{"id":62494,"date":"2023-11-01T11:12:24","date_gmt":"2023-11-01T11:12:24","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=62494"},"modified":"2023-11-01T11:12:24","modified_gmt":"2023-11-01T11:12:24","slug":"mikrocipe-pasojat-e-luftes-teknologjike-shtetet-e-bashkuara-kine-sipas-morris-chang","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/11\/01\/mikrocipe-pasojat-e-luftes-teknologjike-shtetet-e-bashkuara-kine-sipas-morris-chang\/","title":{"rendered":"Mikro\u00e7ip\u00eb, pasojat e luft\u00ebs teknologjike Shtetet e Bashkuara \u2013 Kin\u00eb sipas Morris Chang"},"content":{"rendered":"<p><strong>Themeluesi i TSMC \u00ebsht\u00eb kthyer t\u00eb flas\u00eb n\u00eb publik n\u00eb nj\u00eb event njujorkez. Preokupimi \u00ebsht\u00eb se konfrontimi midis dy gjigant\u00ebve bot\u00ebror\u00eb mund ta frenoj\u00eb p\u00ebrparimin e industris\u00eb s\u00eb gjysm\u00ebp\u00ebr\u00e7uesve, por ka edhe m\u00eb: kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me t\u00eb ardhmen e krijes\u00ebs s\u00eb tij.<\/strong><\/p>\n<p>Kur flet, bota duhet ta d\u00ebgjoj\u00eb n\u00eb heshtje rigoroze dhe ta kuptoj\u00eb sa m\u00eb shun\u00eb q\u00eb mundet. Jo vet\u00ebm bota e industris\u00eb q\u00eb ka kontribuar ta plazmoj\u00eb, por ajo politike, si edhe ajo biznesore q\u00eb sheh me preokupim n\u00eb frontet e tjera gjeopolitike, tashm\u00eb shum\u00eb t\u00eb nxeh\u00ebta, q\u00eb sinjalizojn\u00eb sesi f\u00ebrkimet midis Uashingtonit dhe Pekinit jan\u00eb korniza e trazirave sizmike t\u00eb natyr\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Nj\u00eb rend ekonomik dhe politik q\u00eb ka favorizuar shfaqjen pik\u00ebrisht t\u00eb Taiwan Semiconductor Manufacturing Corporation (TSMC), kur Morris Chang nuhati se proceset e globalizimit dhe integrimit rajonal (sidomos n\u00eb habin e elektronik\u00ebs s\u00eb avancuar n\u00eb Azin\u00eb Lindore dhe Jugore), me specializimin progresiv t\u00eb industris\u00eb s\u00eb \u00e7ip\u00ebve, do t\u2019i jepte <em>business model<\/em> t\u00eb TSMC (fonderi p\u00ebr pal\u00eb t\u00eb treta) nj\u00eb avantazh kompetitiv t\u00eb pabarazuesh\u00ebm. Ngjitja e kolosit tajvanez t\u00eb \u00e7ip\u00ebve, i themeluar n\u00eb 1987 (n\u00eb apogjeun e Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, por tashm\u00eb n\u00eb nj\u00eb kontekst rajonal q\u00eb shikonte daljen e vendeve aziatike, si Japonia, Koreja dhe Taivani, si lider\u00eb t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb elektronik\u00ebs) ka qen\u00eb faktikikisht vendimtare p\u00ebr rilan\u00e7imin e industris\u00eb n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb karakterizuar nga tensionet komerciale midis Uashingtonit e Tokios dhe nga nj\u00eb stanjacion i detyruar i cikleve ekonomike q\u00eb karakterizojn\u00eb gjithmon\u00eb sektorin e elektronik\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb MIT Talk n\u00eb dit\u00ebn e mart\u00eb, gjat\u00eb turit amerikan, Chang ka listuar sesi suksesi i krijes\u00ebs s\u00eb tij ka qen\u00eb i mundsh\u00ebm fal\u00eb disa kushteve t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb Taivan: nj\u00eb ekosistem unik, n\u00eb gjendje t\u00eb furnizoj\u00eb krahun e pun\u00ebs tejet t\u00eb specializuar dhe t\u00eb kualifikuar (teknik\u00eb dhe inxhinier\u00eb), vijueshm\u00ebria e mensioneve (pak <em>turnover<\/em>), nj\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrim gjeografik i aktiviteteve manifakturiste dhe \u201cteoris\u00eb s\u00eb kurbave t\u00eb kuptimit\u201d me fitime n\u00eb rritje dhe dekadave madh\u00ebshtore t\u00eb Silicon Valley n\u00eb kap\u00ebrcyellin midis viteve \u201850 e \u201860 kur aktivitetet