{"id":62180,"date":"2023-10-28T10:41:48","date_gmt":"2023-10-28T10:41:48","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=62180"},"modified":"2023-10-28T10:41:48","modified_gmt":"2023-10-28T10:41:48","slug":"berisha-prokuroret-politike-te-edi-rames-nuk-kane-asnje-prove-asnje-fakt-asnje-dokument","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/10\/28\/berisha-prokuroret-politike-te-edi-rames-nuk-kane-asnje-prove-asnje-fakt-asnje-dokument\/","title":{"rendered":"Berisha: Prokuror\u00ebt politik\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs nuk kan\u00eb asnj\u00eb prov\u00eb, asnj\u00eb fakt, asnj\u00eb dokument"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, prokuror\u00ebt politik\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs, pas tre vjet hetimesh intensive, nuk arrit\u00ebn t\u00eb gjenin asnj\u00eb prov\u00eb, asnj\u00eb fakt, asnj\u00eb dokument. Berisha tha se, p\u00ebr privatizimin e klubit Partizani nuk ka n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute as edhe nj\u00eb shkelje ligji.<\/p>\n<p>\u201cDy fjal\u00eb edhe p\u00ebr privatizimin e klubit Partizani. Ju garantoj se me t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrpjekjet e sh\u00ebmtuara t\u00eb gazetar\u00ebve t\u00eb Sorosit dhe t\u00eb tjer\u00ebve t\u00eb paguar nga prokuroria, ai \u00ebsht\u00eb procesi m\u00eb legjitim q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb kryer ndonj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb 3 vjet hetime, prokuror\u00ebt politik\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs, pas tre vjet hetimesh intensive, nuk arrit\u00ebn t\u00eb gjenin asnj\u00eb prov\u00eb, asnj\u00eb fakt, asnj\u00eb dokument q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb akuz\u00eb penale kund\u00ebr meje, dh\u00ebndrit tim, profesor Jamarab\u00ebr Malltezit, apo ndonj\u00eb tjetri.<\/p>\n<p>Nuk arrit\u00ebn sepse nuk gjet\u00ebn asnj\u00eb shkelje ligjore, p\u00ebrve\u00e7 nj\u00ebr\u00ebs, t\u00eb kryer direkt nga Edi Rama, si\u00e7 thon\u00eb ata, me ndryshimin e orientimit nga sport n\u00eb zon\u00eb banimi, kryer nga Edi Rama n\u00eb vitin 2006. Nuk ka n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute as edhe nj\u00eb shkelje ligji.<\/p>\n<p>Jan\u00eb pyetur me dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra punonj\u00ebs. Asnj\u00eb prej tyre nuk del t\u00eb thot\u00eb se Sali Berisha m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb presionin m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Asnj\u00eb prej tyre nuk del t\u00eb thot\u00eb se Jamarb\u00ebr Malltezi shkeli n\u00eb zyr\u00ebn time apo m\u00eb b\u00ebri presion. Gjith\u00e7ka nd\u00ebrtoi nj\u00eb piramid\u00eb mashtrimi t\u00eb paturpshme duke fshehur dhjet\u00ebra e qindra dokumente.<\/p>\n<p>P\u00ebrs\u00ebris edhe nj\u00ebher\u00eb, tre jan\u00eb momentet themelore t\u00eb k\u00ebtij procesi. Moment themelor q\u00eb ky proces t\u00eb ecte, ishte heqja nga plani i p\u00ebrhapjes s\u00eb forcave t\u00eb armatosura me firm\u00ebn e presidentit t\u00eb Republik\u00ebs. Sali Berisha nuk ka dor\u00ebzuar kurr\u00eb nj\u00eb propozim t\u00eb till\u00eb te asnj\u00eb president.<\/p>\n<p>Por dokumentet zyrtare faktojn\u00eb se q\u00eb nga viti 2000, terreni i klubit Partizani, q\u00eb ishte i vendosur n\u00eb tokat e 5 familjeve tiranase, nuk kishte lidhje me ministrin\u00eb. Ai kishte mbetur terreni i askujt, nd\u00ebrtesat e askujt. Ministri Ismail Lleshi, me nj\u00eb shkres\u00eb urdh\u00ebron shtabin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm q\u00eb ta marr\u00eb n\u00eb mbik\u00ebqyrje q\u00eb t\u00eb mos lejoj\u00eb zhvillimin e mafies mbi t\u00eb, se ajo mbeti tok\u00eb e askujt. Pra, heqjen nga plani i p\u00ebrhapjes s\u00eb forcave t\u00eb armatosura, e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb tjer\u00eb para vitit 2005.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, \u00e7do veprim i qeveris\u00eb s\u00eb Sali Berish\u00ebs pas vitit 2005, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb bazuar n\u00eb list\u00ebn zyrtare t\u00eb presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, mbi pronat e plan p\u00ebrhapjes s\u00eb forcave t\u00eb armatosura. