{"id":59613,"date":"2023-10-21T17:39:40","date_gmt":"2023-10-21T17:39:40","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=59613"},"modified":"2023-10-21T17:39:40","modified_gmt":"2023-10-21T17:39:40","slug":"patem-nis-nje-poezi-te-bukur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/10\/21\/patem-nis-nje-poezi-te-bukur\/","title":{"rendered":"Pat\u00ebm nis nj\u00eb poezi t\u00eb bukur&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Alba KEPI<\/strong><\/p>\n<p>&#8220;Pat\u00ebm fillue me nji poezi dhe po mbarojm\u00eb me nji tragjedi, sa me i u dhimbt\u00eb gurit e drunit&#8221;, do t\u00eb shkruante At Anton Harapi, nj\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebt e Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ngritur m\u00eb 1940.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb foto e 1942, AKADEMIA E PARE SHQIPTARE, krijuar m\u00eb emrin Instituti i\u00a0 Studimeve Shqiptare, Kryetar i par\u00eb i k\u00ebtij Instituti ishte Ernest Koliqi dhe sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm Zef Valentini.<\/p>\n<p>N\u00eb foto nga e majta n\u00eb t\u00eb djathte: Vangjel Ko\u00e7a, Aleksand\u00ebr Xhuvani, Anton Paluca, At Anton Harapi, Xhevat Kor\u00e7a, Mustafa Kruja, Ernest Koliqi, Dhimit\u00ebr Berati, Zef Valentini, Karl Gurakuqi, Ekrem Vlora, Nikola la Ruso Atoma, Dom Laz\u00ebr Shantoja.<\/p>\n<p>Mes tyre dijetar\u00eb, profesor\u00eb, studiues, klerik\u00eb, poet\u00eb, shkrimtar\u00eb, akademik\u00eb, profesionist\u00eb e mbi t\u00eb gjitha patriot\u00eb.<\/p>\n<p>Shumica antikomunis\u00eb, disa u vran\u00eb e pushkatuan nga regjimi, disa zgjodh\u00ebn emigrimin e punuan p\u00ebr t\u00eb luftuar sistemin diktatorial.<\/p>\n<p>Ja cfar\u00eb shkruanin disa nga k\u00ebta Alademik\u00eb p\u00ebr Komunizmin e Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>\u2b55\ufe0fVangjel Ko\u00e7a, an\u00ebtar i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave n\u00eb prill 1937 do t\u00eb shkruante;<\/p>\n<p>Komunizmi zhduket me k\u00ebrbac!<\/p>\n<p>\u201cKomunizma \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ide. Nj\u00eb ide antikomb\u00ebtare, shkat\u00ebrronj\u00ebse. Po \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ide. Dhe si\u00e7 dihet, ideja nuk zhduket n\u00eb k\u00ebrba\u00e7, po me nj\u00eb kund\u00ebr-ide m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. K\u00ebt\u00eb na e m\u00ebson historia e njer\u00ebzimit dhe e evolucionit t\u00eb regjimeve shoq\u00ebrore.Hamleti q\u00eb v\u00ebrtitet me pall\u00eb ngjeshur kund\u00ebr hijes dhe shpresave q\u00eb ta shp\u00ebtojn\u00eb, p\u00ebrfytyron njeriun q\u00eb i v\u00ebrtitet me arm\u00eb nj\u00eb ideje dhe shpreson q\u00eb ta shpoj\u00eb. Po gjer m\u00eb sot nuk \u00ebsht\u00eb gjendur ndonj\u00eb \u00e7elik kaq i mir\u00eb sa p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pall\u00eb kaq t\u00eb mir\u00eb, q\u00eb mund t\u00eb vras nj\u00eb ide. Prov\u00eb: Paganizm\u00ebn nuk e vrau palla, por fuqia dhe madh\u00ebshtia morale e kristianizm\u00ebs s\u00eb koh\u00ebrave t\u00eb para. Pra, p\u00ebr t\u00eb mundur iden\u00eb komuniste na duhet nj\u00eb kund\u00ebr-ide m\u00eb e mir\u00eb. P\u00ebr ne kund\u00ebr-ideja m\u00eb e mir\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm Ideja Komb\u00ebtare\u201d.