{"id":59552,"date":"2023-10-20T16:53:05","date_gmt":"2023-10-20T16:53:05","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=59552"},"modified":"2023-10-20T16:53:05","modified_gmt":"2023-10-20T16:53:05","slug":"keshilli-dhe-komisioni-europian-liberalizimi-i-vizave-per-kosoven-nuk-eshte-pezulluar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/10\/20\/keshilli-dhe-komisioni-europian-liberalizimi-i-vizave-per-kosoven-nuk-eshte-pezulluar\/","title":{"rendered":"K\u00ebshilli dhe Komisioni Europian: Liberalizimi i vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb pezulluar"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb 17 tetor gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Tiran\u00eb, Presidenti i Franc\u00ebs, Emmanuel Macron deklaroi se \u00e7\u00ebshtja e liberalizimit t\u00eb vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb pezulluar nga ana e Franc\u00ebs. Deklarata ngjalli konfuzion n\u00eb Kosov\u00eb, qytetar\u00ebt e t\u00eb cil\u00ebs presin t\u00eb l\u00ebvizin lirisht n\u00eb Europ\u00eb nga 1 Janari 2024. Por K\u00ebshilli dhe Komisioni Europian konfirmoi p\u00ebr Faktoje se procesi i liberalizimit t\u00eb vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb i pezulluar dhe asnj\u00eb vend an\u00ebtar nuk ka k\u00ebrkuar di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb nga unioni.<\/p>\n<p>N\u00eb konferenc\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt me kryeministrin Edi Rama nj\u00eb dit\u00eb pas samitit t\u00eb Procesit t\u00eb Berlinit mbajtur n\u00eb Tiran\u00eb, presidenti francez Emmanuel Macron u b\u00eb shkak p\u00ebr konfuzion n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb pas deklarat\u00ebs se \u2018procesi i liberalizimit t\u00eb vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb pezulluar\u2019.<\/p>\n<p>\u201cE them me shum\u00eb qart\u00ebsi. Ne ju kemi besuar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e vizave. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb pezulluar nga ana e Franc\u00ebs sepse ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me respektin e fjal\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb dhe fjala nuk po mbahet\u201d. \u2013 Emmanuel Macron, President of France, 17 Tetor 2023, Tiran\u00eb<\/p>\n<p>Komenti i Kryeministrit Rama ndaj k\u00ebsaj deklarate i hodhi edhe m\u00eb shum\u00eb \u2018benzin\u00eb zjarrit\u2019 duke e konsideruar si nj\u00eb rrezik t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb anulimin e procesit t\u00eb liberalizimit t\u00eb vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn. \u201cSot Kosova \u00ebsht\u00eb futur vet n\u00eb nj\u00eb kurth q\u00eb ja ka b\u00ebr\u00eb vetes por ska qen\u00eb kurr\u00eb m\u00eb mir\u00eb. Do t\u00eb ishte dramatike q\u00eb t\u00eb humbiste nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fituar p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur lirisht n\u00eb Bashkimin Europian, dramatike! Mua m\u00eb rr\u00ebnqethet mishi kur mendoj q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb rindales\u00eb n\u00eb procesin e liberalizimit t\u00eb vizave.\u201d \u2013 Edi Rama, Kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb, 17 Tetor 2023<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb tha K\u00ebshilli Europian dhe Komisioni Europian<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb shum\u00eb lidhur me at\u00eb \u00e7far\u00eb po ndodh me procesin e liberalizimit t\u00eb vizave t\u00eb Kosov\u00ebs, vendim i miratuar nga Parlamenti Europian dhe K\u00ebshilli Europian pas propozimit nga Komisioni Europian, Faktoje vendosi t\u00eb pyesi institucionet e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli Europian konfirmoi p\u00ebr Faktoje se procesi i liberalizimit t\u00eb vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb pezulluar dhe se nuk ka nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb apo nism\u00eb p\u00ebr di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Procesi i liberalizimit t\u00eb vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb pezulluar.<\/p>\n<p>Vendimi i Parlamentit Europian dhe K\u00ebshillit \u00ebsht\u00eb miratuar dhe ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb nga vendet an\u00ebtare n\u00eb BE nuk ka k\u00ebrkuar apo marr\u00eb ndonj\u00eb iniciativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb anulluar liberalizimin e vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn prej Janarit 2024.