{"id":5910,"date":"2022-03-02T10:25:32","date_gmt":"2022-03-02T10:25:32","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=5910"},"modified":"2022-03-02T10:25:32","modified_gmt":"2022-03-02T10:25:32","slug":"kush-eshte-vertet-vladimir-putini","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/03\/02\/kush-eshte-vertet-vladimir-putini\/","title":{"rendered":"Kush \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet Vladimir Putini?"},"content":{"rendered":"<p>E keqja absolute? Nj\u00eb hero antiamerikan? Me siguri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ikon\u00eb pop, q\u00eb ka frym\u00ebzuar kuadro, monumente, parfume, t-shirt dhe ngjashm\u00ebria (jo e rast\u00ebsishme) e 007 s\u00eb \u00a0Daniel Craig me pressidentin rus \u00ebsht\u00eb nj\u00eb simptom\u00eb sesa personazhi e godet imagjinat\u00ebn.<\/p>\n<p>Vladimir Vladimirovic Putin, i lindur n\u00eb Leningrad (sot Sh\u00ebn Pet\u00ebrsburg) m\u00eb 7 tetor 1952. President i Federat\u00ebs. N\u00eb drejtim t\u00eb vendit pand\u00ebrprer\u00eb qysh nga 2000. Ish kryeminist\u00ebr nga 8 gushti 1999, u b\u00eb president <em>ad interim<\/em> m\u00eb 31 dhjetor t\u00eb atij viti, kur Boris Jelcini (1931 \u2013 2007), dha dor\u00ebheqjen. I konfirmuar n\u00eb presidencialet e 2000 e t\u00eb 2004, duke par\u00eb se kushtetuta ruse e pengonte q\u00eb t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb post p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy mandate radhazi, n\u00eb 2008 zgjodhi n\u00eb presidenc\u00eb Dimitri Medvedev (1965), nj\u00eb besnik i tij, dhe mbajti p\u00ebr vete postin e kryeministrit. E modifikuar kushtetuta p\u00ebr ta zgjatur mandatin presidencial nga 4 n\u00eb 6 vjet, u rizgjodh president n\u00eb 2012 e n\u00eb 2018 (me 76.6% t\u00eb votave). E modifikur s\u00ebrish kushtetuta n\u00eb 2020 dhe i miratuar nj\u00eb amendament q\u00eb e zeronte num\u00ebrimin e mandateve presidenciale, tani mund t\u00eb rikandidoj\u00eb edhe n\u00eb 2024 e n\u00eb 2030, duke q\u00ebndruar k\u00ebshtu n\u00eb pushtet deri m\u00eb 2036<\/p>\n<p>\u00abP\u00ebr disa \u00ebsht\u00eb burimi i \u00e7do t\u00eb keqeje, njeriu i KGB q\u00eb luan fijet n\u00eb skema t\u00eb err\u00ebta, d\u00ebrguesi i vrasjeve n\u00eb gjysm\u00ebn e bot\u00ebs, kumbari i nj\u00eb rrjeti krimi dhe korrupsioni, mbrojt\u00ebsi i diktator\u00ebve, manipuluesi i terrorist\u00ebve dhe shtyp\u00ebs i liris\u00eb. P\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hero i bot\u00ebs s\u00eb shtypur nga kapitalizmi amerikan, baluardi i fundit i vlerave tradicionale, lideri i vendosur, strategu dhe takticieni e pathyesh\u00ebm. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb ikon\u00eb pop, q\u00eb ka frym\u00ebzuar kuadro, monumente, parfume, t-shirt, k\u00ebng\u00eb, torta me \u00e7okollat\u00eb dhe ngjashm\u00ebria jo e rast\u00ebsishme e Daniel Craig me presidentin rus \u00ebsht\u00eb nj\u00eb simptom\u00eb sesa personazhi ka goditur imagjinat\u00ebn jo vet\u00ebm t\u00eb rus\u00ebve. Ushtri me analist\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t&#8217;i \u00e7kodojn\u00eb l\u00ebvizjet e tij t\u00eb fshehura duke i v\u00ebrejtur m\u00ebnyr\u00ebn e t\u00eb ecurit (\u201csi pistolero\u201d, \u00ebsht\u00eb diagnoza e fundit e nj\u00eb ekipi hollandez), ushtrimit t\u00eb palestr\u00ebs (nj\u00eb katastrof\u00eb, ka qen\u00eb hedhja posht\u00eb e revistave amerikane t\u00eb fitnesit)\u00bb (Anna Zafesova, IL, 2\/2016).