<\/p>\n<p>\u2b55\ufe0fAt Anton Harapi, an\u00ebtar i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave do te shkruante &#8220;Pat\u00ebm fillue me nji poezi dhe po mbarojm\u00eb me nji tragjedi, sa me i u dhimbt\u00eb gurit e drunit. Nuk \u00e2sht dita sot t\u00eb likuidojm\u00eb fajet e fajtor\u00ebt; sot na duhet t\u00eb b\u00e2jm\u00eb nji pun\u00eb t\u00eb vetme : t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb kapitalin e par\u00eb, q\u00eb \u00e2sht Shqipnija dhe populli. Fajtor\u00ebt mjaft t\u2019i paralizojm\u00eb q\u00eb mos t\u00eb jen\u00eb t\u00eb damsh\u00ebm e mandej nes\u00ebr do t\u2019i thrrasim me na dhan\u00eb arsye.<\/p>\n<p>Edhe komunistavet due t\u2019u a tham nji fjal\u00eb , por kjart\u00eb e shkurt. Un\u00eb jam i bindun se pak jan\u00eb ata shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt v\u00ebrtet e kuptojn\u00eb doktrin\u00ebn komuniste, por, tashm\u00e2 t\u00eb gjith\u00eb po e shohin dhe po e njohin organizat\u00ebn dhe vepr\u00ebn komuniste n\u00eb Shqipni. Kjo \u00e2sht v\u00ebrtet\u00eb, e kjo don me th\u00e2n\u00eb se gadi t\u00eb gjith\u00eb komunistat shqiptar\u00eb veprojn\u00eb me krye n\u00eb thes pa dijt\u00eb shka b\u00e2jn\u00eb dhe p\u00ebr shka veprojn\u00eb. Por, po thon\u00eb se e kan\u00eb p\u00ebr Shqipni, e vet\u00ebm p\u00ebr Shqipni. Un\u00eb due t\u2019u besoj, por ky dallim midis doktrin\u00ebs komuniste dhe vepr\u00ebs komuniste me form\u00ebn kombtare \u2013 sikurse i kam ndigjue un\u00eb dhe vet\u00eb tue dishmue organizator\u00ebt komunista &#8212; mue m\u00eb ban me dyshue p\u00ebr sinqeritetin e k\u00ebsaj rryme shqiptare : Pse, vall, komunistat veshen e ngjeshen me zellin atdhetar, kurse atyne mbi t\u00eb gjitha u intereson doktrina dhe jo atdheu ? Masat terroristike, mandej, vllavrasja, lidhnija e ngusht\u00eb deri n\u00eb dependenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb prej dor\u00ebs s\u00eb huej, dhe p\u00ebrdorimi i \u00e7do mjeti p\u00ebr q\u00ebllim, nuk i l\u00e2n\u00eb vend dyshimit. More, me kobure n\u00eb gjoks nuk b\u00e2het kush as vll\u00e1, as shoq, por ja skllav, ja mizuer apo hypokrit. Gjith\u00ebmon\u00eb tue rrenue, nuk nd\u00ebrtohet.<\/p>\n<p>Porse, mbas gjase, komunizmi sot nd\u00ebr ne e ka l\u00e2n\u00eb m\u2019anash doktrin\u00ebn dhe don t\u00eb justifikohet me vepr\u00ebn politike atdhetare. Kjo p\u00ebr mue \u00e2sht nji kontrast. Nuk due t\u00eb bjerri koh\u00eb tue polemizue me komunista, vet\u00ebm po thom se k\u00ebtu n\u00eb Shqipni palla n\u00eb thes nuk hyn. Nuk kemi si t\u2019andrrojm\u00eb me ngreh\u00eb republik\u00ebn e Platonit, kurse jemi ende n\u00eb gjendjen primitive; nuk kemi sot si t\u00eb kap\u00ebrcejm\u00eb n\u2019internacionaliz\u00ebm kurse ende nuk e kemi formue si duhet nd\u00ebrgjegjen kombtare. E pse atyne u \u00e2sht mbush\u00eb mendja se luft\u00ebn e fitojn\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit e s\u00eb tret\u00ebs internacjonale, nuk \u00e2sht kjo nji arsye, q\u00eb na qysh tash t\u2019i a nxjerrim syt\u00eb shoqishoqit dhe t\u00eb krijojm\u00eb hekatomba shqiptare.<\/p>\n<p>\u2b55\ufe0fErnest Koliqi, an\u00ebtar i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave &#8220;Karl i dashtun, t\u00eb falem nderit p\u00ebr fjal\u00ebt q\u00eb m\u00eb drejton me ras\u00ebn e 28 Nandorit dhe p\u00ebr urimet q\u00eb m\u00eb ban. Ti ma par\u00eb se un\u00eb, mandej un\u00eb pak ma von\u00eb, jemi p\u00ebrpjek\u00eb, me mendje t\u00eb ndritun e pa mburrje qesharake, si disa, p\u00ebr nji zhvillim shpirtnuer t\u00eb popullit shqiptar. N\u00eb vend t\u00eb nji shp\u00ebrblimi t\u00eb merituem mbas djers\u00ebs e mundit t\u00eb derdhun, patme shpifje, t\u00eb shame e p\u00ebr\u00e7mime. N\u00eb fund edhe mbetme pa Atdhe, p\u00ebr t\u00eb cilin lodhem trut\u00eb e p\u00ebsuem ngashrim shpirtit. Ani: puna q\u00eb kryejm\u00eb e ka shp\u00ebrblimin n\u00eb vetvete dhe n\u00eb kuptimin e disa dashamir\u00ebvet t\u00eb pak\u00ebt. S\u2019pres kurrgja t\u00eb mir\u00eb nga masa e shqiptar\u00ebvet t\u00eb sotsh\u00ebm, por shpresoj se trash\u00ebgimia letrare qi lam pas vehtes ka me u njoft\u00eb si tharm rilindje, breznive t\u2019ardhshme\u201d, ka shkruar Koliqi.