{"id":59558,"date":"2023-10-20T17:40:29","date_gmt":"2023-10-20T17:40:29","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=59558"},"modified":"2023-10-20T17:40:29","modified_gmt":"2023-10-20T17:40:29","slug":"bomba-me-sahat-ne-elbasan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/10\/20\/bomba-me-sahat-ne-elbasan\/","title":{"rendered":"Bomba me sahat n\u00eb Elbasan"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb gushtit, nj\u00eb burr\u00eb rreth t\u00eb 50-ave rr\u00ebmon n\u00eb kazan\u00ebt e plehrave pran\u00eb Qendr\u00ebs Spitalore Universitare \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb mbetjeve t\u00eb plastik\u00ebs. Por n\u00eb vend t\u00eb tyre, ai thot\u00eb se has shpesh mbetje anatomike t\u00eb rrezikshme, q\u00eb flaken aty pas nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb ndryshme kirurgjikale.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebtu kan\u00eb hedhur kuti me shiringa, serume, fasha me gjak dhe organe njer\u00ebzish,\u201d tha burri, duke shtuar se mbetje t\u00eb tilla ishin shtuar koh\u00ebt e fundit.<\/p>\n<p>\u201cKur m\u00eb shohin infermieret m\u00eb b\u00ebrtasin, m\u00eb thon\u00eb \u2018mos i hap ato se nuk ka gj\u00eb\u2019,\u201d shtoi ai. Mbetjet spitalore konsiderohen mbetje t\u00eb rrezikshme n\u00eb Shqip\u00ebri dhe grumbullimi, transporti, trajtimi dhe asgj\u00ebsimi p\u00ebrfundimtar i tyre p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb sfid\u00eb serioze p\u00ebr mjedisin dhe sh\u00ebndetin publik.<\/p>\n<p>Hedhja n\u00eb kontejner\u00ebt e mbetjeve urbane p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, por ky nuk \u00ebsht\u00eb problemi i vet\u00ebm n\u00eb zinxhirin e trajtimit t\u00eb tyre. Nd\u00ebrsa shumica e mbetjeve spitalore n\u00eb Shqip\u00ebri trajtohen p\u00ebrmes sterilizimit dhe incenerimit, p\u00ebr vite me radh\u00eb kan\u00eb munguar t\u00eb dh\u00ebnat se ku p\u00ebrfundonte hiri q\u00eb mbetej pas djegies s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Sipas legjislacionit n\u00eb fuqi, hiri duhet analizuar dhe n\u00ebse testet v\u00ebrtetojn\u00eb se ai nuk paraqet rrezikshm\u00ebri mund t\u00eb depozitohet n\u00eb landfille t\u00eb zakonshme. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, hiri duhet t\u00eb depozitohet n\u00eb landfille p\u00ebr mbetje t\u00eb rrezikshme. Por t\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN tregojn\u00eb se hiri i mbetjeve spitalore deklarohet n\u00eb t\u00eb gjitha rastet si tepric\u00eb e parrezikshme dhe depozitohet n\u00eb landfillet e mbetjeve urbane.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb landfillin e Elbasanit, ku ngrihet tashm\u00eb nj\u00eb mal me plehra si pasoj\u00eb e problemeve t\u00eb mbartura me inceneratorin, depozitohen mesatarisht \u00e7do muaj rreth 2.9 ton hi nga djegia e mbetjeve spitalore nga kompanit\u00eb e licensuara p\u00ebr trajtimin e tyre. Kompania Eco-ELB q\u00eb menaxhon landfillin e Elbasanit pretendon se e pranon hirin n\u00eb p\u00ebrputhje me lejen e vet mjedisore, nd\u00ebrsa shton se nuk ka hasur n\u00eb asnj\u00eb rast mbetje t\u00eb rrezikshme.