<\/p>\n<p>N\u00eb antitez\u00eb me figur\u00ebn e Jelcinit (q\u00eb kishte nj\u00eb sh\u00ebndet t\u00eb dob\u00ebt dhe t\u00eb cilin i p\u00eblqenin alkoli dhe cigaret), Putini ka rezultuar n\u00eb fakt si njeriu q\u00eb nuk pi, gjuan balena, p\u00ebrk\u00ebdhel arinjt\u00eb, drejton nj\u00eb avion luftarak, b\u00ebn shum\u00eb sport dhe u p\u00eblqen grave.\u00a0N\u00eb 2007, gjat\u00eb nj\u00eb takimi me Angela Merkel, duke e ditur fort mir\u00eb se kancelarja ka terrorin e qenve p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb agresioni t\u00eb p\u00ebsuar n\u00eb rini, shfaqi papritmas Labradorin e tij q\u00eb nisi t\u00eb nuhas\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e gjermanes. \u00cbsht\u00eb akuzuar se \u00ebsht\u00eb i korruptuar, se menaxhon pushtetin n\u00eb m\u00ebynr\u00eb autoritare, se d\u00ebshiron t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb kult personaliteti, se nuk respekton t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, se d\u00ebshiron t\u00eb falsifikoj\u00eb rezultatin e zgjedhjeve amerikane, t\u00eb p\u00ebrndjek\u00eb homoseksual\u00ebt, t\u00eb p\u00ebrkrah\u00eb partit\u00eb e s\u00eb djatht\u00ebs ekstreme n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Europ\u00ebn.<\/p>\n<p>\u00abBenefitet e stabilitetit q\u00eb ai mish\u00ebron dhe t\u00eb rifitmit t\u00eb influenc\u00ebs ruse n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk ndjehen nga mazhoranca e qytetar\u00ebve t\u00eb tij. Rezervat natyrore t\u00eb vendit \u2013 naft\u00eb, gaz, diamante \u2013 jan\u00eb n\u00eb duart e pak oligark\u00ebve t\u00eb lidhur me presidentin. Ai dhe kumbar\u00ebt e tij kan\u00eb akumuluar pasuri t\u00eb pafundme, nd\u00ebrsa rreth 20 milion bashk\u00ebkombas t\u00eb tyre jetojn\u00eb n\u00ebn pragun e varf\u00ebris\u00eb\u00bb (Lilli Gruber).<\/p>\n<p>\u00abNuk k\u00ebrkon kurr\u00eb falje: n\u00eb rastet e rrella n\u00eb t\u00eb cilat t\u00ebrhiqet nj\u00eb vendim tashm\u00eb i marr\u00eb, e b\u00ebn vet\u00ebm pasi v\u00ebmendja e pulbikut spostohet n\u00eb nj\u00eb argument tjet\u00ebr. Putini \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lider q\u00eb nuk pranon gabime\u00bb (Julia Joffe, Washington Post, 14\/3\/2015).