{"id":59886,"date":"2023-10-24T11:44:21","date_gmt":"2023-10-24T11:44:21","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=59886"},"modified":"2023-10-24T11:54:52","modified_gmt":"2023-10-24T11:54:52","slug":"spak-mund-te-arrestoje-te-gjithe-pronaret-ne-tirane-me-precedentin-malltezi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/10\/24\/spak-mund-te-arrestoje-te-gjithe-pronaret-ne-tirane-me-precedentin-malltezi\/","title":{"rendered":"SPAK mund t\u00eb arrestoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pronar\u00ebt n\u00eb Tiran\u00eb me pre\u00e7edentin \u201cMalltezi\u201d"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ish-kompleksi sportiv \u201cPartizani\u201d \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb truallin q\u00eb sistemi komunist ua sekuestroi 5 familjeve t\u00eb vjetra tiranase: Begeja, Alimehmeti, Vaqarri, Llagami dhe Saliaga.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Jamarb\u00ebr Malltezi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej trash\u00ebgimtareve t\u00eb truallit t\u00eb kompleksit \u201cPartizani\u201d. N\u00eb kall\u00ebzimin e tij ndaj ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm Taulant Balla, ai sqaron edhe historikun e privatizimit t\u00eb objekteve t\u00eb ish-klubit Partizani.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nd\u00ebr t\u00eb tjera, ai sqaron se si procesi u inicua nga nj\u00eb ish minist\u00ebr i PS, Anastas Angjeli, me 21 Korrik 2005 dhe m\u00eb pas u dha dakor\u00ebsia nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas nga Ministri i Sporteve Blendi Klosi asokohe.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Malltezi nuk ka bar\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr me p\u00ebrfitimin sipas ligjeve t\u00eb pron\u00ebs s\u00eb trash\u00ebguar duke e zhilluar k\u00ebt\u00eb pron\u00eb. Ai ka b\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshje me nd\u00ebrtuesin ashtu sikurse b\u00ebjn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pronar\u00ebt sot n\u00eb Tiran\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Pronar\u00ebt n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre marr\u00ebveshjeve n\u00ebhen automatikisht askioner\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtim. SPAK me pre\u00e7edentin \u201cMalltezi\u201d mund t\u00eb arrestoj\u00eb nga dita e sotme t\u00eb gjith\u00eb pronar\u00ebt q\u00eb ashtu si Malltezi kan\u00eb zhvilluar pronat e tyre t\u00eb trash\u00ebguara duke u kthyer n\u00eb aksioner n\u00eb nd\u00ebrtimet mbi pronat e tyre.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Si ndryshoi q\u00ebndrim Edi Rama me veprime flagrante kur m\u00ebsoi se nj\u00eb prej pronar\u00ebve t\u00eb familjes Begeja ishte edhe Malltezi<\/strong><\/p>\n<p><strong>Historiku me fakte konkrete sipas Malltezit:<\/strong><\/p>\n<p>Ish Klubi Sportiv Partizani (em\u00ebrtimi gjate komunizmit) u nda ne dy pjese: Klubi Shumesportesh Partizani (lojrat me dore) dhe Klubi i Futbollit Partizani. Klubi i Futbollit ishte pjese e Ministris\u00eb se Mbrojtjes, ndersa Klubi Shum\u00ebsportesh, me nj\u00eb Vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave nr. 312, dat\u00eb 13.5.2003, t\u00eb qeveris\u00eb socialiste t\u00eb Fatos Nanos, kaloi n\u00ebn administrimin e Ministrise se Sporteve. Terrenet e tyre, pron\u00eb e 5 familjeve pronare, jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb territori integral, me p\u00ebrjashtim t\u00eb nj\u00eb objekti t\u00eb ndodhur n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr vend t\u00eb Tiran\u00ebs, q\u00eb ishte pjes\u00eb e klubit shum\u00ebsport\u00ebsh dhe sipas ligjit u fut n\u00eb procesin e privatizimit. Familjet pronare e kane kerkuar te drejten e tyre qysh ne 1995 jo vetem ne Komisionin e Kthimit te Pronave por edhe tek Ministria e Mbrojtjes sic deshmohet ne korrespondencen e perfaqsuesit te familjes Saliaga[1].