{"id":56459,"date":"2023-09-13T17:33:04","date_gmt":"2023-09-13T17:33:04","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=56459"},"modified":"2023-09-13T17:33:04","modified_gmt":"2023-09-13T17:33:04","slug":"portret-i-paautorizuar-per-kandidatin-e-kukesit-emri-vata","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/09\/13\/portret-i-paautorizuar-per-kandidatin-e-kukesit-emri-vata\/","title":{"rendered":"Portret i paautorizuar p\u00ebr kandidatin e Kuk\u00ebsit, Emri Vata!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Enver BYTY\u00c7I<\/strong><\/p>\n<p>Nuk do t\u00eb flas p\u00ebr Emri Vat\u00ebn si autoritet politik. As si ekspert i siguris\u00eb komb\u00ebtare! Nuk dua t\u00eb p\u00ebrmend asgj\u00eb nga veprimtaria e tij n\u00eb detyra t\u00eb shumta, sidomos n\u00eb \u00e7eshtjet e siguris\u00eb dhe t\u00eb rendit n\u00eb Shqip\u00ebri! T\u00eb gjitha k\u00ebto mund ti thon\u00eb shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb sesa un\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij, me t\u00eb cil\u00ebt ai ka ndar\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb, sukseset dhe d\u00ebshtimet e veta.<br \/>\nT\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb jan\u00eb unik\u00eb. Kan\u00eb cil\u00ebsit\u00eb e karakteristikat e tyre! Jan\u00eb unik\u00eb, sepse asnj\u00ebri nuk ngjan plot\u00ebsisht me tjetrin. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt nuk dua t\u00eb merrem me tiparet e p\u00ebrgjithshme dhe karakteristikat e kandidatit p\u00ebr kryetar t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Kuk\u00ebsit, Emri Vata. As bindjet e tij politike nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb p\u00ebr mua objekt v\u00ebmendjeje. N\u00eb fund t\u00eb fundit bindjet politike t\u00eb zotit Vata i kan\u00eb me mij\u00ebra demokrat\u00eb.<br \/>\nDikush do t\u00eb donte q\u00eb kandidatin demokrat p\u00ebr kryetar Bashkie n\u00eb kryeqendr\u00ebn e qarkut Kuk\u00ebs ta asocojm\u00eb me lideri historik dhe aktual t\u00eb demokrat\u00ebve. Ai e respekton dhe nderon me shum\u00eb zem\u00ebr Sali Berish\u00ebn. Por ndryshimi si njer\u00ebz, si poltikan\u00eb \u00ebsht\u00eb i duksh\u00ebm. Sigurisht q\u00eb lideri i demokrat\u00ebve ka karakterstikat e liderit dhe Emri Vata \u00ebsht\u00eb larg t\u00eb qenit lider. Lider\u00ebt jan\u00eb sa gjysma e gishtave t\u00eb nj\u00ebr\u00ebs dor\u00eb. Por Emri Vata \u00ebsht\u00eb risi n\u00eb plejad\u00ebn politike t\u00eb sotme jo vet\u00ebm p\u00ebr Kuk\u00ebsin, por n\u00eb shkall\u00eb vendi.<br \/>\nN\u00ebse i b\u00ebn nj\u00eb v\u00ebrejtje ai skuqet! Sepse e ndjen q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i p\u00ebrsosur n\u00eb sjelljet dhe veprimtarin\u00eb e tij publike. Pleqt\u00eb na thoshin \u201ckujdes nga njer\u00ebzit q\u00eb as nuk skuqen, as nuk zverdhen\u201d! Pse kujdes? Sepse k\u00ebta njer\u00ebz jan\u00eb mashtrues! Jan\u00eb intrigant\u00eb. E p\u00ebr pasoj\u00eb edhe hajdut\u00eb, t\u00eb korruptuesh\u00ebm dhe t\u00eb pacip\u00eb. Ai q\u00eb nuk skuqet e nuk zverdhet i b\u00ebn t\u00eb gjitha, sepse nuk ka turp! Fatkeq\u00ebsisht Shqip\u00ebrin\u00eb e drejtojn\u00eb t\u00eb paturpshmit, t\u00eb pacip\u00ebt! Emri Vata duhet votuar edhe p\u00ebr faktin se ai skuqet kur gabon. Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se nuk gabon dy her\u00eb!<br \/>\nAta q\u00eb e njohin, e din\u00eb se Emri Vat\u00ebs i r\u00ebndon n\u00eb shpirt dhimbja e tjetrit. Esht\u00eb njeriu q\u00eb ndjen vuajtje kur vuajn\u00eb t\u00eb dob\u00ebtit e t\u00eb pambrojturit. Mund t\u00eb duket si nj\u00eb predikim fetar e madje edhe i karakterisik\u00ebs s\u00eb t\u00eb majt\u00ebs ky tipar i tij. Por e majta vet\u00ebm propagand\u00ebn dhe programin e ka si mashtrim p\u00ebr kujdesin social ose ndihm\u00ebn ndaj t\u00eb vobekt\u00ebve dhe t\u00eb t\u00eb pambrojturve. Emri Vat\u00ebs i buron nga shpirti dhe tradita nevoja p\u00ebr t\u00eb ndih\u00ebmuar e p\u00ebr t[u kujdesur p\u00ebr k\u00ebto kategori njer\u00ebzish. