{"id":63756,"date":"2023-11-14T17:42:56","date_gmt":"2023-11-14T17:42:56","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=63756"},"modified":"2023-11-14T18:01:51","modified_gmt":"2023-11-14T18:01:51","slug":"be-kerkon-te-hetoje-vjedhjen-e-fondeve-te-be-nga-qeveria-rama-bllokohen-edhe-140-milion-euro-te-tjera","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/11\/14\/be-kerkon-te-hetoje-vjedhjen-e-fondeve-te-be-nga-qeveria-rama-bllokohen-edhe-140-milion-euro-te-tjera\/","title":{"rendered":"BE k\u00ebrkon t\u00eb hetoj\u00eb vjedhjen e fondeve t\u00eb BE nga qeveria \u201cRama\u201d, bllokohen edhe 140 milion euro t\u00eb tjera"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, Delegacioni i Bashkimit Europian i tha Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs se Komisioni Europian ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb pritje, fillimin e zbatimit t\u00eb Programit IPARD III n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb shqiptare. Vendimi pason nd\u00ebrprerjen n\u00eb muajin korrik t\u00eb rimbursimeve n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb IPARD II, pas hetimeve t\u00eb nd\u00ebrmarra mbi akuzat p\u00ebr korrupsion n\u00eb lidhje me zbatimin e k\u00ebtij programi. Raporti i hartuar nga zyra europiane kund\u00ebr mashtrimit, OLAF, i \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar autoriteteve shqiptare, prej t\u00eb cilave, Komisioni thot\u00eb se pret q\u00eb ato ta marrin shum\u00eb seriozisht k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje<\/p>\n<p>Kur n\u00eb korrik t\u00eb k\u00ebtij viti Komisioni Europian njoftoi nd\u00ebrprerjen p\u00ebrkoh\u00ebsisht t\u00eb rimbursimeve ndaj qeveris\u00eb shqiptare p\u00ebr financimet e projekteve n\u00eb bujq\u00ebsi t\u00eb realizuara n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Programit IPARD II, Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb e trajtoi rastin si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb karakterit administrativ.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse Brukseli e b\u00ebnte t\u00eb qart\u00eb se masa ishte marr\u00eb pas nj\u00eb hetimi mbi akuzat p\u00ebr korrupsion n\u00eb lidhje me zbatimin e k\u00ebtij programi, nga autoritet gjith\u00e7ka u paraqit si \u201cprocedura normale t\u00eb Bashkimit Europian n\u00eb kushtet kur ka nevoj\u00eb t\u00eb verifikohen shpenzime t\u00eb dyshuara p\u00ebr aktivitet jo konform rregullave t\u00eb p\u00ebrcaktuara\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb qasje mbajti n\u00eb parlament dhe ministrja e Bujq\u00ebsis\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Frida Krifca, ish drejtoresha e Agjencis\u00eb s\u00eb Zhvillimit Bujq\u00ebsor dhe Rural (AZHBR) e cila administron fondet e e programit europian. Pas m\u00eb pak se dy muajsh, zonja Krifca u la jasht\u00eb kabinetit qeveritar<\/p>\n<p>Hetimi nga OLAF-i ka p\u00ebrfunduar, dhe Komisioni Europian ia ka paraqitur at\u00eb autoriteteve shqiptare t\u00eb cilat kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e mos-pranimit dhe t\u00eb justifikimit apo ofrimit t\u00eb fakteve kund\u00ebrshtuese. \u201cPasi Komisioni t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje nga autoritetet, do t\u00eb vler\u00ebsojm\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr \u00e7do veprim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm. Duke qen\u00eb se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me parat\u00eb e taksapaguesve t\u00eb BE-s\u00eb, presim q\u00eb autoritetet shqiptare ta marrin shum\u00eb seriozisht k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje\u201d, shkruhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen q\u00eb Delegacioni Europian n\u00eb Tiran\u00eb i dha Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Situata nuk duket aq e e thjesht\u00eb sa \u00e7\u2019jan\u00eb p\u00ebrpjekur ta paraqesin autoritetet shqiptare. Sepse nd\u00ebrprerjes s\u00eb fondeve t\u00eb IPARD II, i \u00ebsht\u00eb shtuar dhe pezullimi i nisjes s\u00eb zbatimit t\u00eb faz\u00ebs tjet\u00ebr IPARD III, me nj\u00eb vler\u00eb mbi 140 milion euro.