e k\u00ebrkimit, dizajnit dhe manifaktur\u00ebs qen\u00eb p\u00ebrkrah nj\u00ebra tjetr\u00ebs. Faktikisht, Chang ka kujtuar se n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme jo t\u00eb larg\u00ebt vende si Vietnami, Indonezia dhe India mund t\u00eb b\u00ebhen habe prodhuese t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Pastaj, qartazi, nevoja p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar kostot n\u00eb rritje p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb hap me kufirin teknologjik. P\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb, TSMC ka synuar p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar besimin e klient\u00ebve t\u00eb tij, nga momenti q\u00eb <em>business model<\/em> i tij do t\u00eb synonte t\u00eb fabrikonte \u00e7ip\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb kompanive n\u00eb konkurrenc\u00eb direkte midis tyre (mendojm\u00eb p\u00ebr Qualcomm dhe Nvidia) me ndarjen e informacioneve t\u00eb ndjeshme. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, TSMC ka investuar n\u00eb kufirin teknologjik, mbi nyjet e avancuara dhe duke p\u00ebrfituar nga v\u00ebshir\u00ebsit\u00eb e konkurrent\u00ebve, si Samsung dhe Intel, q\u00eb akoma dizajnonin dhe fabrikonin \u00e7ip\u00eb n\u00eb nj\u00eb model t\u00eb interuar (IDM). Shkalla e \u00e7ip\u00ebve m\u00eb t\u00eb avancuar do t\u00eb ishte e mundur sikur industria t\u00eb mos ishte rishpikur n\u00eb nj\u00eb optik\u00eb specializimi rajonal dhe shum\u00eb prej kompanive q\u00eb ende sot poullojn\u00eb sektorin \u2013 si amerikanet Intel dhe Texas Instruments \u2013 do t\u00eb zhdukeshin p\u00ebrball\u00eb konkurrenc\u00ebs s\u00eb eg\u00ebr sikur t\u00eb mos kishin p\u00ebrqafuar trendin e viteve \u201990 dhe \u20182000. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, sot Shtetet e Bashkuara nuk do t\u00eb g\u00ebzonin lidershipin e dizajnit, n\u00eb softuerin EDA e n\u00eb makinat litografike \u2013 <em>chokepoint<\/em>\u00a0e tregut q\u00eb qeveria amerikane p\u00ebrdor p\u00ebr ta mbytur ngjitjen teknologjike t\u00eb Pekinit \u2013 n\u00eb rast se TSMC dhe prodhuesit e tjer\u00eb taivanez\u00eb t\u00eb mos kishin v\u00ebn\u00eb bast miliarda dollar\u00eb n\u00eb investime p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb fabrikat e s\u00eb ardhmes.<\/p>\n<p>Sot, si\u00e7 e ka pohuar koh\u00ebt e fundit vet\u00eb Chang, kjo bot\u00eb ka mbaruar dhe prioriteti i vet\u00ebm p\u00ebr <em>policymakers<\/em> q\u00eb shikojn\u00eb nga industria e gjysm\u00ebp\u00ebr\u00e7uesve. \u201cPa siguri komb\u00ebare do t\u00eb humbasim gjith\u00e7ka, gjith\u00eb asaj t\u00eb cil\u00ebs i japim vler\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Chang. Duke reflektuar mbi gjeopolitik\u00ebn e prodhimit t\u00eb \u00e7ip\u00ebve, Chang mendon se manifaktura \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra prej zonave ku Shtetet e Bashkuara dhe Kina po konkurrojn\u00eb n\u00eb terma industrial\u00eb dhe ku qartazi nuk ka nj\u00eb <em>gap <\/em>kaq t\u00eb sh\u00ebnuar. Ky hendek \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt i qart\u00eb kundrejt Taivanit, e ardhmja e t\u00eb cilit mbetet e paqart\u00eb respektivisht ndaj q\u00ebllimeve politike t\u00eb Pekinit. \u201cN\u00ebse mundemi, me gjith\u00eb at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb mund\u00ebsit\u00eb tona, ta shmangim nj\u00eb Luft\u00eb t\u00eb Ftoht\u00eb\u201d. Por \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se marr\u00ebdh\u00ebniet kino \u2013 amerikane nuk do t\u00eb mund t\u00eb vendosen si\u00e7 qen\u00eb at\u00eb midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik. Gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebzgjatjes s\u00eb konfrontimit bipolar, kanalet diplomatike mbet\u00ebn gjithmon\u00eb t\u00eb hapura, t\u00eb diktuara sidomos nga nevoja p\u00ebr ta shmangur luft\u00ebn b\u00ebrthamore, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb flukset ekonomike dhe teknologjike qen\u00eb thuajse zero. Mungesa e nj\u00eb nd\u00ebrvar\u00ebsie t\u00eb fort\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim e b\u00ebnte konfrontimin binar m\u00eb t\u00eb kuptuesh\u00ebm dhe sidomos t\u00eb shifruar nga \u201cteoria e loj\u00ebrave\u201d q\u00eb mbeti deri n\u00eb fund nj\u00eb skem\u00eb e p\u00ebrkryer p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar nj\u00eb ekuilib\u00ebr dhe, s\u00eb fundi, nj\u00eb bashk\u00ebjetes\u00eb n\u00eb mos paq\u00ebsore sa m\u00eb pak drejt <em>de-escalation<\/em>.<\/p>\n<p>P\u00ebr momentin, sot nuk ekziston asgj\u00eb e ngjashme. P\u00ebrkundrazi, mjetet dhe q\u00ebllimet tentojn\u00eb t\u00eb bashkohen: nd\u00ebrvar\u00ebsia tekonologjike, nga gjysm\u00ebp\u00ebr\u00e7uesit tek l\u00ebnd\u00ebt e para kritike, e b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb m\u00eb komplekse arritjen e k\u00ebtij ekuilibri sepse siguria e saj \u00ebsht\u00eb edhe pjes\u00ebrisht nevoj\u00ebn p\u00ebr ta siguruar q\u00eb kund\u00ebrshtari nuk e arrin autonomin\u00eb ose, m\u00eb keq, kryen kalimin. \u00cbsht\u00eb ky paradoksi i nd\u00ebrvar\u00ebsis\u00eb, pasi sa m\u00eb shum\u00eb k\u00ebrkohet t\u00eb reduktohen difektet e veta, aq m\u00eb shum\u00eb nxitet aktori tjet\u00ebr p\u00ebr ta shfryt\u00ebzuar p\u00ebrpara se t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb von\u00eb. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se kalkulimi i pasojave ndaj <em>supply chain<\/em> globale shpesh \u00ebsht\u00eb hequr. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt Chang, gjat\u00eb takimit t\u00eb mbajtur pran\u00eb Asian Society t\u00eb New York t\u00eb enjten, i ka idet\u00eb e qarta. \u201cBesoj se <em>decoupling<\/em> n\u00eb fund do t\u2019i ngadal\u00ebsoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. M\u00eb duket e qart\u00eb se <em>(nga ana e Shteteve t\u00eb Bashkuara, sh\u00ebnmi im)<\/em>\u00a0objektivi \u00ebsht\u00eb ai i ngadal\u00ebsimit t\u00eb Kin\u00ebs, por [ngadal\u00ebsimi] q\u00eb ndodh\u201d. Tensionet midis Uashingtonit dhe Kin\u00ebs po hyjn\u00eb n\u00eb nj\u00eb shteg t\u00eb rreziksh\u00ebm, nj\u00eb aspekt q\u00eb \u201carrin t\u00eb m\u00eb mbaj\u00eb zgjuar nat\u00ebn\u201d, ka komentuar. Chang ka cituar edhe librin e diskutuar e profesorit t\u00eb Harvard University, Graham Allison, i dal\u00eb m\u00eb 2019 me titullin <em>Destined for War<\/em> dhe q\u00eb rimerr n\u00eb shqyrtim 18 raste historike ku fuqia dominuese (sot Shtetet e Bashkuara) ndeshet me nj\u00eb fuqi n\u00eb ngjitje (Kina) me rezultatin q\u00eb n\u00eb fund konkurrenca u zgjidh me nj\u00eb konflikt ushtarak p\u00ebr 12 her\u00eb.<\/p>\n<p>Embargoja mbi \u00e7ip\u00ebt e miratuar nga Shtetet e Bahskuara me kufizimet e reja ndaj eksporteve t\u00eb teknologjis\u00eb amerikane (makineri EUV, DUV dhe \u00e7ip\u00eb t\u00eb avancuar p\u00ebr IA) do t\u00eb mund t\u00eb siguroj\u00eb realitetet e pritura \u2013 t\u00eb bllokoj\u00eb apo mbylli gar\u00ebn e Kin\u00ebs mbi gjysm\u00ebp\u00ebr\u00e7uesit apo aplikimet <em>dual-use<\/em> \u2013 ose t\u00eb ken\u00eb pasojat e pad\u00ebshiruara, si stimulimi i ekosistemit komb\u00ebtar apo t\u00eb shytj\u00eb p\u00ebr rekursin ndaj aneksionit ushtarak mbi Taivan. Megjithat\u00ebm e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb imagjinohet ky