<\/p>\n<p>Ne vitin 2000, nj\u00eb person pa tag\u00ebr ligjor, deklaroi vet\u00ebshpalljen si president i Klubit te Futbollit Partizani dhe de-facto uzurpoi pronat dhe terrenet e klubit. Ministria e Mbrojtjes reagon n\u00ebp\u00ebrmjet ministrit socialist t\u00eb asaj kohe, z. Ismail Lleshi, duke kund\u00ebrshtuar k\u00ebt\u00eb situat\u00eb dhe njofton personin n\u00eb fjal\u00eb se veprimi i tij eshte i kundraligjshem dhe nuk pranohet. Njeheresh ministri njofton ish Ministrin e ekonomise Mustafa Muci dhe ish kryetarin e gjykates se Tiranes Sokol Como p\u00ebr mospranimin e situat\u00ebs.<\/p>\n<p>Procesi i Privatizimit t\u00eb terreneve t\u00eb klubit Partizani u iniciua nga ministri socialist Anastas Angjeli, me 21 Korrik 2005. Me shkresen nr. 4533 prot. Date 21.07.2005, Z. Angjeli ai dergon kerkese zyrtare per fillimin e procedurave te privatizimin te pasurise se palujteshme te Klubit Partizani, Ministrit te Mbrojtjes Pandeli Majko dhe Ministrit te Sporteve Blendi Klosi.<\/p>\n<p>Nje dite me pas, me shkresen nr. 2732 date 22 Korrik 2005, Ministri i Sporteve Blendi Klosi shprehet dakort per privatizimin e klubit Partizani[2].<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb objektet e Klubit, t\u00eb cilat ligj\u00ebrisht duhet t\u00eb privatizoheshin, ishin te zena forcerisht nga persona informal\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt dyshohej se paguanin qera t\u00eb paligjshme tek titullar\u00eb shtet\u00ebror\u00eb, t\u00eb ngarkuar me ruajtjen e objekteve. Ka te pakten tre Inventare te Pronave te Palujteshme te Shtetit ne Bashkine Tirane (njera prej te cilave e firmosur nga Edi Rama si kryetar Bashkie), te cilat n\u00eb lidhje me objektet e Klubit Partizani dhe Shum\u00ebsport\u00ebshit shenojne se t\u00eb gjith\u00eb objektet e k\u00ebtyre klubeve, me p\u00ebrjashtim t\u00eb kabin\u00ebs elektrike dhe nj\u00eb magazine 80m2, ishin \u201czene forcerisht\u201d[3].<\/p>\n<p>Procesi i privatizimit vazhdoi nga qeveria e PD, pas zgjedhjeve t\u00eb 2005. Me 31.10.2005 ish Ministri Ekonomise i kerkon mendim ish ministrit te mbrojtjes per privatizimin e klubit Partizani.<\/p>\n<p>2.7. Me 14.11.2005 ish Ministri i Mbrojtjes jep miratimin per privatizimin e ish objekteve dhe terreneve te ish klubit te futbollit sipas ligjeve ne fuqi.<\/p>\n<p>Me 06.01.2006 bashkesia e familjeve pronare \u201cKroi i Shengjinit\u201d (Begeja, Llagami, Vaqari, Alimemeti &amp; Saliaga) i shkruajne Ministriave Ruli dhe Mediu ku i tregojne se jan\u00eb pronare te ligjshem t\u00eb Klubit Shumesportesh dhe Klubit t\u00eb Futbollit Partizani dhe gezojne te drejten e parablerjes n\u00eb rast privatizimi, sipas ligjit 9235 date 29.07.2004 \u201eP\u00ebr kthimin dhe Kompensimin e Pronave\u201c, si dhe vendimeve t\u00eb Komisionit t\u00eb Kthimit t\u00eb pronave, q\u00eb prej vitit 1995.<\/p>\n<p>Me 16.01.2006 shefi i kabinetit te ministrit te mbrojtjes u pergjigjet pronareve se (i) ministria e Mbrojtjes administron pronen por nuk ka lidhje me pron\u00ebsin\u00eb e saj, (ii) klubi sportiv \u201cPartizani\u201d nuk perfshihet ne planin e perhapjes se forcave te armatosura dhe per kete arsye Ministria e Mbrojtjes i ka kerkuar Ministrise se Ekonomise miratimin e privatizimit te objekteve te ketij klubi.