{"id":56839,"date":"2023-09-18T08:40:38","date_gmt":"2023-09-18T08:40:38","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=56839"},"modified":"2023-09-18T08:40:38","modified_gmt":"2023-09-18T08:40:38","slug":"brics-dhe-amerika-latine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/09\/18\/brics-dhe-amerika-latine\/","title":{"rendered":"BRICS dhe Amerika Latine"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Intervist\u00eb me Profesor Carlos Alberto Pereyra Mele, Drejtor i \u201cDossier Geopolitico\u201d.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Cili \u00ebsht\u00eb vizioni juaj p\u00ebr BRICS?<\/strong><\/p>\n<p>Padyshim, shfaqja e BRICS<strong>+<\/strong> (Brazilit, Rusis\u00eb, Indis\u00eb, Kin\u00ebs dhe Afrik\u00ebs s\u00eb Jugut) p\u00ebrb\u00ebn projektin m\u00eb t\u00eb madhe dhe transhendental gjeopolitik dhe gjeoekonomik global n\u00eb shekullin e XXI, q\u00eb sh\u00ebnon r\u00ebnien definitive t\u00eb dominimit anglosakson t\u00eb viteve t\u00eb fundit. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, pasi q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organiz\u00ebm ideologjik dhe gjeopolitik, i pozicionon vendet e jugut t\u00eb bot\u00ebs n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb sken\u00ebs s\u00eb pushtetit bot\u00ebror prej fuqis\u00eb s\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb tyre ekonomike, industriale e teknologjike dhe prej resurseve natyrore t\u00eb pafundme t\u00eb tyre, nd\u00ebrsa shp\u00ebrb\u00ebhet pushteti i fundit hegjemonist i perandorive perandorive per\u00ebndimore t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme, q\u00eb nga viti 1492 deri m\u00eb sot kan\u00eb kolonizuar, pushtuar dhe shkat\u00ebrruar qytet\u00ebrime, popuj dhe vende t\u00eb s\u00eb ashtuquajtur\u00ebs \u201cperiferi\u201d, duke i imponuar kode dhe vlera q\u00eb n\u00eb koh\u00eb jan\u00eb demaskuar si hipokrite dhe kontradiktore, p\u00ebrve\u00e7 se u sh\u00ebrben vet\u00ebm interesave t\u00eb tyre. \u00cbsht\u00eb k\u00ebshtu q\u00eb BRICS<strong>+<\/strong>, si organizat\u00eb multipolare, multilaterale e multikulturore t\u00eb vendeve shum\u00eb t\u00eb ndryshme, por t\u00eb bashkuara nga nj\u00eb vokacion i p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb nj\u00eb zhvillimi ekonomik pragmatik, t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb pavarur, sh\u00ebnojn\u00eb nj\u00eb ndryshim jo vet\u00ebm historik, por tektonik i bot\u00ebs s\u00eb re, duke imponuar nj\u00eb sistem multipolariteti n\u00eb qeverisjen e bot\u00ebs, duke e groposur p\u00ebrfundimisht unipolarizmin hegjemonist t\u00eb vet\u00ebshpallur nga Shtetet e Bashkuara qysh nga fundi i shekullit t\u00eb kaluar, kur ideolog\u00ebt e perandoris\u00eb dominuese dekretuan \u201cfundin e historis\u00eb\u201d. Nj\u00eb parashikim sa i d\u00ebshtuar, aq edhe arrogant e triumfalist, q\u00eb nuk ka zgjatur 30 vjet.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 k\u00ebsaj, me ndryshimin gjigantesk q\u00eb BRICS<strong>+<\/strong> po shkaktojn\u00eb, nd\u00ebrthuren 3 kontinente (Afrik\u00eb, Amerik\u00eb dhe Azi, vendet dhe popujt e tyre), q\u00eb jan\u00eb t\u00eb \u201charruarit nga bota e pasur\u201d, duke ju mund\u00ebsuar ve\u00e7 t\u00eb tjerave se qytet\u00ebrimet \u2013 ekumene aziatike (n\u00eb ve\u00e7anti ai kinez dhe indian) p\u00ebrmbysin ostracizmin e 150 viteve t\u00eb fundit n\u00ebn pushtetin britanik (q\u00eb \u00ebsht\u00eb ende vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrjashtim i historis\u00eb) dhe e transferojn\u00eb s\u00ebrish Lindjen si referim bot\u00ebror, si\u00e7 ishte n\u00eb lasht\u00ebsi, n\u00eb Mesjet\u00eb dhe n\u00eb pjes\u00ebn e madhe t\u00eb modernizmit. Ve\u00e7 t\u00eb tjerash, mund\u00ebsojn\u00eb shikueshm\u00ebrin\u00eb e duhur t\u00eb kontinentit afrikan, e qytet\u00ebrimit, historis\u00eb, kultur\u00ebs dhe popujve t\u00eb saj, duke i dh\u00ebn\u00eb bler\u00eb njer\u00ebzimit dhe potencialiteteve t\u00eb saj, si rivendikim minimal i shekujve t\u00eb dhimbjes, gjakut dhe varf\u00ebris\u00eb t\u00eb vendosur nga perandorit\u00eb mizore per\u00ebndimore. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, njohin ve\u00e7antin\u00eb etnike jugamerikane, q\u00eb buron nga p\u00ebrzierja e popujve dhe perandorive parakolombiane me europian\u00ebt e ardhur me pushtimin dhe me val\u00ebt e emigrant\u00ebve, q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb origjin\u00eb nj\u00eb qytet\u00ebrimi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe ndryshe, pavar\u00ebsisht faktit q\u00eb modelet per\u00ebndimore kan\u00eb k\u00ebrkuar gjithmon\u00eb t\u2019ua shtypin rr\u00ebnj\u00ebt indigjene dhe, si\u00e7 thot\u00eb meksikani i madh Vasconcelos, \u201craca jon\u00eb kozmike \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e re\u201d.<\/p>\n<p><strong>Samiti i fundit BRICS i Johanesburgut ka ratifikuar hyrjen e 6 shteteve t\u00eb reja \u2013 Argjentin\u00ebs, Iranit, Egjiptit, Arabis\u00eb Saudite, Etiopis\u00eb dhe Emirateve t\u00eb Bashkuara Arabe \u2013 duke filluar nga 1 janari i 2024. Cilat mendoni se do t\u00eb jen\u00eb reperkusionet e k\u00ebtij zgjerimi t\u00eb njoftuar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn?\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, zgjerimi i BRICS, ashtu si lista e gjat\u00eb e vendeve n\u00eb pritje t\u00eb aderimit, demonstrojn\u00eb suksesin e bujsh\u00ebm politik t\u00eb samitit, q\u00eb e konvalidon organizat\u00ebn si vler\u00ebn e vetme rrit\u00ebse t\u00eb bot\u00ebs multipolare, duke demonstruar nd\u00ebrkoh\u00eb zhvillimin, rritjen dhe shpresat e m\u00ebdha t\u00eb saj q\u00eb ngjall n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, p\u00ebrve\u00e7se se n\u00eb grupin e vog\u00ebl t\u00eb t\u00eb ashtuquajturit \u201ckomunitet nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u201d.\u00a0N\u00eb realitet, preferoj q\u00eb disa t\u00eb dh\u00ebna flasin vet\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb ekspansion, BRICS do t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb rreth 46% t\u00eb popullsis\u00eb bot\u00ebrore (4% m\u00eb shum\u00eb me aderimin e vendeve t\u00eb reja). Do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb 36% t\u00eb PBB globale (sipas barazis\u00eb s\u00eb fuqis\u00eb bler\u00ebse apo PBB), 25% t\u00eb eksporteve, 40% t\u00eb prodhimit total t\u00eb gazit dhe 43% t\u00eb prodhimit t\u00eb naft\u00ebs. Hyrja e Argjentin\u00ebs do t\u00eb shtoj\u00eb 32.1% t\u00eb rezervave t\u00eb litiumit. Kina mban tashm\u00eb 80% t\u00eb rezervave bot\u00ebrore t\u00eb metaleve t\u00eb rralla, t\u00eb cilave do t\u2019ju shtojn\u00eb kontrollin e 63% t\u00eb uraniumit t\u00eb pasuruar b\u00ebrthamor bot\u00ebror, me 38% ruse dhe 25% kineze. Nd\u00ebrsa Shtetet e Bahskuara importojn\u00eb nga Rusia 25% t\u00eb uraniumit t\u00eb djegur nga 94 impiantet e saj dhe prodhojn\u00eb 20% t\u00eb elektricitetit amerikan.