<\/p>\n<p>\u2013 K\u00ebshilli Europian p\u00ebr Faktoje<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr informacion nga Faktoje iu p\u00ebrgjigj edhe Komisioni Europian duke theksuar se shtetet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb nuk e kan\u00eb nj\u00eb fuqi t\u00eb till\u00eb.<br \/>\nShtetet An\u00ebtare individuale nuk mund t\u00eb vendosin t\u00eb pezullojn\u00eb nj\u00eb regjim pa viza.<\/p>\n<p>Rregullat p\u00ebr dh\u00ebnien, pezullimin ose p\u00ebrfundimin e p\u00ebrjashtimit nga regjimi i vizave jan\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb harmonizuara n\u00eb nivel t\u00eb BE-s\u00eb dhe k\u00ebrkojn\u00eb vendime n\u00eb nivel t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013 Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e Komisionit Europian p\u00ebr pun\u00ebt e brendshme, Anitta Hipper p\u00ebr Faktoje<\/p>\n<p><strong>Dezinformimi n\u00eb media<\/strong><\/p>\n<p>Deklarata u raportua gjer\u00ebsisht n\u00eb mediat vendase dhe ato nd\u00ebrkomb\u00ebtare si pezullim i liberalizimit t\u00eb vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn, si k\u00ebrc\u00ebnim apo paralajm\u00ebrim nga ana e Franc\u00ebs se l\u00ebvizja e lir\u00eb e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs nga 1 Janari mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb rrezik.<br \/>\nKonfuzioni u nxit m\u00eb tej nga mungesa e verifikimit t\u00eb deklarat\u00ebs nga mediat, p\u00ebrpara raportimit t\u00eb saj si fakt t\u00eb kryer. Disa madje e komentuan pezullimin e pretenduar si di\u00e7ka t\u00eb pritshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr tez\u00eb q\u00eb zuri vend n\u00eb media ishte ajo q\u00eb deklarat\u00ebn dhe konfuzionin e krijuar prej saj ja vishnin nj\u00eb gabimi n\u00eb p\u00ebrkthim t\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb Macron.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb verifikim i deklarat\u00ebs n\u00eb frengjisht tregon se n\u00eb fakt presidenti Macron p\u00ebrdori pik\u00ebrisht fjal\u00ebn \u201cpezullim\u201d kur foli p\u00ebr procesin e liberalizimit t\u00eb vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cJe le dis moi avec beaucoup de clart\u00e9 nous avons fait un geste de confiance sur la question des visas elle est suspendue pour ce qui est de la France, au respect de la parole donn\u00e9e et la parole aujourd\u2019hui n\u2019est pas tenue.\u201d \u2013 deklarata n\u00eb frengjisht e Presidentit Emmanuel Macron.<\/p>\n<p>\u201cE them me shum\u00eb qart\u00ebsi, ne b\u00ebm\u00eb nj\u00eb gjest besimi p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e vizave, ajo \u00ebsht\u00eb pezulluar p\u00ebr sa i p\u00ebrket Franc\u00ebs, p\u00ebr respekt t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb dhe fjala sot nuk mbahet\u201d, deklarata n\u00eb shqip e Presidentit Emmanuel Macron.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb presidentit francez p\u00ebr t\u2019u shprehur shum\u00eb qart\u00eb, duket se fjal\u00ebt e zgjedhura nuk ishin t\u00eb duhurat p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr\u00e7uar mesazhin politik drejt Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb p\u00ebr \u00e7tensionim t\u00eb situat\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Sqarimi nga zyra e Macron<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb sqarim i ardhur nga zyra e presidentit Macron filloi t\u00eb qarkulloj\u00eb n\u00eb mediat online po at\u00eb dit\u00eb n\u00eb 17 Tetor, duke cituar komentin e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr televizionin Abc News.<\/p>\n<p>\u201cPresidenti u shpreh mbi tensionet mes Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs. Ai tha se cilat ishin k\u00ebrkesat tona. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst dhe duke marr\u00eb parasysh bllokad\u00ebn e Prishtin\u00ebs, Presidenti ka vler\u00ebsuar q\u00eb \u00e7\u00ebshtja e liberalizimit t\u00eb vizave do t\u00eb mbetet e hapur. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces teknik dhe nj\u00eb diskutim q\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb me partner\u00ebt tan\u00eb europian\u00eb\u201d. \u2013 tha Elysee p\u00ebr Abc News.