<\/p>\n<p>N\u00eb autobiografin\u00eb e tij ka shkruar: \u00abN\u00ebse nj\u00eb grindje \u00ebsht\u00eb e pashmangshme, duhet t\u00eb godas\u00ebsh i pari\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Kryetituj <\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb vajz\u00eb, e re dhe e bukur, q\u00ebndron e ulur p\u00ebrpara nj\u00eb doktori. E ka shikimin e ul\u00ebt dhe pamjen pak t\u00eb frik\u00ebsuar: po i k\u00ebrkon k\u00ebshill\u00eb sesi ta p\u00ebrballoj\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e par\u00eb seksuale. Mjeku e siguron: \u00abN\u00ebse \u00ebsht\u00eb p\u00ebr dashuri, gjith\u00e7ka do t\u00eb shkoj\u00eb mir\u00eb\u00bb, pasta kthehet dhe duke qeshur i trgon nj\u00eb foto t\u00eb Vladimir Putin. Konkludon: \u00abMe t\u00eb mund t\u00eb jesh e sigurt\u00eb\u00bb. Videoja p\u00ebrfundon me gruan q\u00eb ngrihet e qet\u00eb nga karrigia, nd\u00ebrsa nj\u00eb z\u00eb jasht\u00eb fushe kujton \u00abPutin. Hera e par\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr dashuri\u00bb (spot p\u00ebr zgjedhjet presidenciale ruse e marsit 2012).<\/p>\n<p><strong>Jeta <\/strong><\/p>\n<p>Origjin\u00eb modeste, gjyshi i tij ka qen\u00eb kuzhinier personal fillimisht i Leninit dhe m\u00eb pas i Stalinit. Babai i tij, Vladimir Spiridonovi\u00e7 Putin \u00ebsht\u00eb polumbar i Marin\u00ebs sovjetike, kurse n\u00ebna e tij, Maria Ivanovna Putina, pun\u00ebtore, banojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb <em>kommunalka<\/em>, pallatet komuniste me banj\u00ebn, kuzhin\u00ebn dhe korridoret e p\u00ebrbashk\u00ebta. \u00abN\u00eb apartamentin ton\u00eb n\u00eb bashk\u00ebjetes\u00eb ishte nj\u00eb plak\u00eb, gjyshje Ania. Kur kam lindur, ime m\u00eb bashk\u00eb me t\u00eb m\u00eb kan\u00eb pag\u00ebzuar fshehurazi nga babai, q\u00eb ishte an\u00ebtar partie, sekretar celule n\u00eb fabrik\u00eb. I vetmi i mbijetuar nga 3 f\u00ebmij\u00eb (v\u00eb\u00eblai m\u00eb i madh vdes muajt e par\u00eb t\u00eb jet\u00ebs, i dyti nga difteriti gjat\u00eb rrethimit t\u00eb Leningradit), Vladimir Vladimirovi\u00e7 p\u00ebrjeton nj\u00eb f\u00ebmij\u00ebri t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>\u00abI shkurt\u00ebr nga gjat\u00ebsia, i brisht\u00eb, bjond, por i pajisur me vendosm\u00ebri t\u00eb madhe karakteri, prve\u00e7se inteligjence. Vet\u00eb ai n\u00eb disa intervista do t\u00eb vet\u00ebquhet nj\u00eb \u201chooligan\u201d i gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u grindur n\u00eb rrug\u00eb. Nj\u00eb her\u00eb nj\u00eb fort\u00eb i gjat\u00eb dhe i trash\u00eb goditi nj\u00eb mik t\u00eb loj\u00ebrave t\u00eb Putinit, askush nuk nd\u00ebrhyri sepse kishin frik\u00eb. Vladimir Vladimirovi\u00e7ci nuk ishte, ji rr\u00ebfye pasi u kthye nga shkolla. Volodja (k\u00ebshtu e \u00ebma e th\u00ebrriste Putinin) ishte 2 vjet m\u00eb i vog\u00ebl dhe me shtatlart\u00ebsi shum\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se i forti i dhunsh\u00ebm. E priti n\u00eb oborr. Djemt\u00eb e tjer\u00eb qen\u00eb t\u00eb pabesuesh\u00ebm. Ju ngjit n\u00eb fyt, me shkelma, grushta, me gjunj\u00eb, me kok\u00eb. Qysh nga ajo dit\u00eb hierarkit\u00eb n\u00eb oborr ndryshuan\u00bb (Gennaro Sangiuliano, <em>Putin. Jeta e nj\u00eb cari<\/em>, Mondadori 2015).