<\/p>\n<p>Por ekspert\u00ebt e mjedisit theksojn\u00eb se mbetjet e hirit duhet t\u2019u n\u00ebnshtrohen analizave t\u00eb holl\u00ebsishme, p\u00ebrpara se t\u00eb groposen n\u00eb landfill. \u201cMbetjet spitalore kategorizohen te mbetjet e rrezikshme dhe duan trajtim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, i cili p\u00ebrtej dhe p\u00ebrve\u00e7 incenerimit, k\u00ebrkon trajtim t\u00eb kujdessh\u00ebm edhe p\u00ebr hirin q\u00eb mbetet pas djegjes s\u00eb k\u00ebtyre mbetjeve,\u201d thot\u00eb Mihallaq Qirjo, drejtues i organizat\u00ebs mjedisore REC Albania.<\/p>\n<p>\u201cKur sasia e metaleve t\u00eb r\u00ebnda \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e lart\u00eb, ato kalojn\u00eb n\u00eb ekosistem p\u00ebrmes tok\u00ebs apo ujit dhe me shum\u00eb gjas\u00eb ato fillojn\u00eb t\u00eb ndjekin rrug\u00ebn e mbetjes n\u00eb zinxhirin ushqimor\u2026,\u201d shtoi ai. Agjencia Komb\u00ebtare e Mjedisit nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjes direkte t\u00eb BIRN n\u00ebse ekzistojn\u00eb landfille t\u00eb licensuara p\u00ebr trajtimin e hirit, por ia ngarkoi k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi kompanive private. \u201cHiri q\u00eb del nga incenerimi duhet t\u00eb analizohet dhe t\u00eb klasifikohet se \u00e7far\u00eb kodi \u00ebsht\u00eb sipas katalogut t\u00eb mbetjeve. M\u00eb pas, kompanit\u00eb duhet t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb n\u00ebse ka landfill p\u00ebr t\u2019i depozituar ato ose kompani t\u00eb pajisura me licence III.2.B q\u00eb i transferojn\u00eb k\u00ebto kode,\u201d tha AKM n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim.<\/p>\n<p><strong>&#8220;Asnj\u00eb gram hi\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Biznesi i trajtimit t\u00eb mbetjeve ka si udh\u00ebrr\u00ebfyes Katalogun e Mbetjeve \u2013 nj\u00eb dokument i miratuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2005 dhe i p\u00ebrdit\u00ebsuar p\u00ebrmes nj\u00eb vendimi t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2021. Dokumenti p\u00ebrcakton kode dyshifrore p\u00ebr sektor\u00ebt ekonomik\u00eb, kode 4-shifrore p\u00ebr n\u00ebnkategorit\u00eb dhe kode specifike 6-shifrore p\u00ebrmes s\u00eb cilave identifikohet p\u00ebrmbajtja e mbetjeve.<\/p>\n<p>Mbetjet spitalore klasifikohen n\u00eb kapitullin 18, nd\u00ebrsa mbetjet nga impiantet e trajtimit t\u00eb mbetjeve t\u00eb tilla se hiri klasifikohen me kodin 19. M\u00eb pas, ato ndahen n\u00eb n\u00ebnkategorin\u00eb 19 01 \u201cmbetje nga incinerator\u00ebt dhe piroliza e mbetjeve\u201d, q\u00eb duhen specifikuar gjithashtu hira fundore q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb substanca t\u00eb rrezikshme [19 01 11*] dhe hira fundore q\u00eb nuk p\u00ebrmbajn\u00eb substanca t\u00eb rrezikshme [19 01 12].<\/p>\n<p>K\u00ebrkimet p\u00ebr nj\u00eb landfill t\u00eb licensuar t\u00eb trajtimit hirit q\u00eb p\u00ebrmban substanca t\u00eb rrezikshme e \u00e7uan BIRN n\u00eb fshatin Manskuri t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb Rrashbull n\u00eb periferi t\u00eb Durr\u00ebsit, ku ndodhet nj\u00eb park industrial i administruar nga kompania koncesionare \u201cBrema Ambiente\u201d. Administratori i kompanis\u00eb, Selim Bregu i tha BIRN se kishte lidhur marr\u00ebveshje me disa kompani t\u00eb trajtimit t\u00eb mbetjeve spitalore, por u ankua se hiri nuk depozitohej n\u00eb landfillin e tij.