{"id":59918,"date":"2023-10-24T12:33:16","date_gmt":"2023-10-24T12:33:16","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=59918"},"modified":"2023-10-24T12:33:16","modified_gmt":"2023-10-24T12:33:16","slug":"si-u-pagua-nga-policia-me-7-milione-leke-nga-fondi-sekret-peshkatari-qe-te-fuste-ne-kurth-belerin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/10\/24\/si-u-pagua-nga-policia-me-7-milione-leke-nga-fondi-sekret-peshkatari-qe-te-fuste-ne-kurth-belerin\/","title":{"rendered":"Si u pagua nga policia me 7 milion\u00eb lek\u00eb nga fondi sekret peshkatari q\u00eb t\u00eb fuste n\u00eb kurth Belerin"},"content":{"rendered":"<p>Arsen Rama, nj\u00eb peshkatar i thjesht\u00eb me nj\u00eb dosje t\u00eb njollosur p\u00ebr krime t\u00eb vogla mund t\u00eb jet\u00eb paguar nga policia e shtetit p\u00ebr t\u00eb futur n\u00eb kurth kandidatin e Bashkis\u00eb Himar\u00eb, Fredi Beleri. Ai ka marr\u00eb 7 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb provokuar kandidatin monoritar, \u201cpagesa \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Fondi i Posa\u00e7\u00ebm Sekret i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit\u201d, ka deklaruar dje duke i\u2019u referuar nj\u00eb burimi brenda policis\u00eb shefi i opozit\u00ebs Sali Berisha. Dyshimet se njeriu q\u00eb denoncoi Belerin mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb i infiltruari i policis\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb forta q\u00eb kur ndodhi arrestimi. K\u00ebto pandehma vinin s\u00eb pari se Arsen Rama, q\u00eb iu afrua vet\u00eb Belerit duke pretenduar se kishte 8 vota dhe k\u00ebrkonte nga 50 euro p\u00ebr secil\u00ebn prej tyre, ishte nj\u00eb i njohur i kandidatit t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr Himar\u00ebn, t\u00eb ciliit i shiste peshkun p\u00ebr restorantin e tij. E dyta qe gjendja e tij ejere financiare dhe fakti se kishte qen\u00eb m\u00eb par\u00eb kontigjent i policis\u00eb. E treta se arrestimi i Belerit ishte paraprir\u00eb nga nj\u00eb fushat\u00eb e ege\u00ebr personale e kryeministrit rama kund\u00ebr tij. <\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 6 maj Edi Rama shkoi n\u00eb Himar\u00eb ku me nj\u00eb gjuh\u00eb raciste dhe tall\u00ebse sulmoi rivalin e kandidatit t\u00eb PS-s\u00eb. Rama e kishte pasur shqet\u00ebsim dit\u00ebt e fundit Himar\u00ebn dhe n\u00eb sondazhet e tij, zgjedhjet aty qen\u00eb t\u00eb humbura. Sipas llogarive t\u00eb b\u00ebra nga eksper\u00ebt e PS-s\u00eb, ata kalkulonin se autobuz\u00ebt me emigrant\u00eb q\u00eb do vinin p\u00ebr Belerin nga Greqia e p\u00ebrmbysnin rezultatin e zgjedhjeve, duke i dh\u00ebn\u00eb fitoren opozot\u00ebs. Madje d\u00ebshmohet se kryeministri i ka k\u00ebrkuar personalisht gazetar\u00ebve q\u00eb e kan\u00eb intervistuar dit\u00ebt e fundit q\u00eb ti ngrinin topin duke i dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb godiste kandidatin minoritar t\u00eb Omonias. Dhe ai e b\u00ebri sa her\u00eb doli n\u00eb TV.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb val\u00eb, dy dit\u00eb pas mitingut t\u00eb kryeministrit n\u00eb Himar\u00eb, n\u00eb policin\u00eb e k\u00ebtij qyteti paraqitet nj\u00eb njeri, q\u00eb nuk e kishte p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb fekuentimin e k\u00ebsaj dere. Arsen Rama b\u00ebn rolin e qytetarit t\u00eb revoltuar dhe denoncon tentativat p\u00ebr blerje votash nga kandidati i opozit\u00ebs. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb peshkatar i thjesht\u00eb, q\u00eb mban mbi supe nj\u00eb tragjedi t\u00eb r\u00ebnd\u00eb familjare n\u00eb det, t\u00eb cil\u00ebn nuk e ka kaluar pa pasoja. <\/p>\n<p>Pra, nj\u00ebri version \u00ebsht\u00eb se nd\u00ebrgjegjja e lart\u00eb e nj\u00eb vark\u00ebtari t\u00eb k\u00ebputur e b\u00ebri at\u00eb t\u00eb denonconte n\u00eb policin\u00eb e Himar\u00ebs shkeljen e ligjit nga kandidatit t\u00eb opozit\u00ebs. Versioni tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb se duke zbatuar urdh\u00ebrin politik, policia i futi nj\u00eb t\u00eb infiltruar Belerit, p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebruar fushat\u00ebn e tij. Gjith\u00ebsesi n\u00eb dat\u00ebn 8 maj, Arsen Rama n\u00ebnshkruan dokumentat se pranon t\u00eb luaj\u00eb rolin e t\u00eb infiltruarit.