<\/p>\n<p>Me 03.08.2006 (shkrese nr. 6714\/1) Zv. Ministri i Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs, Rinis\u00eb dhe Sporteve konfirmon me shkrese se ndonese ka pasur VKM 312, date 15.05.2003 qe Ministria e Sporteve te marre ne ngarkim Klubin Shumesportesh Partizani, kjo nuk eshte realizuar dhe nuk eshte marre ne inventar asokohe pasi \u201c&#8230; pjesa me e madhe e pronave kane qene dhe jane edhe sot te zena forcerisht nga familjare\u201c[4]. Ky pohim, q\u00eb reflektonte realitetin, si\u00e7 do t\u00eb provojm\u00eb m\u00eb posht\u00eb, hedh posht\u00eb \u00e7do pretendim se prona ishte funksionale dhe p\u00ebrdorej p\u00ebr ushtrin\u00eb apo p\u00ebr klubin Partizani.<\/p>\n<p>Me 18.01.2007 (nr. 101 prot), Agjensia e Kthimit te Pronave kerkon konfirmim nga Ministria e Mbrojtjes qe prona eshte e lire per t\u2019u trajtuar nga Kthimi i Pronave sipas ligjit.<\/p>\n<p>Me 25.01.2007 (nr.349\/2 prot.) Ministri i Mbrojtjes shkruan \u201cKonfirmojme qe Ministria e Mbrojtjes nuk e perdor me kete prone, ndaj ka mbetur jashte destinacionit te veprimtarise se saj.<\/p>\n<p>Per pasoje prona e inventarizuar me numer rendor 11 dhe me emertese \u201cKlubi Sportiv Partizani\u201d eshte e lire te trajtohet sipas legjislacionit ne fuqi\u201d.<\/p>\n<p>Me 21.03.2007 (Vendim nr. 6), Agjensia e Kthimit te Pronave u kthen trashegimtareve te familjes Begeja 12,596 m2, t\u00eb fundit qe kishin mbetur nga siperfaqja e njohur prej 28,000m2.<\/p>\n<p>Ne 2007, Agjensia e Kthimit te Pronave u kthen pjes\u00ebt e pakthyera t\u00eb pronave tek Kroi i Shengjinit, familjeve Vaqari, Alimemeti, Llagami dhe Saliaga. Per te gjithe familjet pronare Agjensia e Pronave konfirmon Nenet 6 dhe 8, sipas te cilave \u201ci kthehen pronareve tokat qe i ka pasur Ministria e Mbrojtjes por qe jane jashte funksionit te veprimtarise se tyre\u201d dhe \u201cderi ne privatizim shteti detyrohet te paguaje qera per objektet qe vijon t\u2019i mbaje\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb 17.01.2007, por edhe 13.07.2007, familjet pronare (Begeja, Llagami, Vaqari, Alimemeti dhe Saliaga) ju drejtuan Ministrit te Ekonomise me \u201ckerkesa per privatizimin e objekteve qe jane ndertuar mbi nje prone private\u201d me kerkese per te zbatuar ligjin qe i njeh pronarit te tokes te drejten e parablerjes se objekteve te rrenuara dhe te zaptuara ne token e pronareve. Pronaret nuk kishin asnj\u00eb interes t\u00eb blinim objekte t\u00eb rr\u00ebnuara e t\u00eb zaptuara. Na interesonte vet\u00ebm kthimi i tok\u00ebs son\u00eb. Por ne ndoq\u00ebm m\u00ebnyr\u00ebn q\u00eb p\u00ebrcaktonte ligji dhe u detyruam t\u00eb privatizonim objekte q\u00eb nuk kishin asnj\u00eb funksion, si m\u00ebnyra e vetme p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb zbatim vendimet e Komisionit t\u00eb Kthimit t\u00eb Pronave dhe g\u00ebzimin e tagrave q\u00eb rrjedhin nga pron\u00ebsia e tok\u00ebs q\u00eb ish kthyer m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Me 19.09.2007 (nr. 50 prot.) ish Ministri i Ekonomise njofton ish Ministrin e Mbrojtjes per \u201cMiratim Privatizimi\u201d. Me 08.10.2007 (nr. 7450 prot.), Ministria e Ekonomise i kerkon konfirmime Agjensise se Kthimit te Pronave nese ka pronare dhe n\u00ebse ua ka kthyer atyre, apo jo, pronat tek territoret e ish Klubit te Futbollit.