{"id":58541,"date":"2023-10-04T09:14:25","date_gmt":"2023-10-04T09:14:25","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=58541"},"modified":"2023-10-04T09:14:25","modified_gmt":"2023-10-04T09:14:25","slug":"jazidet-unicitet-dhe-persekutime-te-nje-populli-te-shtypur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/10\/04\/jazidet-unicitet-dhe-persekutime-te-nje-populli-te-shtypur\/","title":{"rendered":"Jazid\u00ebt: Unicitet dhe persekutime t\u00eb nj\u00eb populli t\u00eb shtypur"},"content":{"rendered":"<p><strong>Deri m\u00eb 2018 shum\u00eb as nuk e njihnin ekzistenc\u00ebn e jazid\u00ebve. Caktimi i Nobelit p\u00ebr paqen p\u00ebr jaziden Nadia Murad i ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb njohur bot\u00ebs ndodhit\u00eb dramatike t\u00eb k\u00ebtij komuniteti t\u00eb vog\u00ebl, viktim\u00eb e nj\u00eb dhune sistematike.<\/strong><\/p>\n<p>Komuniteti jazid \u00ebsht\u00eb i vendosur kryesisht n\u00eb Irakun verior, me prani m\u00eb t\u00eb kufizuara n\u00eb Siri, Iran, Turqin\u00eb jugore dhe Kaukaz (Armeni dhe Gjeorgji). Burimi i shkruar m\u00eb i lasht\u00eb q\u00eb flet p\u00ebr pranin\u00eb e popullit jazid \u00ebsht\u00eb i shekullit t\u00eb XII, <em>Kit\u0101b al-Ans\u0101b<\/em> (Libri i gjenealogjive) s\u00eb \u2018Abd al-Kar\u012bm al-Sam\u2018\u0101n\u012b, nj\u00eb gjenealogist arab. N\u00eb tekst p\u00ebrmendet prania n\u00eb rajonin \u1e24ulw\u0101n (n\u00eb Irakun verior midis lumenjve Tig\u00ebr dhe Zab i Madh, n\u00eb verlindje t\u00eb Mosulit) e nj\u00eb komuniteti t\u00eb quajtur al-Yaz\u012bdiyya. Burimi citon edhe pranin\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb Ad\u012b ibn Mus\u0101fir al-Umaw\u012b, nj\u00eb sufi q\u00eb rrjedh nga familja kalifore e Umajad\u00ebve, q\u00eb nga Bagdadi u transferua n\u00eb L\u0101l\u012bsh, fshat iraken i ndodhur n\u00eb veriper\u00ebndim, duke themeluar nj\u00eb <em>zawiya<\/em> (bashk\u00ebv\u00ebllaz\u00ebri religjioze myslimane). Sheikh \u2018Ad\u012b (1078 \u2013 1162), si\u00e7 quhet nga jazid\u00ebt, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb figur\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme pasi reformoi nj\u00eb kult t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb religjion, jazidizmin, duke i dh\u00ebn\u00eb stabilitet teologjik t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs. Sheikh \u2018Adi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nj\u00eb figur\u00eb jasht\u00ebzakonisht e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb panoram\u00ebn jazide, aq sa varri i tij n\u00eb L\u0101l\u012bsh \u00ebsht\u00eb objektiv pelegrinazhi.<\/p>\n<p>Personalitet tjet\u00ebr religjoz i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr popullin jazid, i dyti pas Sheikh \u2018Adi, \u00ebsht\u00eb ai i Hasan ibn Sheikh \u2018Ad\u012b II (1196 \u2013 1254). P\u00ebrve\u00e7 se shkroi nj\u00eb tekst mistik t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr popullin jazid, Librin e Iluminacionit (<em>Kit\u0101b al- Jilwa li-Arb\u0101b al Khalwa<\/em>), ai arriti ta zgjeroj\u00eb popullin jazid midis grupeve kurde. Duke p\u00ebrfituar nga rivaliteti