{"id":62106,"date":"2023-10-27T16:06:56","date_gmt":"2023-10-27T16:06:56","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=62106"},"modified":"2023-10-27T16:06:56","modified_gmt":"2023-10-27T16:06:56","slug":"avokatja-e-rames-rikthehet-ne-detyre-si-gjyqtare-edhe-pse-nuk-justifikoi-100-milione-leke","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/10\/27\/avokatja-e-rames-rikthehet-ne-detyre-si-gjyqtare-edhe-pse-nuk-justifikoi-100-milione-leke\/","title":{"rendered":"Avokatja e Ram\u00ebs rikthehet n\u00eb detyr\u00eb si gjyqtare edhe pse nuk justifikoi 100 milion\u00eb lek\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Boldnews.al<\/strong><\/p>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit (KPA) riktheu n\u00eb detyr\u00eb gjyqtaren e Tiran\u00ebs, Alma Hicka, e cila ka punuar edhe si Avokate e Shtetit, e em\u00ebruar drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb nga kryeministri Edi Rama.<\/p>\n<p>Hicka u shkarkua nga shkalla e par\u00eb e Vetingut n\u00eb Prill t\u00eb vitit 2021, pasi nuk justifikonte me burime t\u00eb ligjshme mbi 100 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra pasuri, si edhe kishte vepruar n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Shkarkimi i Hick\u00ebs, e cila iu rikthye sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2018, pas largimit nga Avokatura e Shtetit, u konsiderua nj\u00eb vendim \u201csupriz\u00eb\u201d, pasi ajo konsiderohej si nj\u00eb nd\u00ebr bashk\u00ebpun\u00ebtoret e af\u00ebrta t\u00eb kryeministrit Edi Rama.<\/p>\n<p>Pati nga ata q\u00eb e p\u00ebrdor\u00ebn rastin e Alma Hick\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb tez\u00ebs se Rama nuk e kontrollon procesin e Vetingut.<\/p>\n<p>Por, \u201cgabimi\u201d q\u00eb b\u00ebri Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, duke e shkarkuar nga detyra bashk\u00ebpun\u00ebtoren e Ram\u00ebs, \u201cu korrigjua\u201d k\u00ebt\u00eb fundjav\u00eb nga shkalla e dyt\u00eb e Vetingut.<\/p>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit njoftoi t\u00eb Premten (27 Tetor 2023) se vendimin p\u00ebr rikthimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Alma Hicka, e shkarkuar m\u00eb par\u00eb nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK.<\/p>\n<p>Vendimi u mor me shumic\u00eb votash nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Natasha Mulaj dhe an\u00ebtar\u00eb Rezarta Schuetz, Albana Shtylla e Sokol \u00c7omo, pas shqyrtimit n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi t\u00eb ankimit t\u00eb Hick\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Si \u201ci dol\u00ebn tep\u00ebr\u201d 100 mln lek\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Gjyqtarja e Tiran\u00ebs, Alma Hicka, doli para Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit n\u00eb Prill t\u00eb vitit 2021.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore t\u00eb zhvilluar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, KPK konstatoi nj\u00eb seri problematikash p\u00ebr Hick\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb raportim i publikuar n\u00eb \u201cBoldnews.al\u201d mbi problematikat e konstuara nga shkalla e par\u00eb e Vetingut p\u00ebr Alma Hick\u00ebn.<\/p>\n<p>KPK b\u00ebri me dije n\u00eb at\u00eb koh\u00eb se analiza financiare e nxirrte Hick\u00ebn, tani gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs, me nj\u00eb bilanc negativ prej 10.7 milion lek\u00ebsh, nd\u00ebrsa ishin gjetur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb mosp\u00ebrputhjesh mes deklarimeve vjetore dhe deklarimeve p\u00ebr vetingun.