{"id":55013,"date":"2023-08-31T19:30:05","date_gmt":"2023-08-31T19:30:05","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=55013"},"modified":"2023-08-31T19:30:05","modified_gmt":"2023-08-31T19:30:05","slug":"rruga-kushton-5-milione-euro-me-standardet-e-be-rama-e-tenderon-me-40-milione-euro","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/08\/31\/rruga-kushton-5-milione-euro-me-standardet-e-be-rama-e-tenderon-me-40-milione-euro\/","title":{"rendered":"Rruga kushton 5 milion\u00eb euro me standardet e BE, Rama e tenderon me 40 milion\u00eb euro"},"content":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa qeveria po p\u00ebrpiqet t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb eufori mediatike mbi \u201czbulimin\u201d e vendburimit t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb Shpirag, nj\u00eb shqyrtim i rritjes ekonomike t\u00eb humbur p\u00ebr shkak t\u00eb keqqeverisjes dhe korrupsionit p\u00ebrgjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit sugjeron se n\u00eb fakt, shqiptar\u00ebt humbasin nj\u00eb \u2018mal\u2019 me naft\u00eb \u00e7do vit.<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb disat\u00eb n\u00eb dekad\u00ebn e fundit, kryeministri Edi Rama po p\u00ebrpiqet t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb eufori publike mbi nj\u00eb zbulim t\u00eb madh, i cili, pavar\u00ebsisht paralajm\u00ebrimeve t\u00eb shpeshta t\u00eb tij, d\u00ebshton t\u00eb na shfaqet. Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, Rama p\u00ebrs\u00ebriti edhe nj\u00eb her\u00eb at\u00eb q\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb edhe n\u00eb korrik t\u00eb vitit t\u00eb kaluar dhe n\u00eb raste t\u00eb tjera, se n\u00eb Shpirag do t\u00eb prodhohet naft\u00eb dhe se ky zbulim do t&#8217;i b\u00ebj\u00eb shqiptar\u00ebt, sipas fjal\u00ebve t\u00eb tij, aq t\u00eb pasur, sa t\u00eb mund t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb fond rezerv\u00eb p\u00ebr brezat e ardhsh\u00ebm, p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrdorimit t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb k\u00ebtyre parave p\u00ebr t\u00eb zgjidhur kriz\u00ebn e pensioneve.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo shum\u00eb bind\u00ebse, ai madje shkoi n\u00eb vendin ku kompania Shell po shpon, duke e deklaruar vizit\u00ebn \u201cinspektim\u201d, ndon\u00ebse nuk kuptohet se mbi \u00e7far\u00eb kompetencash, kryeministri po e kryente k\u00ebt\u00eb \u201cinspektim\u201d. Sipas ministres Balluku, \u201cnga momenti q\u00eb kemi nisur pun\u00ebn p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb fondi sovran do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb ardhura 500 mln euro n\u00eb vit t\u00eb cilat shkojn\u00eb direkt n\u00eb buxhetin e shtetit p\u00ebr t\u00eb mbuluar nevojat por flitet p\u00ebr t\u00eb ardhurat shum\u00eb m\u00eb t\u00eb larta q\u00eb nuk mund t\u00eb menaxhohen nga buxheti i shtetit por nga fondi sovran si\u00e7 ka ndodhur me naft\u00ebn n\u00eb Norvegji, Arabi Saudite, Azerbajxhan.