midis zanghid\u00ebve dhe ajubid\u00ebve, jazid\u00ebt arrit\u00ebn t\u00eb pushtojn\u00eb rajonin Sinjar. Sheiku u arrestua, duke u burgosur dhe ju pre koka n\u00eb Mosul n\u00eb vitin 1254. Fal\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb predikimit, Sheikh \u2018Ad\u012b arriti t\u2019i konvertoj\u00eb shum\u00eb kurd\u00eb n\u00eb jazidiz\u00ebm, q\u00eb u b\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e kultur\u00ebs s\u00eb komunitetit n\u00ebn udh\u00ebheqjen e tij. Pasuesit e Sheikh \u2018Adi, duke filluar me djalin e tij Sheikh Sharaf ad-D\u012bn (1215 \u2013 1258), arrit\u00ebn ta zgjerojn\u00eb si religjonin jazid duke arritur deri n\u00eb Sulaimaniyah (n\u00eb af\u00ebrsit\u00eb e kufirit me Iranin aktual), Antioki dhe n\u00eb Turqin\u00eb juglindore midis Diyarbakir dhe S\u012brt, duke arritur n\u00eb fundin e shekullit t\u00eb XIV ta shpall\u00eb jazidizmin religjon zyrtar t\u00eb principat\u00ebs s\u00eb pavarur Jaz\u012brah. Figur\u00eb tjet\u00ebr e shquar jazide \u00ebsht\u00eb M\u00eer Al\u00ee Beg, nj\u00eb princ i jetuar midis fundit t\u00eb shekullit t\u00eb XIX dhe fillimit t\u00eb atij t\u00eb XX, i nderuar pse kishte refuzuar t\u00eb hiqte dor\u00eb nga besimi i tij jazid dhe pse kishte t\u00eb luftuar p\u00ebr t\u00eb drejtat e popullit t\u00eb tij. Mauzoleumi i tij n\u00eb varrezat e fshatit Ba\u2019adr\u00ea \u00ebsht\u00eb sot objektiv pelegrinazhi.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht jazidizmi q\u00eb i jep identitet pik\u00ebrisht k\u00ebtij grupi njer\u00ebzor. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb kult paraislamik monoteist i ve\u00e7ant\u00eb, q\u00eb p\u00ebrzien element\u00eb t\u00eb manikeizmit dhe t\u00eb mazdeizmit me ato t\u00eb islamik\u00ebve, sidomos me shiizmin dhe sufizmin, me judaizmin kabalistik dhe kristainizmin nestorian. Jazid\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb zot fillestar, Khude, q\u00eb ka krijuar veten dhe universin, duke u shfaqur n\u00eb Shtat\u00eb Engjujt: Darda\u2019il, J\u012bbra\u2019\u00eel, Israf\u00eel, Nura\u2019\u00eel, Ezra\u2019\u00eel, Shemna\u2019\u00eel dhe Azrael. Khude nuk merr pjes\u00eb n\u00eb ndodhit\u00eb njer\u00ebzore, duke i deleguar Shtat\u00eb Engjujve t\u00eb tij, q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet kredenc\u00ebs s\u00eb transmigrimit t\u00eb shpirt\u00ebrave, mish\u00ebrohen tek sheikh\u00ebt (prift\u00ebrinjt\u00eb). Humanizimi i par\u00eb i tyre ka ndodhur n\u00eb mish\u00ebrimin e shtat\u00eb sheikh\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj kryesues t\u00eb grupit. K\u00ebshtu Darda\u2019il \u00ebsht\u00eb mish\u00ebruar tek Sheikh \u1e24asan, J\u012bbra\u2019\u00eel tek Sheikh Ab\u016b Bekir, Israf\u00eel tek Sheikh Shams al-D\u012bn, Nura\u2019\u00eel tek Sheikh Fakhr al-D\u012bn, \u2018Ezra\u2019\u00eel tek Sajad\u012bn, Shemna\u2019\u00eel tek Sheikh Nasr al-D\u012bn, Azrael tek \u2018Ad\u012b ibn Mus\u0101fir al-Umaw\u012b. K\u00ebta Shtat\u00eb Engjuj paraqiten n\u00eb po aq simbole t\u00eb quajtur <em>sanjaq<\/em>, dometh\u00ebn\u00eb sh\u00ebmb\u00eblltyra t\u00eb shenjta, q\u00eb p\u00ebr jazid\u00ebt