<\/p>\n<p>Trupa, q\u00eb kryesohej nga Etleda \u00c7iftja, me relatore Xhensila Pinen dhe an\u00ebtare Firdes Shuli, i kishte kaluar Hick\u00ebs barr\u00eb prove p\u00ebr burimin e pasuris\u00eb s\u00eb prind\u00ebrve, pasurit\u00eb e bashk\u00ebshortit dhe mbi dyshimet p\u00ebr konflikt interesi t\u00eb ngritura nga ILDKPKI.<\/p>\n<p>Hicka i kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK. Ajo tha se pavar\u00ebsisht n\u00ebse dokumentohej apo jo pagesa e plot\u00eb e tatimeve, pasuria e prind\u00ebrve t\u00eb saj ishte nga puna e ligjshme. Ajo arsyetoi se deklarimet periodike nuk duhej t\u00eb konsideroheshin n\u00eb proces. Hicka pretendoi se pavar\u00ebsisht se kishte pasur koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb mbrojtjen prej 159 faqesh, KPK nuk i kishte dh\u00ebn\u00eb asaj shpjegime q\u00eb u kishte k\u00ebrkuar me post\u00eb elektronike.<\/p>\n<p>\u201cLidhet me faktin q\u00eb mua m\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb imagjinoj cilat jan\u00eb faktet q\u00eb duhet t\u00eb provoj,\u201d tha Hicka, nd\u00ebrsa shtoi se kjo ishte shkelje e t\u00eb drejtave p\u00ebr proces t\u00eb rregullt ligjor.<\/p>\n<p><strong>Hua nga prind\u00ebrit<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja Xhensila Pine vuri n\u00eb dukje n\u00eb relatim se Hicka kishte marr\u00eb tre hua nga prind\u00ebrit e saj. Huaja e par\u00eb prej 250 mij\u00eb lek\u00eb ishte marr\u00eb n\u00eb vitin 2003 p\u00ebr blerjen e nj\u00eb makine. E dyta n\u00eb shum\u00eb 13 mij\u00eb euro ishte marr\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb makine n\u00eb vler\u00ebn 23.900 euro n\u00eb vitin 2010. Huaja e tret\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 4.2 milion\u00eb lek\u00eb ishte marr\u00eb n\u00eb vitin 2015 p\u00ebr t\u00eb financuar k\u00ebstet e nj\u00eb apartamenti 90 mij\u00eb euro t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb<\/p>\n<p>Pine tha n\u00eb t\u00eb tre rastet se huat\u00eb ishin deklaruar n\u00eb deklarimet periodike, por nuk ishin deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting. Ajo tha se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb i ishin k\u00ebrkuar shpjegime Hick\u00ebs.<\/p>\n<p>Po ashtu, Pine vuri n\u00eb dukje se t\u00eb ardhurat e dokumentuara t\u00eb prind\u00ebrve nuk ishin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb financuar asnj\u00eb nga k\u00ebto hua. Duke iu referuar huas\u00eb prej 4.2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr apartamentin, Pine tha se nga analiza financiare rezultonte se prind\u00ebrit e subjektit pa llogaritur shpenzimet e jetes\u00ebs kishin pasur deri n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb m\u00eb pak t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme se vet\u00eb huaja.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-62108\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/1-32-233x300.jpg\" alt=\"\" width=\"233\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/1-32-233x300.jpg 233w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/1-32.jpg 640w\" sizes=\"auto, (max-width: 233px) 100vw, 233px\" \/><\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb pas pretendimeve t\u00eb Hick\u00ebs se p\u00ebr huan\u00eb e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr makin\u00ebn ishin p\u00ebrdorur para q\u00eb prind\u00ebrit kishin pasur n\u00eb llogari bankare, Pine tha se pas verifikimit n\u00eb banka kishte rezultuar se nuk kishte pasur pak\u00ebsim t\u00eb gjendjes n\u00eb llogarit\u00eb e prind\u00ebrve n\u00eb vitin 2010.