{"id":57475,"date":"2023-09-25T20:47:54","date_gmt":"2023-09-25T20:47:54","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=57475"},"modified":"2023-09-25T20:50:23","modified_gmt":"2023-09-25T20:50:23","slug":"500-mije-dollare-dhe-sasi-te-medha-floriri-ne-banesen-e-senatorit-demokrat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/09\/25\/500-mije-dollare-dhe-sasi-te-medha-floriri-ne-banesen-e-senatorit-demokrat\/","title":{"rendered":"500 mij\u00eb dollar\u00eb dhe sasi t\u00eb m\u00ebdha floriri n\u00eb banes\u00ebn e senatorit demokrat"},"content":{"rendered":"<p>Senatori demokrat nga Nju Xhersi, Bob Menendez thot\u00eb se ai do t\u00eb dal\u00eb i pafajsh\u00ebm n\u00eb rastin federal lidhur me akuzat p\u00ebr ryshfet dhe do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb &#8220;senator i lart\u00eb i Nju Xhersit&#8221;.<\/p>\n<p>Senatori Menendez tha t\u00eb h\u00ebn\u00ebn se parat\u00eb e gjetura n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij ishin nga kursimet e tij personale dhe jo burime ryshfeti. Nj\u00eb aktakuz\u00eb ndaj tij, pretendon se zoti Menendez mori para, sasi t\u00eb m\u00ebdha floriri dhe nj\u00eb makin\u00eb luksoze n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb postit t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme politike.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetja e Partis\u00eb Demokrate p\u00ebr zotin Menendez n\u00eb shtetin ku ai ka qen\u00eb senator p\u00ebr gati pes\u00eb dekada ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb drastike. Senatori Menendez i ka mohuar akuzat dhe \u00ebsht\u00eb zotuar se do t\u00eb luftoj\u00eb aktpadin\u00eb, sipas s\u00eb cil\u00ebs ai ka p\u00ebrfituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme duke p\u00ebrdorur postin e tij p\u00ebr t\u00eb ndikuar hetimet penale kund\u00ebr bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij dhe duke vepruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Egjiptit.<\/p>\n<p>Senatori Menendez mund t\u00eb d\u00ebnohet me vite t\u00eb t\u00ebra burgim n\u00ebse gjendet fajtor<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa vet\u00eb senatori i mohon me forc\u00eb akuzat, ekspert\u00ebt thon\u00eb se akuzat jan\u00eb serioze dhe d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr funksionimin e nj\u00eb sistemi t\u00eb fort\u00eb gjyq\u00ebsor n\u00eb Shtetet e Bashkuara. Nd\u00ebrkaq n\u00eb shtetin e senatorit, n\u00eb Nju Xhersi, banor\u00ebt nuk shprehen t\u00eb befasuar.<\/p>\n<p>Senatori demokrat nga Nju Xhersi, Bob Menendez, p\u00ebrballet me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb akuzash federale, nd\u00ebr t\u00eb tjera se mori rryshfet, q\u00eb p\u00ebrmes ndikimit t\u00eb tij t\u00eb p\u00ebrfitonin tre sip\u00ebrmarr\u00ebs dhe qeveria e Egjiptit, si dhe ndihmoi p\u00ebr zgjidhjen e problemeve ligjore t\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>&#8220;Agjent\u00ebt e FBI-s\u00eb kryen kontroll tek banesa dhe tek banka ku ruanin objektet n\u00eb kasafort\u00eb Senatori Menendez dhe Nadine Menendez n\u00eb Nju Xhersi. N\u00eb dollap\u00ebt e rrobave, ata zbuluan rreth 500 mij\u00eb dollar\u00eb t\u00eb futur n\u00eb zarfa. Disa nga parat\u00eb ishin t\u00eb futura n\u00ebp\u00ebr xhepat e rrobave t\u00eb senatorit. Dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb e gjitha. Agjent\u00ebt zbuluan edhe sasi t\u00eb m\u00ebdha floriri&#8221;, njoftoi Damian Williams, prokuror i distriktit jugor t\u00eb Nju Jorkut.<\/p>\n<p>Senatori Menendez ishte p\u00ebrballur edhe m\u00eb par\u00eb me akuza p\u00ebr korrupsion n\u00eb vitin 2017, por prokuror\u00ebt nuk e vazhduan \u00e7\u00ebshtjen, pasi juria n\u00eb gjyqin kund\u00ebr tij, nuk arriti t\u00eb merrte nj\u00eb vendim n\u00ebse ai ishte fajtor, apo jo.<\/p>\n<p>Senatori i ka mohuar me forc\u00eb akuzat e reja, por kjo nuk ka befasuar aspak banor\u00ebt e Nju Xhersit.<\/p>\n<p>&#8220;Nuk befasohem. Shum\u00eb veprime t\u00eb paligjshme dhe \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb edhe e shoqja. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb hera e dyt\u00eb q\u00eb akuzohet p\u00ebr korrupsion&#8221;, thot\u00eb Liz Batan, banore e Nju Xhersit.