{"id":58519,"date":"2023-10-04T08:20:00","date_gmt":"2023-10-04T08:20:00","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=58519"},"modified":"2023-10-04T08:20:00","modified_gmt":"2023-10-04T08:20:00","slug":"bugajski-24-shtatori-nje-sulm-shteteror-nga-serbia-kunder-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/10\/04\/bugajski-24-shtatori-nje-sulm-shteteror-nga-serbia-kunder-kosoves\/","title":{"rendered":"Bugajski: 24 shtatori, nj\u00eb sulm shtet\u00ebror nga Serbia kund\u00ebr Kosov\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p>Analisti Janush Bugaiski ka folur n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Euronews Albania, ka komentuar sulmet e 24 shtatorit n\u00eb Veri, si dhe raportet Kosov\u00eb-Serbi.<\/p>\n<p><strong>Zoti Bugajski, \u00e7far\u00eb mendimi keni p\u00ebr ngjarjen q\u00eb tronditi Kosov\u00ebn m\u00ebngjesin e 24 shtatorit, sulmin terrorist ndaj policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk do e quaja thjesht nj\u00eb sulm terrorist, mendoj se ishte nj\u00eb sulm shtet\u00ebror nga Serbia kund\u00ebr Kosov\u00ebs. Qartazi, sulmi u orkestrua nga qeveria serbe, nga sh\u00ebrbimi i siguris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb dhe q\u00ebllimi ishte t\u00eb provokonte m\u00eb tej tensionin dhe paq\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb dhe mendoj se ishte nj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr veprime t\u00eb m\u00ebtejshme. Mendoj se \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb motivi p\u00ebrshkall\u00ebzimi q\u00eb mendoj se Vu\u00e7i\u00e7i do e p\u00ebrdorte her\u00eb pas here p\u00ebr t\u00eb minuar sovranitetin, pavar\u00ebsin\u00eb dhe integritetin territorial t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Edhe disa dit\u00eb pas sulmit, Milan Radoi\u00e7i\u00e7 i cili ka qen\u00eb n\u00ebnkryetar i List\u00ebs Serbe mori p\u00ebrsip\u00ebr organizimin e k\u00ebtij sulmi por refuzoi p\u00ebrfshirjen e Beogradit zyrtar. \u00cbsht\u00eb kjo nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb mbrojtur presidentin serb nga ky sulm?<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb kujton m\u00ebnyr\u00ebn se si Moska refuzonte t\u00eb kishte dor\u00eb n\u00eb sulmin n\u00eb Krime, e cila \u00e7oi n\u00eb aneksimin e Krimes\u00eb dhe rezultoi q\u00eb sigurisht q\u00eb ishin t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb q\u00eb prej fillimit. Deklarata t\u00eb tilla nuk g\u00ebnjejn\u00eb ask\u00ebnd. T\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se sh\u00ebrbimet e inteligjenc\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb, sh\u00ebrbimet e siguris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb, parat\u00eb serbe dhe pajisjet luftarake t\u00eb Beogradit nga Serbia jan\u00eb duke p\u00ebrshkall\u00ebzuar kriz\u00ebn n\u00eb rajon dhe jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendruar kryesisht n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p><strong>S\u00eb fundmi, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i BE-s\u00eb, Peter Stano, deklaroi se Kosova ka mandat p\u00ebr hetimet dhe Serbia duhet t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb. Mendoni se Serbia do t\u00eb ket\u00eb vullnet? Pra p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar me Kosov\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk e mendoj. N\u00eb cilat terma do t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb? N\u00ebse ata refuzojn\u00eb \u00e7do lloj p\u00ebrfshirjeje n\u00eb ato q\u00eb jan\u00eb duke ndodhur n\u00eb Kosov\u00eb, qartazi ata jan\u00eb duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb krijojn\u00eb konflikt, konflikte etnik. Po p\u00ebrpiqen t\u00eb tregojn\u00eb sikur minoritetet jan\u00eb duke u shtypur. Duan t\u00eb destabilizojn\u00eb vendin. Mendoj se t\u00eb gjitha k\u00ebto hetimet duhet t\u00eb kryhen nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt. Duhet t\u00eb kryhen nga NATO-ja, nga BE-ja dhe nga Shtetet e Bashkuara. Mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra e vetme ti shkojm\u00eb n\u00eb fund gj\u00ebs\u00eb dhe t\u00eb zbulojm\u00eb kush fshihet nga pas. P\u00ebrndryshe mendoj q\u00eb thjesht po humbasim koh\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>BE-ja ka deklaruar se \u00ebsht\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb rezultateve t\u00eb hetimit p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb ndodhive. \u00c7far\u00eb rrezikon Serbia? Do t\u00eb ket\u00eb sanksioni ndaj saj?