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr t\u00eb mos ju m\u00ebrzitur me t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb m\u00ebtejshme mbi mjaftueshm\u00ebrin\u00eb e resurseve natyrale dhe revervave energjitike q\u00eb p\u00ebrfshin, p\u00ebrve\u00e7 inercis\u00eb rrit\u00ebse t\u00eb transanksioneve treg\u00ebtare, avancimit t\u00eb rrug\u00ebve t\u00eb komunikimit e t\u00eb infrastrukturave dhe nga lindja evalutave t\u00eb reja q\u00eb z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb dollarin, shtoj vet\u00ebm konceptin politik q\u00eb avancimi i BRICS<strong>+<\/strong> dhe dalja e jugut t\u00eb bot\u00ebs jan\u00eb nj\u00eb realitet i pamundur p\u00ebr t\u2019u injoruar, pavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjeve anglosaksone dhe t\u00eb europian\u00ebve. Them t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn p\u00ebr t\u00ebrheqjen evidente dhe t\u00eb zgjatur t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Per\u00ebndimit. Jam i bindur se nga fundi i Bashkimit Sovjetik n\u00eb vitin 1991, gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb nj\u00eb luft\u00eb gjeopolitike dhe jo ideologjike, k\u00ebshtu q\u00eb samiti BRICS + prish mitin se jugu nuk ka b\u00ebr\u00eb apo marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb historin\u00eb e fundit t\u00eb njer\u00ebzimit. P\u00ebrkundrazi, d\u00ebnimi i t\u00eb q\u00ebnit nj\u00eb zon\u00eb e varur dhe periferike p\u00ebr furnizimin me resurse natyrore dhe njer\u00ebzore p\u00ebr zhvillimin kapitalist dhe ekonomik t\u00eb bot\u00ebs per\u00ebndimore p\u00ebrfundimisht p\u00ebrmbyset. E gjitha kjo ka p\u00ebrfunduar. Ja pse p\u00ebrs\u00ebris: nuk jemi p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb ndryshimi historik, por edhe nj\u00eb ndryshimi tektonik.<\/p>\n<p><strong>Amerika Latine mund t\u00eb mb\u00ebshtetet mbi dy shtete t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb BRICS si Brazili dhe Argjentina. Cilat jan\u00eb skenar\u00ebt e mundsh\u00ebm p\u00ebr kontinentin latinoamerikan? Shikoni n\u00eb horizont hyrjen e vendeve t\u00eb tjera?<\/strong><\/p>\n<p>Do ta p\u00ebrq\u00ebndroj p\u00ebrgjigjen time mbi vendet e Amerik\u00ebs Latine, pasi si Amerika Veriore, ashtu edhe Amerika Qendrore i p\u00ebrgjigjen koordinatave t\u00eb tyre dhe t\u00eb ndryshme gjeopolitike. \u00cbsht\u00eb e natyrshme dhe jo rast\u00ebsishme se prania e p\u00ebrbashk\u00ebt e Brazilit dhe Argjentin\u00ebs n\u00eb BRICS+ \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt i k\u00ebrkuar dhe i premtuar nga pushtetet e organizat\u00ebs, n\u00eb strategjin\u00eb e tyre t\u00eb forcimit t\u00eb jugut t\u00eb bot\u00ebs dhe duke nxitur n\u00eb k\u00ebto shtete nj\u00eb mb\u00ebshtetje reale q\u00eb sh\u00ebrben si kundrapesh\u00eb ndaj pushtetit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, jemi p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb skenari t\u00eb diskutuar midis veriut e jugut dhe \u00ebsht\u00eb themelore q\u00eb t\u00eb dy vendet e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb n\u00ebnkontinentit jan\u00eb nga ana e BRICS+, nd\u00ebrsa aksi Brazilia \u2013 Buenos Aires, i forcuar nga nj\u00eb marrdh\u00ebnie treg\u00ebtare dhe historike shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme midis dy vendeve, \u00ebsht\u00eb porta m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e mundur p\u00ebr vendet e tjera t\u00eb rajonit p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb organizat\u00eb me shpatulla t\u00eb mbuluara.