nuk jan\u00eb idhuj, por simbole t\u00eb fes\u00eb s\u00eb tyre. <em>Sanjaq<\/em> kujton nj\u00eb shandan, \u00ebsht\u00eb n\u00eb bronz apo n\u00eb tunxh dhe formohet nga nj\u00eb baz\u00eb mbi t\u00eb cil\u00ebn ngrihet nj\u00eb zog. Midis Shtat Engjujve, i pari n\u00eb dinjitet \u00ebsht\u00eb Azrael, nj\u00eb engj\u00ebll q\u00eb paraqitet n\u00ebn pamjen e nj\u00eb palloi dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qyuhet Tawsi Melek, t\u00eb cilin Khude e urdh\u00ebroi t\u00eb zbres\u00eb n\u00eb Tok\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb rregull kaosin fillestar.<\/p>\n<p>Qenia e par\u00eb njer\u00ebzore, Adami, krijohet nga t\u00eb gjith\u00eb \u201cShtat\u00eb Engj\u00ebjt e M\u00ebdhenj\u201d, \u00e7do njeri prej t\u00eb cil\u00ebve i ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb sens fizik. Pasi kjo qenie e par\u00eb njer\u00ebzore ishte vet\u00ebm nj\u00eb grumbull mishi pa jet\u00eb e pa shpirt, qe Tawsi Melek ai q\u00eb i transmetoi shenjat e jet\u00ebs. Me b\u00ebrjen e njeriut, Khude e urdh\u00ebroi Tawsi Melek t\u00eb ulej n\u00eb gjunj\u00eb, por engj\u00eblli, prej devocionit ekskluziv ndaj vet\u00eb Zotit, refuzoi. Por Zoti vet\u00ebm e kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb prov\u00eb engj\u00ebllin e tij, q\u00eb u vler\u00ebsua me detyr\u00ebn e mbajtjes s\u00eb Tok\u00ebs. Transmetimi oral pavar\u00ebsisht atij t\u00eb shkruar, ka krijuar mite n\u00eb religjonet e tjera. K\u00ebshtu, interpretime nga ana kristiane dhe myslimane, i kan\u00eb caktuar k\u00ebtij engj\u00eblli rolin e p\u00ebrkthyesit t\u00eb vullneti t\u00eb Zotit dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb u nd\u00ebshkua. Vet\u00ebm pasi qau mij\u00ebra vite, Tawsi Melek u fal nga Khude q\u00eb i caktoi detyr\u00ebn e qeverisjes s\u00eb njer\u00ebzve. Ky konceptim i cakton jazid\u00ebve kualifikimin e nj\u00eb engj\u00eblli t\u00eb r\u00ebn\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb at\u00eb t\u00eb \u201cadhuruesve t\u00eb djallit\u201d. Megjithat\u00eb, p\u00ebr jazid\u00ebt jo vet\u00ebm q\u00eb ekziston Ferri, por edhe figura e nj\u00eb entitet keqdash\u00ebs q\u00eb i kund\u00ebrvihet nj\u00eb entiteti t\u00eb m\u00ebshirsh\u00ebm jo t\u00eb plot\u00ebsuar n\u00eb kultin e tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb unicitetit t\u00eb tyre dhe pavar\u00ebsisht se jan\u00eb nj\u00eb popull paq\u00ebsor, q\u00eb ka vendosur t\u00eb mos b\u00ebj\u00eb asnj\u00eb lloj prozelitizmi, populli jazid \u00ebsht\u00eb persekutuar gjithmon\u00eb. Jazid je vet\u00ebm nga lindja dhe \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb martohesh unikisht me jazid\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebrjashto p\u00ebrjashtimin permanent nga komuniteti. N\u00eb ndryshim nga t\u00eb gjith\u00eb popujt e tjer\u00eb n\u00eb faqe t\u00eb Tok\u00ebs, q\u00eb rrjedhin si nga Adami, ashtu edhe nga Eva, jazid\u00ebt besojn\u00eb se ata rrjedhin vet\u00ebm nga Adami. Komuniteti jazid ka nj\u00eb nivel hierarkik t\u00eb tijin. Niveli m\u00eb i lart\u00eb n\u00eb hierarkin\u00eb politiko \u2013 religjoze zihet nga <em>m\u012br<\/em> (emiri) q\u00eb q\u00ebndron n\u00eb Ba\u2019adra (65 kilometra n\u00eb veri t\u00eb Mosulit). Posti i tij \u00ebsht\u00eb i trash\u00ebguesh\u00ebm. Pas <em>m\u012br<\/em> \u00ebsht\u00eb autoriteti religjoz q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohet nga <em>Baba Sheikh<\/em>, Maestro, q\u00eb em\u00ebrohet nga <em>m\u012br<\/em>. Ky shef fetar q\u00ebndron n\u00eb oborrin e brendsh\u00ebm t\u00eb vendit t\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb Sheikh \u2018Adi n\u00eb L\u0101l\u012bsh dhe p\u00ebrfaq\u00ebson autoritetin e pagabuesh\u00ebm n\u00eb interpretimin e Shkrimeve t\u00eb Shenjta. I asistuar nga <em>pesh imam<\/em> (edhe ky i em\u00ebruar nga <em>m\u012br<\/em>), ai kryeson t\u00eb gjitha ceremonit\u00eb dhe ritualet. N\u00ebn t\u00eb jan\u00eb qytetar\u00ebt\/besnik\u00ebt e zakonsh\u00ebm q\u00eb kompletojn\u00eb komunitetit t\u00eb Engj\u00ebllit Pallua.<\/p>\n<p>Nj\u00eb seri ndalimesh, lejesh, rregullojn\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb e komunitetit. Midis ndalimeve, ai absolut \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb i p\u00ebrmenduri ndalin i lidhjes martesore jasht\u00eb komunitetit jazid, por edhe ai i em\u00ebrimit t\u00eb satanait dhe i ngr\u00ebnies s\u00eb ushqimeve t\u00eb caktuara. Midis lejeve jan\u00eb lutja e p\u00ebrditshme p\u00ebr t\u2019u kryer dy her\u00eb, abdeset e shenjta, synetll\u00ebqet jo t\u00eb detyrueshme, por t\u00eb pranuara. Midis detyrimeve, m\u00eb i madhi \u00ebsht\u00eb ai i pelegrinazhit t\u00eb detyruar t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb her\u00eb n\u00eb jet\u00eb n\u00eb vendin e shenjt\u00eb t\u00eb L\u0101l\u012bsh. Si prej unicitetit, ashtu edhe prej r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb gjeoekonomike dhe gjeostrategjike t\u00eb territoreve q\u00eb z\u00ebn\u00eb, jazid\u00ebt kan\u00eb jetuar prej shtypjes dhe persekutimeve t\u00eb gjithmonshme, pavar\u00ebsisht se jan\u00eb nj\u00eb popull paq\u00ebsor, q\u00eb ka vendosur t\u00eb mos b\u00ebj\u00eb asnj\u00eb lloj prozelitizmi. Territoret e banuara nga jazid\u00ebt jan\u00eb gjeopolitikisht t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Pjesa e lart\u00eb e maleve t\u00eb Jebel Sinjar p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb avampost efikas strategjik, pasi mund\u00ebson kontorllin e ult\u00ebsir\u00ebs midis Sinjar dhe Mardin. Orografia nga brenda vargmalit i mund\u00ebson jazid\u00ebve q\u00eb z\u00ebn\u00eb toka pjellore dhe t\u00eb pasura me burime ujore. Aktualisht zbulimi i vendburimeve petrolifere dhe k\u00ebrkimi i autonomis\u00eb politike s\u00eb komunitetit i ka komplikuar m\u00eb pas akoma m\u00eb shum\u00eb \u201cgj\u00ebrat\u201d. At\u00ebhere, ja q\u00eb motiveve religjoze ju shtohen ato ekonomike dhe politike, duke krijuar nj\u00eb p\u00ebrzierje armiq\u00ebsie t\u00eb hapur ndaj komunitetit jazid.