{"id":56181,"date":"2023-09-11T20:08:11","date_gmt":"2023-09-11T20:08:11","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=56181"},"modified":"2023-09-11T20:10:48","modified_gmt":"2023-09-11T20:10:48","slug":"kush-eshte-prokurori-qe-amnistoi-krimin-e-bandes-se-rrajave-onm-rekomandoi-ankim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/09\/11\/kush-eshte-prokurori-qe-amnistoi-krimin-e-bandes-se-rrajave-onm-rekomandoi-ankim\/","title":{"rendered":"Kush \u00ebsht\u00eb prokurori q\u00eb amnistoi krimin e band\u00ebs s\u00eb Rrajave, ONM rekomandoi ankim"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb skandal ndodhi dit\u00ebn e sotme, me protagonist sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, pasi Prokuroria e Tiran\u00ebs ka leht\u00ebsuar akuzat ndaj an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb fisit Rraja, t\u00eb cil\u00ebt rreth nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb dhunuan brutalisht dy kush\u00ebrinjt\u00eb Jashar dhe Bilbil Maja, pasi k\u00ebta t\u00eb fundit denoncuan n\u00eb polici d\u00ebmet q\u00eb u shkakton n\u00eb banesat e tyre gurorja e Rrajave n\u00eb Borizan\u00eb t\u00eb Fush\u00eb Kruj\u00ebs.<\/p>\n<p>Fillimisht, Prokuroria e Tiran\u00ebs e regjistroi procedimin penal m\u00eb 8 korrik p\u00ebr \u201cplagosje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb me dashje\u201d, pas publikimit t\u00eb pamjeve trondit\u00ebse t\u00eb dhun\u00ebs q\u00eb shkaktoi zem\u00ebrim publik. Por, p\u00ebrmes nj\u00eb shkrese q\u00eb mban dat\u00ebn 8 gusht, i nj\u00ebjti institucion thot\u00eb se bazuar tek ekspertizat mjeko-ligjore, akuza \u00ebsht\u00eb \u201cplagosje e leht\u00eb me dashje\u201d.<\/p>\n<p>Sipas ekspertiz\u00ebs, d\u00ebmtimet e shkaktuara nga dhuna barbare me shkopinj bejsbolli nga 9 t\u00eb akuzuarit, kan\u00eb sjell\u00eb humbje t\u00eb aft\u00ebsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrkohshme n\u00eb pun\u00eb t\u00eb dy kush\u00ebrinj\u00ebve Maja, por nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb rrezikshme p\u00ebr jet\u00ebn.<\/p>\n<p>Ky arsyetim skandaloz, duket i q\u00ebllimshme p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga burgu t\u00eb af\u00ebrmit e ish-deputetit socialit Rrahman Rraja, pasi dy v\u00ebllez\u00ebrit dhe djali i tij, jan\u00eb ende n\u00eb arrati. Kodi Penal parashikon d\u00ebnime nga 3-10 vjet burg p\u00ebr plagosjen e r\u00ebnd\u00eb me dashje dhe nga gjob\u00eb deri n\u00eb 2 vjet burg p\u00ebr plagosjen e leht\u00eb me dashje; kjo e fundit vet\u00ebm me kushtin q\u00eb viktimat t\u00eb paraqesin ankim.<\/p>\n<p>Por, kush \u00ebsht\u00eb prokurori i k\u00ebtij arsyetimi skandaloz q\u00eb po shp\u00ebton nga burgu Rrajat?<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr prokurorin Ylli Bashaj, i cili ka nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb prokurori e cila \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb Prokurorn\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Kavaj\u00eb dhe n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjy\u00ebsor Tiran\u00eb. Ai nuk i ka mbyllur ende \u201chesapet\u201d me procesin e Vettingut.<\/p>\n<p>Fillimisht, ai u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), ku seanca n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vetingut u mbajt m\u00eb 12 Qershor, dhe u p\u00ebrball me pyetje nga KPK q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin kryesisht mbi koherenc\u00ebn dhe v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb kontrate p\u00ebr blerjen e nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb vitin 2000.