{"id":55833,"date":"2023-09-07T08:12:37","date_gmt":"2023-09-07T08:12:37","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=55833"},"modified":"2023-09-07T08:13:08","modified_gmt":"2023-09-07T08:13:08","slug":"te-na-japin-cfare-te-na-japin-vec-te-rrijme-rehat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/09\/07\/te-na-japin-cfare-te-na-japin-vec-te-rrijme-rehat\/","title":{"rendered":"\u201cT\u00eb na japin, \u00e7far\u00eb t\u00eb na japin, ve\u00e7 t\u00eb rrijm\u00eb rehat\u201d!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Enver BYTY\u00c7I<\/strong><\/p>\n<p>\u201cLe t\u00eb na japin, \u00e7far\u00eb t\u00eb na japin, ve\u00e7 t\u00eb rrijm\u00eb rehat\u201d!!! Kjo ishte ofshama e nj\u00eb intelektuali nga Kosova gjat\u00eb nj\u00eb diskutimi debat saiI p\u00ebrket situat\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend dhe ngjarjeve n\u00eb veri. Mendja intelektuale e nj\u00eb publicisti e thoshte me bindje k\u00ebt\u00eb aksiom\u00eb \u201ct\u00eb zgjidhjes\u201d s\u00eb konfliktit midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. N\u00eb fakt kjo formul\u00eb t\u00eb t\u00eb menduarit ka ardhur dhe \u00ebsht\u00eb ngjizur nga politika e shkuar e Kosov\u00ebs. Hashim Tha\u00e7i i thoshte Kurtit nr 1 n\u00eb qeverisje: \u201cHajde Albin, shkojm\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn ovale t\u00eb presidentit Trump dhe e n\u00ebnshkruajm\u00eb marr\u00ebveshjen e ndryshimit t\u00eb kufijve. Hajde ta heqim qafe Serbin\u00eb\u201d! Dmth, hajde ta ndajm\u00eb Kosov\u00ebn e \u201ct\u00eb rrijm\u00eb rehat\u201d! Pastaj Batoni thoshte se \u201c\u00c7ka na duhet veriu i Kosov\u00ebs?! \u00c7ka na duhet edhe tash pas 20 vjet\u00ebsh t\u00eb flasim p\u00ebr krimet e Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb\u201d?! M\u00eb tej, sot disa t\u00eb ashtuquajtur intelektual\u00eb na thon\u00eb se \u201cVet\u00ebm ndarja e Kosov\u00ebs na jep zgjidhje, na b\u00ebn shtet\u201d! Dhe p\u00ebr n\u00eb fund Edi Rama para nj\u00eb viti na k\u00ebrc\u00ebnonte: \u201cOse Open Balkan, ose luft\u00eb\u201d! Pra, pranojeni Ballkanin e Hapur q\u00eb t\u00eb rrijm\u00eb rehat pa luft\u00eb e pa konflikt!<br \/>\nT\u00eb gjitha k\u00ebto formula dhe opinione jan\u00eb gatit n\u00eb kuzhin\u00ebn e sh\u00ebrbimeve sekrete t\u00eb propagand\u00ebs serbe e ruse, me q\u00ebllim q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Kosov\u00ebs t\u00eb pranojn\u00eb t\u00eb bisedojn\u00eb p\u00ebr opsionin e ndryshimit t\u00eb kufijve. Nd\u00ebrkaq presidenti i Serbis\u00eb, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7, n\u00eb \u00e7do takim me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e diplomacis\u00eb amerikane dhe europiane p\u00ebrs\u00ebrit refrenin, sipas t\u00eb cilit \u201cSerbia duhet t\u00eb marr\u00eb di\u00e7ka n\u00eb Kosov\u00eb. Duhet t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb territorin e veriut. Dhe, pas k\u00ebsaj, ne do t\u00eb l\u00ebshojm\u00eb aleanc\u00ebn me Rusin\u00eb e do t\u2019i bashk\u00ebngjitemi BE-s\u00eb e madje edhe NATO-s\u201d! Diplomat\u00ebt e besojn\u00eb. Thon\u00eb se \u201c\u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u2019i japim di\u00e7ka Serbis\u00eb nga territori i Kosov\u00ebs dhe ta marrim n\u00eb an\u00ebn ton\u00eb, sesa e kund\u00ebrta\u201d! Pra edhe k\u00ebta p\u00ebrdorin nocionin \u201cT\u2019i japim territor t\u00eb Kosov\u00ebs Serbis\u00eb dhe t\u00eb rrijm\u00eb rehat\u201d! Si\u00e7 e thoshte intelektuali analist e opinionist i Kosov\u00ebs para pak dit\u00ebsh!<br \/>\nTani t\u00eb vijm\u00eb te llogaria reale. Ta z\u00ebm\u00eb se Kosova u pajtua t\u2019i jap\u00eb tri apo kat\u00ebr komuna t\u00eb veriut Serbis\u00eb. A do t\u00eb kthehet Serbia e t\u00eb b\u00ebhet aleate e Perendimit?! Po ju garantoj se jo. N\u00eb pik\u00ebpamjen dhe bindjen time lidershipi i Beogradit ka si synim thjesht ta josh\u00eb bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe pal\u00ebn e Kosov\u00ebs t\u00eb pranoj\u00eb bisedime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb. Madje n\u00eb fillim duke premtuar edhe bashkimin e Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs me Kosov\u00ebn. Fillimi i bisedimeve do t\u00eb ishte gjysma e suksesit t\u00eb Beogradit. Gjysm\u00ebn tjet\u00ebr Serbia do ta plot\u00ebsonte me k\u00ebrkesa maksimaliste.