{"id":55535,"date":"2023-09-04T11:56:32","date_gmt":"2023-09-04T11:56:32","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=55535"},"modified":"2023-09-04T11:56:32","modified_gmt":"2023-09-04T11:56:32","slug":"pd-nderkombetaret-dhe-aksioni-i-duhur-politik-i-se-djathtes-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/09\/04\/pd-nderkombetaret-dhe-aksioni-i-duhur-politik-i-se-djathtes-shqiptare\/","title":{"rendered":"PD, nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt dhe aksioni i duhur politik i s\u00eb djatht\u00ebs shqiptare"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga<\/strong>\u00a0<strong>Nikola KEDHI <\/strong><\/p>\n<p>Her\u00eb pas here, si\u00e7 ishte dhe rasti me disa t\u00eb huaj t\u00eb ftuar n\u00eb nj\u00eb aktivitet t\u00eb disa ish demokrat\u00ebve me vul\u00eb por pa baz\u00eb, duke qene se kakofonia e lajmeve dhe ngjarjeve b\u00ebn q\u00eb t\u00eb harrohen shume gjera, duhet kujtuar se e djathta shqiptare, ajo e v\u00ebrteta, nuk \u00ebsht\u00eb aspak e izoluar si\u00e7 shume k\u00ebrkojn\u00eb ta paraqesin. Duke marr\u00eb parasysh t\u00eb gjith\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e k\u00ebtyre dy viteve t\u00eb fundit, mb\u00ebshtetja nga miq t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ka qen\u00eb e pranishme, edhe pse jo t\u00ebr\u00ebsisht e mjaftueshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr rithemelimin e PD dhe forcimin e t\u00eb djatht\u00ebs n\u00eb baz\u00eb t\u00eb disa parimeve e vlerave u pa q\u00eb n\u00eb kuvendin e Partis\u00eb Demokratike n\u00eb prill 2022, i cili u p\u00ebrsh\u00ebndet nga lider\u00eb t\u00eb kontinentit n\u00eb politik\u00eb dhe n\u00eb media.<\/p>\n<p>Kryetarja e Partive Konservatore Europiane, nj\u00eb prej grupimeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian, dhe sot kryeministrja e Italis\u00eb, Giorgia Meloni, p\u00ebrsh\u00ebndeti Kuvendin e Partis\u00eb Demokratike duke shprehur mb\u00ebshtetjen e saj p\u00ebr rithemelimin e t\u00eb djatht\u00ebs dhe kryetarin e PD Sali Berisha.<\/p>\n<p>M\u00eb kujtohet skepticizmi im, n\u00ebse kryeministrja Meloni do t\u00eb pranonte, teksa bisedoja e punonim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb me mikun tim eurodeputetin Carlo Fidanza, nj\u00eb mik shum\u00eb i mir\u00eb dhe p\u00ebrkrah\u00ebs i madh i vendit ton\u00eb. Jo vet\u00ebm q\u00eb Meloni pranoi, dhe do te kishte qen\u00eb e pranishme n\u00eb Tiran\u00eb n\u00ebse partia e saj nuk do kishte Kuvendin e vet\u00eb ato dit\u00eb, por vura re dhe nj\u00eb entuziaz\u00ebm tek miqt\u00eb italian\u00eb p\u00ebr p\u00ebrpjekjet e t\u00eb djatht\u00ebs shqiptare p\u00ebr t\u2019u ringritur. Muaj m\u00eb pas, kur mori detyr\u00ebn e Kryeministres, Meloni i d\u00ebrgoilet\u00ebr falenderimi Berish\u00ebs duke e njohur si kryetarin e PD.<\/p>\n<p>Mario Fantini, nj\u00eb mik i mir\u00eb imi dhe i Shqip\u00ebris\u00eb, kryeredaktor i revist\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe paneuropiane t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs, the European Conservative dhe nj\u00eb nga figurat ky\u00e7e intelektuale t\u00eb konservatoreve europiane, pranoi me k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndeste gjithashtu Kuvendin. S\u00eb fundmi, ai dhe mjaft intelektual\u00eb europian\u00eb dhe amerikan\u00eb kan\u00eb shprehur interes p\u00ebr dokumentin q\u00eb ne prodhuam, Kushtetut\u00ebn e Vlerave t\u00eb Djathta t\u00eb PD.<\/p>\n<p>N\u00eb Kuvendin e prillit 2022 ishin t\u00eb pranish\u00ebm nj\u00eb deputet i nj\u00eb prej partive q\u00eb sot qeverisin Suedin\u00eb, Tobias Andersson, dhe nj\u00eb an\u00ebtar i dhom\u00ebs s\u00eb Lord\u00ebve n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, Lordi James Wharton, i partis\u00eb qe sot qeveris Britanin\u00eb e Madhe.