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb po, do t\u00eb ket\u00eb sanksione ndaj \u00e7do veprimi t\u00eb nd\u00ebrmarr nga ana e Vu\u00e7i\u00e7, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu sulmin ndaj trupave t\u00eb NATO-s p\u00ebrpara disa muajsh. Megjithat\u00eb asnj\u00eb mas\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb marre n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Madje ka ndodhur e kund\u00ebrta. Vu\u00e7i\u00e7i \u00ebsht\u00eb lavd\u00ebruar dhe ka marr\u00eb p\u00ebrfitime nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet nga BE-ja. Fatkeq\u00ebsisht BE-ja nuk \u00ebsht\u00eb mjaftuesh\u00ebm serioze p\u00ebr t\u00eb marre masa serioze kund\u00ebr nj\u00eb shteti, kund\u00ebr nj\u00eb qeverie e cila po destabilizon rajonin. Pra, un\u00eb nuk pres ndonj\u00eb sanksion t\u00eb madh nga BE-ja<\/p>\n<p><strong>Si e shikoni qasjen e Miroslav Laj\u00e7ak dhe Josep Borrell n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Kryeministri i Kosov\u00ebs Albin Kurti i ka akuzuar ato se mbajn\u00eb an\u00ebn e Serbis\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Ose mbajn\u00eb an\u00ebn e Serbis\u00eb ose \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb lloj rutine. Dalin me mocione, b\u00ebjn\u00eb deklaratat e duhura, udh\u00ebtojn\u00eb, udh\u00ebtojn\u00eb shum\u00eb n\u00eb t\u00eb dyja kryeqytetet dhe n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs jo vet\u00ebm q\u00eb nuk kemi asnj\u00eb rezultat por kemi t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e progresit, kemi regres. Pra mendoja q\u00eb n\u00eb fakt asnj\u00eb prej tyre nuk duhet t\u00eb sh\u00ebrbeje m\u00eb si i d\u00ebrguar pasi kan\u00eb d\u00ebshtuar n\u00eb pun\u00ebn e tyre. N\u00ebse do ishin n\u00eb \u00e7do pozicion tjet\u00ebr do t\u00eb ishin z\u00ebvend\u00ebsuar. N\u00ebse pas gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve nuk mund t\u00eb normalizoni dhe t\u00eb krijoni marr\u00ebdh\u00ebnie dypal\u00ebshe midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb at\u00ebher\u00eb politika juaj ka d\u00ebshtuar.<\/p>\n<p><strong>Dhe si e shikoni zhvillimin e dialogut tani? Ka d\u00ebshtuar BE-ja dhe do t\u00eb nevojitet nj\u00eb format tjet\u00ebr dialogu midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Pasi Vu\u00e7i\u00e7i deklaroi se Serbia kurr\u00eb nuk do ta njoh Kosov\u00ebn, gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e tha para pak dit\u00ebsh, do t\u00eb thot\u00eb se gjat\u00eb regjimit t\u00eb Vu\u00e7i\u00e7it nuk ka p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb normalizim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve midis dy vendeve, pra \u00e7far\u00eb kuptimi kan\u00eb diskutimet? Mund t\u00eb zgjidhni \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera si\u00e7 jan\u00eb zgjidhur sipas procesit t\u00eb Brukselit gjat\u00eb viteve, por \u00e7\u00ebshtjet thelb\u00ebsore thjesht nuk mund ti p\u00ebrballoj\u00eb BE-ja. Mendoj se formati duhet t\u00eb jet\u00eb i gabuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. Diplomat\u00ebt e p\u00ebrfshir\u00eb si dhe formati kan\u00eb d\u00ebshtuar, k\u00ebshtu q\u00eb ato duhen rishikuar dhe duhet t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb presion ndaj Serbis\u00eb q\u00eb t\u00eb zbatoje marr\u00ebveshjet dhe t\u00eb ece n\u00ebse jo drejt njohjes zyrtare, t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb mos bllokoj\u00eb rrug\u00ebn e Kosov\u00ebs p\u00ebr njohje n\u00eb vende t\u00eb tjera si dhe an\u00ebtar\u00ebsimin e saj n\u00eb organizata t\u00eb tjera.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Analisti Janush Bugaiski ka folur n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Euronews Albania, ka komentuar sulmet e 24 shtatorit n\u00eb Veri, si dhe raportet Kosov\u00eb-Serbi. Zoti Bugajski, \u00e7far\u00eb mendimi keni p\u00ebr ngjarjen q\u00eb tronditi Kosov\u00ebn m\u00ebngjesin e 24 shtatorit, sulmin terrorist ndaj policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs? Nuk do e quaja thjesht nj\u00eb sulm terrorist, mendoj se ishte nj\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":58520,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-58519","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58519","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58519"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58519\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/58520"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58519"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58519"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58519"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}