<\/p>\n<p>Hicka kund\u00ebrshtoi pretendimet e KPK se kishte shkelje n\u00eb mosdeklarimin e huave n\u00eb deklarat\u00ebn veting apo deklarimet periodike dhe la t\u00eb kuptohej se kjo si gjetje kishte qen\u00eb e paqart\u00eb p\u00ebr t\u00eb, duke n\u00ebnkuptuar se nuk kishte nj\u00eb rregull si b\u00ebhej deklarimi.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb tregojm\u00eb se nga buron ky konstatim\u201d, tha ajo duke iu referuar gjetjeve t\u00eb KPK. \u201cN\u00ebse kam shkelur rregulla duhet t\u00eb m\u00eb thuhet ku i kam shkelur\u201d, shtoi ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, pasi b\u00ebri nj\u00eb hyrje t\u00eb gjat\u00eb mbi ri\u00e7eljen e mund\u00ebsive p\u00ebr pun\u00eb private dhe artizanale n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 1991, ajo pretendoi se t\u00eb dy prind\u00ebrit kishin pasur pun\u00eb t\u00eb ligjshme dhe pretendoi se pagesa e tatimeve nuk ishte detyrim q\u00eb nj\u00eb e ardhur t\u00eb konsiderohej si e ligjshme. Po ashtu ajo pretendoi se ligji 84\/2016, mbi t\u00eb cilin b\u00ebhet vetingu, nuk k\u00ebrkonte provimin e burimit t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb pasurive t\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur, por vet\u00ebm t\u00eb subjektit dhe personit t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>Ajo tha se kishte sjell\u00eb disa dokumente mbi t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve, p\u00ebrfshi pagesat e sigurimeve shoq\u00ebrore. Hicka vuri n\u00eb dukje se i ati kishte punuar mekanik dhe kishte pasur pag\u00eb t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb tre pjes\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfshinin baz\u00ebn, ndarjen e fitimit dhe pages\u00eb ushqimore. Hicka k\u00ebrkoi q\u00eb si e ardhur t\u00eb konsiderohej pagesa e derdhur n\u00eb bank\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb \u00ebm\u00ebn ajo tha se n\u00eb vitet 2003 dhe 2004 kishte qen\u00eb e vet\u00ebpun\u00ebsuar si shit\u00ebse n\u00eb tregun e fruta perimeve n\u00eb Lushnje dhe kishte pasur detyrim t\u00eb paguante vet\u00ebm tatime lokale. Ajo tha se Bashkia Lushnje nuk i kishte ruajtur dokumentet, nd\u00ebrsa pretendoi se e \u00ebma kishte filluar pun\u00eb q\u00eb 15 vje\u00e7 dhe kishte ndjekur shkoll\u00ebn e mesme pa shk\u00ebputje nga puna. Hicka k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve dhe huat\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshiheshin n\u00eb analiz\u00ebn financiare, nd\u00ebrsa tha se huat\u00eb ishin kthyer dhe sot gjendeshin n\u00eb llogarit\u00eb bankare t\u00eb prind\u00ebrve.<\/p>\n<p>KPK vuri n\u00eb dukje edhe faktin q\u00eb nj\u00eb kredi e marr\u00eb p\u00ebr apartamentin me vler\u00eb 90 mij\u00eb euro n\u00eb Tiran\u00eb nuk mund t\u00eb konsiderohej n\u00eb analiz\u00eb financiare, pasi ishte marr\u00eb disa muaj pasi k\u00ebstet p\u00ebr banes\u00ebn ishin shlyer me burime t\u00eb tjera. Nga sa u relatua u kuptua se Hicka kishte p\u00ebrdorur kredin\u00eb p\u00ebr t\u00eb shlyer huan\u00eb nga prind\u00ebrit. Hicka shpjegoi se kishte marr\u00eb hua dhe jo kredi p\u00ebr shkak t\u00eb mosbesimit te kompanit\u00eb e nd\u00ebrtimit n\u00eb vend dhe problemeve q\u00eb ato kishin pasur.<\/p>\n<p><strong>Apartamenti me cedim dhe t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit<\/strong><\/p>\n<p>Ndaj Hick\u00ebs, Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesit kishte sjell\u00eb nj\u00eb raport negativ n\u00eb t\u00eb gjitha pikat p\u00ebr t\u00eb cilat i raporton KPK-s\u00eb. Sipas ILDKPKI Hicka kishte munges\u00eb burimesh, deklarime t\u00eb pasakta, fshehje pasurie, deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe ishte n\u00eb situat\u00eb konflikti interesi.