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument, klubi Partizani nuk ekzistonte. Ka edhe nj\u00eb moment ky\u00e7 k\u00ebtu, pa t\u00eb cilin aty nd\u00ebrtime nuk mund t\u00eb b\u00ebheshin. Dhe ky moment ky\u00e7 \u00ebsht\u00eb ndryshimi i destinacionit nga terren sportiv, n\u00eb terren urban.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb akt e ka kryer Edi Rama m\u00eb 6 qershor 2006, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur asnj\u00eb nga objektet nuk ishte privatizuar.\u00a0Pra, u kthyen nga terrene sportive n\u00eb zon\u00eb orbane direkt nga Edi Rama.<\/p>\n<p>Po Edi Rama, n\u00eb vitin 2008 apo 2009, kontrakton studion zvicerane Urban Plan, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb planin e zon\u00ebs, dhe e cil\u00ebson k\u00ebt\u00eb zon\u00eb urbane. Ky Shalsi i Ram\u00ebs, shkonte dhe b\u00ebnte d\u00ebgjesa me qytetar\u00ebt edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zon\u00eb, p\u00ebr nd\u00ebrrimin e destinacionit.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr e pafytyr\u00eb, e paturpshme e gazetar\u00ebve t\u00eb paguar nga prokuroria dhe t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb nuk kan\u00eb v\u00ebmendjen ta lexojn\u00eb, se ky proces \u00ebsht\u00eb kryer me urgjenc\u00eb. Ky proces ka filluar n\u00eb vitin 1994 me k\u00ebrkes\u00ebn e k\u00ebtyre pes\u00eb familjeve t\u00eb Tiran\u00ebs, p\u00ebr njohjen e pron\u00ebs n\u00eb Komitetin e Kthimit dhe Kompensimit t\u00eb Pron\u00ebs. Komiteti ka njohur pron\u00ebn dhe jo vet\u00ebm e ka njohur, por ka kthyer nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej disa metra t\u00eb saj, q\u00eb ishte krejt e lir\u00eb.<\/p>\n<p>Procesi ka vazhduar n\u00eb vitin 2000, 2004 dhe \u00ebsht\u00eb kompletuar n\u00eb vitin 2009. Por njohja e pronave dhue kthimi i tyre, p\u00ebr t\u00eb cilin prokurorja e partis\u00eb Mellonai, pretendon se ka ndodhur nga viti 2006, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr e turpshme.<\/p>\n<p>Ka filluar n\u00eb vitin 1994 dhe ka vazhduar deri n\u00eb vitin 2009. N\u00ebse njohja dhe kthimi p\u00ebrfundoi, ta supozojm\u00eb n\u00eb vitin 2007, mbeteshin t\u00eb privatizoheshin objektet e nd\u00ebrtuara mbi k\u00ebto prona.<\/p>\n<p>Procesi i privatizimit t\u00eb k\u00ebtyre objekteve, k\u00ebrkesa p\u00ebr privatizim jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit 2006 dhe privatizimi ka p\u00ebrfunduar n\u00eb vitin 2009. Pra, jo q\u00eb nuk ka procedur\u00eb t\u00eb shpejtuar, por ka procedur\u00eb t\u00eb zvarritur dhe t\u00eb ngadal\u00ebsuar. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ligjet e vendit k\u00ebrkonin q\u00eb k\u00ebrkesave t\u2019u jepej p\u00ebrgjigje brenda 4 muajsh.<\/p>\n<p>Maksimalisht thoshte ligji. Por ato kan\u00eb vazhduar p\u00ebr 3 vjet, dhe kjo \u00ebsht\u00eb e t\u00ebra e dokumentuar. Pra, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb mashtrim publik\u201d, u shpreh Berisha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, prokuror\u00ebt politik\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs, pas tre vjet hetimesh intensive, nuk arrit\u00ebn t\u00eb gjenin asnj\u00eb prov\u00eb, asnj\u00eb fakt, asnj\u00eb dokument. Berisha tha se, p\u00ebr privatizimin e klubit Partizani nuk ka n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute as edhe nj\u00eb shkelje ligji. \u201cDy fjal\u00eb edhe p\u00ebr privatizimin e klubit Partizani. Ju garantoj &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":62181,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-62180","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62180","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62180"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62180\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62181"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62180"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62180"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62180"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}