{"id":55620,"date":"2023-09-05T09:51:19","date_gmt":"2023-09-05T09:51:19","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=55620"},"modified":"2023-09-05T09:51:19","modified_gmt":"2023-09-05T09:51:19","slug":"kabllogrami-sekret-i-ambasades-amerikane-per-nanon","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/09\/05\/kabllogrami-sekret-i-ambasades-amerikane-per-nanon\/","title":{"rendered":"Kabllogrami sekret i Ambasad\u00ebs amerikane p\u00ebr Nanon"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kabllogrami sekret i Linos<\/p>\n<p>Dat\u00eb: 8 gusht 1997<\/p>\n<p>D\u00ebrguar nga Ambasada amerikane n\u00eb Tiran\u00eb<\/p>\n<p>Merr: Departamenti amerikan i Shtetit<\/p>\n<p>Firmosur: Ambasadorja Mariza Lino<\/p>\n<p>Klasifikuar: Material konfidencial<\/strong><\/p>\n<p>\u201cFatos Nano ka lindur m\u00eb 16 shtator t\u00eb vitit 1952, \u00cbsht\u00eb i martuar me t\u00eb dashur\u00ebn e rinis\u00eb s\u00eb hershme, t\u00eb cil\u00ebn e ka njohur q\u00eb n\u00eb fakultet. Ata kan\u00eb gjithashtu edhe dy f\u00ebmij\u00eb t\u00eb rritur, nj\u00eb vajz\u00eb dhe nj\u00eb djal\u00eb. Djali, i mosh\u00ebs rreth 17, 18 vje\u00e7 \u00ebsht\u00eb duke studiuar n\u00eb nj\u00eb kolegj amerikan n\u00eb Selanik. Vajza, e mosh\u00ebs rreth 16 apo 17 vje\u00e7 studion n\u00eb Lion t\u00eb Franc\u00ebs.<\/p>\n<p>Nano \u00ebsht\u00eb diplomuar n\u00eb Fakultetin e Ekonomis\u00eb n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs, i specializuar n\u00eb Ekonomin\u00eb Politike. Nga viti 1975-1978 Nano punoi n\u00eb menaxhimin e Metalurgjikut n\u00eb Elbasan. Nga 1978 deri n\u00eb 1981, ai punoi si k\u00ebrkues n\u00eb Ekonomin\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb Institutin Marksiz\u00ebm Leninizmit n\u00eb Tiran\u00eb. Nga 1981 deri n\u00eb 1984, Nano punoi si ekonomist n\u00eb ferm\u00ebn bujq\u00ebsore t\u00eb Prisk\u00ebs. Nga viti 1984 deri n\u00eb 1990 punoi si k\u00ebrkues mbi problemet socio-ekonomike dhe t\u00eb reformave t\u00eb tregjeve n\u00eb bllokun e lindjen, p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Institutin Marksiz\u00ebm Leninizmit n\u00eb Tiran\u00eb. Vazhdimisht, nga viti 1978 deri n\u00eb 1990 ai gjithashtu ka qen\u00eb lektor n\u00eb disa fakultete t\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor t\u00eb 1990-s, Nano u em\u00ebrua Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave. N\u00eb janar-shkurt 1991 ai u ngarkua me detyr\u00ebn e z\u00ebvend\u00ebskryeministrit p\u00ebr reformat ekonomike n\u00ebn drejtimin e Presidentit Ramiz Alia dhe Kryeministrit Adil \u00c7ar\u00e7ani. Nga marsi n\u00eb maj t\u00eb 1991 ai u zgjodh Kryeministri i qeveris\u00eb q\u00eb p\u00ebrkohshme e cila p\u00ebrgatiti zgjedhjet e para pluraliste n\u00eb 31 mars 1991 duke filluar tranzicionin n\u00eb nj\u00eb sistem demokratik.<\/p>\n<p>Nga maji n\u00eb qershor 1991 atij iu dha nj\u00eb mandat i dyt\u00eb si kryeminist\u00ebr. Nano u zgjodh si deputet nga viti 1991-1992 dhe p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb zgjedhjet e k\u00ebtij viti, megjith\u00ebse karriera e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim u nd\u00ebrpre. Ai u arrestua me akuz\u00ebn e korrupsionit m\u00eb 30 korrik 1993 dhe u d\u00ebnua me 12 vjet burg n\u00eb vitit 1994 pas nj\u00eb procesi t\u00eb prishur nga shkeljet e procedurave ligjore.<\/p>\n<p>Ai u deklarua i d\u00ebnuar politik nga Amnesty International, Komisioni i Mbrojtjes s\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut n\u00eb Helsinki dhe grupe t\u00eb tjera. Nano u lirua nga burgu n\u00eb 14 mars 1997 me faljen e Presidentit Berisha gjat\u00eb p\u00ebrmbysjes s\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>Nano ishte zgjedhur kryetari i PS-s\u00eb n\u00eb Kongresin e Themelimit t\u00eb k\u00ebsaj partie m\u00eb 12 qershor 1991 dhe u konfirmua n\u00eb k\u00ebt\u00eb post n\u00eb kongresin e dyt\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj partie n\u00eb gusht 1996 gjat\u00eb koh\u00ebs kur ai ishte n\u00eb burg.