<\/p>\n<p>N\u00eb mosh\u00ebn 15 vje\u00e7are Putini ka tashm\u00eb n\u00eb kok\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb agjentin sekret. \u00abKam shkuar deri t\u00eb shikoj selin\u00eb e KGB. Kam hyr\u00eb dhe m\u00eb ka pritur nj\u00eb tip, q\u00eb p\u00ebr sa mund t\u00eb duket e habitshme, m\u00eb ka d\u00ebgjuar me seriozitet dhe m\u00eb pas m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb: \u201cSigurisht q\u00eb na jep k\u00ebnaq\u00ebsi, por ndershm\u00ebrisht nuk marrim at\u00eb q\u00eb na ofrohet vet\u00eb dhe pastaj marrim vet\u00ebm at\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb ushtrin\u00eb ose \u00ebsht\u00eb diplomuar\u201d. Natyrisht q\u00eb kam pyetur se \u00e7far\u00eb duhej t\u00eb studioja. \u201c\u00c7do gj\u00eb\u201d. Por \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e preferueshme? \u201cJurisprudenc\u00eb\u201d. E kuptova dhe jam regjistruar n\u00eb Fakultetin e Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Leningradit\u00bb (p\u00ebr Natalia Gevorkian e Kommersant, rimarr\u00eb nga La Stampa, 12\/3\/2000)<\/p>\n<p>Vladimiri hyn n\u00eb partin\u00eb komuniste. Nga nj\u00eb raport i Komsomolit, organizata rinore e partis\u00eb e viteve \u201870: \u00abShoku Putin i p\u00ebrmir\u00ebson n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstante nivelet e tij ideologjike dhe politike. G\u00ebzon nj\u00eb autoritet t\u00eb merituar midis koleg\u00ebve\u00bb. N\u00eb 1975 diplomohet p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare. \u00abN\u00eb mesin e vitit t\u00eb kat\u00ebrt t\u00eb studimeve papritmas jam kontaktuar nga nj\u00eb \u201cpunonj\u00ebs kuadri\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb kualifikuar pa u paraqitur. M\u00eb ka telefonuar n\u00eb sht\u00ebpi. N\u00eb vijim kam m\u00ebsuar se punonte n\u00eb deg\u00ebn q\u00eb mbik\u00ebqyrte universitetet. Ka th\u00ebn\u00eb se d\u00ebshiron t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr em\u00ebrimin tim: \u201cP\u00ebr momentin nuk do t\u2019ju them se ku\u201d. Por un\u00eb e kam kuptuar menj\u00ebher\u00eb. E kemi l\u00ebn\u00eb takimin n\u00eb sall\u00ebn e fakultetit. E kam pritur p\u00ebr 20 minuta dhe mendoja: \u201cMaskara, je\u00eb tallur, m\u00eb ke mashtruar\u201d. Po b\u00ebhesha gati t\u00eb ikja, kur ka ardhur duke ju marr\u00eb frym\u00eb dhe ka hyr\u00eb menj\u00ebher\u00eb n\u00eb tem\u00eb: \u201cKa koh\u00eb, por n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, \u00e7far\u00eb do t\u00eb thoje n\u00ebse do t\u00eb ofroja nj\u00eb pun\u00eb n\u00eb organe?\u201d\u00bb.<\/p>\n<p>Putini mbeti n\u00eb KGB nga 1975 deri m\u00eb 1991. Gjatl karrier\u00ebs si tij n\u00eb organizat\u00eb, jeton p\u00ebr 5 vite ne Drezden t\u00eb Gjermanis\u00eb Lindore. \u00abIshte si Bashkimi Sovjetik i 30 viteve m\u00eb par\u00eb, nj\u00eb vend totalitar\u00bb. Koloneli Putin merret me spiunazh politik. Duhet t\u00eb rekrutoj\u00eb fonde, t\u00eb siguroj\u00eb informacione, t\u2019i analizoj\u00eb, t\u2019i transmetoj\u00eb n\u00eb Mosk\u00eb. Pastaj, n\u00eb Drezden ka nj\u00eb fabrik\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme elektronike, ai duhet t\u00eb mbaj\u00eb n\u00ebn kontroll t\u00eb huajt q\u00eb shkojn\u00eb ta vizitojn\u00eb. Punon krah p\u00ebr krah me koleg\u00ebt e