<br \/>\nN\u00ebse do t\u00eb arrinte t\u00eb merrte territoret e veriut t\u00eb Kosov\u00ebs, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7 do ta shpallte veten e tij hero t\u00eb Serbis\u00eb! Dhe m\u00eb pas do t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen edhe nga politika, natyrisht duke i b\u00ebr\u00eb thirrje politikan\u00ebve tjer\u00eb q\u00eb do vinin q\u00eb t\u00eb mbanin premtimin e tij p\u00ebr aleanc\u00eb me Perendimin. Por ikja e tij do t\u00eb b\u00ebhej pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u2019i ikur premtimit p\u00ebr t\u2019iu bashkuar sidomos NATO-s. Pra p\u00ebr t\u00eb ruajtur aleanc\u00ebn dhe lidhjet politike, diplomatike, ushtarake, ekonomike, n\u00eb ernergjitik\u00eb dhe kudo me Mosk\u00ebn. Edhe sot Vu\u00e7i\u00e7 e di se nuk ka asnj\u00eb shans t\u00eb ndryshoj\u00eb kursin e Serbis\u00eb drejt Perendimit. Nuk ia pranon k\u00ebt\u00eb as Kisha, as akademia, as stafet akademike n\u00eb universitete, as mediet, as opinion publik.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebto kushte do t\u00eb vinin n\u00eb pushtet politikan\u00eb t\u00eb rinj. Asnj\u00eb prej tyre nuk ka mund\u00ebsi t\u00eb ndryshoj\u00eb kursin e Serbis\u00eb. Edhe sikur t\u00eb kishte nga ata q\u00eb kan\u00eb simpati p\u00ebr Perendimin. Pamund\u00ebsia lidhet me ato faktor\u00eb q\u00eb pengojn\u00eb sot Vu\u00e7i\u00e7-in n\u00eb ndryshimin e k\u00ebtij kursi. P\u00ebr pasoj\u00eb n\u00eb Beograd do t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb flitet p\u00ebr serb\u00ebt n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr manastirin e De\u00e7anit, Brezovic\u00ebn, Kllokotin, Gra\u00e7anic\u00ebn dhe \u00e7do m2 territor ku ka nj\u00eb kish\u00eb ose nj\u00eb gur t\u00eb \u201cshenjt\u00eb\u201d serb. Pasardh\u00ebsit e Vu\u00e7i\u00e7 do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebto territore ose ekstra-territore. S\u00ebrishmi me g\u00ebnjeshtr\u00ebn e radh\u00ebs se, n\u00ebse realizohen k\u00ebrkesat e tyre, ata do ta ndryshonin kursin e aleancave nga Lindja n\u00eb Perendim.<br \/>\nDo t\u00eb kishim k\u00ebshtu nj\u00eb dekad\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrpjekjesh n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb njohjes s\u00eb Serbis\u00eb, derisa shteti i Kosov\u00ebs t\u00eb zhb\u00ebhej p\u00ebrfundimisht. Pas zhb\u00ebrjes as Serbia, as SHBA-t\u00eb, as 22 vendet e BE-s\u00eb dhe as Australia, Turqia, Kanadaja etj, nuk do t\u00eb kishin nevoj\u00eb m\u00eb t\u00eb flisnin p\u00ebr shtetin e Kosov\u00ebs. As Kina e India nuk do t\u00eb d\u00ebgjonin m\u00eb nga vesh\u00ebt se ekziston nj\u00eb shtet i njohur nga mbi 100 shtete, i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb njohjes edhe nga Pekini e Dehli. Gjith\u00e7ka do t\u00eb shum\u00ebzohej me zero!<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Serbia e Rusia do ta kishin fituar betej\u00ebn me shqiptar\u00ebt! Por jo vet\u00ebm Serbia e Rusia! Edhe ky \u201cintelektuali i shquar\u201d q\u00eb ka q\u00ebllim t\u00eb vet\u00ebm \u201crehatin\u201d. Edhe Baton Haxhiu me opsionin e shum\u00ebzimit me zero t\u00eb gjakut dhe sakrificave t\u00eb Kosov\u00ebs! Do t\u00eb rrinte rehat n\u00eb Hag\u00eb gjithashtu Hashimi! Dhe pas dhjet\u00eb vitesh me siguri do t\u00eb ndjehej shum\u00eb rehat edhe Edi Rama n\u00eb pushime pensionale s\u00eb bahsku me Ko\u00e7o Kok\u00ebdhim\u00ebn n\u00eb Bregun e Jonit!<br \/>\nJa pafshi hajrin k\u00ebsaj rehatie o \u201cintelektual\u00eb\u201d t\u00eb devotsh\u00ebm p\u00ebr prapanic\u00ebn tuaj e interesat e Serbis\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Enver BYTY\u00c7I \u201cLe t\u00eb na japin, \u00e7far\u00eb t\u00eb na japin, ve\u00e7 t\u00eb rrijm\u00eb rehat\u201d!!! Kjo ishte ofshama e nj\u00eb intelektuali nga Kosova gjat\u00eb nj\u00eb diskutimi debat saiI p\u00ebrket situat\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend dhe ngjarjeve n\u00eb veri. Mendja intelektuale e nj\u00eb publicisti e thoshte me bindje k\u00ebt\u00eb aksiom\u00eb \u201ct\u00eb zgjidhjes\u201d s\u00eb konfliktit midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":50402,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-55833","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55833","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55833"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55833\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/50402"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55833"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55833"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55833"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}