<\/p>\n<p>Nano ka publikuar nj\u00eb num\u00ebr studimesh krahasuese mbi tregjet ekonomike, reformat n\u00eb bllokun e lindjes dhe funksionimin e tregjeve evropiane. Ai ka publikuar gjithashtu edhe artikuj mbi k\u00ebrkimet shkencore t\u00eb prezantuara gjat\u00eb konferencave n\u00eb Shqip\u00ebri dhe gjetk\u00eb. Nano ka marr\u00eb \u00e7mimin e tret\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb vend p\u00ebr studimet mbi faktor\u00ebt socio-ekonomik t\u00eb vendeve n\u00eb tranzicion.<\/p>\n<p>Nano flet rrjedhsh\u00ebm italisht dhe mir\u00eb anglisht. Ai gjithashtu flet rusisht, serbo-kroatisht, spanjisht dhe pak greqisht.<\/p>\n<p>Fatos Nano ka lindur n\u00eb nj\u00eb familje q\u00eb ishte pjes\u00eb e elit\u00ebs s\u00eb regjimit komunist t\u00eb vendit. Babai i tij ishte drejtor i Radio Televizionit Shqiptar p\u00ebr shum\u00eb vjet. Nano ka studiuar n\u00eb shkoll\u00ebn e mesme \u201cSami Frash\u00ebri\u201d n\u00eb Tiran\u00eb, e rezervuar p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e nomenklatur\u00ebs. Aty m\u00ebsoi gjuh\u00ebt e huaja si dhe t\u00eb luante me kitar\u00eb. N\u00eb vitin e dyt\u00eb t\u00eb gjimnazit, ai formoi nj\u00eb grup rroku (ishte solisti) q\u00eb luante muzik\u00ebn e Bit\u00ebllsave, rrept\u00ebsisht e ndaluar p\u00ebr publikun e gjer\u00eb gjat\u00eb asaj periudhe.<\/p>\n<p>Referuar disa t\u00eb dh\u00ebnave, kur Nano ishte duke punuar n\u00eb Institutin e Marksiz\u00ebm-Leninizmit ai u pikas nga gruaja e Enver Hoxh\u00ebs, e cila kryesonte institutin p\u00ebr favore speciale. Ajo ka ndjekur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme karrier\u00ebn e tij dhe e ndihmoi at\u00eb n\u00eb pika strategjike p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur nga nj\u00eb pune t\u00eb tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>Ai u zgjodh z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr n\u00eb vitet e hershme 1991 dhe pas r\u00ebnies s\u00eb qeveris\u00eb \u00c7ar\u00e7ani ai u b\u00eb Kryeminist\u00ebr. Pas kat\u00ebr jav\u00ebsh n\u00eb k\u00ebt\u00eb post, atij i duhej t\u00eb p\u00ebrgatitej p\u00ebr zgjedhjet e 31 marsit 1991. kandidoi dhe fitoi si kandidat i Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb duke fituar me balotazh. Ai u em\u00ebrua p\u00ebrs\u00ebri si Kryeminist\u00ebr, megjith\u00ebse puna e tij e re nuk do t\u00eb zgjaste m\u00eb shum\u00eb se e para. Grevat e p\u00ebrgjithshme t\u00eb organizuara nga Sindikatat e Pavarura, t\u00eb cilat filluan nj\u00eb jav\u00eb pas marrjes s\u00eb detyr\u00ebs detyruan at\u00eb t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen disa jav\u00eb m\u00eb von\u00eb. Ylli Bufi mori postin e Kryeministrit n\u00eb nj\u00eb qeveri po aq jet\u00ebgjat\u00eb sa ajo e Nanos.<\/p>\n<p>Nano fitoi vendin bosh t\u00eb kryetarit t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs n\u00eb kongresin e 10 t\u00eb saj n\u00eb qershor t\u00eb vitit 1991. Shkrimtari Drit\u00ebro Agolli ishte rivali i tij kryesor n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Gjat\u00eb atij kongresi, Partia e Pun\u00ebs nd\u00ebrroi emrin duke e b\u00ebr\u00eb Partia Socialiste e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Partia Socialiste u p\u00ebrgatit p\u00ebr nj\u00eb humbje t\u00eb madhe n\u00eb zgjedhjet e marsit 1992. Gjat\u00eb asaj kohe, ai u akuzua p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje me Berish\u00ebn p\u00ebr kalimin e pushtetit nga e djathta. Flitej q\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje n\u00eb Trieste t\u00eb Italis\u00eb n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb prezenc\u00eb t\u00eb Mentor \u00c7okut.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb atyre zgjedhjeve, Nano fitoi mandatin n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb. Rivali i tij ishte Perikli Teta, tani Sekretar Shteti n\u00eb Ministrin\u00eb e Mbrojtjes n\u00eb qeverin\u00eb Nano.