<\/p>\n<p>20. Me 03.12.2007 (nr. 2244\/3 prot.) Agjensia e Kthimit te Pronave i konfirmon Ministris\u00eb s\u00eb Ekonomise te gjitha vendimet e njohjes dhe kthimit te prones per te 5 familjet pronare.<\/p>\n<p>21. Me 18.12.2007 (nr. 9508 prot.) ish Ministri i Ekonomise vendos \u201cngritjen e komisionit te vleresimit per privatizimin e objekteve dhe terreneve te Klubit te Futbollit Partizani\u201d.<\/p>\n<p>22. Me 26 Dhjetor 2007, te 5 familjet pronare tek Kroi i Shengjinit i shkruajne ish Ministrit te Sporteve dhe per dijeni ish Ministrit te Ekonomise, duke kerkuar \u201cte ushtrojne te drejten e privatizimit me statusin e pronarit te tokes per objektet ne Klubin Shumesportesh Partizani\u201d. Me 04.01.2008 Ministri i Sporteve shprehet dakort per privatizimin e objekteve te Klubit Shumesportesh Partizani. Kujtojm\u00eb q\u00eb inventaret e m\u00ebhershme t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, si dhe m\u00eb pas, n\u00eb 2006, shkresa e Zv. Ministrit q\u00eb mbulonte sportet, t\u00eb gjitha konfirmonin se objektet e k\u00ebtij klubi ishin uzurpuar nga banore informale.<\/p>\n<p>23. Me 22.01.2008 (nr. 953\/1 prot.) ish Ministri i Ekonomise njofton \u201cMiratim Privatizimi\u201d per objektet e Klubit Shumesportesh Partizani.<\/p>\n<p>24. Me 04.02.2008 Ministri i Ekonomise ngriti komisionin e vleresimit per privatizimin e objekteve te Klubit Shumesportesh Partizani me 4 anetare<\/p>\n<p>Komisionet e vleresimit p\u00ebr ndertesat ne t\u00eb dy proceset e privatizimit moren konfirmime nga te gjithe agjensite shteterore qe parasheh ligji, perfshire Ministrite perkatese, ZRPP, Agjensia e Kthimit te Pronave dhe Bashkia e Tiranes.<\/p>\n<p>25. Bashkia Tiranes, e drejtuar asokohe nga Edi Rama, me shkrese nr. 2137\/1 me 14.04.2008 i paraqet dekumentacionin dhe genplanet per komisionin e vleresimit te privatizimit per Klubin Shumesportesh Partizani; me shkresen 2136 date 18.04.2008 konfirmon gentplanet per Klubin e Futbollit Partizani, dhe me shkresen 2263\/1 date 18.04.2008 konfirmon gentplanet per objektin \u201cPishina Laprake\u201d, pjese e Klubit Shumesportesh Partizani. 7 drejtore dhe specialiste te Edi Rames firmosin gentplanet dhe konfirmojne siperfaqet[5].<\/p>\n<p>26. Me 09.04.2008 (nr. 2519 prot.) ish Ministri i Sporteve njofton ish Ministrin e Ekonomise se terrenet dhe objektet e ish klubit shumesportesh prej shume vitesh e kane humbur destinacionin e tyre te meparshem dhe zona ka nderruar destinacionin, nga zone sportive ne zone urbane, sipas vendimit t\u00eb KRT Bashkia Tirane Nr. 132\/j date 08.06.2006 (n\u00eb koh\u00ebn kur kryetar i k\u00ebsaj bashkie ishte Edi Rama).<\/p>\n<p>27. Me 29.04.2008 (nr. 1034\/1 prot. dhe nr. 1036\/1 prot.) Agjensia e Kthimit te Pronave konfirmon qe tokat u jane kthyer pronareve legjitim, sipas vendimeve te ish-komisionit te kthimit te pronave q\u00eb nga viti 1996 e ne vijim. Pra, toka ishte ne pronesi te pronareve legjitime prej vitesh, ndersa shteti kish vetem objektet e rrenuara dhe te uzurpuara.<\/p>\n<p>28. Komisionet p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr privatizimin e kubit shum\u00ebsport\u00ebsh dhe klubit t\u00eb futbollit kryen vleresimet p\u00ebr objektet e nd\u00ebrtuara mbi trojet dhe i cuan ato ne Drejtorine e Shitjes se Pronave prane Ministrise se Financave.<\/p>\n<p>Me 22.07.2008 (nr. 6120\/1 prot.) Ministria e Ekonomise dergoi per privatizim tek Drejtoria e Shitjes se Pronave Publike (prane Ministrise se Financave) dokumentacionin e vleresimit te objektit \u201cTerrene sportive dhe objektet e Klubit te Futbollit Partizani\u201c ne administrim te Ministrise se Mbrojtjes.