<\/p>\n<p>I nj\u00ebjti reagim p\u00ebrkrah\u00ebs ka qen\u00eb dhe nga eksponent\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb Forza Italia,\u00a0 t\u00eb cil\u00ebt dhe n\u00eb 6 dhjetor shpreh\u00ebn publikisht solidarizim me zotin Berisha, si nga lidershipi i partis\u00eb, dhe nga ish funksionare te saj si Daniele Capezzone, ish deputet dhe nj\u00eb nga z\u00ebrat me influente ne Itali.<\/p>\n<p>Po ashtu n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar t\u00eb dy forcat e qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb n\u00eb Parlamentin Europian, si nga EPP dhe nga ECR, shpreh\u00ebn mb\u00ebshtetjen e tyre p\u00ebr forc\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb djatht\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ne bisedat q\u00eb ne pat\u00ebm me ta, menj\u00eb delegacion te Sekretariatit te marr\u00ebdh\u00ebnieve me jasht\u00eb ne PD.<\/p>\n<p>Mandej, nj\u00eb vizit\u00eb e delegacionit t\u00eb k\u00ebtij Sekretariati n\u00eb Austri me partin\u00eb qe qeveris sot at\u00eb vend u b\u00eb n\u00eb Janar t\u00eb k\u00ebtij viti, e cila kaloi pa pasqyrim mediatik, por ishte nj\u00eb tjet\u00ebr shenj\u00eb q\u00eb partner\u00eb t\u00eb huaj jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb dhe t\u00eb ndihmojn\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, nj\u00eb an\u00ebtar i Komisionit t\u00eb Jasht\u00ebm n\u00eb Parlamentin britanik vizitoi Shqip\u00ebrin\u00eb, duke u takuar dhe me kryetarin e PD Berisha, dhe duke u shprehur publikisht dhe p\u00ebr shpalljen t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb viz\u00eb p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb territorin britanik t\u00eb zotit Berisha. Para pak muajsh Sekretari p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet me jasht\u00eb ne PD, Enri Ceno ishte ne nje takim me Sekretaren e Brendshme te Mbret\u00ebris\u00eb se Bashkuar, Suella Braverman.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, n\u00ebnkryetari i PD Oerd Bylykbashi apo deputet\u00eb si Tomorr Alizoti jan\u00eb takuar vazhdimisht si jasht\u00eb dhe brenda vendit me drejtues apo p\u00ebrfaq\u00ebsues te vendeve aleate. Ka plot e plot raste t\u00eb tjera t\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb Europian\u00ebve dhe Amerikan\u00ebve p\u00ebr PD dhe t\u00eb djatht\u00ebn shqiptare &#8211; raste t\u00eb cilat me ose pa dashje sfumohen nga faktor\u00ebt e ndrysh\u00ebm politik\u00eb e mediatik\u00eb n\u00eb vend e q\u00eb mendoj do t\u00eb duhet t\u00eb kishin m\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendje.<\/p>\n<p>Ndaj, teza e izolimit e te djatht\u00ebs shqiptare, dhe me konkretisht e zotit Berisha dhe e partis\u00eb qe ai drejton nuk mendoj q\u00eb q\u00ebndron plot\u00ebsisht. Natyrisht, m\u00eb shume mb\u00ebshtetje nevojitet nga partneret nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, dhe me shume pune k\u00ebrkohet nga PD p\u00ebr t\u00eb bere gar\u00eb t\u00ebv\u00ebrtet\u00eb brenda saj e p\u00ebr te zbatuar Kushtetut\u00ebn e vlerave te djathta qe ka k\u00ebrkuar dhe pranuar Doktori ne themel te partis\u00eb se tij. Shume eksponent\u00eb t\u00eb EPP duhet te heqin dore nga nj\u00eb neutralitet qe i b\u00ebn dem jo vet\u00ebm t\u00eb djatht\u00ebs, por mbi t\u00eb gjitha demokracis\u00eb ne Shqip\u00ebri. Pjes\u00eb e EPP jan\u00eb demokrat\u00ebt shqiptar\u00eb, dhe jo funksionar\u00eb t\u00eb caktuar. Neutraliteti i deritanish\u00ebm i shum\u00eb eurodeputet\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrbuzje e demokrat\u00ebve dhe vendimit t\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb zgjedhur drejtuesit q\u00eb duan.