<\/p>\n<p>Historia e p\u00ebrcjell\u00eb nga jazid\u00ebt tregon p\u00ebr 74 masakra. Studiuesit e \u201cYezidi Truth\u201d kan\u00eb vler\u00ebsuar se n\u00eb 700 vitet e fundit jan\u00eb masakruar nhga mysliman\u00ebt dhe nga t\u00eb vet\u00ebshpallurit armiq t\u00eb 23 milion jazid\u00ebve. K\u00ebto 74 masakra masive jan\u00eb quajtur nga jazid\u00ebt <em>\ufb01rm\u0101n<\/em>, koncept i rrjedhur nga persishtja <em>farm\u00e2n<\/em>, q\u00eb n\u00ebnkupton dekret apo urdh\u00ebr (n\u00eb arabisht <em>fatw\u0101<\/em>), p\u00ebrderisa pjesa m\u00eb e madhe e episodeve masakrues jan\u00eb kryer n\u00eb vijim t\u00eb nj\u00eb fatw\u0101 nga ana e ndonj\u00eb guide religjoze t\u00eb fondamentalizmit islamik. Masakra e par\u00eb e madhe e popullit jazid realizohet gjat\u00eb pushtimit mongol t\u00eb shekullit t\u00eb XIII. Kur Hulagu Khan pushtoi Lindjen e Af\u00ebrt, mongol\u00ebt i masakruan jazid\u00ebt e Mosulit (1261 \u2013 1262), duke shkat\u00ebrruar vendbanimet e tyre n\u00eb Sinjar. P\u00ebr mongol\u00ebt, jazid\u00ebt qen\u00eb fajtor\u00eb pse pat\u00ebn ndaluar avancimin e tyre duke bashk\u00ebpunuar ushtarakisht me turqit. K\u00ebt\u00eb <em>\ufb01rm\u0101n<\/em> t\u00eb par\u00eb e pasuar t\u00eb tjera nga ana e autoriteteve persiane, osmane dhe turke. Kur kreu tribal kurd Jalal al-D\u012bn Mu\u1e25ammad n\u00eb vitin 1414 p\u00ebrqafoi islamizmin, emetoi nj\u00eb fatw\u0101 kund\u00ebr ish shok\u00ebve t\u00eb tij t\u00eb fes\u00eb. Duke realizuar nj\u00eb <em>\ufb01rm\u0101n<\/em> t\u00eb madh q\u00eb p\u00ebrcaktoi vrasjen e jazid\u00ebve n\u00eb distriktin e madh komunitar t\u00eb grupit, Sheikhan, bashk\u00eb me shkat\u00ebrrimin e vendit m\u00eb t\u00eb madh shenjtor, at\u00eb t\u00eb L\u0101l\u012bsh, q\u00eb ruante mauzoleumin e Ad\u012b ibn Mus\u0101fir al-Umaw\u012b.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1514 Perandoria Osmane inkorporoi me dhun\u00eb territoret kurde n\u00eb provinc\u00ebn Diyarbakir. Gjat\u00eb luft\u00ebs osmano \u2013 safavide (1603 \u2013 1618), e luftuar midis Persis\u00eb safavide dhe Perandoris\u00eb Osmane t\u00eb Ahmedit t\u00eb I, shum\u00eb jazid\u00eb u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb vrasjet masive. Duke z\u00ebn\u00eb rangun m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb grupeve jomyslimane, ekzistenca e tyre qe gjithmon\u00eb e kompromentuar. Kur n\u00eb vitin 1885 jazid\u00ebt i detyruan nga Perandoria t\u00eb derdhin taksa t\u00eb majme, ata u rebeluan duke p\u00ebrcaktuar nj\u00eb <em>\ufb01rm\u0101n<\/em> t\u00eb ri. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast u detyruan t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb konvetoheshin n\u00eb islam dhe \u00e7do territor i tyre t\u00eb islamizohej, p\u00ebrfshi vendin e tyre t\u00eb shenj\u00ebt L\u0101l\u012bsh, q\u00eb u transformua n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb islamike. Me r\u00ebnien e Perandoris\u00eb Osmane, n\u00eb Irakun e mandatit britanik persekutimi p\u00ebrfundon, pasi komunitetit jazid i njihet specificiteti i tyre si pjes\u00eb e rajonit kurd t\u00eb vendit. Fal\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb sanksionuar n\u00eb Memorialin e Sheikhan komuniteti jazid ripaq\u00ebtohet nga brenda, pasi i tronditur nga luft\u00ebrat midis krer\u00ebve t\u00eb klaneve t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Me pavar\u00ebsin\u00eb