<\/p>\n<p>Drejtoria e Shitjes se Pronave konfirmoi gjendjen ligjore prane Agjensise se Kthimit te Pronave dhe ZRPP.<\/p>\n<p>29. N\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin, Drejtoria e Shitjes se Pronave shpalli njoftimin publik per shitje per objektet dhe terrenet ne Klubin e Futbollit Partizani, me te drejte parablerje per pronaret e tokes, me fillim me date 18.08.2008 dhe date finale me 06.09.2008.<\/p>\n<p>30. Me 01.10.2008 (shkresen nr. 10168 prot.), Drejtoria e Shitjes leshon autorizimin per kalim pronesie te objektit (Klubi Shumesportesh Partizani) per pronaret e tokes me detyrimin per te paguar rreth 700 mij\u00eb dollar\u00eb per shitjen e objekteve te vjetra, te rrenuara dhe te zaptuara nga familjare.<\/p>\n<p>Me 03.11.2008 \u2013 proces-verbal evidencim dorezimi per \u201cKlubi Shumesportesh Partizani\u201d pas pageses nga pronaret e tokes se shumes prej 69,709,145 leke (thuajse 700 mije USD)<\/p>\n<p>Me 04.11.2008, nenshkruhet Kontrata e Shitjes (nr. 3298 rep., nr. 562 kol) mes Drejtorise se Shitjes (Ministria e Financave) dhe 29 familjeve, pasardhes se 3 familjeve te vjetra Tiranase[6].<\/p>\n<p>31. Pra ndryshe nga shpifjet e Edi Ram\u00ebs dhe Taulant Balles sikur 28,000 m2 toke jan\u00eb privatizuar me cmim te ulet, ne fakt toka u kthye se ishte e pronareve legjitime, nd\u00ebrsa vlera prej thuajse 700 mij\u00eb dollar\u00eb ka qen\u00eb cmimi i objekteve t\u00eb rr\u00ebnuara dhe uzurpuara dhe nje ngaster e vogel (ish pishina), pjes\u00eb e klubit shum\u00ebsport\u00ebsh, t\u00eb cilat pronar\u00ebt ishin t\u00eb detyruar t\u2019i blinin si kusht p\u00ebr t\u00eb g\u00ebzuar tok\u00ebn mbi t\u00eb cil\u00ebn ishin pronar\u00ebt. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, pronar\u00ebt paguan edhe rreth 100 mij\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr objektin e vet\u00ebm q\u00eb ekzistonte n\u00eb territorin e Klubit t\u00eb Futbollit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb fakt i reflektuar edhe n\u00eb dokumenta zyrtar\u00eb se, p\u00ebrve\u00e7 familjeve q\u00eb kishin zaptuar objektet e klubit p\u00ebr banim, edhe objekti pishin\u00eb, q\u00eb pronar\u00ebt u detyruan t\u2019a blinin si pjes\u00eb e aseteve t\u00eb klubit shum\u00ebsport\u00ebsh, ishte i zaptuar p\u00ebr q\u00ebllime biznesi. Pasi paguan p\u00ebr k\u00ebt\u00eb objekt sipas ligjit, pronar\u00ebt u detyruan t\u00eb hynin n\u00eb nj\u00eb kalvar tjet\u00ebr gjyq\u00ebsor me biznesin q\u00eb kish zaptuar k\u00ebt\u00eb objekt, gjyq i cili p\u00ebrfundoi me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prere vet\u00ebm n\u00eb vitin 2017.<\/p>\n<p>32. Edhe n\u00eb procesin e privatizimit t\u00eb nderteses se vetme te ish Klubit t\u00eb Futbollit hartat u vertetuan nga 7 drejtore e specialiste te bashkise qe drejtohej nga Edi Rama. I vetmi dallim per Klubin e Futbollit ishte ne momentin e perfundimit te procedures te firmosjes se kontrates dhe dorezimit te objektit. Ministria e Mbrojtjes ngarkoi komanden mbeshtetese te bente dorezimin.<\/p>\n<p>33. Me 26.01.2009 (shkresa nr. 809 prot.) Drejtoria e Shitjes se Pronave Publike (ne Ministrine e Financave) i kerkon Ministrise se Mbrojtjes te caktoje \u201cperfaqsues per perfundim procedurash privatizimi objekti (dorezim dhe lidhje kontrate shitje)\u201d per objektin \u201cTerrenet Sportive dhe objektet e Klubit te Futbollit Partizani\u201d ne administrim te Ministrise se Mbrojtjes. Me 26.01.2009 (shkresen nr. 812 prot.), Drejtoria e Shitjes (prane Ministrise se Financave) leshon autorizimin per kalim pronesie te objektit (Klubi Futbollit Partizani) per pronaret e tokes.