\u201d Ndon\u00ebse autori i k\u00ebtyre radh\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb kuptoj\u00eb se \u00e7far\u00eb konkretisht po thot\u00eb ministrja n\u00eb k\u00ebt\u00eb fjali, m\u00eb duhet ta interpretoj me sugjerimin q\u00eb qeveria pret 500 milion\u00eb euro t\u00eb ardhura n\u00eb vit p\u00ebr t&#8217;i futur n\u00eb buxhetin e shtetit dhe \u201cshum\u00eb m\u00eb t\u00eb larta\u201d se sa kaq p\u00ebr t&#8217;i v\u00ebn\u00eb n\u00eb fond sovran. Pra, le t\u00eb supozojm\u00eb se b\u00ebhet fjal\u00eb, p\u00ebrvec 500 milion\u00ebve p\u00ebr buxhetin e shtetit, edhe p\u00ebr 1 miliard\u00eb apo 2 miliard\u00eb t\u00eb tjera p\u00ebr fondin sovran. Dhe duke l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb faktin q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, peshku nuk nuk \u00ebsht\u00eb tamam n\u00eb det, por n\u00eb thell\u00ebsin\u00eb e tok\u00ebs, na duhet t\u00eb themi se edhe 2 miliard\u00eb euro n\u00eb vit nga zbulimi i naft\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb e b\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb vend t\u00eb zhvilluar, madje as nuk e afron me nivelin ekonomik t\u00eb Bullgaris\u00eb apo Rumanis\u00eb, vendeve ne nivelin  m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt ekonomik mes vendeve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Prodhimi i brendsh\u00ebm bruto i Shqip\u00ebris\u00eb k\u00ebt\u00eb vit pritet t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb 2.19 trilion\u00eb lek\u00eb, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Fondit Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shif\u00ebr e barabart\u00eb me 19.9 miliard\u00eb euro, sipas kursit aktual t\u00eb k\u00ebmbimit. N\u00ebse Shpiragu b\u00ebn mrekullin\u00eb e paralajm\u00ebruar nga Rama dhe Balluku, t\u00eb 2 miliard\u00ebt q\u00eb po supozojm\u00eb se do t\u00eb vijn\u00eb, do ta shtojn\u00eb PBB-n\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb me 10 p\u00ebr qind. Prodhimi i Brendsh\u00ebm Bruto p\u00ebr frym\u00eb do t\u00eb rritet n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, nga 766 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb pritet t\u00eb jet\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, n\u00eb 842 mij\u00eb lek\u00eb ose 7,660 euro. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Bullgaria ka PBB p\u00ebr frym\u00eb n\u00eb nivelin 14 mij\u00eb euro, Rumania 17 mij\u00eb apo Hungaria, 18 mij\u00eb. T\u00eb 2 miliard\u00ebt t\u00eb ardhurat shtes\u00eb nga nafta, nuk do ta b\u00ebjn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb pasur as sa Serbia, qytetar\u00ebt e s\u00eb cil\u00ebs i g\u00ebzohen PBB-s\u00eb p\u00ebr frym\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 10 mij\u00eb euro n\u00eb vit. Me nj\u00eb fjal\u00eb, q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb arrij\u00eb nivelin ekonomik t\u00eb Serbis\u00eb, do t&#8217;i duhet t\u00eb zbuloj\u00eb tre apo kat\u00ebr shpirag\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb arritur nivelin e Rumanis\u00eb, do t&#8217;i duhet t\u00eb zbuloj\u00eb dhjet\u00eb apo pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb t\u00eb till\u00eb. Aq m\u00eb pak nuk ka shans q\u00eb mrekulli t\u00eb tilla t\u00eb na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pasur si Bashkimi Evropian, PBB p\u00ebr frym\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb aktualisht 45 mij\u00eb euro n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, ndon\u00ebse Shpiragu nuk na mjafton p\u00ebr t\u00eb arritur nivelin ekonomik t\u00eb vendeve m\u00eb t\u00eb varfra t\u00eb BE-s\u00eb, ka nj\u00eb rrug\u00eb q\u00eb, brenda pak dekadash, t\u00eb na b\u00ebj\u00eb qytetar\u00eb evropian\u00eb, jo vet\u00ebm politikisht, por edhe ekonomikisht.