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00eb nga korriku 2023, Komisioni Evropian ka nd\u00ebrprer\u00eb rimbursimin e shpenzimeve IPARD p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Aktualisht, nd\u00ebrprerja ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me shpenzimet e b\u00ebra gjat\u00eb tremujorit t\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb vitit 2023. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, Komisioni Evropian ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb pritje miratimin p\u00ebr t\u00eb gjitha masat IPARD III. K\u00ebto jan\u00eb masa parandaluese t\u00eb p\u00ebrkohshme p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesat financiare t\u00eb Bashkimit Evropian\u201d, shpjegohet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e Delegacionit t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs ju drejtua Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb p\u00ebr informacion mbi pozicionin e pal\u00ebs shqiptare lidhur me Programin Ipard III, por mori nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb drunjt\u00eb, ku nuk jepet asnj\u00eb shpjegim, sikur gjithshka po ndjek nj\u00eb rrjedh\u00eb normale.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, autoritetet shqiptare kishin parashikuar q\u00eb IPARD III t\u00eb niste q\u00eb n\u00eb janar, por atyre nuk u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb ende besimi i detyrave t\u00eb zbatimit apo riakreditimi. Q\u00ebndrimi i Brukselit \u00ebsht\u00eb fare i qart\u00eb: \u201cBashkimi Evropian \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb fermer\u00ebt shqiptar\u00eb, sektorin agroushqimor dhe zonat rurale n\u00eb t\u00eb ardhmen, me kusht q\u00eb interesat financiare t\u00eb Bashkimit Evropian t\u00eb mbrohen si\u00e7 duhet\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb raport progresin e k\u00ebtij viti p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, kur flitet p\u00ebr \u201cMbrojtjen e intereave finaciare t\u00eb BE-s\u00eb\u201d, vihet n\u00eb dukje se vendi ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb pak\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb dhe se \u201cduhet t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb bashk\u00ebpunimin me Komisionin Evropian p\u00ebr hetimet\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2022, u raportuan 71 raste t\u00eb parregullsive dhe mashtrimeve t\u00eb dyshuara n\u00eb programet IPA dhe IPARD. Sipas dokumentit, \u201cShqip\u00ebria duhet t\u00eb shtoj\u00eb p\u00ebrpjekjet e saj n\u00eb krijimin e nj\u00eb historiku t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb bashk\u00ebpunimin n\u00eb hetime, duke ofruar, nd\u00ebr t\u00eb tjera, asistenc\u00eb efektive operacionale p\u00ebr hetuesit e OLAF-it\u201d.Hetimet e Zyr\u00ebs Europiane Kund\u00ebr Mashtrimit, nis\u00ebn pas denoncimeve t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm p\u00ebr korrupsion, favorizime e nd\u00ebrhyrje politike. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Zyr\u00ebs europiane kryen disa misione n\u00eb Shqip\u00ebri, duke b\u00ebr\u00eb verifikime n\u00eb zyrat e AZHBR-s\u00eb, si dhe duke analizuar dokumentacionin e rasteve t\u00eb dyshuara, q\u00eb kishin p\u00ebrfituar nga fondet europiane.\/VOA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, Delegacioni i Bashkimit Europian i tha Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs se Komisioni Europian ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb pritje, fillimin e zbatimit t\u00eb Programit IPARD III n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb shqiptare. Vendimi pason nd\u00ebrprerjen n\u00eb muajin korrik t\u00eb rimbursimeve n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb IPARD II, pas hetimeve t\u00eb nd\u00ebrmarra mbi akuzat p\u00ebr korrupsion n\u00eb lidhje me zbatimin &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":63760,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-63756","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63756","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63756"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63756\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63760"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63756"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63756"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63756"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}