<\/p>\n<p>34. N\u00eb shkurt 2009 pronaret e tokes paguajne edhe detyrimin monetar sipas vleresimit perkates.<\/p>\n<p>35. Me 20.02.2009 (nr. 1996 prot.) Drejtoria e Shitjes se Pronave Publike (Ministri Financave) i drejtohet Ministrit te Mbrojtjes me shkrese \u201cKerkojme perfaqsues per perfundim procedurash privatizimi objekti (dorezim dhe lidhje kontrate shitje)\u201d per objektin \u201cTerrenet Sportive dhe objektet e Klubit te Futbollit Partizani\u201d nen administrimin e Ministrise se Mbrojtjes.<\/p>\n<p>Me 13.03.2009 (nr. 334 prot.) Ministri i Mbrojtjes nxjerr \u201cUrdher per dorezim prone dhe lidhje kontrate\u201d, ku urdheron Komanden Mbeshtetese te perfaqsoje Ministrine e Mbrojtjes nepermjet dorezimit dhe nenshkrimit te kontrates se shitjes per pronen nr. 11 me emertim \u201cTerrenet Sportive dhe objektet e Klubit te Futbollit Partizani\u201d ne administrim te Ministrise se Mbrojtjes.<\/p>\n<p>36. Gjat\u00eb periudh\u00ebs Mars-Prill 2009, V.Q, p\u00ebrfaqsues i komand\u00ebs q\u00eb duhet t\u00eb kish marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim klubin q\u00eb n\u00eb vitin 2000, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb ministrit Ismail Lleshi, por nuk e kish b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, refuzonte t\u00eb firmoste kontraten e dor\u00ebzimit me pretendimin se Komanda Mbeshtetese nuk e kish marre ne dorezim Klubin Partizani.<\/p>\n<p>37. N\u00eb Mars 2009 disa perfaqsues nga familjet pronare paraqiten disa ankesa pran\u00eb Ministrise se Mbrojtjes dhe Departamentit Antikorrupsion per mos dorezimin e sendit te uzurpuar, ndonese pronaret e kishin token te tyre dhe kishin paguar edhe parate per objektin shteteror te vetem q\u00eb ekzistonte mbi pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb pron\u00ebs s\u00eb tyre \u2013 Klubin e Futbollit.<\/p>\n<p>38. Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, pronar\u00ebt e ligjsh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt kishin paguar \u00e7mimin e privatizimit nuk mund t\u00eb merrnin n\u00eb posedim pron\u00ebn e tyre dhe nuk merrnin as qera p\u00ebr objektet e pador\u00ebzuara, ndonese ky ishte detyrim ligjor.<\/p>\n<p>39. Raporti i Departamentit t\u00eb Antikorrupsionit, dat\u00eb 19.05.2009 (nr. 1289\/2 prot.) konstaton shkelje t\u00eb ligjit dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr V.Q. me pasoja d\u00ebm ekonomik ndaj shtetit.<\/p>\n<p>40. U desh\u00ebn edhe pes\u00eb muaj pas k\u00ebtij konstatimi, apo tet\u00eb muaj pas pages\u00ebs s\u00eb plot\u00eb t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb privatizimit, q\u00eb pronar\u00ebt t\u00eb merrnin n\u00eb dor\u00ebzim pron\u00ebn e tyre. Me 16.10.2009 u n\u00ebnshkrua proces-verbali Evidentim-Dorezimi per \u201cTerrenet Sportive dhe objektet e Klubit te Futbollit Partizani\u201d mes paleve pronare te tokes dhe Drejtorise se Shitjes (Ministria e Financave) dhe perfaqsuesit te Ministrise se Mbrojtjes. Me 21.10.2009 nenshkruhet kontrata e shitjes mes Drejtorise se Shitjes (Ministria e Financave) dhe pasardhes\u00ebve te 5 familjeve te vjetra Tironse.