<\/p>\n<p>Tani sipas denoncimit t\u00eb Berish\u00ebs ekzistojn\u00eb provat se ai \u00ebsht\u00eb paguar p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb. \u201cDrejtori i Vlor\u00ebs, Ermal Mu\u00e7aj dhe Drejtori i Departamentit t\u00eb Policis\u00eb Kriminale, Neritan Nallbati kan\u00eb vepruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin p\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit dhe udh\u00ebzimin e Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme p\u00ebr administrimin e fondit sekret. Shtetasi Arsen Rama \u00ebsht\u00eb trajtuar si burim konfidencial dhe e ka marr\u00eb k\u00ebt\u00eb shp\u00ebrblim duke u paguar me mandat pagese nga arka e policis\u00eb sipas nj\u00eb procedure, e cila \u00ebsht\u00eb klasifikuar sekret shtet\u00ebror. D\u00ebshmia e tij para gjykat\u00ebs \u00ebsht\u00eb e pavlefshme dhe kjo prov\u00eb duhet t\u00eb deklarohet e pap\u00ebrdorshme\u201d citoi mbr\u00ebm\u00eb Berisha tek \u00c7im Peka, burimin e tij brenda policis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas ish kryeministrit shqiptar ka dy rrug\u00eb q\u00eb ky pretendim t\u00eb provohet. I pari nj\u00eb urdh\u00ebr nga gjykata pas nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb avokat\u00ebve mbrojt\u00ebs sipas parashikimit t\u00eb dispozitave t\u00eb kodit t\u00eb procedur\u00eba penale, nd\u00ebrsa tjetra p\u00ebrmes nj\u00eb komisioni hetimor parlamentar n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb t\u00eb cilit duhet t\u00eb ket\u00eb deputet\u00eb t\u00eb pajisur me \u00e7ertifikat\u00eb sigurie.<\/p>\n<p>N\u00ebse ky pretetendim \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb ai e p\u00ebrmbus t\u00ebr\u00ebsisht procesin ndaj kreut t\u00eb zgjedhur t\u00eb Bashkis\u00eb Himar\u00eb sepse Kodi i procedur\u00ebs Penale e ndalon provokimin e akteve kriminale.<\/p>\n<p>K\u00ebrc\u00ebnimi i Mitsotakis n\u00eb Tiran\u00eb: S\u2019ka negociata me BE-n\u00eb n\u00ebse nuk lejoni Belerin t\u00eb betohet (VIDEO)<br \/>\nFredi Beleri u arrestua dy dit\u00eb para zgjedhjeve lokale t\u00eb 14 majit, duke u b\u00ebr\u00eb i vetmi kandidat n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb zgjidhej n\u00eb nj\u00eb post publik nd\u00ebrsa ishte n\u00eb qeli. Prokuroria e akuzon Belerin p\u00ebr \u201ckorrupsion aktiv n\u00eb zgjedhje\u201d, duke pretenduar se ka provuar tej \u00e7do dyshimi se ai i kishte ofruar nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtori t\u00eb policis\u00eb 50 euro p\u00ebr \u00e7do vot\u00eb q\u00eb mund t\u00eb gjente n\u00eb favor t\u00eb tij si kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Himar\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vep\u00ebr penale akuzohet edhe bashk\u00ebpun\u00ebtori i tij, Pandeli Kokaveshi. <\/p>\n<p>Athina zyrtare ka ushtruar presion t\u00eb madh mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje mbi Tiran\u00ebn duke k\u00ebrc\u00ebnuar edhe me bllokimin e integrimit t\u00eb vendit n\u00eb BE. Gjat\u00eb samitit t\u00eb fundit BE -Ballkani Perendimor kryeministri grek Mitsotakis deklaroi se vendi i tij mund t\u00eb vinte veton p\u00ebr hapjen e kapitujve t\u00eb Brukselit me Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arsen Rama, nj\u00eb peshkatar i thjesht\u00eb me nj\u00eb dosje t\u00eb njollosur p\u00ebr krime t\u00eb vogla mund t\u00eb jet\u00eb paguar nga policia e shtetit p\u00ebr t\u00eb futur n\u00eb kurth kandidatin e Bashkis\u00eb Himar\u00eb, Fredi Beleri. Ai ka marr\u00eb 7 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb provokuar kandidatin monoritar, \u201cpagesa \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Fondi i Posa\u00e7\u00ebm Sekret i Policis\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-59918","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59918","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59918"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59918\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59918"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59918"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59918"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}