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, ai u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb, pasi KPK vler\u00ebsoi se problemet e konstatuara n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarim dhe balanca negative e fondeve n\u00eb vler\u00ebn 133 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb nj\u00eb vit n\u00eb rastin kur vlera e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 93.09 m2 i bler\u00eb n\u00eb vitin 2000 \u00ebsht\u00eb \u00e7muar 28 mij\u00eb USD, ose 1.2 milion\u00eb lek\u00eb n\u00ebse do t\u00eb konsiderohej se ishte bler\u00eb p\u00ebr 36 mij\u00eb USD, e p\u00ebrqendruar n\u00eb nj\u00eb vit t\u00eb vet\u00ebm, si dhe duke vler\u00ebsuar faktin se subjekti ka nj\u00eb karrier\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 30- vje\u00e7are si prokuror, \u00ebsht\u00eb konkluduar se nuk jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb penalizim.<\/p>\n<p>Por, m\u00eb 30 Qershor, Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit (ONM) institucionit t\u00eb Komisioner\u00ebve Publik\u00eb q\u00eb t\u00eb ankimojn\u00eb vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Ylli Bashaj, duke e cil\u00ebsuar t\u00eb pasakt\u00eb dhe n\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb gabuar t\u00eb provave.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb hetim dhe analiz\u00eb e duhur e elementeve t\u00eb mbledhura dhe nj\u00eb vler\u00ebsim i duhur i provave, ka gjasa q\u00eb t\u2019i drejtonte organet e verifikimit drejt nj\u00eb vendimi q\u00eb \u00e7on n\u00eb shkarkimin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, shprehej ONM.<\/p>\n<p>Lidhur me blerjen e apartamentit, ONM v\u00ebren se KPK vler\u00ebsoi se \u00e7mimi i blerjes ishte 28 mij\u00eb USD, por e konsideron si nj\u00eb supozim k\u00ebt\u00eb vler\u00eb dhe \u00e7mon se duhej t\u00eb ishte vler\u00ebsuar me m\u00eb shum\u00eb kujdes dhe nuk duhej t\u00eb ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr arsyetimin dhe konkluzionet p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Sipas ONM, megjith\u00ebse subjekti ka k\u00ebmb\u00ebngulur se ka paguar 28 mij\u00eb euro p\u00ebr apartamentin, provat jan\u00eb kontradiktore pasi ka rezultuar se \u00ebsht\u00eb marr\u00eb dhe nj\u00eb kredi 8 mij\u00eb euro p\u00ebr blerje apartamenti.<\/p>\n<p>\u201cDuke pasur parasysh p\u00ebrmbajtjen e kontrat\u00ebs s\u00eb shitjes ku thuhet se \u00e7mimi \u00ebsht\u00eb paguar t\u00ebr\u00ebsisht jasht\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb noterit dhe deklaratave bankare q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr l\u00ebvrimin e 8.000 USD, v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb besojn\u00eb se \u00e7mimi real q\u00eb duhet t\u00eb konsiderohet p\u00ebr apartamentin \u00ebsht\u00eb 36 000 USD dhe jo 28 000 USD\u201d, thuhej n\u00eb rekomandim dhe shtohet se p\u00ebrgjigjet e pyet\u00ebsorit dhe komentet q\u00eb ka siguruar subjekti nga shoq\u00ebria nd\u00ebrutese nuk mund t\u00eb konsiderohen si prova t\u00eb besueshme.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ndodh rrall\u00eb q\u00eb vlera e deklaruar n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes s\u00eb nj\u00eb pasurie t\u00eb paluajtshme t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt se vlera reale e r\u00ebn\u00eb dakord nd\u00ebrmjet pal\u00ebve, q\u00eb bler\u00ebsi t\u00eb financohet nga banka me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb deklaruar n\u00eb kontrat\u00eb e cila nuk \u00ebsht\u00eb\u201d, v\u00ebren ONM dhe konkludon se \u00ebsht\u00eb i pabazuar n\u00eb prova konkluzioni i KPK se shuma e kredis\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e vler\u00ebs 28 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, ONM vler\u00ebson se prokuroi Bashaj nuk ka dor\u00ebzuar asnj\u00eb prov\u00eb t\u00eb besueshme dokumentare p\u00ebr dy hua, nj\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 2000 USD dhe tjetr\u00ebn 1500 USD. Po ashtu, n\u00eb rekomandim kund\u00ebrshtohet edhe konstatimi i KPK, se huadh\u00ebn\u00ebsit kishin pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr k\u00ebto shuma.