<\/p>\n<p>&#8220;Aspak i befasuar. Pasi ja hodhi nj\u00ebher\u00eb, p\u00ebrse t\u00eb mos e b\u00ebnte prap\u00eb? \u00cbsht\u00eb p\u00ebrqasje tipike prej politikani. N\u00ebse nuk gjendesh ndonj\u00ebher\u00eb fajtor, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ftes\u00eb q\u00eb t\u00eb vazhdosh veprimet q\u00eb ke b\u00ebr\u00eb&#8221;, thot\u00eb Jack Sabulich.<\/p>\n<p>Senatori thot\u00eb se akuzat jan\u00eb nj\u00eb sulm politik ndaj karrier\u00ebs s\u00eb tij. Ai deklaroi se:<\/p>\n<p>&#8220;Forca n\u00eb prapasken\u00eb jan\u00eb p\u00ebrpjekur vazhdimisht ta heshtin z\u00ebrin tim dhe t\u00eb m\u00eb b\u00ebjn\u00eb grop\u00ebn politikisht. Kam besim se kjo \u00e7\u00ebshtje do t\u00eb zgjidhet me sukses pasi t\u00eb jen\u00eb paraqitur t\u00eb gjitha faktet, dhe bashk\u00ebqytetar\u00ebt e mi t\u00eb Nju Xhersit do t\u00eb shohin t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn&#8221;.<\/p>\n<p>Megjith\u00eb mohimin e tij, ekspert\u00ebt thon\u00eb se akuzat q\u00eb i jan\u00eb ngritur jan\u00eb serioze.<\/p>\n<p>&#8220;\u00cbsht\u00eb skem\u00eb klasike korrupsioni. Aktpadia ngre tre akuza t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr konspiracion ndaj Senatorit Menendez. T\u00eb marra s\u00eb bashku, Senatori Menendez p\u00ebrballet me nj\u00eb d\u00ebnim maksimal prej 45 vitesh burgim&#8221;, thot\u00eb ish-prokurori federal, Adam Kamenstein.<\/p>\n<p>Ai shton megjithat\u00eb se edhe n\u00ebse gjendet fajtor, d\u00ebnimi mund t\u00eb mos rezultoj\u00eb aq i ashp\u00ebr.<\/p>\n<p>&#8220;Gjykata ka hap\u00ebsira t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr ta p\u00ebrshtatur d\u00ebnimin. Pra n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs, n\u00ebse gjendet fajtor, Senatori Menendez mund t\u00eb d\u00ebnohet me shum\u00eb m\u00eb pak se 45 vite&#8221;, thot\u00eb zoti Kamenstein.<\/p>\n<p>Pas akuzave t\u00eb ngritura jav\u00ebn e kaluar, senatori hoqi dor\u00eb nga roli drejtues n\u00eb Komisionin e Senatit p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet me Jasht\u00eb.<\/p>\n<p>Ish-prokurori dhe tashm\u00eb profesori Bennett Gershman e konsideron ngritjen e akuzave ndaj nj\u00eb zyrtari t\u00eb lart\u00eb amerikan aktualisht n\u00eb detyr\u00eb, si nj\u00eb d\u00ebshmi p\u00ebr funksionimin e sistemit gjyq\u00ebsor amerikan.<\/p>\n<p>&#8220;Ndjesia ime \u00ebsht\u00eb se sistemi yn\u00eb gjyq\u00ebsor, sistemi yn\u00eb i zbatimit t\u00eb ligjit, vazhdon t\u00eb mbahet goxha i fort\u00eb. Mendoj se aktpadia p\u00ebr Menendezin tregon se megjith\u00ebse dikush mund t\u00eb mendoj\u00eb se \u00ebsht\u00eb i plotfuqish\u00ebm dhe se nuk do t\u00eb p\u00ebrballet ndonj\u00ebher\u00eb me pasojat e pandershm\u00ebris\u00eb dhe korrupsionit t\u00eb tij, nuk do t\u00eb jet\u00eb k\u00ebshtu. N\u00ebse Menendez gjendet fajtor, kjo mund t&#8217;i ndodh\u00eb kujtdo, madje edhe nj\u00eb ish-presidenti&#8221;, thot\u00eb zoti Gershman, profesor i juridikut n\u00eb Universitetin Pace.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt thon\u00eb se mund t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr Senatorin Menendez t\u00eb mbijetoj\u00eb politikisht pas akuzave t\u00eb ngritura. Vet\u00ebm pak or\u00eb pasi u njoftuan akuzat, Guvernatori i Nju Xhersit, Phil Murphy, i b\u00ebri thirrje kolegut t\u00eb tij demokrat t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Senatori demokrat nga Nju Xhersi, Bob Menendez thot\u00eb se ai do t\u00eb dal\u00eb i pafajsh\u00ebm n\u00eb rastin federal lidhur me akuzat p\u00ebr ryshfet dhe do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb &#8220;senator i lart\u00eb i Nju Xhersit&#8221;. Senatori Menendez tha t\u00eb h\u00ebn\u00ebn se parat\u00eb e gjetura n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij ishin nga kursimet e tij personale dhe &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":57478,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[38],"tags":[],"class_list":["post-57475","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-bota"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57475","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=57475"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57475\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/57478"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=57475"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=57475"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=57475"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}