{"id":57169,"date":"2023-09-21T17:26:52","date_gmt":"2023-09-21T17:26:52","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=57169"},"modified":"2023-09-21T17:26:52","modified_gmt":"2023-09-21T17:26:52","slug":"shifra-dramatike-100-mije-dosje-presin-te-gjykohen-ne-gjykata","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/09\/21\/shifra-dramatike-100-mije-dosje-presin-te-gjykohen-ne-gjykata\/","title":{"rendered":"Shifra dramatike, 100 mij\u00eb dosje presin t\u00eb gjykohen n\u00eb gjykata"},"content":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa gjykatat jan\u00eb zbrazur nga procesi i vettingut dhe 100 mij\u00eb dosje mbeten stok, K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor zvarrit prej afro dy muajsh n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin em\u00ebrimin dhe caktimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb 40 magjistrat\u00ebve t\u00eb rinj q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfunduan n\u00eb qershor Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs, me justifikimin se jan\u00eb duke kryer ende procesin e l\u00ebvizjeve paralele dhe ngritjes n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtar\u00ebve ekzistues.<\/p>\n<p>M\u00eb 23 janar 2020, K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, KLGJ vendosi q\u00eb t\u00eb caktoj\u00eb lejimin e pranimit t\u00eb 40 kandidat\u00ebve p\u00ebr gjyqtar\u00eb, p\u00ebr t\u00eb vijuar programin e formimit fillestar pran\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs gjat\u00eb vitit akademik 2020-2021.<\/p>\n<p>Numri i lart\u00eb i pranimit u ndikua edhe nga largimet e magjistrat\u00ebve nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb, si pasoj\u00eb e shkarkimeve gjat\u00eb procesit t\u00eb vettingut.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse ky planifikim i kryer tre vjet m\u00eb par\u00eb pritej q\u00eb t\u00eb ndihmonte n\u00eb plot\u00ebsimin e vakancave t\u00eb krijuara n\u00eb gjykata, KLGJ n\u00eb kund\u00ebrshtim me p\u00ebrcaktimet n\u00eb ligjin \u201cP\u00ebr statusin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve\u2026\u201d, nuk i ka em\u00ebruar ende 40 t\u00eb diplomuarit e rinj, megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb tejkaluar afati ligjor.<\/p>\n<p>M\u00eb 26 qershor 2023, Shkolla e Magjistratur\u00ebs miratoi list\u00ebn e kandidat\u00ebve p\u00ebr magjistrat\u00eb t\u00eb diplomuar, nga t\u00eb cil\u00ebt 40 p\u00ebr gjyqtar\u00eb dhe 26 p\u00ebr prokuror\u00eb.<\/p>\n<p>Ligji \u201cP\u00ebr statusin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve\u2026\u201d parashikon n\u00eb nenin 35 se, \u201cBrenda afatit nj\u00ebmujor nga data e publikimit t\u00eb list\u00ebs s\u00eb t\u00eb diplomuarve, K\u00ebshillat: a) em\u00ebrojn\u00eb magjistrat \u00e7do person q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb list\u00ebn e t\u00eb diplomuarve, i cili p\u00ebrmbush kriteret e em\u00ebrimit, ose refuzojn\u00eb t\u00eb em\u00ebrojn\u00eb magjistrat \u00e7do person q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb list\u00ebn e t\u00eb diplomuarve, por q\u00eb nuk p\u00ebrmbush kriteret e em\u00ebrimit\u201d.<\/p>\n<p>Brenda afatit ligjor nj\u00ebmujor, m\u00eb dat\u00eb 12 korrik, K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb, KLP zhvilloi ceremonin\u00eb e betimit t\u00eb 26 prokuror\u00ebve t\u00eb rinj q\u00eb u caktuan n\u00eb pozicione n\u00eb prokurori t\u00eb ndryshme t\u00eb juridiksionit t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebm n\u00eb gjith\u00eb vendin.<\/p>\n<p>Ndryshe nga KLP, K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor vijon ende t\u00eb mos e ket\u00eb kryer k\u00ebt\u00eb detyrim t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb ligj, edhe pse kan\u00eb kaluar afro dy muaj.