skenar i fundit si pasoj\u00eb e embargos. Sipas Burn Li, nj\u00eb ish menaxher i TSMC, i intervistuar nga <em>Bloomberg<\/em>, kufizimet e reja amerikane nuk do t\u00eb ken\u00eb efekt: SMIC, kompania kineze lidere n\u00eb prodhimin e \u00e7ip\u00ebve n\u00eb nivel komb\u00ebtar, mund t\u00eb prodhoj\u00eb \u00e7ip\u00eb prej 5 nanometrash duke p\u00ebrdorur makinerit\u00eb DUV q\u00eb ASML ka d\u00ebrguar n\u00eb semestrat e fundit. Gara p\u00ebr pajisje t\u00eb avancuara, p\u00ebr ar\u00ebsye sigurie dhe prestigji teknologjik, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tendenc\u00eb q\u00eb megjithat\u00eb ka pasoja direkte edhe p\u00ebr TSMC. N\u00eb rast se krijesa e Chang ka mundur t\u00eb shfaqet dhe konsolidoj\u00eb dominimin e tregut me 90% t\u00eb prodhimit t\u00eb \u00e7ip\u00ebve n\u00ebn 10 nanometra \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb kontekst gjepolitik t\u00eb favorsh\u00ebm. Tani q\u00eb siguria komb\u00ebtare mbizot\u00ebron, TSMC \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb pozicion komod: \u201cneutraliteti\u201d i saj n\u00eb terma komercial\u00eb ka qen\u00eb \u00e7el\u00ebsi i i suksesit t\u00eb saj, por tani \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb stigmat\u00eb n\u00eb trek\u00ebnd\u00ebshin Shtetet e Bashkuara \u2013 Kin\u00eb \u2013 Taivan. Asnj\u00eb kompani nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb lul\u00ebzoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb kontekst ku thelbi i saj \u00ebsht\u00eb i till\u00eb sa ta b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb bast shum\u00eb t\u00eb rrezikshme t\u00eb cilave t\u2019u besosh.<\/p>\n<p>Ja pse shum\u00eb prej konkurrent\u00ebve, midis t\u00eb cil\u00ebve Intel dhe Samsung, jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm ta kapitalizojn\u00eb \u201cpolitizimin\u201d e industris\u00eb n\u00eb favorin e saj. Gara ndaj <em>reshoring<\/em> apo ndaj <em>friendshoring<\/em>, me investimet publike t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe t\u00eb Bashkimit Europian, e ka detyruar TSMC t\u00eb b\u00ebj\u00eb at\u00eb q\u00eb nuk do ta kishte b\u00ebr\u00eb kurr\u00eb n\u00eb nj\u00eb kontekst t\u00eb normalizuar: t\u00eb investoj\u00eb me kapacitet jasht\u00eb vendit (n\u00eb Europ\u00eb dhe n\u00eb Japoni), duke eksportuar teknologjin\u00eb e saj, <em>know-how<\/em> dhe investimet p\u00ebr t\u00eb mos i l\u00ebn\u00eb shum\u00eb terren kompanive amerikane, koreane dhe europiane. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb edhe se k\u00ebrkesa p\u00ebr \u00e7ip\u00eb \u00ebsht\u00eb e destinuar t\u00eb rritet dhe p\u00ebr t\u00eb mos rrezikuar nj\u00eb <em>shortage<\/em> si n\u00eb periudh\u00ebn pandemike, nj\u00eb rritje e <em>wafer capacity <\/em>global megjithat\u00eb do t\u00eb ishte fiziologjike. Dhe k\u00ebrkesa e \u00e7ip\u00ebve t\u00eb avancuar, logjik\u00eb p\u00ebr supercomputing dhe IA, \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje konstante. N\u00eb 2022 p\u00ebfaq\u00ebsonin rreth 41% t\u00eb shitjeve t\u00eb TSMC, pasuar nga at\u00eb p\u00ebr smartfon\u00ebt (39%). Pozicioni i TSMC si lider i tregut <em>foundry<\/em> e vendos pra kompanin\u00eb n\u00eb nj\u00eb pozicion t\u00eb favorsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nga bumi i inteligjenc\u00ebs artificiale n\u00eb vitet e ardhshme. Ve\u00e7 t\u00eb tjerash, \u00ebsht\u00eb po ashtu e pamundur q\u00eb klient\u00ebt e konsoliduar t\u00eb kompanis\u00eb taivaneze \u2013 si NVIDIA, Apple dhe Qualcomm \u2013 mund t\u00eb vendosin t\u00eb heqin dor\u00eb nga marr\u00ebdh\u00ebnia dhe t\u2019i alokojn\u00eb fondet e tyre tek Intel