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb fundit n\u00eb parlament para se t\u00eb arrestohej, Nano akuzoi ish-ambasadorin e Shteteve t\u00eb Bashkuara Uilliam Rajerson dhe CIA-n p\u00ebr komplot me Berish\u00ebn p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb procesi gjyq\u00ebsor t\u00eb rrem\u00eb ndaj tij. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin fjalim, Nano akuzoi Berish\u00ebn se e kishte kthyer vendin n\u00eb nj\u00eb Republik\u00eb Bananesh n\u00ebn var\u00ebsin\u00eb e SHBA-ve.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1996, u p\u00ebrhap\u00ebn z\u00ebra se vajza e tij merrte drog\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai ishte n\u00eb burg nd\u00ebrsa djali i tij adoleshent kishte dal\u00eb nga kontrolli i mamas\u00eb duke u b\u00ebr\u00eb rebel dhe i padisiplinuar. Me t\u00eb dy f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb studionin jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pavar\u00ebsisht se si \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, ata duket se tani jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mbar\u00eb duke u bashkuar me prind\u00ebrit n\u00eb plazhin e Durr\u00ebsit, ku ishin t\u00eb pranish\u00ebm edhe t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>Nano \u00ebsht\u00eb intensiv, i fokusuar dhe individual. \u00cbsht\u00eb 168 cm, nj\u00eb gjat\u00ebsi mesatare p\u00ebr meshkujt shqiptar\u00eb. Doli nga burgu mbi pesh\u00eb dhe i parruar. Shum\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb vjet\u00ebr u shprehen se nuk e kishin njohur at\u00eb pas daljes nga burgu. Nj\u00eb duhanpir\u00ebs i regjur, nj\u00eb kafsh\u00eb sociale q\u00eb shijon bredhjet n\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb nat\u00ebs me rrethin e ngusht\u00eb t\u00eb shok\u00ebve politikan\u00eb. \u00cbsht\u00eb serioz edhe kur b\u00ebn shaka.<\/p>\n<p>Miku i tij m\u00eb i af\u00ebrt gjat\u00eb koh\u00ebve m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira kur ai ishte n\u00eb burg ishte B.Zeneli. Zenelit, i cili ishte miku m\u00eb i besuar pas gruas s\u00eb tij, nuk iu dha nj\u00eb pozicion prestigjioz me profil t\u00eb lart\u00eb. P\u00ebrkundrazi, ai mbajti nj\u00eb profil t\u00eb ul\u00ebt duke qen\u00eb deputet i parlamentit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kryetar i Komisionit Parlamentar p\u00ebr Pun\u00ebt e Jashtme.<\/p>\n<p>Gruaja, e vizitonte Nanon nj\u00eb her\u00eb n\u00eb jav\u00eb n\u00eb burgun e Tepelen\u00ebs. Ata jan\u00eb duksh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrkushtuar ndaj njeri-tjetrit. Edhe pse ajo nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e aft\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebt e huaja dhe nuk flet shum\u00eb n\u00eb publik, n\u00eb prani t\u00eb t\u00eb huajve, duket qart\u00eb se Nano ka konsiderat\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb\u2026\u201d<\/p>\n<p><strong>Withers: &#8220;Rikthimi i Fatos Nanos? Ende po e presim t\u00eb ndodh\u00eb&#8221;<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb kabllogram i dat\u00ebs 27 tetor 2008, i ish-ambasadorit Withers v\u00eb n\u00eb dukje se roli i Fatos Nanos n\u00eb politik\u00ebn shqiptare ka qen\u00eb gjer\u00ebsisht i debatuar, ve\u00e7an\u00ebrisht q\u00eb nga largimi i tij nga pushteti dhe dor\u00ebheqja nga posti i kryetarit t\u00eb PS-s\u00eb n\u00eb vitin 2005.<\/p>\n<p>&#8220;Fakti q\u00eb i dor\u00ebzoi drejtimin e PS-s\u00eb kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs, Edi Rama, dukej jo aq i zakont\u00eb p\u00ebr nj\u00eb politikan ambicioz dhe pritet q\u00eb ai t\u00eb rikthehet s\u00ebrish n\u00eb pushtet. Q\u00ebllimet e tij politike nuk jan\u00eb t\u00eb qarta dhe ndoshta veprimet e tij q\u00eb prej 2005-\u00ebs kan\u00eb munges\u00eb kohezioni&#8221;, thekson mesazhi.