STASI. T\u00eb premten n\u00eb dark\u00eb shkon gjithmon\u00eb ta pij\u00eb nj\u00eb birr\u00eb me ta. Tregon Lyudmila, ish gruaja e Putinit: \u00abKishim nj\u00eb Zhigul\u00ec t\u00eb sh\u00ebrbimit, e konsideruar nj\u00eb makin\u00eb e shk\u00eblqyer krahasuar me Trabant dhe fundjavave shkonim gjithmon\u00eb sh\u00ebtitje n\u00ebp\u00ebr Saksoni\u00bb. Gjith\u00e7ka ndryshon n\u00eb 1989. M\u00eb 9 n\u00ebntor, teksa bie Muri Berlinit, \u00ebsht\u00eb n\u00eb selin\u00eb e KGB n\u00eb Drezden, i inmpenjuar dit\u00eb e nat\u00eb p\u00ebr t\u00eb asgj\u00ebsuar dosjet, fshij\u00eb gjurm\u00ebt e komunikimeve dhe djeg\u00eb dokumentat. \u00abKishim aq shum\u00eb gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb hedhur n\u00eb zjarr, sa q\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar soba shp\u00ebrtheu\u00bb.<\/p>\n<p>\u00abNat\u00ebn e 5 dhjetorit turma pushtoi selin\u00eb e STASI n\u00eb Drezden. M\u00ebngjesin tjet\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb u grumbulluan p\u00ebrpara pallatit t\u00eb Angelikastrasse Nr.4, ku ishte selia (n\u00eb incognito) e KGB. Brenda thirr\u00ebn detashmentin e af\u00ebrt ushtarak p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar ndihm\u00eb, por p\u00ebrgjigja qe negative: \u201cNuk mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb asgj\u00eb pa autorizimin e Mosk\u00ebs dhe Moska heshti\u201d. Putini pati ndjesin\u00eb se \u201cBashkimi Sovjetik tashm\u00eb nuk ekzistonte fare\u201d. Doli me nj\u00eb pistolet\u00eb n\u00eb dor\u00eb (ai thot\u00eb se kishte n\u00eb krah nj\u00eb ushtar t\u00eb armatosur), u kualifikua si p\u00ebrkthyes dhe shpjegoi se ai ishte territor sovjetik. Njer\u00ebzit hoq\u00ebn dor\u00eb t\u00eb kalonin murin rrethues\u00bb (Fabrizio Dragosei, Corriere della Sera, 8\/11\/2009).<\/p>\n<p><em>Kur ka vendosur t\u00eb largohej nga KGB?<\/em>\u00a0\u00abQysh n\u00eb Gjermani kam kuptuar se n\u00eb at\u00eb sistem nuk kishe t\u00eb ardhme dhe se Bashkimi Sovjetik nuk kishte t\u00eb ardhmen. Prandaj e kam refuzuar transferimin n\u00eb Mosk\u00eb dhe jam kthyer n\u00eb Leningrad. Isha, si\u00e7 thuhet tek ne, n\u00eb \u201crezerv\u00eb aktive\u201d\u00bb. <em>Jeni akoma?<\/em> \u00abJo, m\u00eb kan\u00eb shkarkuar pas pu\u00e7it t\u00eb 1991\u00bb. <em>Keni vuajtur?<\/em> \u00abPo. N\u00eb prishje e jet\u00ebs, me kockat q\u00eb k\u00ebrcisnin. P\u00ebr mua ishte m\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, pasi isha nj\u00eb oficer i suksessh\u00ebm, nuk kisha pse ankohesha. Gjith\u00e7ka m\u00eb ecte mir\u00eb. Shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt\u00bb. <em>E keni l\u00ebn\u00eb KGB, por partin\u00eb?<\/em> \u00abKam q\u00ebndruar an\u00ebtar partie derikur ajo ka ekzistuar. Pastaj e kam marr\u00eb teser\u00ebn, e kam futur n\u00eb nj\u00eb kuti dhe i kam b\u00ebr\u00eb sip\u00ebr shenj\u00ebn e kryqit. Q\u00ebndron akoma aty\u00bb.