<\/p>\n<p>Th\u00ebn\u00eb kjo, ka nj\u00eb vullnet te mire ne shtete kryesore europiane, si dhe ne Parlamentin Europian p\u00ebr te mb\u00ebshtetur te djatht\u00ebn reale, si nga forcat e EPP dhe nga ato te ECR, n\u00ebse PD do e doj\u00eb realisht ndihm\u00ebn. Ajo q\u00eb shum\u00eb partner\u00eb t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb presin, me \u00e7far\u00eb un\u00eb kam kuptuar, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb q\u00eb PD \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb forc\u00eb serioze qeveris\u00ebse.<\/p>\n<p>Komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar e ka mjaft t\u00eb qart\u00eb se cila \u00ebsht\u00eb e djathta dhe opozita e v\u00ebrtet\u00eb shqiptare. E dine dhe ata te huaj qe p\u00ebr shkak lobimesh q\u00ebndrojn\u00eb neutral\u00eb. Madje, mendoj, e kuptojn\u00eb dhe d\u00ebmin e madh qe i b\u00ebjn\u00eb shtetit shqiptar duke ndihmuar zgjatimet e qeverise n\u00eb opozit\u00eb<\/p>\n<p>Gjithsesi, un\u00eb mbetem i bindur q\u00eb me ose pa ndihm\u00ebn e nd\u00ebrkomb\u00ebtareve, barra i mbetet te djatht\u00ebs p\u00ebr t&#8217;u kthyer n\u00eb alternative t\u00ebrheq\u00ebse, duke krijuar ekip frym\u00ebzues, pa hije korrupsioni, manipulimi zgjedhjesh brenda vetes dhe me nj\u00eb filozofi politike t\u00eb qart\u00eb. Elektorati blu dhe gri po b\u00ebrtasin me largimin dhe bojkotin e tyre prej nj\u00eb dekade p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Progresi me miqt\u00eb e huaj dhe aleatet \u00ebsht\u00eb i lidhur pazgjidhshm\u00ebrisht me progresin q\u00eb ndodh brenda Shqip\u00ebris\u00eb, si n\u00eb zhvillimet ne PD dhe p\u00ebr fatet e vendit.<\/p>\n<p>Te djatht\u00ebn e rikthen n\u00eb pushtet vizioni i shpalosur ne Foltore, ekipi i ri i premtuar i dal\u00eb nga gara e past\u00ebr brenda partis\u00eb dhe zbatimi i Kushtetut\u00ebs se djathte te prezantuar n\u00eb mars. Kjo krijon frym\u00ebn dhe besimin, q\u00eb m\u00eb pas ngren\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb proteste dhe qe u jep kuraj\u00ebn te refuzojn\u00eb ofertat p\u00ebr vot\u00ebn e tyre. Kjo gjithashtu u heq justifikimet dhe atyre te huajve qe lobimi i shtyn drejt neutralitetit apo mb\u00ebshtetjes se gabuar te atyre qe nuk lejojn\u00eb te djatht\u00ebn te forcohet.<\/p>\n<p>N\u00ebse i referohemi muajve te pare te Foltores, kishte nj\u00eb entuziaz\u00ebm te jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, qe thyente pesimizmin dhe apatin\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kishte rene shoq\u00ebria shqiptare ne dekad\u00ebn e fundit. Kjo ndodhi pik\u00ebrisht p\u00ebr at\u00eb qe premtohej ne ato takime. Un\u00eb deri dikur mund t\u00eb kuptoj dhe p\u00ebrse ai entuziaz\u00ebm u zbeh n\u00eb vitin e fundit, me t\u00eb gjith\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb q\u00eb u ndesh PD, si nga faktor\u00eb t\u00eb brendsh\u00ebm dhe t\u00eb jasht\u00ebm. Por, rithemelimi i t\u00eb djatht\u00ebs, rikthimi i debatit dhe ideve politike ne vend, nj\u00eb ekip i ri dhe nj\u00eb elit\u00eb e re(me duhet ta theksoj jo domosdoshm\u00ebrisht n\u00eb mosh\u00eb, por n\u00eb mendim e veprim), serioze, e aft\u00eb dhe e djatht\u00eb do t\u00eb ishin trash\u00ebgimia politike m\u00eb e madhe q\u00eb Sali Berisha do t&#8217;i linte vendit dhe te djatht\u00ebs &#8211; e ngjashme me at\u00eb t\u00eb Silvio Berlusconit ne Itali.