<\/p>\n<p>41. Pasi shteti komunist u vodhi tok\u00ebn per mbi 50 vjet, pa asnj\u00eb kompensim, q\u00eb prej 1994 pronaret legjitim\u00eb ndoq\u00ebn procedura t\u00eb gjata ligjore p\u00ebr njohjen, kthimin dhe privatizim e tok\u00ebs s\u00eb tyre, si dhe t\u00eb paguan shumen prej afro 800 mij\u00eb USD (800 miljone leke te vjetra) per te blere edhe objektet e rrenuara dhe te uzurpuara.<\/p>\n<p>42. Procesi i privatizimit t\u00eb objekteve t\u00eb klubit Partizani n\u00ebnkuptonte kalimin n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb pronar\u00ebve t\u00eb tok\u00ebs, p\u00ebrkundrejt pages\u00ebs, s\u00eb objekteve t\u00eb nd\u00ebrtuara mbi terrenet e klubit, t\u00eb lira nga \u00e7do barr\u00eb ligjore apo penges\u00eb q\u00eb c\u00ebnonte ushtrimin e tagrave t\u00eb tyre t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb. Por nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk ndodhi. Brenda ambjenteve t\u00eb objekteve dhe n\u00eb terrenet e klubit ishin strehuar dhe banonin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme rreth 42 familje, disa prejt t\u00eb cil\u00ebve n\u00eb kushte t\u00eb mjerueshme, e disa t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtime t\u00eb paligjshme. Pavar\u00ebsisht se sistemimi i tyre ishte detyrim i shtetit kjo nuk ndodhi. Pes\u00eb familjet pronare vendos\u00ebn t\u00eb mos nxjerrin asnj\u00eb banor informal n\u00eb rrug\u00eb. Pas zhvillimit t\u00eb projektit ata u dhan\u00eb banor\u00ebve t\u00eb paligjsh\u00ebm sip\u00ebrfaqe banimi pa pages\u00eb ose kompensim financiar sipas marr\u00ebveshjes.[1] Shtojcat, shkresa nr.20\/4 prot, dt 21.3.1995, nga Ministria e Mbrojtjes.<br \/>\n[2] Shkresa nr.2732\/1 prot. Date 22.7.2005 nga Ministri I Klutur\u00ebs Rinis\u00eb dhe Sporteve Blend Klosi.<br \/>\n[3] Shtojcat, formular p\u00ebr inventarizimin e pronave t\u00eb paluajtshme, Bashkia Tiran\u00eb, firmosur nga Edi Rama.<br \/>\n[4] Shtojcat, shkresa nr. 6714\/1 prot, dat\u00eb 03.08.2006, nga zv Ministri I Turizmit, Kultur\u00ebs, Rinis\u00eb dhe Sporteve.<br \/>\n[5] Shih shtojcat p\u00ebr shkresat e cituara dhe gentplanet e firmosura sipas ligjit.<br \/>\n[6] Pronar\u00eb t\u00eb tok\u00ebs t\u00eb klubit shum\u00ebsport\u00ebsh Partizani ishin familjet Begeja, Saliaga Llagami. Pronar\u00eb t\u00eb tok\u00ebs klubit t\u00eb futbollit Partizani ishin familjet Begeja, Saliaga Llagami, Alimehmeti e Vaqarri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-kompleksi sportiv \u201cPartizani\u201d \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb truallin q\u00eb sistemi komunist ua sekuestroi 5 familjeve t\u00eb vjetra tiranase: Begeja, Alimehmeti, Vaqarri, Llagami dhe Saliaga. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Jamarb\u00ebr Malltezi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej trash\u00ebgimtareve t\u00eb truallit t\u00eb kompleksit \u201cPartizani\u201d. N\u00eb kall\u00ebzimin e tij ndaj ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm Taulant Balla, ai sqaron edhe historikun e privatizimit t\u00eb objekteve t\u00eb ish-klubit &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":59887,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-59886","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59886","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59886"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59886\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/59887"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59886"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59886"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59886"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}