irakene megjithat\u00eb jazid\u00ebt rikthehen t\u00eb marxhinalizohen dhe t\u00eb diskrimimohen socialisht, kulturalisht dhe politikisht si n\u00eb er\u00ebn monarkike, ashtu edhe n\u00eb at\u00eb republikane. N\u00eb vitin 1968, kur Partia Ba\u2019th (1968) merr pushtetin shtet\u00ebror, kushtet e komunitetit jazid p\u00ebrkeq\u00ebsohen m\u00eb tej, pasi \u00ebsht\u00eb zbatuar projekti i arabizimit dhe islamizimit t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shtetit. Shkat\u00ebrrimi i fshatrave t\u00eb t\u00ebr\u00eb jazid\u00eb, shkak p\u00ebr t\u00eb mbijetuarit e vrasjeve n\u00eb eksod t\u00eb madh dhe krijimin e kampeve t\u00eb refugjat\u00ebve. Nj\u00eb persekutim i ri i madh vjen midis 1987 dhe 1988 kur presidenti iraken Saddam Hussein vendos q\u00eb t\u2019i klasifikoj\u00eb p\u00ebrfundimisht si arab\u00eb dhe ekuilibrat etnike e zonave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme strategjike dhe ekonomike t\u00eb veriut t\u00eb vendit, krejt\u00ebsisht t\u00eb arabizuara dhe t\u00eb \u201cirakenizuara\u201d nga diktatori. Nis k\u00ebshtu edhe nj\u00eb diaspor\u00eb e madhe europiane e komunitetit jazid.<\/p>\n<p>N\u00eb boshll\u00ebkun e krijuar menj\u00ebher\u00eb pas r\u00ebnies s\u00eb regjimit t\u00eb Saddam Hussein (2003), fondamentalizmi islamik i Tanzim al-Qa\u2019ida nis nj\u00eb fushat\u00eb urrejtjeje kund\u00ebr jazid\u00ebve, e till\u00eb sa t\u00eb vendos\u00eb n\u00eb rrezik vet\u00eb mbijetes\u00ebn e komunitetit t\u00eb tyre. Shkat\u00ebrrimi i komunitetit jazid propagandohet n\u00ebp\u00ebrmjet volantin\u00ebve, ku premtonin premio hyjnore kujt vriste \u201cadhuruesit e djallit\u201d, te zyrtarizuar n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb fetvaje q\u00eb k\u00ebrkonte shfarosjen e meshkujve t\u00eb komunitetit dhe skllavizimin e grave t\u00eb tyre. Rikthehet shtyt\u00ebsi fetar n\u00eb shfarosjen e jazid\u00ebve, duke mbetur edhe ai ekonomik e politik. Fillojn\u00eb k\u00ebshtu nj\u00eb seri atentatesh q\u00eb dhjetojn\u00eb komunitetin jazid. Midis k\u00ebtyre n\u00eb serin\u00eb e 14 gushtit 2007, kur 4 sulme vet\u00ebvaras\u00ebs t\u00eb kombinuara midis tyre vrasin 796 jazid\u00eb dhe plagosin 1562 n\u00eb Kahtaniya e n\u00eb Jazeera t\u00eb provinc\u00ebs Niniveh.<\/p>\n<p>Me shfaqjen e ISIS komuniteti jazid b\u00ebhet nj\u00eb prej objektivave m\u00eb t\u00eb d\u00ebshiruara t\u00eb milic\u00ebve t\u00eb t\u00eb sapolindurit Shtet Islami (al-Dawla al-Isl\u0101miyya). \u00cbsht\u00eb <em>\ufb01rm\u0101n<\/em> i madh i 74, q\u00eb fillon dy muaj pas shpalljes s\u00eb Kalifatit t\u00eb ndodhur n\u00eb gushtin e 2014. Strategjia e Kalifatit ka parashikuar vrasjen e jazid\u00ebve m\u00eb refraktar\u00eb ndaj konvertimit n\u00eb islam, kapjen dhe \u201crinovimin\u201d pasues t\u00eb islamit dhe p\u00ebr shkak t\u00eb Shtetit Islamik i meshkujve m\u00eb t\u00eb dor\u00ebzuar, sidomos i f\u00ebmij\u00ebve, skllav\u00ebrimi, sidomos seksual, i grave nga 9 vje\u00e7 e lart. N\u00ebse vrasja masive e meshkujve \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si strategji ushtarake e xhihadist\u00ebve si p\u00ebr t\u00eb asgj\u00ebsuar