<\/p>\n<p>Partia Demokratike ka ende pak kohe p\u00ebr ta realizuar k\u00ebt\u00eb. Shtatori deri n\u00eb dhjetor do t\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb periudh\u00eb nj\u00eb pune t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr te forcuar strukturat ne \u00e7do bashki, p\u00ebr t\u00eb shkuar drejt qytetarit n\u00eb nj\u00eb komunikim t\u00eb vazhduesh\u00ebm e jo ve\u00e7 p\u00ebr fushat\u00eb, p\u00ebr t\u00eb afruar vullnetar\u00eb n\u00eb k\u00ebto deg\u00eb lokale, p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrmir\u00ebsuar duksh\u00ebm n\u00eb marketing, IT, komunikim politik, marr\u00ebdh\u00ebnie nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebr t\u00eb hequr dor\u00eb nga m\u00ebnyra e fushatave t\u00eb viteve \u201990 e p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb shekullin e 21, dhe p\u00ebr t\u00eb vendosur nj\u00eb prezenc\u00eb t\u00eb ndjeshme territoriale ne \u00e7do cep t\u00eb Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00ebse PD nuk riformaton struktur\u00ebn dhe organizimin e vet\u00eb, duke u kthyer n\u00eb nj\u00eb parti moderne si simotrat e saj, \u00e7do diskutim mbi ardhjen e saj n\u00eb pushtet \u00ebsht\u00eb i kot\u00eb. PD n\u00eb terren nuk \u00ebsht\u00eb askund. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt trishtues, por kok\u00ebfort\u00eb gjithsesi. Dhe vakumi i l\u00ebn\u00eb nga PD, shpeshher\u00eb mbushet nga ofertat monetare e trysnit\u00eb e faktor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb politike dhe apolitik\u00eb. PD duhet t\u00eb jet\u00eb aty jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr\u00e7uar idet\u00eb e saj t\u00eb djathta p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si duhet t\u00eb qeveriset vendi, por dhe p\u00ebr t\u00eb adresuar problemet e qytetar\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb parandaluar shitblerjen e vot\u00ebs, manipulimin dhe trysnin\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjenden qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>D\u00ebgjoj shpesh se ideja e ngritjes se frym\u00ebs dhe debati p\u00ebr rikthimin e ideve politike \u00ebsht\u00eb i kot\u00eb p\u00ebr sa kohe manipulohen zgjedhjet ne nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Zgjidhja q\u00eb propozohet jan\u00eb protestat dhe mosbindja civile. Por si mund te vijn\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb protesta pa krijuar m\u00eb par\u00eb frym\u00ebn dhe besimin? Si do binden njer\u00ebzit pasi jan\u00eb zhg\u00ebnjyer me protesta \u2013 koncerte pa fund e premtime t\u00eb gjithfar\u00ebllojshme p\u00ebr 10 vite, q\u00eb k\u00ebsaj radhe PD e ka me t\u00ebr\u00eb mend, n\u00ebse nuk provohet me vepra q\u00eb \u00ebsht\u00eb ashtu?<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb jen\u00eb akuzat p\u00ebr blerje votash t\u00eb besueshme, kur n\u00eb PD ende vazhdojn\u00eb, me ose pa t\u00eb drejt\u00eb, hijet e manipulimeve p\u00ebr garat brenda partis\u00eb? Si mund t\u00eb merret seriozisht nj\u00eb parti, burokrat\u00ebt e t\u00eb cil\u00ebs dalin dhe thon\u00eb do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb program, e do t\u00eb kemi ide e propozime, nd\u00ebrkoh\u00eb kryetari i partis\u00eb ka botuar nj\u00eb dokument q\u00eb p\u00ebrmban vizionin politik dhe ideologjik t\u00eb partis\u00eb? Si mund t\u2019i besohet nj\u00eb formacioni politik q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb ideologjikisht, pretendon t\u00eb jet\u00eb i djatht\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb b\u00ebn propozime t\u00eb majta sepse mendon se k\u00ebshtu merr vota, pa e kuptuar q\u00eb humbet m\u00eb shum\u00eb se fiton n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb? T\u00eb t\u00ebra k\u00ebto pyetje i ngre \u00e7do individ q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb votoj\u00eb Partin\u00eb Demokratike, por stepet kur sheh nj\u00eb apati dhe munges\u00eb reagimi t\u00eb frikshme.<\/p>\n<p>Politika ka ligjet e saj. Po ashtu beteja politike dhe frym\u00ebzimi i njer\u00ebzve. N\u00ebse nuk bindet elektorati blu dhe gri q\u00eb te PD di\u00e7ka ka ndryshuar, asnj\u00eb protest\u00eb dhe asnj\u00eb veprim i mosbindjes civile nuk kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm. Dhe n\u00ebse nuk krijohet fryma, qe ngre njer\u00ebzit ne krah\u00eb t\u00eb nj\u00eb force politike, nuk ka nd\u00ebrkomb\u00ebtar qe merr p\u00ebrsip\u00ebr t\u2019i dal\u00eb asaj force n\u00eb krah\u00eb, me gjith\u00eb d\u00ebshir\u00ebn e mir\u00eb, sidomos duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb aspak tipike n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjendet PD.