<\/p>\n<p>Faktoje iu drejtua zyr\u00ebs s\u00eb Presidentit francez Macron p\u00ebr nj\u00eb sqarim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm p\u00ebr at\u00eb \u00e7ka konsideron si \u201cbllokad\u00eb\u201d t\u00eb Prishtin\u00ebs dhe n\u00ebse ka Franca ka n\u00eb plan t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb mbajtjen e vizave me Kosov\u00ebn. Faktoje \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb pritje t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigjeje nga Elysee.<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht mediat n\u00eb Kosov\u00eb u angazhuan t\u00eb sqaronin pozit\u00ebn e Kosov\u00ebs lidhur me liberalizimi e vizave pas deklarat\u00ebs s\u00eb Macron. Nj\u00eb pjes\u00eb cituan ekspert\u00eb t\u00eb proceseve n\u00eb institucionet e Bashkimit Europian p\u00ebr t\u00eb sqaruar se pezullimi \u00ebsht\u00eb i pamundur nga ana proceduriale. Gazeta Express mori nj\u00eb koment nga deputeti holandez n\u00eb Parlamentin Europian, Thijs Reuten, raportues p\u00ebr liberalizimin e vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn, i cili e quajti deklarat\u00ebn e Macron t\u00eb nxituar.<\/p>\n<p>\u201cLiberalizimi i vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb fuqi nga 1 janari 2024. Ky vendim \u00ebsht\u00eb marr\u00eb unanimisht nga K\u00ebshilli muaj m\u00eb par\u00eb. P\u00ebrpjekja e Franc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb revokuar k\u00ebt\u00eb vendim nuk \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrim i BE-s\u00eb dhe presidenti Macron nuk ka fuqin\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme hapa t\u00eb till\u00eb\u201d, tha Reuten. Edhe ambasadori francez n\u00eb Kosov\u00eb theksoi p\u00ebr RTK se \u201cNuk ka vendim teknik p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje liberalizmin e vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn m\u00eb 1 janar\u201d.<\/p>\n<p><strong>Si u p\u00ebrdor deklarata p\u00ebr propagand\u00eb serbe<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb organizohej Samiti i tet\u00eb i Procesit t\u00eb Berlinit, q\u00eb ka si fokus pik\u00ebrisht integrimin europian t\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, Presidenti serb Alexandar Vu\u00e7i\u00e7 ishte n\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb zyrtare disa ditore n\u00eb Kin\u00eb, ku ka biseduar edhe me presidentin rus Vladimir Putin.<\/p>\n<p>Nga Pekini, Presidenti serb Alexandar Vu\u00e7i\u00e7 falenderoi Emmanuel Macronin p\u00ebr \u2018miq\u00ebsin\u00eb e treguar ndaj Serbis\u00eb\u2019 kur u pyet p\u00ebr deklarat\u00ebn e k\u00ebtij t\u00eb fundit p\u00ebr pezullim t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Sipas mediave serbe, Vu\u00e7i\u00e7 tha p\u00ebr gazetar\u00ebt se nuk d\u00ebshiron t\u00eb komentoj\u00eb mbi faktin se Presidenti Francez tha q\u00eb shteti i tij ka anulluar procesin e librealizimit t\u00eb vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cNuk dua t\u00eb komentoj. \u00cbsht\u00eb vendimi i nj\u00eb nga vendeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Europ\u00ebs. Faleminderit Macronit p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera, p\u00ebr miq\u00ebsin\u00eb q\u00eb tregon ndaj Serbis\u00eb.\u201d \u2013 citohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb Vu\u00e7i\u00e7.<\/p>\n<p><strong>Sfond<\/strong><\/p>\n<p>Bashkimi Europian ka aktualisht nj\u00eb regjim pa viza me 61 vende jo an\u00ebtare n\u00eb BE. 25 vende kan\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr heqjen e vizave me BE-n\u00eb dhe 8 t\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrjashtimin e vizave si rezultat i p\u00ebrfundimi tt\u00eb suksessh\u00ebm t\u00eb dialogut p\u00ebr liberalizimin e vizave (Shqip\u00ebria, Bosnje Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina). 28 shtetet e mbetura mor\u00ebn p\u00ebrjashtimin nga regjimi i vizave pas harmonizimit t\u00eb par\u00eb t\u00eb rregullave t\u00eb BE-s\u00eb (Rregullorja e K\u00ebshillit Nr. 539\/2001).<\/p>\n<p>N\u00eb 19 Prill 2023, K\u00ebshilli Europian dhe Parlamenti Europian ran\u00eb dakord p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjashtuar edhe Kosov\u00ebn nga regjimi i vizave, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb suksessh\u00ebm t\u00eb dialogut p\u00ebr liberalizimin e vizave, q\u00eb hyn n\u00eb fuqi n\u00eb 1 Janar 2024.