<\/p>\n<p>\u2b55\ufe0fDom Laz\u00ebr Shantoja, an\u00ebtar\u00eb i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave do t\u00eb shkruante &#8220;Shqipnia i ka ngja \u201cnj\u00eb anijes q\u00eb udh\u00ebton me nj\u00eb t\u00eb vdekun mbrend\u00eb. N\u00eb bark\u00ebn e Shtetit ton\u00eb t\u00eb randuem ekonomikisht nuk gjejm\u00eb sot tjet\u00ebr p\u00ebrpos\u00eb nj\u00eb trup t\u00eb vdekunit. Ky i vdekun asht Populli! Qeveritar\u00ebt ton\u00eb deri m\u00eb sot u\u00a0 kujtuen me mbajt\u00eb Shqipnin\u00eb e.., mbytne Popullin!<\/p>\n<p>\u2b55\ufe0fAt Zef Valentin, an\u00ebtar\u00eb i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave\u00a0 m\u00eb 1935 do tw shkruante\u00a0 &#8220;Mos t\u00eb kujtojm\u00eb se gjithshka na vjen n\u00eb em\u00ebn t\u00eb qytetnimit t\u2019okcidentit, asht e mir\u00eb. E mir\u00eb asht drejtsija, rregullimi, dashtnija e shoqit, parija e familjes, vjeft\u00ebsimi i puntorit t\u00eb ndersh\u00ebm e i pun\u00ebs s\u00eb pahile, organizimi i pun\u00ebs e i prodhimit p\u00ebr dobi t\u00eb p\u00ebrbashkt\u00eb, e gjithshka e naltson njierin, ja ban larg vuejtjet e ja ban t\u00eb let jetes\u00ebn p\u00ebr nji ideal ma t\u00eb nalt\u00eb. Dishirin e pakund\u00ebrshtuesh\u00ebm qi me g\u00ebzue mbi k\u00ebt tok\u00eb mir\u00ebgjendje t\u2019arsyeshme, ja dikoj Zoti njierit n\u00eb zem\u00ebr. Kob\u00ebt e mbrapshtit e qytetnimit t\u00eb sodit tashma po i njofim. Prej tyne duhet t\u00eb ruhemi e ato t\u2019i mbajm\u00eb larg vendit t\u2019on\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb kultit t\u00eb mishit e t\u00eb qefeve duhet t\u00eb p\u00ebrtrijm\u00eb virtytet e t\u00eb Parvet qi kjen\u00eb synonima e Shqiptarit: Ndera, besa, burrnija.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb kultit t\u00eb pares, burim i sa e sa t\u00eb zezavet, duhet t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb largojm\u00eb at zem\u00ebrgursi, qi na shtyen t\u00eb pasunohemi me mjete t\u00eb palejshme, e p\u00ebrkundra t\u00eb rranjosim n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb set\u00ebcillit, dashtnin e zellin p\u00ebr pun\u00eb e p\u00ebr fitim t\u00eb ndersh\u00ebm.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Alba KEPI &#8220;Pat\u00ebm fillue me nji poezi dhe po mbarojm\u00eb me nji tragjedi, sa me i u dhimbt\u00eb gurit e drunit&#8221;, do t\u00eb shkruante At Anton Harapi, nj\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebt e Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ngritur m\u00eb 1940. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb foto e 1942, AKADEMIA E PARE SHQIPTARE, krijuar m\u00eb emrin Instituti i\u00a0 &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":59614,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-59613","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59613","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59613"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59613\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/59614"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59613"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59613"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59613"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}