<\/p>\n<p>Gjyqtarja nuk u mor gjat\u00eb me raportimet e ILDKPKI-s\u00eb, por tha nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb lidhje me konfliktin e interesit se i referohej pun\u00ebs s\u00eb saj si Avokate e Shtetit dhe q\u00eb nuk duhej t\u00eb ishte objekt i hetimit n\u00eb KPK q\u00eb kishte p\u00ebr q\u00ebllim \u201ckthimin e besimit te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb\u201d. Ajo po ashtu la t\u00eb kuptohej se nuk ishte e qart\u00eb rastet e konfliktit t\u00eb interesit dhe nuk kishte pasur si t\u00eb kthente prap\u00ebsime p\u00ebr to.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-62109\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/2-23-235x300.jpg\" alt=\"\" width=\"235\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/2-23-235x300.jpg 235w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/2-23.jpg 640w\" sizes=\"auto, (max-width: 235px) 100vw, 235px\" \/><\/p>\n<p>Por \u00e7\u00ebshtjet n\u00eb fjal\u00eb nuk u vun\u00eb shum\u00eb n\u00eb dukje as nga KPK. N\u00eb relatim Pine i p\u00ebrmendi ato p\u00ebrmbledhtazi, nd\u00ebrsa nuk tha n\u00ebse kishte pasur apo jo ndonj\u00eb rezultat nga hetimi i KPK mbi konfliktin e supozuar t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe Pine i m\u00ebshoi gjetjeve n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb n\u00eb t\u00eb cilin vuri n\u00eb dukje nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprimesh financiare p\u00ebr t\u00eb cilat Hick\u00ebs i ishte kaluar barr\u00eb prove.<\/p>\n<p>Pine tha n\u00eb relatim se bashk\u00ebshorti i gjyqtares kishte p\u00ebrfituar me cedim nj\u00eb apartament. N\u00eb kronologjin\u00eb e veprimeve Pine tha se apartamenti ishte deklaruar n\u00eb vitin 2009 dhe kontrata e cedimit nga nj\u00eb familje n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortit ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 2012. Apartamenti ishte ceduar si pjes\u00eb e nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb babai i ndjer\u00eb i bashk\u00ebshortit t\u00eb gjyqtares kishte pasur me familjen t\u00eb cil\u00ebn e kishte p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb pas apartamenti ishte l\u00ebn\u00eb me qira dhe t\u00eb ardhurat nga qiraja ishin p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb paguar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb apartamentit 90 mij\u00eb euro t\u00eb bler\u00eb m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Por Pine tha se ceduesit nuk kishin pasur pron\u00ebsi mbi apartamentin dhe kishin vet\u00ebm t\u00eb drejta p\u00ebrdorimi mbi truallin. Po ashtu ajo vuri n\u00eb dukje se kontrata e cedimit nuk kishte form\u00ebn e duhur, nd\u00ebrsa ishte b\u00ebr\u00eb me fuqi prapavepruese gj\u00eb q\u00eb sipas relatores nuk parashikohej n\u00eb Kodin Civil.<\/p>\n<p>Pine tha se t\u00eb ardhurat nga qiraja e p\u00ebrfituar nga ky apartament, t\u00eb cilat n\u00eb disa raste ishin me p\u00ebrshkrim pages\u00eb komisionesh e konsulence, nuk mund t\u00eb konsideroheshin t\u00eb ligjshme, p\u00ebr shkak se as bashk\u00ebshorti as ceduesit nuk kishin pasur tagra ligjore mbi pasurin\u00eb n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Hicka i kund\u00ebrshtoi k\u00ebto gjetje duke u kapur fillimisht me togfjal\u00ebshin \u201ct\u00eb drejta reale\u201d. Ajo tha se kishte k\u00ebrkuar shpjegime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe KPK e kishte referuar te Kodi Civil, por q\u00eb sipas saj ky togfjal\u00ebsh nuk p\u00ebrmendej.