t\u00eb tashmen e grupit, skllav\u00ebrimi i grave t\u00eb tyre ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr ta shkat\u00ebrruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pash\u00ebrueshme t\u00eb ardhmen e komunitetit jazid. Vian Dakhil, parlamentar jazid i Partis\u00eb Demokratike Kurde, n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb Parlamentit iraken ka denoncuar publikisht shfarosjen e popullit t\u00eb tij nga ana e milic\u00ebve t\u00eb Shtetit Islamik, duke i drejtuar nj\u00eb apel komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Presidenti amerikan Obama vendos t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb duke \u00e7uar n\u00eb shp\u00ebtimin e jazid\u00ebve q\u00eb kan\u00eb arritur t\u00eb fshihen n\u00eb malin Sinjar. Q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb publike dram\u00ebn e grave jazide jan\u00eb n\u00eb fakt dy t\u00eb reja q\u00eb kan\u00eb arritur t\u2019i shp\u00ebtojn\u00eb skllav\u00ebris\u00eb, Lamiya Aji Bashar dhe Nadia Murad, t\u00eb dyja q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar \u00c7mimin Saharov 2016 nga Parlamenti Europian p\u00ebr Lirin\u00eb e Mendimit. Nadia Murad merr edhe \u00c7mimin Nobel p\u00ebr Paqen n\u00eb 2018 p\u00ebr p\u00ebrpjekjet e b\u00ebra p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund p\u00ebrdorimit t\u00eb dhun\u00ebs seksuale si arm\u00eb lufte dhe konfliktit t\u00eb armatosur (bashk\u00eb me Murad merr \u00e7mimin edhe Denis Mukwege, mjek kongolez q\u00eb kuron viktimat e shumta t\u00eb dhun\u00ebs seksuale n\u00eb vendin e tij). N\u00eb n\u00ebntorin e 2015, luft\u00ebtar\u00eb jazid\u00eb t\u00eb ndihmuar nga milici kurde kan\u00eb arritur ta \u00e7lirojn\u00eb territorin e Sinjar nga Shteti Islamik. N\u00eb vitin 2016, Parlamenti\u00a0 Europian dhe Kombet e Bashkuara e klasifikojn\u00eb masakr\u00ebn jazide t\u00eb vitit 2014 si genocid.<\/p>\n<p>(nga <em>StoriaInRete<\/em>)<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti<\/strong><\/p>\n<p><strong>ARMIN TIRANA<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deri m\u00eb 2018 shum\u00eb as nuk e njihnin ekzistenc\u00ebn e jazid\u00ebve. Caktimi i Nobelit p\u00ebr paqen p\u00ebr jaziden Nadia Murad i ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb njohur bot\u00ebs ndodhit\u00eb dramatike t\u00eb k\u00ebtij komuniteti t\u00eb vog\u00ebl, viktim\u00eb e nj\u00eb dhune sistematike. Komuniteti jazid \u00ebsht\u00eb i vendosur kryesisht n\u00eb Irakun verior, me prani m\u00eb t\u00eb kufizuara n\u00eb Siri, Iran, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":58542,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-58541","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58541","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58541"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58541\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/58542"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58541"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58541"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58541"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}