<\/p>\n<p>Ndryshimet ligjore t\u00eb kyera n\u00eb vitin 2021, p\u00ebrcaktuan nd\u00ebr t\u00eb tjera se procedurat verifikuese t\u00eb pasuris\u00eb dhe figur\u00ebs p\u00ebr gjith\u00eb kandidat\u00ebt p\u00ebr magjistrat\u00eb q\u00eb m\u00eb par\u00eb kryheshin pas diplomimit t\u00eb tyre, t\u00eb fillonin disa muaj m\u00eb par\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb kur t\u00eb merrnin titullin t\u00eb kishte p\u00ebrfunduar verifikimi dhe t\u00eb ishin gati p\u00ebr em\u00ebrim.<\/p>\n<p>I pyetur p\u00ebr mosem\u00ebrimin e 40 kandidat\u00ebve p\u00ebr gjyqtar\u00eb t\u00eb diplomuar n\u00eb qershor, K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor shpjegoi se ka kryer t\u00eb gjitha veprimet procedurale dhe verifikuese t\u00eb lidhura me proceset e ndryshme t\u00eb p\u00ebrmbushjes s\u00eb kushteve dhe kritereve ligjore nga k\u00ebta kandidat\u00eb dhe se m\u00eb dat\u00eb 18 korrik ka vendosur kualifikimin p\u00ebr t\u00eb 40-t\u00eb, duke vijuar procedur\u00ebn e m\u00ebtejshme p\u00ebr em\u00ebrimin e tyre si gjyqtar.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim KLGJ sqaron se p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e pushtetit gjyq\u00ebsor, ka nd\u00ebrmarr\u00eb disa hapa me q\u00ebllim plot\u00ebsimin e vendeve vakante n\u00eb gjykata, p\u00ebrmes instrumentit ligjor t\u00eb l\u00ebvizjes paralele, konkretisht n\u00ebp\u00ebrmjet hapjes s\u00eb procedurave t\u00eb l\u00ebvizjes paralele p\u00ebr disa pozicione n\u00eb Gjykatat e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Tiran\u00eb, Durr\u00ebs dhe Elbasan.<\/p>\n<p>K\u00ebto gjykata cil\u00ebsohen si institucione karriere e promovimi p\u00ebr gjyqtar\u00ebt q\u00eb jan\u00eb n\u00eb sistem.<\/p>\n<p>\u201cMe q\u00ebllim plot\u00ebsimin e k\u00ebtyre vakancave, K\u00ebshilli po vijon pun\u00ebn intensive p\u00ebr p\u00ebrfundimin e procedurave t\u00eb transferimit paralel dhe ngritjes n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb kandidat\u00ebve n\u00eb pozicionet ku kan\u00eb kandiduar, p\u00ebr t\u00eb vijuar m\u00eb pas me shpalljen e vendeve t\u00eb lira si dhe em\u00ebrimin dhe caktimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb magjistrat\u00ebve t\u00eb sapo diplomuar\u201d, citohet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e KLGJ dhe theksohet se p\u00ebrfundimi i procedurave t\u00eb l\u00ebvizjes paralele p\u00ebrpara caktimit n\u00eb pozicion t\u00eb magjistrat\u00ebve t\u00eb diplomuar \u00ebsht\u00eb detyrim dhe kusht ligjor i p\u00ebrcaktuar nga ligji nr. 96\/2016 \u2018P\u00ebr statusin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u2019, i ndryshuar.<\/p>\n<p>E pyetur p\u00ebr p\u00ebrcaktimin ligjor konkret q\u00eb urdh\u00ebron p\u00ebrfundimin e procedurave t\u00eb l\u00ebvizjes paralele t\u00eb gjyqtar\u00ebve q\u00eb jan\u00eb n\u00eb sistem, p\u00ebrpara caktimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb t\u00eb diplomuarve kandidat\u00eb p\u00ebr magjistrat\u00eb, an\u00ebtarja e KLGJ-s\u00eb e caktuar p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet me median dhe publikun, Mar\u00e7ela Shehu pohoi gjat\u00eb nj\u00eb komunikimi telefonik se bazoheshin n\u00eb pik\u00ebn 1 t\u00eb nenit 39 t\u00eb ligjit \u201cP\u00ebr statusin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve\u2026\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb t\u00eb nenit 39, p\u00ebrcaktohet se \u201cBrenda muajit qershor t\u00eb \u00e7do viti, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb procedurave t\u00eb transferimit paralel dhe ngritjes n\u00eb detyr\u00eb, secili K\u00ebshill shpall vendet e lira p\u00ebr t\u00eb em\u00ebruarit\u201d, \u00e7\u2019ka duket se parashikon q\u00eb procedurat e transferimit paralel dhe t\u00eb ngritjes n\u00eb detyr\u00eb duhej t\u00eb ishin p\u00ebrfunduar brenda muajit qershor. Po ashtu, p\u00ebrcaktohet se vendet e lira shpallen p\u00ebr \u201ct\u00eb em\u00ebruarit\u201d, ndon\u00ebse kandidat\u00ebt p\u00ebr magjistrat\u00eb jan\u00eb ende n\u00eb pritje t\u00eb em\u00ebrimit, megjith\u00ebse kan\u00eb kaluar dy muaj.