<\/p>\n<p>\u201cDuket se KPK-ja i ka p\u00ebrcaktuar kapacitetet financiare t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsve duke u hequr vet\u00ebm kostot e jetes\u00ebs nga t\u00eb ardhurat e tyre. KPK as nuk ka pyetur dhe as ka hetuar n\u00ebse huadh\u00ebn\u00ebsit kan\u00eb pasur f\u00ebmij\u00eb, n\u00ebse kan\u00eb bler\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme apo kan\u00eb b\u00ebr\u00eb investime t\u00eb tjera, si dhe as nuk kan\u00eb kontrolluar n\u00ebse kan\u00eb detyrime apo shpenzime t\u00eb tjera financiare p\u00ebr familjet e tyre\u201d, evidenton ONM dhe e cil\u00ebson si t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ndaj\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim me Komisionin p\u00ebr k\u00ebto gjetje.<\/p>\n<p>N\u00eb rekomandim thuhet se mosdeklarimi i shlyerjes s\u00eb borxheve, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasakt\u00ebsi shtes\u00eb ndaj pretendimeve t\u00eb subjektit. V\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb \u00e7mojn\u00eb se konfirmimi i Bashajt \u00ebsht\u00eb rezultat i nj\u00eb hetimi jokoherent dhe jo t\u00eb plot\u00eb t\u00eb kryer nga KPK n\u00eb krriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cProvat e p\u00ebrdorura nga KPK p\u00ebr konkluzionet dhe vendimin e saj jan\u00eb larg t\u00eb q\u00ebnit t\u00eb besueshme ose n\u00eb p\u00ebrputhje me provat e tjera t\u00eb mbledhura gjat\u00eb k\u00ebtij procesi rivler\u00ebsimi\u201d, citohet n\u00eb rekomandim dhe theksohet se KPK duhej t\u00eb kishte arritur nj\u00eb p\u00ebrfundim tjet\u00ebr n\u00eb p\u00ebrputhje me at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb rekomandim.<\/p>\n<p>Pas rekomandimit t\u00eb ONM-s\u00eb dor\u00ebzuar institucionit t\u00eb Komisoner\u00ebve Publik\u00eb lidhur me vendimarrjen e KPK-s\u00eb p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit Ylli Bashaj, Komisionerja Irena Nino ushtroi ankim pran\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, m\u00eb 12 korrik. Nino \u00e7monte se rrethanat e rezultuara nga hetimi administrativ i Komisionit n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, duhen rivler\u00ebsuar nga Kolegji.<\/p>\n<p>Lidhur me apartamentin 93.09 m2, Nino vler\u00ebson se rrethanat e rezultuara nga hetimi administrativ i Komisionit, duhen rivler\u00ebsuar nga Kolegji n\u00eb drejtim t\u00eb arritjes s\u00eb konkluzionit mbi sakt\u00ebsin\u00eb dhe v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e deklarimeve t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr vler\u00ebn e blerjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>N\u00eb konsiderat\u00eb dhe t\u00eb rekomandimit t\u00eb ONM-s\u00eb, Nino v\u00ebren probleme n\u00eb dy marrdh\u00ebnie huaje t\u00eb Bashajt. \u201c[\u2026]P\u00ebrve\u00e7 mosp\u00ebrputhjeve t\u00eb deklarimeve mbi shumat e huave nga individ\u00ebt e m\u00ebsip\u00ebrm n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2003 dhe at\u00eb \u2018Vetting\u2019, mbetet i provuar dhe mosdeklarimi nga ana e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb deklaratat periodike vjetore, dor\u00ebzuar pran\u00eb ILDKPKI-s\u00eb, i ecuris\u00eb s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb huave dhe shlyerjeve t\u00eb tyre. K\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie interesi t\u00eb krijuara mes pal\u00ebve, duhet t\u00eb ishin deklaruar rregullisht q\u00eb nga momenti i krijimit dhe deri n\u00eb shuarjen e tyre, n\u00eb deklarimet periodike t\u00eb subjektit pran\u00eb ILDKPKI-s\u00eb\u201d, shprehet Komisionerja Publike.