<\/p>\n<p>Mekanizmi i Pezullimit t\u00eb Vizave \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb Nenin 8 t\u00eb Rregullores s\u00eb Vizave t\u00eb BE-s\u00eb. Q\u00ebllimi i tij kryesor \u00ebsht\u00eb t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb pezullim t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrjashtimit nga vizat, n\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb rritje t\u00eb papritur dhe t\u00eb konsiderueshme t\u00eb migrimit t\u00eb parregullt ose rreziqeve t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas nenit 8 t\u00eb k\u00ebsaj rregulloreje, nj\u00eb shtet an\u00ebtar i BE-s\u00eb mund t\u00eb njoftoj\u00eb Komisionin [Europian] n\u00ebse gjat\u00eb nj\u00eb periudhe dymujore (t\u00eb krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn p\u00ebriudh\u00eb t\u00eb vitit paraardh\u00ebs ose krahasuar me dy muajt e fundit p\u00ebrpara zbatimit t\u00eb p\u00ebrjashtimit nga regjimi i vizave t\u00eb shtetasve t\u00eb vendeve t\u00eb treta t\u00eb listuara n\u00eb Aneksin II) p\u00ebrballet me nj\u00eb nga kat\u00ebr rrethanat e m\u00ebposht\u00ebme si a) rritja e numrit t\u00eb shtetasve q\u00eb shkelin afatet e q\u00ebndrimit n\u00eb vendin an\u00ebtar t\u00eb BE-s\u00eb, b)rritja e numrit t\u00eb azilk\u00ebrkuesve nga vendi jo an\u00ebtar, c) mos-bashk\u00ebpunimi nga vendi jo-an\u00ebtar n\u00eb procesin e ripranimit t\u00eb shtetasve t\u00eb tyre q\u00eb kan\u00eb shkelur rregullat e udh\u00ebtimit, si dhe d) p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb rreziku t\u00eb kanosur ndaj siguris\u00eb s\u00eb brendshme t\u00eb shtetit an\u00ebtar.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim rregullorja e BE-s\u00eb p\u00ebr aktivizimin e mekanizmit t\u00eb rivendosjes s\u00eb vizave k\u00ebrkon q\u00eb vendi an\u00ebtar t\u00eb deklaroj\u00eb arsyet ku e bazon k\u00ebrkes\u00ebn e tij duke p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat dhe statistikat p\u00ebrkat\u00ebse, si dhe nj\u00eb shpjegim t\u00eb detajuar t\u00eb masave paraprake q\u00eb shteti an\u00ebtar n\u00eb fjal\u00eb ka nd\u00ebrmarr\u00eb p\u00ebr t\u00eb korriguar situat\u00ebn e krijuar.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm Kosova nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e vendeve t\u00eb listuara n\u00eb Aneksin II, por si\u00e7 kuptohet nga kat\u00ebr arsyet ku nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e till\u00eb mund t\u00eb bazohet, do duhet koh\u00eb dhe t\u00eb dh\u00ebna statistikore p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb till\u00eb, gj\u00eb e cila nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb pa u aplikuar liberalizimi i vizave dhe qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb t\u00eb lir\u00eb n\u00eb zon\u00ebn Schengen.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrfundim<\/strong><\/p>\n<p>Deklarata e presidentit francez Emmanuel Macron p\u00ebr \u201cpezullim\u201d t\u00eb procesit t\u00eb liberalizimit t\u00eb vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn rezulton e pav\u00ebrtet\u00eb, p\u00ebrtej interpretimeve dhe argumentave t\u00eb dh\u00ebna nga pal\u00ebt e interesuara.<\/p>\n<p>Fakt mbetet se qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs do udh\u00ebtojn\u00eb pa viza n\u00eb zon\u00ebn schengen prej 1 Janarit 2024, dhe se deri m\u00eb tani asnj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb apo nism\u00eb p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb depozituar n\u00eb isntitucionet e BE-s\u00eb.\/faktoje.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb 17 tetor gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Tiran\u00eb, Presidenti i Franc\u00ebs, Emmanuel Macron deklaroi se \u00e7\u00ebshtja e liberalizimit t\u00eb vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb pezulluar nga ana e Franc\u00ebs. Deklarata ngjalli konfuzion n\u00eb Kosov\u00eb, qytetar\u00ebt e t\u00eb cil\u00ebs presin t\u00eb l\u00ebvizin lirisht n\u00eb Europ\u00eb nga 1 Janari 2024. Por K\u00ebshilli dhe Komisioni Europian konfirmoi p\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":59553,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[38],"tags":[],"class_list":["post-59552","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-bota"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59552","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59552"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59552\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/59553"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59552"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59552"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59552"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}