<\/p>\n<p>I kthyer n\u00eb Leningrad, q\u00eb tashm\u00eb ka nd\u00ebrruar em\u00ebr, Putini rilidh raportet me Anatoli Sob\u00e7ak. N\u00eb 1975 kishte qen\u00eb relatori i tez\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb diplomimit, tani kryebashkiak i qytetit. Vendos t\u00eb hidhet n\u00eb politike dhe b\u00ebhet nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor i ngusht\u00eb i tij. N\u00eb 1994, kur \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u votuar, zgjidhet deuptet i Dum\u00ebs. \u00abKur Boris Jelcini e em\u00ebroi kryeminist\u00ebr, n\u00eb ver\u00ebn e von\u00eb t\u00eb \u201899, thuajse askush nuk e njihte. N\u00eb Kremlin komandonte akoma \u201cfamilja\u201d dhe t\u00eb gjith\u00eb menduan se i riu sh\u00ebnpetrsburgas ishte nj\u00eb ekzekutues si shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, por Putinit i mjaftuan pak muaj p\u00ebr t\u2019i ngritur sondazhet me ndihm\u00ebn e kryq\u00ebzat\u00ebs anti\u00e7e\u00e7ene dhe, kur Jelcini u dor\u00ebhoq, dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb 2000, qe ai q\u00eb hipi n\u00eb fron\u00bb (Franco Venturini, Corriere della Sera, 8\/12\/2003).<\/p>\n<p>\u00ab\u201cWho is Mr. Putin?\u201d. K\u00ebsaj pyetjeje, n\u00eb dukje t\u00eb pafajshme, dorgoi n\u00eb tilt ministrat rus\u00eb n\u00eb Davos n\u00eb dimrin e 2000: n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjigjeshin, shk\u00ebmbyen shikime t\u00eb shqet\u00ebsuara. Vladimir Putini ishte instaluar n\u00eb kremlin prej pak dit\u00ebsh dhe ishte nj\u00eb objekt jo i identifikuar, i dal\u00eb jasht\u00eb nga asgj\u00ebja dhe i drejtuar drejt nj\u00eb destinacioni t\u00eb panjohur\u00bb (Zafesova).<\/p>\n<p>Kandidon p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb presidencialet 26 marsin e ardhsh\u00ebm. D\u00ebshiron nj\u00eb mandat t\u00eb fort\u00eb popullor. Pak p\u00ebrpara hapjes s\u00eb kutive t\u00eb votimit, i drejton nj\u00eb apel votuesve: u k\u00ebrkon atyre ta zgjedhin me shzpejt\u00ebsi (n\u00eb turin e par\u00eb) presidentin. \u00abRus\u00ebve nuk u ndodhte prej koh\u00ebsh t\u00eb d\u00ebgjonin n\u00eb televizor apelin e nj\u00eb kreu shteti q\u00eb nuk b\u00eblb\u00ebzon, nuk thot\u00eb gj\u00ebra ekstravagante, nuk qahet dhe nuk k\u00ebrc\u00ebnon kot s\u00eb koti. Efekti \u00ebsht\u00eb i fort\u00eb. \u201cNe jemi nj\u00eb prej shteteve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb bot\u00ebs dhe nj\u00eb fuqi b\u00ebrthamore\u201d, ka shqiptuar duke e fiksuar telekamer\u00ebn me shikimin e pal\u00ebvizsh\u00ebm, \u201cdhe k\u00ebt\u00eb e kujtojn\u00eb vet\u00ebm miqt\u00eb tan\u00eb\u201d. Balsam mbi plag\u00ebt e 10 viteve t\u00eb fundit dekadenc\u00eb\u00bb.<\/p>\n<p>\u00abQysh at\u00ebhere, Putini nuk ka ndryshuar si\u00e7 kan\u00eb ndryshuar idet\u00eb e tij\u00bb (Venturini).