apo tek Samsung pik\u00ebrisht prej ekosistemit t\u00eb konsoliduar q\u00eb v\u00ebrtitet rreth TSMC p\u00ebrve\u00e7 faktit q\u00eb krijesa e Chang mban nj\u00eb p\u00ebrqindje rendimenti p\u00ebr nyjet e avancuara q\u00eb t\u00eb dy konkurrent\u00ebt nuk e kan\u00eb. S\u00eb fundi, v\u00ebshtir\u00ebsia q\u00eb has kompania n\u00eb Arizona (nga 12 miliard dollar\u00eb, 40 n\u00eb total duke marr\u00eb parasysh t\u00eb dyt\u00ebn n\u00eb nd\u00ebrtim), me kapacitet prej 5 nanometrash (3 nanommetra nga 2026), p\u00ebr munges\u00ebn e kultur\u00ebs biznesore dhe personelit t\u00eb kualifikuar jan\u00eb elokuent\u00eb p\u00ebr kushtet e suksesit q\u00eb Chang ka ilustruar dhe q\u00eb ka mund\u00ebsi motivi kryesor p\u00ebr t\u00eb cilin TSMC kishte hezituar n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn t\u00eb tentoj\u00eb t\u00eb replikoj\u00eb tjet\u00ebrkund sukseset komb\u00ebtare t\u00eb saj, por mbete nj\u00eb indicie tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebto koh\u00ebra jan\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb kujtim i larg\u00ebt.<\/p>\n<p>Nuk mbetet ve\u00e7se t\u00eb bindet politika p\u00ebr shmangien e industris\u00eb s\u00eb \u00e7ip\u00ebve \u2013 dhe TSMC n\u00eb ve\u00e7anti \u2013 n\u00eb nj\u00eb vorbull tensionesh p\u00ebrpara pik\u00ebs s\u00eb moskthimit. \u00cbsht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim q\u00eb duhet inkuadruar zgjedhja e qeveris\u00eb s\u00eb Taipeit p\u00ebr ta d\u00ebrguar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pik\u00ebrisht Chang si p\u00ebrfaq\u00ebsues special t\u00eb samitit t\u00eb Asia-Pacific Economic Cooperation (APEC) q\u00eb do t\u00eb mbahet n\u00eb San Francisco nga 11 deri m\u00eb 17 n\u00ebntor. N\u00eb takim do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm edhe Joe Biden e Xi Jinping q\u00eb do t\u00eb takohen s\u00ebrish pas m\u00eb shum\u00eb se 1 viti. N\u00ebse ka nj\u00eb njeri q\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsoj\u00eb midis dy lider\u00ebve, nga skena e dijes s\u00eb tij p\u00ebr industrin\u00eb dhe teknologjin\u00eb mbi t\u00eb cil\u00ebn luhet fati i marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Republik\u00ebs Popullore t\u00eb Kin\u00ebs, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ai, e ardhmja e bot\u00ebs dhe e kompanis\u00eb s\u00eb tij jan\u00eb fuqimisht t\u00eb nd\u00ebrthurura.<\/p>\n<p>(nga <em>Formiche<\/em>)<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti<\/strong><\/p>\n<p><strong>ARMIN TIRANA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Themeluesi i TSMC \u00ebsht\u00eb kthyer t\u00eb flas\u00eb n\u00eb publik n\u00eb nj\u00eb event njujorkez. Preokupimi \u00ebsht\u00eb se konfrontimi midis dy gjigant\u00ebve bot\u00ebror\u00eb mund ta frenoj\u00eb p\u00ebrparimin e industris\u00eb s\u00eb gjysm\u00ebp\u00ebr\u00e7uesve, por ka edhe m\u00eb: kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me t\u00eb ardhmen e krijes\u00ebs s\u00eb tij. Kur flet, bota duhet ta d\u00ebgjoj\u00eb n\u00eb heshtje rigoroze dhe ta &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":62495,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-62494","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62494","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62494"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62494\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62495"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62494"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62494"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62494"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}