<\/p>\n<p>Forca m\u00eb e madhe opozitare ka \u00e7do faktor politik, mediatik dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb atij diplomatik kund\u00ebr. E tregoi 14 maji m\u00eb s\u00eb miri. Por ka vet\u00ebm nj\u00eb aleat potencial, i cili n\u00ebse krijon besim, nuk e tradhton, dhe ai \u00ebsht\u00eb elektorati blu dhe gri. Nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb situata n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjendet PD e v\u00ebrtet\u00eb, por ky \u00ebsht\u00eb realiteti. N\u00eb politik\u00eb duhet t\u00eb imponohesh me numra, dhe numrat arrihen duke fituar besimin, me aft\u00ebsi, analiz\u00eb, me ide, me koherenc\u00eb, me pun\u00eb, pa arrogance, pa vet\u00eb sabotim, dhe pa u tallur me ata q\u00eb duan t\u00eb t\u00eb votojn\u00eb. PD nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb i rrin\u00eb af\u00ebr kryetarit duke miratuar \u00e7do gj\u00eb, dhe as p\u00ebr ata q\u00eb shohin interesin e vog\u00ebl. PD nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr burokrat\u00eb, po p\u00ebr politikan\u00eb, njer\u00ebz me stof politik, q\u00eb kuptojn\u00eb real politik\u00ebn, diplomacin\u00eb, q\u00eb jan\u00eb me k\u00ebmb\u00eb n\u00eb tok\u00eb dhe din\u00eb t\u00eb analizojn\u00eb situat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjendet vendi dhe partia e tyre dhe t\u00eb veprojn\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsisht me seriozitetin e duhur dhe strategjin\u00eb e nevojshme.<\/p>\n<p>Vjeshta \u00ebsht\u00eb koh\u00eb prove p\u00ebr te djatht\u00ebn shqiptare dhe p\u00ebr liderin e saj Berisha. Qe ne 2025 mos te jemi duke diskutuar te nj\u00ebjt\u00ebn histori, un\u00eb uroj qe reflektimi i shume folur te kthehet ne aksion politik p\u00ebrpara se pushimet e dimrit te z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb ato t\u00eb ver\u00ebs, dhe nga Shqip\u00ebria te jene larguar dhe disa dhjet\u00ebra mij\u00ebra individ\u00eb te tjer\u00eb. Gjithmon\u00eb n\u00ebse opozita e ka seriozisht.<\/p>\n<p>*<em>Nikola Kedhi \u00ebsht\u00eb ekspert ekonomik, konsulent financiar dhe kontribuues n\u00eb media t\u00eb ndryshme si FoxNews, Daily Signal, Newsmax, American Spectator, Newsweek, Il Giornale, Atlantico, The Federalist, CapX, European Conservative dhe Mises Institute. Ai \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb prej bashkautor\u00ebve t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Vlerave t\u00eb Djathta t\u00eb PD.<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Nikola KEDHI Her\u00eb pas here, si\u00e7 ishte dhe rasti me disa t\u00eb huaj t\u00eb ftuar n\u00eb nj\u00eb aktivitet t\u00eb disa ish demokrat\u00ebve me vul\u00eb por pa baz\u00eb, duke qene se kakofonia e lajmeve dhe ngjarjeve b\u00ebn q\u00eb t\u00eb harrohen shume gjera, duhet kujtuar se e djathta shqiptare, ajo e v\u00ebrteta, nuk \u00ebsht\u00eb aspak e izoluar &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":44093,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-55535","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55535","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55535"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55535\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/44093"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55535"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55535"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55535"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}