{"id":57695,"date":"2023-09-27T11:18:34","date_gmt":"2023-09-27T11:18:34","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=57695"},"modified":"2023-09-27T11:18:34","modified_gmt":"2023-09-27T11:18:34","slug":"konfirmimi-zyrtar-nga-gjykata-ne-shba-rama-ushqente-me-para-mcgonigal","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/09\/27\/konfirmimi-zyrtar-nga-gjykata-ne-shba-rama-ushqente-me-para-mcgonigal\/","title":{"rendered":"Konfirmimi zyrtar nga gjykata n\u00eb SHBA: Rama ushqente me para McGonigal"},"content":{"rendered":"<p>Mbyllja me marr\u00ebveshje e procesit McGonigal p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen shqiptare i ka yshtur shum\u00eb nga kamikaz\u00ebt e rilindjes t\u00eb rifillojn\u00eb sulmin, duke th\u00ebn\u00eb se g\u00ebnjeshtrat e opozit\u00ebs u shk\u00ebrmoq\u00ebn. Sipas tyre ish agjenti i FBI-s\u00eb, u d\u00ebnua vet\u00ebm se i mbajti t\u00eb fshehata takimet dhe parat\u00eb q\u00eb mori nga shqiptar\u00ebt, por kjo nuk ka asnj\u00eb lidhje me akuzat q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebtu, kund\u00ebr Edi Ram\u00ebs. \u201cKy proces tregoi se k\u00ebtu marrin fund p\u00ebrrallat e opozit\u00ebs p\u00ebr gjoja korruptimin e zyrtar\u00ebve amerikan\u00eb\u201d, ishte rrefreni i alibive q\u00eb mbronin p\u00ebr shtypin vendas kryeministrin. <\/p>\n<p>Por, n\u00eb fakt e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb ndryshe. Ndon\u00ebse me stilin e saj t\u00eb eksagjeruar, opozita e ka fryr\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb k\u00ebt\u00eb skandal, duke l\u00ebn\u00eb deri t\u00eb kuptohet se Rama po shkoi n\u00eb SHBA mund t\u00eb procedohet, ky i fundit, n\u00eb kund\u00ebrshtim me at\u00eb q\u00eb argumentojn\u00eb mbrojt\u00ebsit e tij, ka dal\u00eb i njollosur nga ky proces.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm Lapsi.al (shiko linkun posht\u00eb) ka analizuar vendimin e gjykat\u00ebs t\u00eb n\u00ebgociuar mes prokuror\u00ebve dhe avokat\u00ebve, ku shefi i qeveris\u00eb p\u00ebrmendet plot 11 her\u00eb.<\/p>\n<p>Por, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm prezenca e tij n\u00eb nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb publikuar edhe nga Departamenti i Drejt\u00ebsis\u00eb ajo q\u00eb e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb dokument shqet\u00ebsues. Aty vihen re disa element\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb jan\u00eb r\u00ebndues p\u00ebr pozit\u00ebn e Edi Ram\u00ebs. Po t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb v\u00ebshtrim krahasues mes aktakuz\u00ebs q\u00eb publikoi prokuroria dhe q\u00eb u mor m\u00eb pas nga gazetat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha amerikane dhe vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs, aty v\u00ebren se McGonigalit, i kan\u00eb r\u00ebn\u00eb akuzat e tjera p\u00ebrve\u00e7 atyre q\u00eb kan\u00eb t\u00eb bejn\u00eb me Shqiperin\u00eb dhe me Ram\u00ebn. <\/p>\n<p>Tek e para, flitej edhe p\u00ebr politikan\u00eb nga Bosnja dhe nga Kosova q\u00eb n\u00eb vendim nuk gjenden m\u00eb. N\u00eb dallim nga rasti i Bosnje-Hercegovin\u00ebs q\u00eb permendej n\u00eb akuz\u00eb p\u00ebr faktin se McGonigal i kishte k\u00ebrkuar nj\u00eb politikani boshnjak 500 mij\u00eb USD p\u00ebr t\u2019i siguruar takim me ambasadorin amerikan n\u00eb OKB, n\u00eb rastin e vendimit te gjykates konfirmohet vet\u00ebm Shqiperia me emer specifik kryeministrin. E nj\u00ebjta gj\u00eb ndodh edhe me rastin kosovar. Aty flitet p\u00ebr nj\u00eb politikan, por pa i p\u00ebrmendur emrin dhe funksionin, por edhe ky \u00ebsht\u00eb fshir\u00eb nga vendimi i gjykat\u00ebs. Edi Rama ka mbetur plot 11 her\u00eb. Dhe ka nj\u00eb arsye sepse.