<\/p>\n<p><strong>Jeta private<\/strong><\/p>\n<p>I martuar p\u00ebr 30 vite me Lyudmila Shkrebneva. N\u00eb qershorin e 2013, pas 4 vitesh indiskrecionesh lidhur me marr\u00ebdh\u00ebnien e presidentit rus me ish gjimnasten Alina Kabaeva, 31 vite m\u00eb e re se ai, t\u00eb dy njoftuan n\u00eb televizor ndarjen e tyre. \u00abDo t\u00eb jemi af\u00ebr p\u00ebrgjithmon\u00eb\u00bb (fjal\u00ebt e tij, duksh\u00ebm nervoz) dhe presidenti \u00abdo t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb kujdeset p\u00ebr vajzat dhe ato e ndjejn\u00eb\u00bb (th\u00ebn\u00eb prej saj me nj\u00eb t\u00eb qeshur t\u00eb detyruar). Vladimir Putin dhe Lyudmila Shkrebneva u njoh\u00ebn n\u00eb Sh\u00ebn Pet\u00ebrsburg shum\u00eb t\u00eb rinj, n\u00eb nj\u00eb koncert. Ajo sh\u00ebrbente si hostes e Aeroflot, kishte studiuar gjuh\u00eb, ishte shum\u00eb e bukur. Ai p\u00ebrgatitej t\u00eb hynte n\u00eb KGB. Jan\u00eb martuar m\u00eb 1983. Dy vajza, Maria (1985) dhe Katerina (1986). Sipas versionit zyrtar kan\u00eb studiuar n\u00eb Rusi n\u00eb Universitetin e Sh\u00ebn Pet\u00ebrsburgut dhe sot jetojn\u00eb e punojn\u00eb n\u00eb atdhe. Maria su endokrinologe dhe Katerina si neuroshkenc\u00ebtare. Prej vitesh t\u00eb dyja nuk jan\u00eb shfaqur m\u00eb kurr\u00eb, kan\u00eb marr\u00eb mbiemra koperture: Vorontsova m\u00eb e madhja dhe Tikhonova m\u00eb e vogla. Sipas tabloid\u00ebve gjerman\u00eb, e tradh\u00ebtonte t\u00eb shoqen edhe kur ishte n\u00eb Gjermanin\u00eb Lindore. Nj\u00eb her\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se kushdo q\u00eb do t\u2019i rezistonte 3 jav\u00eb gruas s\u00eb tij \u00abmeritonte nj\u00eb monument\u00bb (Luigi Ippolito, Sette, 5\/4\/2001). Flitet edhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb sekret\u00eb, nga ish gjimnastja ka pasur dy. Gazetares s\u00eb Moskovsky Korrespondentes q\u00eb guxoi ta pyes\u00eb p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnien me Kabaeva, gjat\u00eb nj\u00eb konference shtypi n\u00eb Villa Certosa, Putini ju p\u00ebrgjigj duke e kauzuar gazetarin se p\u00ebr nd\u00ebrhynte n\u00eb jet\u00ebn private t\u00eb tjetrit \u00abme hund\u00ebn e saj t\u00eb qelbur dhe me fantazit\u00eb e saj erotike\u00bb. Gazetarja, q\u00eb shp\u00ebrtheu n\u00eb lot, mori edhe nj\u00eb bresh\u00ebri t\u00eb shtirur nga Berlusconi. Pak dit\u00eb m\u00eb pas gazeta e saj u mbyll prej \u00abhumbjeve t\u00eb m\u00ebdha ekonomike\u00bb (nga Micol Sarfatti, il Fatto Quotidiano, 25\/2\/2012).<\/p>\n<p><strong>Religjioni<\/strong><\/p>\n<p>Nga 1993 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb besimtar i zjarrt\u00eb dhe an\u00ebtar aktiv i Kish\u00ebs ortodokse ruse. Afrimi me religjionin ndpdhi pas nj\u00eb incidenti t\u00eb r\u00ebnd\u00eb rrugor q\u00eb p\u00ebrfshiu t\u00eb shoqen (nga Masha Gessen, <em>Putin. Njeriu pa fytyr\u00eb<\/em>, Bompiani 2012).<\/p>\n<p><strong>Para <\/strong><\/p>\n<p>Po t\u2019u q\u00ebndrosh deklaratave t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb botuar n\u00eb uebsajtin e qeveris\u00eb ruse, n\u00eb 2018, midis rrog\u00ebs zyrtare, pensionit ushtarak, interesave tek kursimet dhe ndonj\u00eb investimi ka fituar 8.6 milion rubla, 119000 euro, kur e ardhura mesatare n\u00eb Rusi \u00ebsht\u00eb 22000 n\u00eb vit. Sipas Bill Browder, shefi i fondit Hermitage Capital Management, njp koh\u00eb investitor i madh i huaj n\u00eb Rusi, Putini ka v\u00ebn\u00eb ilegalisht menjan\u00eb aq para sa t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb prej njer\u00ebzve m\u00eb t\u00eb pasur to bot\u00ebs. N\u00eb 2005 Browder \u00ebsht\u00eb p\u00ebrz\u00ebn\u00eb nga vendi.