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 k\u00ebsaj, duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb sesi Brazili, ashtu edhe Argjentina jan\u00eb vende q\u00eb shfaqen vet\u00ebm mbi Atlantik, nj\u00eb prej k\u00ebrkesave themelore t\u00eb rajonit do t\u00eb ishte ajo e inkorporimit n\u00eb vendet e BRICS<strong>+\u00a0<\/strong> vende kufitare me vende q\u00eb kan\u00eb dalje n\u00eb Oqeanin Paq\u00ebsor, p\u00ebr t\u00eb garantuar nj\u00eb lidhje detare direkte me Azin\u00eb \u2013 kryeqytetin e ri t\u00eb bot\u00ebs \u2013 dhe praktikisht p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Amerik\u00ebn e Jugut nj\u00eb ishull t\u00eb madh biooqeanik me gjith\u00e7ka pozitive q\u00eb kjo do t\u00eb implikonte nga pik\u00ebpamja gjeostrategjike. Ky projekt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aspirat\u00eb e vjet\u00ebr e t\u00eb dy vendeve q\u00eb i p\u00ebrket mesit t\u00eb shekullit t\u00eb XX, kur l\u00ebvizjet popullore dhe komb\u00ebtare t\u00eb Getulio Vargas n\u00eb Brazil dhe Juan Per\u00f3n n\u00eb Argjentin\u00eb kan\u00eb prishur me ekuacionin e vet\u00ebasgj\u00ebsimit t\u00eb imponuar nga Shtetet e Bashkuara dhe kan\u00eb instaluar bazat e nj\u00eb bashk\u00ebpunimi trasformativ e t\u00eb industrializuar dhe furnizues ushqimesh t\u00eb transformuara dhe mineralesh: e cila, pavar\u00ebsisht kurstheve dhe grushteve t\u00eb shtetit amerikan, i ka dh\u00ebn\u00eb origjin\u00eb aksit aktual dhe shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb komercial dhe strategjik midis dy vendeve. Nj\u00eb kapitull i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i historis\u00eb q\u00eb duket nj\u00eb riedicion, fal\u00eb edhe betej\u00ebs s\u00eb palodhshme strategjike t\u00eb presidentit Lula da Silva p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur nj\u00eb sken\u00eb me shum\u00eb vende t\u00eb inkorporuar dhe me mund\u00ebsi gjiganteske p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p><strong>Shtetet e Bashkuara kan\u00eb p\u00ebrcaktuar me \u201cDoktrin\u00ebn Monroe\u201d t\u00eb tyre se Amerika e Jugut do t\u00eb ishte \u201cbah\u00e7ja\u201d e tyre dhe ka qen\u00eb qysh nga viti 1823. Si\u00e7 thoshte Sim\u00f3n Bol\u00edvar, \u201cShtetet e Bashkuara duken t\u00eb destinuara nga Hyjnia ta n\u00ebnshtrojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Amerik\u00ebn me uri dhe mjerim n\u00eb em\u00ebr t\u00eb liris\u00eb\u201d. Sipas jush, cila mund t\u00eb ishte p\u00ebrgjigja e Uashingtonit n\u00eb periudh\u00ebn afatshkurt\u00ebr dhe afatmesme ndaj zjarrit t\u00eb shkaktuar nga BRICS n\u00eb bah\u00e7en e tyre?\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Nuk kam dyshime se Shtetet e Bashkuara do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb at\u00eb q\u00eb historikisht kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb politik\u00ebn e tyre t\u00eb jashtme kundrejt Amerik\u00ebs s\u00eb Jugut. Dometh\u00ebn\u00eb, duke penguar zhvillimin n\u00eb jugun e Rio Grande, bojkotimin e do alternative bashkimi t\u00eb popujve jugamerikan\u00eb dhe p\u00ebrdorimi i t\u00eb gjitha instrumentave, nga nd\u00ebrhyrjet direkte me forc\u00eb, grushte shteti t\u00eb buta, mbytje financiare, sanksione, bllokime, destabilizim social, terroriz\u00ebm mediatik, etj.