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se t\u00eb gjitha veprimet ishin t\u00eb ligjshme dhe t\u00eb ardhurat duhej t\u00eb konsideroheshin t\u00eb tilla. Ajo tha se \u00e7\u00ebshtja e pron\u00ebsis\u00eb p\u00ebr apartamentin kishte shkuar deri n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese.<\/p>\n<p>Hicka po ashtu kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK mbi disa kalime n\u00eb llogarit\u00eb bankare t\u00eb bashk\u00ebshortit dhe mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si ishin konsideruar t\u00eb ardhurat nga firma e avokatis\u00eb. Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb fundit t\u00eb merrej n\u00eb konsiderat\u00eb fitimi neto.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-62110\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/3-13-235x300.jpg\" alt=\"\" width=\"235\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/3-13-235x300.jpg 235w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/3-13.jpg 640w\" sizes=\"auto, (max-width: 235px) 100vw, 235px\" \/><\/p>\n<p>Gjetjeve t\u00eb KPK-s\u00eb mbi pages\u00ebn e tatimeve p\u00ebr disa t\u00eb ardhura t\u00eb bashk\u00ebshortit ajo iu referua faktit se tatimi n\u00eb burim b\u00ebhej nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi, duke p\u00ebrcjell\u00eb si prova nj\u00eb e-mail dhe faktin q\u00eb bashk\u00ebshorti kishte paguar vet\u00eb tatimin n\u00eb burim p\u00ebr pagesa nga OSBE, q\u00eb nuk e kishte k\u00ebt\u00eb detyrim.<\/p>\n<p>KPK vuri n\u00eb dukje disa pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e gjendjes cash dhe po ashtu edhe faktin se disa t\u00eb ardhura si ato p\u00ebr shitjen e nj\u00eb makine nuk ishin deklaruara si t\u00eb mbartura. Po ashtu sipas KPK Hicka nuk kishte deklaruar gjendje cash n\u00eb deklarat\u00ebn veting edhe pse kishte pasur deklarime t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb cashit q\u00eb nuk rezultonin t\u00eb ishin pak\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Hicka pranoi nj\u00eb pasakt\u00ebsi mes deklarimit veting dhe atij periodik p\u00ebr vitin 2016, por tha se cash-i ishte b\u00ebr\u00eb zero n\u00eb vitin 2016 p\u00ebr shkak se shpenzimet n\u00eb at\u00eb vit, q\u00eb p\u00ebrkon me blerjen e apartamentit, kishin qen\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin e saj nga detyra.<\/p>\n<p>Ky vendim u p\u00ebrmbys s\u00eb fundmi dhe tashm\u00eb, Avokatja e Edi Ram\u00ebs u rikthye n\u00eb gjyq\u00ebsor.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Boldnews.al Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit (KPA) riktheu n\u00eb detyr\u00eb gjyqtaren e Tiran\u00ebs, Alma Hicka, e cila ka punuar edhe si Avokate e Shtetit, e em\u00ebruar drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb nga kryeministri Edi Rama. Hicka u shkarkua nga shkalla e par\u00eb e Vetingut n\u00eb Prill t\u00eb vitit 2021, pasi nuk justifikonte me burime t\u00eb ligjshme mbi 100 milion\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":62107,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-62106","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62106","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62106"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62106\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62107"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62106"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62106"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62106"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}