<\/p>\n<p><strong>Kuriozitete <\/strong><\/p>\n<p>I gjat\u00eb 168 centimetra, peshon 71 kilogram. P\u00ebrdor sozia t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb varen nga sh\u00ebrbimi i siguris\u00eb federale. M\u00eb i p\u00ebrdoruri ka qen\u00eb Sergei Ivanovi\u00e7, nj\u00eb oficer i rojes s\u00eb Kremlinit q\u00eb shpesh shihet n\u00ebp\u00ebr bulevardet e Mosk\u00ebs n\u00eb Mercedesin presidencial n\u00eb vendin e Putinit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Nganj\u00ebher\u00eb n\u00eb Mosk\u00eb jan\u00eb edhe 2 apo 3 kortezehe presidenciale me po aq Putin\u00eb fals\u00eb, ndork\u00ebh\u00eb q\u00eb i v\u00ebrteti e arrit Kremlinin me nj\u00eb linj\u00eb sekrete t\u00eb metropolitanes apo n\u00eb helikopter. Gjithmon\u00eb e mban or\u00ebn n\u00eb pulsin e djatht\u00eb, luan hokej, mjesht\u00ebr i VI Dan i xhudos, ka botuar nj\u00eb manual dhe ka qen\u00eb protagonist i nj\u00eb dvd q\u00eb e pavdek\u00ebson n\u00eb tatami me kampionin olimpik japonez Yasuhiro Yamashita, nuk pi alkol, ha nj\u00eb sup\u00eb \u00e7do dit\u00eb, p\u00eblqen q\u00ebngjin, akulloren me fistika dhe \u00e7ajin e gjelb\u00ebr. Njer\u00ebzit e sh\u00ebrbimit gastronomik i shijojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb ushqimin gjat\u00eb udh\u00ebtimeve t\u00eb tij jasht\u00eb vendit. N\u00eb librin <em>Vladimir Putin: Rrug\u00ebtim drejt pushtetit<\/em> ish gruaja Ljudmila ka treguar se nj\u00eb her\u00eb Vladimir, i ngopur me kastravec\u00eb t\u00eb kripur, i shijoi fshehurazi duke i shp\u00ebtuar siguris\u00eb. \u00c7mendet p\u00ebr ABBA, k\u00ebnga e preferuar <em>Super Trouper.<\/em><\/p>\n<p>(nga <em>cinquantamilla.it<\/em>)<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti<\/strong><\/p>\n<p><strong>ARMIN TIRANA<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E keqja absolute? Nj\u00eb hero antiamerikan? Me siguri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ikon\u00eb pop, q\u00eb ka frym\u00ebzuar kuadro, monumente, parfume, t-shirt dhe ngjashm\u00ebria (jo e rast\u00ebsishme) e 007 s\u00eb \u00a0Daniel Craig me pressidentin rus \u00ebsht\u00eb nj\u00eb simptom\u00eb sesa personazhi e godet imagjinat\u00ebn. Vladimir Vladimirovic Putin, i lindur n\u00eb Leningrad (sot Sh\u00ebn Pet\u00ebrsburg) m\u00eb 7 tetor 1952. President &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":5911,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-5910","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5910","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5910"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5910\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5911"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5910"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5910"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5910"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}