<\/p>\n<p>Kjo reportere ishte e pranishme n\u00eb nj\u00eb takim q\u00eb Bregu pati me inxhinierin e mjedisit t\u00eb nj\u00ebr\u00ebs prej kompanive t\u00eb trajtimit t\u00eb mbetjeve spitalore, q\u00eb k\u00ebrkonte me ngulm nj\u00eb v\u00ebrtetim t\u00eb depozitimit t\u00eb hirit p\u00ebr ta dor\u00ebzuar si dokument n\u00eb nj\u00eb tender. Bregu u interesua t\u00eb dinte se ku e kishte depozituar kompania n\u00eb fjal\u00eb hirin, p\u00ebrpara se ta p\u00ebrcillte duarbosh inxhinierin e mjedisit. \u201cI kemi trajtuar si\u00e7 duhet dhe i kemi \u00e7uar n\u00eb landfillin e Elbasanit me kodin 19 01,\u201d u p\u00ebrgjigj ai.<\/p>\n<p>Lidhja e marr\u00ebveshjeve me landfille t\u00eb licensuara \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kusht p\u00ebr kualifikimin n\u00eb tendera t\u00eb kompanive t\u00eb trajtimit t\u00eb mbetjeve spitalore dhe dokumentet fiktive duken nj\u00eb praktik\u00eb e zakonshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb biznes. Por Bregu i tha BIRN se nuk kishte nd\u00ebrmend t\u00eb toleronte. \u201cN\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto vite nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb si\u00e7 duhet as trajtimi dhe as depozitimi p\u00ebrfundimtar i mbetjeve spitalore,\u201d tha ai, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se mbetjet duhej t\u00eb dor\u00ebzoheshin n\u00eb landfill me kodin 6-shifror.<\/p>\n<p>Ai kujtoi gjithashtu se menj\u00ebher\u00eb pasi ishte pajisur me leje mjedisore, kishte n\u00ebnshkruar nj\u00eb marr\u00ebveshje me kompanin\u00eb V.A.L.E Recycling p\u00ebr depozitimin e hirit, por kjo gj\u00eb nuk kishte ndodhur. \u201cVendosa t\u00eb mos ua rinovoj kontrat\u00ebn, sepse nuk kan\u00eb sjell\u00eb asnj\u00eb gram hi. Nuk e di ku e kan\u00eb \u00e7uar,\u201d shtoi Bregu.<\/p>\n<p>V.A.L.E Recycling \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra nga kat\u00ebr kompanit\u00eb fituese t\u00eb tenderave publik\u00eb p\u00ebr trajtimin dhe asgj\u00ebsimin e mbetjeve spitalore n\u00eb Shqip\u00ebri. Administratori i saj, Elvis Miri i tha BIRN se hirin e kishte depozituar te landfilli i Elbasanit, i bindur se kjo mbetje nuk p\u00ebrmban substanca t\u00eb rrezikshme. \u201cHiri nuk \u00ebsht\u00eb i rreziksh\u00ebm, se ne i djegim n\u00eb temperatuar q\u00eb kalojn\u00eb 900 grad\u00eb. Plus q\u00eb ne e kemi n\u00eb legjislacionin ton\u00eb q\u00eb ne t\u00eb vdekurit i groposim, k\u00ebshtu q\u00eb nuk kan\u00eb rrezik,\u201d tha ai p\u00ebr BIRN. Miri u ankua nga ana e tij p\u00ebr probleme t\u00eb shumta n\u00eb k\u00ebt\u00eb biznes, p\u00ebrfshi edhe kushtet p\u00ebr trajtimin e hirit. \u201cSasia e hirit q\u00eb prodhojm\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e vog\u00ebl, k\u00ebshtu q\u00eb ne e depozitojm\u00eb n\u00eb disa fu\u00e7i metalike ose plastike. Na duhet shum\u00eb koh\u00eb deri sa t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb sasi q\u00eb t\u2019a vlej\u00eb q\u00eb ta transportojm\u00eb p\u00ebr n\u00eb landfill,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p><strong>Tendera t\u00eb kontestuar<\/strong><\/p>\n<p>Spitalet publike dhe ato private raportuan s\u00eb bashku 1337ton mbetje t\u00eb rrezikshme spitalore n\u00eb Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb sipas raportit t\u00eb Gjendjes n\u00eb Mjedis p\u00ebr vitin 2021. M\u00eb shum\u00eb se gjysma e mbetjeve