<\/p>\n<p>E kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb dhe e b\u00ebjn\u00eb edhe sot me luft\u00ebrat e tyre hibride. Nuk \u00ebsht\u00eb as m\u00eb pak e as m\u00eb shum\u00eb se zbatimi doktrin\u00ebs klasike Monroe: \u201c<em>America for the Americans<\/em>\u201d. Akoma m\u00eb shum\u00eb tani q\u00eb p\u00ebson marramend\u00ebsen e <em>d\u00e9b\u00e2cle<\/em>, q\u00eb e b\u00ebn akoma m\u00eb shum\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm, pasi e di se nuk mund t\u00eb konkurroj\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e investimeve apo me transferimet teknologjike dhe industriale nga Kina, India, Juglindja aziatike apo Rusia. Gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebs duhet t\u2019i shtojm\u00eb se popujt e rajonit po njohin \u00e7mimin e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb aleanc\u00ebs me anglosakson\u00ebt, q\u00eb nuk mund t\u00eb ofrojn\u00eb asgj\u00eb p\u00ebrve\u00e7se qasjeve t\u00eb tyre luftarake dhe q\u00eb me jugun e bot\u00ebs mund t\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb potencialitetet dhe resurset e tyre.<\/p>\n<p><strong>Argentina po drejtohet p\u00ebr zgjedhjet presidenciale t\u00eb 22 tetorit t\u00eb k\u00ebtij viti; presidenti n\u00eb fuqi \u00ebsht\u00eb peronisti Alberto Fern\u00e1ndez. Si \u00ebsht\u00eb pritur hyrja juaj n\u00eb BRICS nga popullsia, cilat jan\u00eb forcat pro-BRICS p\u00ebrve\u00e7 partis\u00eb peroniste dhe cilat jan\u00eb forcat q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrplasen p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Casa Rosada?\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Paras\u00ebgjithash, dua t\u00eb sqaroj se qeveria aktuale argjentinase \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj koalicioni midis peronizmit dhe progresizmit t\u00eb tipit europian, me presidentin Alberto Fern\u00e1ndez q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij sektori t\u00eb fundit. \u00cbsht\u00eb e njohur edhe se progresizmi apo e majta per\u00ebndimore nuk influencohet nga BRICS, se urrejn\u00eb Rusin\u00eb, Kin\u00ebn dhe Iranin. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, peronizmi, doktrinalisht nj\u00eb Pozicion i Tret\u00eb, p\u00ebrshtatet p\u00ebrsosshm\u00ebrisht me postulatet e jugut t\u00eb bot\u00ebs.\u00a0P\u00ebr sa i p\u00ebrket popullsis\u00eb, mund t\u00eb thuhet me k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb madhe hyrja e Argjentin\u00ebs n\u00eb BRICS +, pasi \u00e7do qytetar i rrug\u00ebs e di se dy partner\u00ebt tan\u00eb kryesor\u00eb komercial\u00eb \u2013 prej vitesh \u2013 jan\u00eb Brazili dhe Kina, nd\u00ebrsa m\u00eb t\u00eb informuarit jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr pengesat historike q\u00eb vendosen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb permanente ndaj produkteve ushqimore argjentinase, si n\u00eb Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>Sipas mendimit tim, besoj se qeveria konmb\u00ebtare nuk e ka komunikuar shum\u00eb mir\u00eb as k\u00ebt\u00eb hyrje n\u00eb BRICS +, as r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb dhe shkall\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb e saj. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, nuk e ka vendosur akoma si aksin e fushat\u00ebs p\u00ebr zgjedhjet presidenciale t\u00eb tetorit, duke sqaruar se ankthet dhe prioritetet e qytetar\u00ebve jan\u00eb sot sidomos n\u00eb durimin e efekteve t\u00eb nj\u00eb inflacioni q\u00eb e kalon 10% n\u00eb muaj. \u00cbsht\u00eb edhe e drejt\u00eb t\u00eb pranohet se ekzekutivi ka qen\u00eb shum\u00eb \u00eb r\u00ebnduar n\u00eb negociata shum\u00eb t\u00eb ashpra me FMN p\u00ebr shkak t\u00eb borxhit t\u00eb l\u00ebn\u00eb nga qeveria e m\u00ebparshme neoliberiste dhe q\u00eb e kan\u00eb futur vendin n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb ekonomike shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Pik\u00ebrisht, qeveria ka mbyllur nj\u00eb marr\u00ebveshje paraprake me FMN thuajse t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn jav\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn ftesa \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e njohur nga samiti i Johannesburgut. Pra gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb faz\u00ebn e zhvillimit.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb n\u00ebnvizoj edhe se 10 dit\u00eb p\u00ebrpara samitit grupi i drejtuar prej meje, \u201cDossier Geopolitico\u201d, ka paraqitur nj\u00eb dokument qeverive, drejtuesve politik\u00eb e social\u00eb, duke ju k\u00ebrkuar se t\u00eb dy akset e politik\u00ebs ton\u00eb t\u00eb jashtme t\u00eb ishin inkorporimi n\u00eb BRICS+ dhe lan\u00e7imi i projektit \u201cJugu Global\u201d bashk\u00eb me Brazilin. P\u00ebr sa i p\u00ebrket opozit\u00ebs, t\u00eb partive me prerje t\u00eb qart\u00eb neoliberiste, PRO\/UCR dhe t\u00eb ashtuquajturit libertar\u00eb e kan\u00eb refuzuar hyrjen e Argjentin\u00ebs n\u00eb BRICS+ me nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb pam\u00ebshir\u00ebshme dezinformimi dhe konfuzini, t\u00eb ndihmuar nga mediat e m\u00ebdha monopoliste, duke krijuar dyshime tek popullsia me argumente hipokrite dhe false pseudomorali dhe duke ngritur gjithmon\u00eb hipokritet \u201cvlera t\u00eb Per\u00ebndimit\u201d, por n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi shumica e argjentinasve e kupton se BRICS+ jan\u00eb rrug\u00ebdalja jon\u00eb e vetme nga kriza aktuale ekonomike e shkaktuar nga ideologjia neoliberiste.<\/p>\n<p>(nga <em>Geopoliticus<\/em>)<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti<\/strong><\/p>\n<p><strong>ARMIN TIRANA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervist\u00eb me Profesor Carlos Alberto Pereyra Mele, Drejtor i \u201cDossier Geopolitico\u201d. Cili \u00ebsht\u00eb vizioni juaj p\u00ebr BRICS? Padyshim, shfaqja e BRICS+ (Brazilit, Rusis\u00eb, Indis\u00eb, Kin\u00ebs dhe Afrik\u00ebs s\u00eb Jugut) p\u00ebrb\u00ebn projektin m\u00eb t\u00eb madhe dhe transhendental gjeopolitik dhe gjeoekonomik global n\u00eb shekullin e XXI, q\u00eb sh\u00ebnon r\u00ebnien definitive t\u00eb dominimit anglosakson t\u00eb viteve t\u00eb fundit. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":56840,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-56839","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56839","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=56839"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56839\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/56840"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=56839"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=56839"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=56839"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}