<\/p>\n<p>Disa mendojn\u00eb se ai u largua nga politika p\u00ebr shkak t\u00eb interesave t\u00eb biznesit dhe ato personale; t\u00eb tjer\u00eb mendojn\u00eb se ai do t\u00eb kthehet n\u00eb politik\u00eb sapo t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ardhur me buj\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>&#8220;Flirti i fundit i tij me LSI-n\u00eb e Ilir Met\u00ebs e ka mbushur Tiran\u00ebn me spekulime se rikthimi do t\u00eb jet\u00eb i shpejt\u00eb&#8221;, thekson mesazhi. &#8220;Megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb larguar, Nano mbetet nj\u00eb forc\u00eb e madhe n\u00eb PS, duke e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb k\u00ebt\u00eb parti me grupin e njer\u00ebzve q\u00eb nuk e kan\u00eb mb\u00ebshtetur kurr\u00eb Ram\u00ebn. Pas ver\u00ebs s\u00eb 2007-\u00ebs, kur Nano d\u00ebshtoi me p\u00ebrpjekjen e tij p\u00ebr presidenc\u00ebn, ai u shfaq p\u00ebrball\u00eb rivalit Rama me nj\u00eb fushat\u00eb d\u00ebgjimi p\u00ebr popullin, por e braktisi k\u00ebt\u00eb nism\u00eb pas vet\u00ebm kat\u00ebr takimesh, nd\u00ebrsa vet\u00eb Rama e vazhdoi fushat\u00ebn e tij deri n\u00eb fund&#8221;, shton kabllogrami.<\/p>\n<p>&#8220;Shtr\u00ebngimi i duarve me Berish\u00ebn gjat\u00eb bojkotit t\u00eb vitit 2006-2007 nuk u pa si nj\u00eb rikthim triumfues prej burr\u00eb-shteti, t\u00eb pakt\u00ebn nuk ishte ajo q\u00eb Nano priste. Megjith\u00ebse takimi p\u00ebrmbushi nj\u00eb q\u00ebllim kryesor afatshkurt\u00ebr, pamja e Berish\u00ebs duke k\u00ebrkuar k\u00ebshilla dhe mb\u00ebshtetje nga njeriu m\u00eb i korruptuar n\u00eb politik\u00ebn shqiptare dhe armiku i tij m\u00eb i madh, u pa si oportuniz\u00ebm nga t\u00eb dyja pal\u00ebt&#8221;, thekson kabllogrami.<\/p>\n<p>&#8220;Ka disa teori p\u00ebr q\u00ebllimet e Nanos: disa besojn\u00eb se ai u mbajt larg pushtetit nga nj\u00eb marr\u00ebveshje Berisha-Rama, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos fitonte presidenc\u00ebn, ku u vendos menj\u00ebher\u00eb Bamir Topi. T\u00eb tjer\u00eb sugjerojn\u00eb se Nano e ka l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb politik\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ndjekur ekskluzivisht interesat e tij t\u00eb biznesit n\u00ebp\u00ebrmjet lidhjeve politike dhe sociale&#8221;, theksohet n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr komentet e ambasad\u00ebs amerikane thuhet se &#8220;\u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb d\u00ebshtimi me presidenc\u00ebn dhe mungesa e nj\u00eb momenti t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb, tregojn\u00eb se Shqip\u00ebria e ka kap\u00ebrcyer epok\u00ebn &#8216;Nano&#8217;. Por pak vet\u00eb besojn\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb larguar p\u00ebrfundimisht nga politika dhe mund t\u00eb kthehet n\u00eb \u00e7do koh\u00eb&#8221;.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kabllogrami sekret i Linos Dat\u00eb: 8 gusht 1997 D\u00ebrguar nga Ambasada amerikane n\u00eb Tiran\u00eb Merr: Departamenti amerikan i Shtetit Firmosur: Ambasadorja Mariza Lino Klasifikuar: Material konfidencial \u201cFatos Nano ka lindur m\u00eb 16 shtator t\u00eb vitit 1952, \u00cbsht\u00eb i martuar me t\u00eb dashur\u00ebn e rinis\u00eb s\u00eb hershme, t\u00eb cil\u00ebn e ka njohur q\u00eb n\u00eb fakultet. Ata &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":55621,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-55620","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55620","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55620"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55620\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/55621"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55620"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55620"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55620"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}