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk kompleksohet nga kjo karakteristik\u00eb e tij e dallueshme dhe e munguar n\u00eb shumic\u00ebn e plotikan\u00ebve tan\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nFatmir\u00ebsisht Emri Vata i p\u00ebrket nj\u00eb formacioni politik, i cili m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do parti tjet\u00ebr, ka d\u00ebshmuar se p\u00ebrkushtohet p\u00ebr drejt\u00ebsi dhe integritet. Ndaj dhe ai nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsisht pjes\u00eb e atij formacioni. Megjithat\u00eb nuk kam nd\u00ebrmend t\u00eb k\u00ebrkoj vot\u00ebn p\u00ebr Emri Vat\u00ebn thjesht p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb tij politik. Emri i tij shkon p\u00ebrtej Partis\u00eb Demokratike, p\u00ebrtej demokrat\u00ebve. Karakteristikat e tij prekin nj\u00eb mas\u00eb gjigande njer\u00ebzish q\u00eb \u00ebnd\u00ebrrojn\u00eb dhe shpresojn\u00eb n\u00eb produktin e pun\u00ebs s\u00eb nj\u00eb politikani. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mas\u00eb gjigande e kam fjal\u00ebn.<br \/>\nKa qen\u00eb zakon n\u00eb Kuk\u00ebs q\u00eb kur zinin nusen, pyesnin p\u00ebr familjen, p\u00ebr rr\u00ebnj\u00ebt e saj, e deri p\u00ebr dajot dhe miqt\u00eb e shumt\u00eb. Familja e Emri Vat\u00ebs \u00ebsht\u00eb e njohur. Askush nuk mund ta kontestoj\u00eb at\u00eb familje n\u00eb asgj\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb ai njihet edhe si n\u00ebnkryetar i Bashkis\u00eb n\u00eb vitet 2015-1019. T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb kontaktuar me t\u00eb asokohe e din\u00eb, se un\u00eb po them t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb pakontestueshme p\u00ebr personalitetin e k\u00ebtij njeriu t\u00eb edukuar dhe t\u00eb m\u00ebsuar me tradit\u00ebn e Kuk\u00ebsit e kuk\u00ebsian\u00ebve, t\u00eb Lum\u00ebs e t\u00eb limjan\u00ebve! Kjo do t\u00eb thot\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb e kund\u00ebrta e shumic\u00ebs s\u00eb kryetar\u00ebve t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm q\u00eb bashkia e Kuksit ka patur n\u00eb krye t\u00eb saj. N\u00ebse qytetar\u00ebt kuk\u00ebsian\u00eb de lumjan\u00ebt do t\u00eb duan nj\u00eb kryetar ndryshe! N\u00ebse ata do t\u00eb duan t\u00eb mos p\u00ebrballen m\u00eb me arroganc\u00ebn dhe arbirtraritetin e kryetarit t\u00eb radh\u00ebs! N\u00ebse zgjedh\u00ebsit nuk duan m\u00eb t\u00eb fyhen, t\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmben, por duan t\u00eb respektohen p\u00ebr identitetin e integritetin e tyre! At\u00ebher\u00eb duhet zgjedhur Emri Vata!<br \/>\nAi q\u00eb di t\u00eb respektoj\u00eb tjjetrin, ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs ndaj tjer\u00ebve, ai q\u00eb ndjen dhimbjen e dikujt tjet\u00ebr, ai gjendet gjithnj\u00eb n\u00eb krah qytetar\u00ebve! Kuk\u00ebsi dhe kuk\u00ebsian\u00ebt kan\u00eb shansin m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb ndjehen t\u00eb barabart\u00eb edhe me qytetarin num\u00ebr nj\u00eb t\u00eb qytetit dhe rrethit t\u00eb tyre!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Enver BYTY\u00c7I Nuk do t\u00eb flas p\u00ebr Emri Vat\u00ebn si autoritet politik. As si ekspert i siguris\u00eb komb\u00ebtare! Nuk dua t\u00eb p\u00ebrmend asgj\u00eb nga veprimtaria e tij n\u00eb detyra t\u00eb shumta, sidomos n\u00eb \u00e7eshtjet e siguris\u00eb dhe t\u00eb rendit n\u00eb Shqip\u00ebri! T\u00eb gjitha k\u00ebto mund ti thon\u00eb shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb sesa un\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":55765,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-56459","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56459","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=56459"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56459\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/55765"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=56459"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=56459"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=56459"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}