<\/p>\n<p>Shehu shtoi se nj\u00eb tjet\u00ebr arsye q\u00eb ka penguar em\u00ebrimin e t\u00eb diplomuarve, ka qen\u00eb edhe mungesa e 40 vendeve t\u00eb lira t\u00eb p\u00ebrhershme. Ajo argumentoi se nj\u00eb pjes\u00eb e gjyqtar\u00ebve t\u00eb shkarkuar jan\u00eb t\u00eb pezulluar nga detyra pasi pritet shqyrtimi i ankimeve t\u00eb tyre n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb vakanca e krijuar pas pezullimit t\u00eb tyre nuk \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrhershme. Sipas Shehut, vendet ku duhet t\u00eb caktohen t\u00eb diplomuarit e rinj duhet t\u00eb jen\u00eb vende t\u00eb lira t\u00eb p\u00ebrhershme.<\/p>\n<p>\u201cMe p\u00ebrfundimin e l\u00ebvizjeve paralele hapen vendet dhe do vijohet me caktimin e t\u00eb diplomuare n\u00eb detyr\u00eb\u201d, pohoi Shehu.<\/p>\n<p>Em\u00ebrimi i 40 gjyqtar\u00ebve t\u00eb rinj do t\u00eb leht\u00ebsonte ngarkes\u00ebn e atyre aktual\u00eb n\u00eb gjykatat e shkall\u00ebve t\u00eb para t\u00eb juridiksionit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, t\u00eb krijuar n\u00eb vite, si dhe si pasoj\u00eb e shkarkimit t\u00eb nj\u00eb numri t\u00eb konsideruesh\u00ebm t\u00eb magjistrat\u00ebve nga vettingu. Po ashtu, do t\u00eb sjelli p\u00ebrshpejtim n\u00eb shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb prapambetura dhe atyre aktuale, duke u dh\u00ebn\u00eb zgjidhje m\u00eb t\u00eb shpejta k\u00ebrkimeve t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2022, numri i \u00e7\u00ebshtjeve stok n\u00eb sistem llogaritej n\u00eb 120 mij\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, t\u00eb 40 kandidat\u00ebt p\u00ebr magjistrat\u00eb q\u00eb ende nuk jan\u00eb em\u00ebruar n\u00eb detyr\u00eb, u lind e drejta q\u00eb t\u2019i drejtohen Gjykat\u00ebs Administrative p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar shlyerjen e pagave prej dat\u00ebs 26 korrik q\u00eb \u00ebsht\u00eb afati maksimal kur duhej t\u00eb ishin em\u00ebruar dhe caktuar n\u00eb detyr\u00eb, q\u00eb n\u00eb rast se do t\u00eb pajtonin avokat\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsimin e k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb rritej ndjesh\u00ebm vlera financiare q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb shlyhej nga buxheti i shtetit si pasoj\u00eb e moszbatimit t\u00eb ligjit nga ana e KLGJ-s\u00eb.\/BIRN<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa gjykatat jan\u00eb zbrazur nga procesi i vettingut dhe 100 mij\u00eb dosje mbeten stok, K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor zvarrit prej afro dy muajsh n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin em\u00ebrimin dhe caktimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb 40 magjistrat\u00ebve t\u00eb rinj q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfunduan n\u00eb qershor Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs, me justifikimin se jan\u00eb duke kryer ende procesin e l\u00ebvizjeve &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":57170,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-57169","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57169","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=57169"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57169\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/57170"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=57169"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=57169"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=57169"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}