<\/p>\n<p>Dokumenti i b\u00ebr\u00eb publik d\u00ebshmon se sipas vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs amerikane, McGonigal ushqehehej financiarisht nga favoret q\u00eb i krijonte kryeministri shqiptar (rasti i fush\u00ebs s\u00eb naft\u00ebs). N\u00eb pik\u00ebn 12 t\u00eb vendimit p\u00ebrmendet takimi n\u00eb kryeministri n\u00eb shtator 2017, kur McGonigal i k\u00ebrkon t\u00eb largoj\u00eb nj\u00eb kompani nafte q\u00eb ka lidhje me rus\u00ebt dhe t\u2019i jap\u00eb licenc\u00eb nj\u00eb tjetre. Si\u00e7 provojn\u00eb dokumentat, m\u00eb von\u00eb, McGonigal u b\u00eb ortak me personin q\u00eb ishte administrator n\u00eb kompanin\u00eb e naft\u00ebs q\u00eb p\u00ebrfitoi nga takimi i tij me Ram\u00ebn,<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb favoreve t\u00eb ngjashme Mcgonigal projektonte hetime n\u00eb em\u00ebr t\u00eb FBI dhe institucioneve amerikane, ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb kryeministrit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ishte p\u00ebrgjegjes p\u00ebr mbikqyrjen e rasteve te tilla.<\/p>\n<p>N\u00eb pik\u00ebn 28 t\u00eb vendimit theksohet materialet me t\u00eb cilat Agron Neza furnizoi hetimin e FBI-s\u00eb p\u00ebr lobimin kund\u00ebr kreut t\u00eb PD-s\u00eb Lulzim Basha dol\u00ebn nga zyra e kryeministrit.<\/p>\n<p>Pra, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se Edi Rama dhe ata q\u00eb kan\u00eb lobuar pran\u00eb McGonigal, p\u00ebr llogari t\u00eb tij, jan\u00eb tejet t\u00eb involvuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb krim. N\u00ebse nuk do t\u00eb ekzistonte Rama, nuk do kishte pasur nj\u00eb proces dhe nj\u00eb d\u00ebnim n\u00eb Uashington p\u00ebr ish agjentin e FBI. Prandaj ai \u00ebsht\u00eb aq prezent n\u00eb verdiktin e gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Natyrisht, nuk i takon drejt\u00ebsis\u00eb amerikane t\u00eb nd\u00ebshkoj\u00eb kreun e qeveris\u00eb s\u00eb nj\u00eb vendi tjet\u00ebr. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb shpesh opozita jon\u00eb ka bllofuar duke rritur pritsh\u00ebm\u00ebrit\u00eb e besnik\u00ebve t\u00eb saj, se Rama do t\u00eb nd\u00ebrshkohej p\u00ebrtej Atlantikut. Por n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se nga kjo histori Rama doli i lar\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb njeriu p\u00ebr bashk\u00ebpunimin me t\u00eb cilin po d\u00ebnohet Charles McGonigal. \/Lapsi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mbyllja me marr\u00ebveshje e procesit McGonigal p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen shqiptare i ka yshtur shum\u00eb nga kamikaz\u00ebt e rilindjes t\u00eb rifillojn\u00eb sulmin, duke th\u00ebn\u00eb se g\u00ebnjeshtrat e opozit\u00ebs u shk\u00ebrmoq\u00ebn. Sipas tyre ish agjenti i FBI-s\u00eb, u d\u00ebnua vet\u00ebm se i mbajti t\u00eb fshehata takimet dhe parat\u00eb q\u00eb mori nga shqiptar\u00ebt, por kjo nuk ka asnj\u00eb lidhje &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":57698,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-57695","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57695","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=57695"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57695\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/57698"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=57695"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=57695"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=57695"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}