spitalore gjenerohen n\u00eb Tiran\u00eb, ku jan\u00eb raportuar rreth 707 mij\u00eb kg, e ndjekur nga Kor\u00e7a me 191 mij\u00eb kg dhe Shkodra me 159 mij\u00eb kg. P\u00ebrgjith\u00ebsisht, raporti i sasis\u00eb s\u00eb hirit llogaritet sa 5 p\u00ebr qind e sasis\u00eb s\u00eb mbetjeve q\u00eb trajtohen p\u00ebrmes incenerimit. N\u00eb Shqip\u00ebri, mungojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr sasin\u00eb vjetore t\u00eb hirit q\u00eb gjenerohet nga kompanit\u00eb e trajtimit t\u00eb mbetjeve spitalore.<\/p>\n<p>Laert Shehu, nj\u00eb ekspert i vler\u00ebsimit t\u00eb ndikimeve n\u00eb mjedis, i tha BIRN se situata me trajtimin e mbetjeve spitalore ka sh\u00ebnuar p\u00ebrmir\u00ebsim n\u00eb krahasim me t\u00eb kaluar\u00ebn dhe shum\u00eb prej kompanive n\u00eb k\u00ebt\u00eb biznes p\u00ebrdorin teknologji t\u00eb avancuara. \u201cPor jo p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb mund t\u00eb flasim n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, pasi kemi par\u00eb nga media q\u00eb digjen n\u00eb kosha, hidhen gjithandej dhe vazhdon abuzimi, por jam i bindur q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivele shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ult\u00eba se sa ka q\u00ebn\u00eb m\u00eb par\u00eb,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Sipas Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Mjedisit, 16 kompani private jan\u00eb t\u00eb pajisura me leje mjedisore t\u00eb Tipit A apo licens\u00eb III.2.B. p\u00ebr trajtimin ose transportimin e mbetjeve t\u00eb rrezikshme spitalore. Megjithat\u00eb, vet\u00ebm kat\u00ebr prej tyre fitojn\u00eb rregullisht tenderat p\u00ebr evadimin e mbetjeve nga spitalet kryesore t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e pjesshme q\u00eb BIRN siguroi p\u00ebrmes k\u00ebrkesave p\u00ebr t\u00eb drejt\u00eb informimi nga 14 spitale universitare dhe rajonale t\u00eb vendit tregojn\u00eb se kostoja mesatare p\u00ebr trajtimin e 1 kilogrami mbetje spitalore varionte nga 350 n\u00eb 450 lek\u00eb. Nd\u00ebrsa kompanit\u00eb q\u00eb fitojn\u00eb rregullisht tenderat jan\u00eb Eco Riciklim, V.A.L.E Recycling, Medi- Tel dhe m\u00eb pak Pura Medical.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha spitalet publike n\u00eb vend kan\u00eb shpenzuar s\u00eb bashku rreth 900 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr trajtimin e mbetjeve t\u00eb tyre spitalore n\u00eb pes\u00eb vitet e fundit, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb agreguara nga Open Spending \u2013 nj\u00eb faqe e organizat\u00ebs Instituti Shqiptar i Shkenc\u00ebs q\u00eb promovon t\u00eb dh\u00ebnat e hapura.<\/p>\n<p>Eco Riciklim \u00ebsht\u00eb kompania q\u00eb ka fituar tendera n\u00eb vler\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb llogaritur n\u00eb 425 milion\u00eb lek\u00eb, e ndjekur nga Medi -Tel me 255 milion\u00eb, V.A.L.E Recycling me 150 milion\u00eb lek\u00eb dhe Pura Medical me 53 milion\u00eb lek\u00eb. Tenderat p\u00ebr trajtimin e mbetjeve spitalore jan\u00eb gjithashtu nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb kontestuarit, sipas t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb BIRN siguroi nga vendimet e Komisionit t\u00eb Prokurimit Publik. N\u00eb disa vendime t\u00eb analizuara, kompanit\u00eb ankohen shpesh p\u00ebr kritere penalizuese apo favorizuese p\u00ebr konkurrent\u00ebt nga ana e spitaleve, nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb rast, kontestimi lidhej drejtp\u00ebrdrejt me kontrat\u00ebn e depozitimit t\u00eb hirit n\u00eb landfillin e Elbasanit.