<\/p>\n<p>Ajo \u00e7mon se deklarimet kontradiktore lidhur me shumat e marra hua; mosdeklarimet nga subjekti i rivler\u00ebsimit n\u00eb deklaratat periodike vjetore t\u00eb shlyerjes s\u00eb tyre; si dhe mungesa e provueshm\u00ebris\u00eb me dokumentacion provues lidhur me marrjen, kthimin dhe mund\u00ebsis\u00eb financiare t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb vler\u00ebn, jan\u00eb rrethana q\u00eb duket se duhet t\u00eb analizohen dhe rivler\u00ebsohen nga Kolegji.<\/p>\n<p>Po ashtu, Nino i k\u00ebrkon Kolegjit q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb z\u00ebrat e analiz\u00ebs financiare lidhur me vler\u00ebn reale t\u00eb blerjes s\u00eb pasuris\u00eb dhe burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb deklaruara nga subjekti si burim krijimi, kryesisht p\u00ebr huat nga personat e tjer\u00eb t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>Komisionerja Publike arsyeton se proporcionaliteti vler\u00ebsohet rast pas rasti, duke pasur parasysh disa aspekte n\u00eb drejtim t\u00eb pajtueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb p\u00ebrmbajtjes s\u00eb deklarimeve me provat e tjera.<\/p>\n<p>Lidhur me shkollimin e vajz\u00ebs s\u00eb subjektit p\u00ebr periudh\u00ebn tetor 2013 \u2013 prill 2014, Nino konstaton se dokumentacioni i v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion nga subjekti i rivler\u00ebsimit, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb form\u00ebn ligjore t\u00eb k\u00ebrkuar, q\u00eb t\u00eb konsiderohet me vler\u00eb provuese dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar bindjen se n\u00eb llogari ka kaluar vet\u00ebm bursa dhe jo transferta t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Nino vler\u00ebson se shkaqet e ankimit n\u00eb vler\u00ebsimin e kriterit t\u00eb pasuris\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb gjejn\u00eb p\u00ebrgjigje gjat\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb Kolegj dhe bazuar n\u00eb konkluzionet e arritura t\u00eb ndryshohet ose t\u00eb lihet n\u00eb fuqi vendimi i Komisionit p\u00ebr prokurorin Ylli Bashaj.<\/p>\n<p>Mbetet t\u00eb shihet n\u00ebse a do t\u00eb shkarkohet apo jo nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, shkalla e dyt\u00eb e vettingut, pas ankimimit nga ONM.\/Boldnews<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb skandal ndodhi dit\u00ebn e sotme, me protagonist sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, pasi Prokuroria e Tiran\u00ebs ka leht\u00ebsuar akuzat ndaj an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb fisit Rraja, t\u00eb cil\u00ebt rreth nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb dhunuan brutalisht dy kush\u00ebrinjt\u00eb Jashar dhe Bilbil Maja, pasi k\u00ebta t\u00eb fundit denoncuan n\u00eb polici d\u00ebmet q\u00eb u shkakton n\u00eb banesat e tyre gurorja e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":56182,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-56181","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56181","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=56181"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56181\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/56182"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=56181"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=56181"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=56181"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}