandaj po merr 29 euro\/ ton?<\/p>\n<p><strong>Cila \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb duhet paguar s\u00ebrish kjo shum\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>E n\u00eb rast se do t\u00eb investohet projekti nga qeveria shqiptare, do t\u00eb financohet prej saj, kush do ta marr\u00eb?<\/p>\n<p>Mos vall\u00eb ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb skenar q\u00eb shkon prap\u00eb te gjurm\u00ebt e Klodian Zotos dhe Mirel M\u00ebrtirit? Mos vall\u00eb duan t\u00eb mbajn\u00eb gjall\u00eb skem\u00ebn e afer\u00ebs s\u00eb incenerator\u00ebve duke mbajtur \u00e7mimin 29 euro\/ton?<\/p>\n<p>Qeveria duhet t\u00eb paguaj\u00eb vlerat, por kur vet\u00eb Farudin Arapi si administrator i inceneratorit t\u00eb Fierit thekson se, vlera p\u00ebr landfillim \u00ebsht\u00eb 12 euro,\u00a0nuk ka pse t\u00eb priten fatura 29 euro kur incenerator nuk ka dhe kur investim p\u00ebr incenerator nuk kryhet dhe nuk ka nj\u00eb biznes-plan, por vazhdojn\u00eb hetimet nga SPAK-u, t\u00eb cilat mund t\u00eb zgjatin dhe vendimi i gjykat\u00ebs mund t\u00eb zgjas\u00eb jo pak.<\/p>\n<p>Qeveria do t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb incenerator me 29 euro p\u00ebr ton dhe do t\u00eb financoj\u00eb apo do t\u00eb paguaj\u00eb 12 euro dhe do b\u00ebj\u00eb landfillim derisa t\u00eb kemi nj\u00eb vendim nga drejt\u00ebsia shqiptare.<\/p>\n<p>Vlera 29 euro\/ton n\u00eb momentin kur inceneratori mungon ngre mjaft dyshime se tentakulat e afer\u00ebs s\u00eb incenerator\u00ebve dhe parat\u00eb e tyre mund t\u00eb rikthehen prap\u00eb te Mirel M\u00ebrtiri, te Zoto dhe t\u00eb tijt\u00eb.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dyshim jo vet\u00ebm i arsyesh\u00ebm, por q\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb shpejt\u00eb nga institucionet shtet\u00ebrore shqiptare, pse paguhet m\u00eb shum\u00eb se dyfishi i landfillimit ku incenerator nuk ka, ku biznes-plani i investimit nuk \u00ebsht\u00eb kryer.<\/p>\n<p>Dhe shteti apo qeveria nuk thot\u00eb a do ta nd\u00ebrtoj\u00eb me parat\u00eb e veta inceneratorin e Tiran\u00ebs dhe a do t\u00eb respektoj\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb koncesionare, e cila n\u00eb fakt ishte nj\u00eb afer\u00eb korruptive e filluar n\u00eb Elbasan, q\u00eb shkon n\u00eb Fier dhe p\u00ebrfundon n\u00eb Tiran\u00eb.<strong>\/CNA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Afera e landfillit dhe inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhat\u00eb n\u00eb 30 vitet e fundit.\u00a0Shumat jan\u00eb t\u00eb frikshme.\u00a0Nj\u00eb kontrat\u00eb koncesionare q\u00eb ishte jo m\u00eb pak se 300 milion\u00eb euro t\u00eb ardhura p\u00ebr kompanin\u00eb koncesionare nga shteti shqiptar, nga qeveria, nga Bashkia e Tiran\u00ebs. M\u00eb\u00a0pas 180 milion\u00eb euro t\u00eb tjera q\u00eb duhet t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":54919,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[46],"tags":[],"class_list":["post-54918","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54918","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54918"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54918\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/54919"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54918"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54918"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54918"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}