<\/p>\n<p>P\u00ebr problemet me tenderat ankohet edhe administratori i kompanis\u00eb V.A.L.E Recycling, Elvis Miri. \u201cKemi problematika nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, na ka ardhur n\u00eb maj\u00eb t\u00eb hund\u00ebs si funksionon k\u00ebtu. N\u00ebse e nisim nga tenderat, gjithmon\u00eb b\u00ebhen favorizime p\u00ebr kompani t\u00eb caktuara dhe \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb,\u201d tha Miri. Tre kompanit\u00eb e tjera t\u00eb trajtimit t\u00eb mbetjeve spitalore nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn k\u00ebrkesave p\u00ebr koment t\u00eb BIRN.<\/p>\n<p><strong>Loja me kodet<\/strong><\/p>\n<p>Landfilli dhe inceneratori i trajtimit t\u00eb mbetjeve n\u00eb Elbasan u nd\u00ebrtuan p\u00ebrmes nj\u00eb kontrate koncesionare t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare, q\u00eb \u00e7oi n\u00eb d\u00ebnimin e ish-ministrit t\u00eb Mjedisit, Lefter Koka p\u00ebr veprat penale t\u00eb korrupsionit. Pronar\u00ebt e kompanis\u00eb koncesionare \u201cAlbtek Energy\u201d Mirel M\u00ebrtiri dhe Stela Gugallja si dhe n\u00ebnkontraktori Klodian Zoto u d\u00ebnuan gjithashtu p\u00ebr korrupsion dhe ndodhen prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb viti n\u00eb arrati.<\/p>\n<p>Pas sekuestrimit nga Prokuroria e Posa\u00e7me, landfilli dhe incineratori i Elbasanit kaloi n\u00ebn administrimin e kompanis\u00eb publike Eco-Elb, q\u00eb zot\u00ebrohet nga bashkit\u00eb e qarkut t\u00eb Elbasanit. Kur Eco-Elb e mori n\u00eb administrimin incineratorin e Elbasanit, situata ishte emergjente dhe nj\u00eb mal me plehra ishte krijuar n\u00eb landfill. Ekspert\u00ebt e konsiderojn\u00eb k\u00ebt\u00eb venddepozitim \u201cnj\u00eb hotspot t\u00eb ri mjedisor\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht situat\u00ebs me mbetjet urbane, kompania Eco- Elb i tha BIRN se kishte pranuar mbetje t\u00eb hirit nga kompanit\u00eb e trajtimit t\u00eb mbetjeve spitalore n\u00eb p\u00ebrputhje me lejen mjedisore q\u00eb dispononte. Kompanit\u00eb q\u00eb kishin depozituar mbetje t\u00eb tilla ishin Eco Riciklim me nj\u00eb sasi mesatare mujore prej 0,18 ton; Pura Medical me 2.3 ton; Medi -Tel me 0.19 ton dhe Vale Recycling me nj\u00eb sasi mesatare mujore prej 0.24 ton.<\/p>\n<p>Kompania tha se i pranonte mbetjet me kodin 19 01 dhe me p\u00ebrshkrimin \u201cMbetje nga icenerator\u00ebt ose piroliza e mbetjeve\u201d. \u201cShoq\u00ebria Eco-Elb sh.a me personat p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr pritjen dhe verifikimin e ngarkesave nuk kan\u00eb konstatuar ndonj\u00ebher\u00eb mbetje t\u00eb rrezikshme spitalore, pasi \u00e7do subjekt depoziton mbetje hiri sipas kontrat\u00ebs,\u201d tha Eco-Elb.