<\/p>\n<p>Potenciali i rritjes ekonomike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb terma real\u00eb vler\u00ebsohet nga Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb mas\u00ebn 4.5% n\u00eb vit nd\u00ebrsa n\u00eb terma nominal\u00eb, n\u00eb 7.5% n\u00eb vit. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb, p\u00ebrmes mir\u00ebqeverisjes, Prodhimi i Brendsh\u00ebm Bruto i Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb rritet, nga 19.9 miliard\u00eb euro q\u00eb \u00ebsht\u00eb aktualisht, n\u00eb 21.4 miliard\u00eb euro n\u00eb vitin e par\u00eb, n\u00eb 23 miliard\u00eb n\u00eb vitin e dyt\u00eb, n\u00eb 24.7 miliard\u00eb n\u00eb vitin e tret\u00eb, e me radh\u00eb. Me pak fjal\u00eb, rritja ekonomike potenciale, e cila mund t\u00eb realizohet, sipas vler\u00ebsimit t\u00eb FMN-s\u00eb, i jep shqiptar\u00ebve m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ardhura shtes\u00eb \u00e7do vit, nga sa mund t\u00eb jap\u00eb edhe ndonj\u00eb zbulim i madh nafte apo gazi.<\/p>\n<p>Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar e vler\u00ebson potencialin e rritjes ekonomike duke p\u00ebrdorur ushtrimet ekonomike m\u00eb t\u00eb specializuara t\u00eb mundshme. Potenciali n\u00ebnkupton prodhimin q\u00eb mund t\u00eb realizohet me eficienc\u00eb maksimale. Me pak fjal\u00eb, n\u00ebse ke qeverisjen e duhur, ekonomia shqiptare mund t\u00eb rritet me k\u00ebt\u00eb rit\u00ebm. Por n\u00eb rast se ke qeverisje t\u00eb keqe, at\u00ebhere rritja ekonomike \u00ebsht\u00eb, ose m\u00eb e ul\u00ebt se kaq, ose m\u00eb e lart\u00eb se kaq. Kur \u00ebsht\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt, do t\u00eb thot\u00eb se keqqeverisja po ia merr frym\u00ebn ekonomis\u00eb p\u00ebrmes korrupsionit, p\u00ebrmes pengesave burrokratike t\u00eb panevojshme apo p\u00ebrmes politikave t\u00eb gabuara. Kur rritja \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se sa potenciali, at\u00ebhere ka gjas\u00eb q\u00eb ajo po ushqehet nga rritja spekulative e borxhit dhe s\u00ebrish, \u00ebsht\u00eb keq sepse pasohet nga kriz\u00eb pas nj\u00eb periudhe t\u00eb caktuar.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka p\u00ebrjetuar n\u00eb fakt keqqeverisje t\u00eb t\u00eb dyja formave. N\u00eb vitet 2006-2008, qeveria rriti borxhet dhe i b\u00ebri beton para se t\u00eb binte n\u00eb kriz\u00eb nd\u00ebrsa pas vitit 2013, qeveria, jo vet\u00ebm q\u00eb ka rritur borxhet, por shpenzimet e saj kan\u00eb qen\u00eb aq inefikase sa prodhimi i brendsh\u00ebm bruto \u00ebsht\u00eb rritur tejet ngadal\u00eb. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb FMN-s\u00eb, rritja ekonomike nominale e Shqip\u00ebris\u00eb mes viteve 2014 dhe 2023 ka qen\u00eb 5%. Kjo \u00ebsht\u00eb 2.5 p\u00ebr qind m\u00eb pak n\u00eb vit. Por n\u00ebse marrim parasysh se rritja \u00ebsht\u00eb progresive, at\u00ebhere duhet t\u00eb themi se, n\u00ebse qeverisja do t\u00eb kishte realizuar rritjen ekonomike potenciale, at\u00ebhere PBB e Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb ishte sot disa shpirag\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p>Po jap nj\u00eb shembull t\u00eb shkurt\u00ebr se pse keqqeverisja apo korrupsioni i hapur jan\u00eb \u00e7far\u00eb pengojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb zbuloj\u00eb shpirag\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn q\u00eb i ka zbuluar bota e zhvilluar, pra p\u00ebrmes pun\u00ebs dhe mir\u00ebqeverisjes.