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do 3\/6 muaj i k\u00ebrkohet flet\u00eb-analiza sipas legjislacionit, q\u00eb e dor\u00ebzojn\u00eb edhe n\u00eb institucionet q\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mundur menaxhimin e situat\u00ebs mjedisore,\u201d shtoi kompania. Por eksperti Laert Shehu i tha BIRN se landfillimi i hirit me kodin 4-shifror nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i sakt\u00eb, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb landfilli i Elbasanit \u00ebsht\u00eb licensuar p\u00ebr t\u00eb pranuar mbetje vet\u00ebm nga qarku i Elbasanit.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrdorimi i kodit kat\u00ebr shifror \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj si t\u00eb p\u00ebrdor\u00ebsh mbiemrin p\u00ebr identifikim, por jo emrin. Pra mund t\u00eb themi mbiemrin, por nuk e dim\u00eb se cili nga an\u00ebtar\u00ebt e familjes \u00ebsht\u00eb,\u201d tha Shehu, nd\u00ebrsa shtoi se specifikimet duhet t\u00eb jen\u00eb sipas kodit 6-shifror. Shehu shpjegoi gjithashtu se impiantet e avancuara b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrshkrim t\u00eb mbetjes q\u00eb del dhe n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb k\u00ebtij p\u00ebrshkrimi p\u00ebrcaktohet edhe m\u00ebnyra e trajtimit. \u201cKryesisht ato spitalore \u00e7ohen p\u00ebr asgj\u00ebsim me groposje n\u00eb landfill, por mund t\u00eb \u00e7ohen edhe p\u00ebr incenerim, sepse ka mbetje q\u00eb kan\u00eb n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje mbetje organike dhe jan\u00eb t\u00eb djegshme,\u201d shtoi ai. Ekspert\u00ebt p\u00ebrmendin edhe faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb situat\u00ebn e trajtimit t\u00eb hirit t\u00eb paqart\u00eb, q\u00eb sipas Qirjos nga REC Albania, lidhet me munges\u00ebn e laborator\u00ebve t\u00eb certifikuar.<\/p>\n<p>\u201cMungesa e laborator\u00ebve t\u00eb certifikuar p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e hirit dhe p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen e metalit n\u00eb vendin ton\u00eb e b\u00ebn t\u00eb panjohur cil\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtyre hireve dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, kemi munges\u00eb t\u00eb theksuar t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave mbi sasin\u00eb, cil\u00ebsin\u00eb dhe m\u00ebnyr\u00ebn e trajtimit t\u00eb k\u00ebtyre mbetjeve t\u00eb rrezikshme\u201d, p\u00ebrfundoi ai. \/BIRN\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb gushtit, nj\u00eb burr\u00eb rreth t\u00eb 50-ave rr\u00ebmon n\u00eb kazan\u00ebt e plehrave pran\u00eb Qendr\u00ebs Spitalore Universitare \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb mbetjeve t\u00eb plastik\u00ebs. Por n\u00eb vend t\u00eb tyre, ai thot\u00eb se has shpesh mbetje anatomike t\u00eb rrezikshme, q\u00eb flaken aty pas nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb ndryshme kirurgjikale. \u201cK\u00ebtu kan\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":59559,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[46],"tags":[],"class_list":["post-59558","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59558","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59558"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59558\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/59559"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59558"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59558"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59558"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}