<\/p>\n<p>Nj\u00eb segment rrugor 42 kilometra i gjat\u00eb q\u00eb lidh qytez\u00ebn e Ersek\u00ebs me at\u00eb t\u00eb Leskovikut n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e jugut \u00ebsht\u00eb aktualisht duke u asfaltuar. Projekti, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i prokuruar nga Banka Evropiane p\u00ebr Rind\u00ebrtim  dhe Zhvillim,  [link], parashikon zgjerimin e rrug\u00ebs aktuale me nj\u00eb met\u00ebr p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb me pes\u00eb metra gjer\u00ebsi, sistemimin e uj\u00ebrave sip\u00ebrfaq\u00ebsore p\u00ebrmes kanalit t\u00eb drenazhimit p\u00ebrgjat\u00eb t\u00eb gjith\u00eb gjat\u00ebsis\u00eb s\u00eb rrug\u00ebs, rind\u00ebrtimin e shtresave n\u00eb rast se ato jan\u00eb d\u00ebmtuar, asfaltimin dhe sinjalistik\u00ebn, e gjitha p\u00ebr pak m\u00eb shum\u00eb se 5 milion\u00eb euro. Me nj\u00eb kosto prej 125 mij\u00eb eurosh p\u00ebr kilomet\u00ebr, banor\u00ebt e zon\u00ebs dhe turist\u00ebt q\u00eb p\u00eblqejn\u00eb peisazhet e mrekullueshme t\u00eb asaj ane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, do t\u00eb mund t\u00eb shijojn\u00eb udh\u00ebtim me shpejt\u00ebsi normale.<\/p>\n<p>Por historia ka nj\u00eb an\u00eb tjet\u00ebr, an\u00ebn e nj\u00eb segmenti rrugor q\u00eb lidh Qaf\u00ebn e Qarrit me qytetin e Ersek\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn e ka prokuruar qeveria shqiptare. K\u00ebtu, qeveria ka vendosur t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb re, me nj\u00eb kosto prej rreth 40 milio\u00eb eurosh. N\u00ebse qeveria do t\u00eb kishte ndjekur standardet e Bashkimit Evropian, rruga do t\u00eb kishte kushtuar 5 milion\u00eb euro dhe qeveris\u00eb do t&#8217;i mbeteshin edhe 35 milion\u00eb t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar apo rikonstruktuar edhe 300 kilometra t\u00eb tjera rrug\u00eb t\u00eb ngjashme, n\u00eb nj\u00eb vend ku shum\u00eb fshatra vijojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb pa lidhje me rrug\u00eb t\u00eb asfaltuara. Por problemi nuk mbaron k\u00ebtu. Duke hedhur miliona euro n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb joefikase, qeveria i heq shqiptar\u00ebve nj\u00eb cop\u00eb nga rritja ekonomike potenciale, duke i l\u00ebn\u00eb ata t\u00eb varf\u00ebr edhe n\u00ebse shansi u jep naft\u00eb n\u00eb Shpirag.\/BIRN <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa qeveria po p\u00ebrpiqet t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb eufori mediatike mbi \u201czbulimin\u201d e vendburimit t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb Shpirag, nj\u00eb shqyrtim i rritjes ekonomike t\u00eb humbur p\u00ebr shkak t\u00eb keqqeverisjes dhe korrupsionit p\u00ebrgjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit sugjeron se n\u00eb fakt, shqiptar\u00ebt humbasin nj\u00eb \u2018mal\u2019 me naft\u00eb \u00e7do vit. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb disat\u00eb n\u00eb dekad\u00ebn e fundit, kryeministri &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":55014,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[46],"tags":[],"class_list":["post-55013","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55013","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55013"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55013\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/55014"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55013"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55013"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55013"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}