{"id":63823,"date":"2023-11-15T12:35:45","date_gmt":"2023-11-15T12:35:45","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=63823"},"modified":"2023-11-15T12:35:45","modified_gmt":"2023-11-15T12:35:45","slug":"berisha-publikon-skandalin-edi-rama-mashtroi-hapur-per-te-justifikuar-krimin-e-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/11\/15\/berisha-publikon-skandalin-edi-rama-mashtroi-hapur-per-te-justifikuar-krimin-e-tij\/","title":{"rendered":"Berisha publikon skandalin: Edi Rama mashtroi hapur p\u00ebr t\u00eb justifikuar krimin e tij!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama mashtroi hapur p\u00ebr t\u00eb justifikuar krimin e tij dhe tani ai k\u00ebrkon t\u00eb fshihet prapa Shalsit.<br \/>\n\u201cKurse m\u00eb posht\u00eb, Rama mashtron trash\u00eb p\u00ebr t\u00eb justifikuar krimin e tij. Ai thot\u00eb se e gjith\u00eb pjesa tjet\u00ebr te tenisi, palestra, \u00ebsht\u00eb leja q\u00eb ka ardhur pasi \u00ebsht\u00eb ndryshuar ligji i sportit.<br \/>\nLigji at\u00ebher\u00eb ishte i qart\u00eb, nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtohet n\u00eb terrene sportive.<br \/>\nLigji u ndryshua dhe terrenet u ndryshuan, pohon Edi Rama.<br \/>\nK\u00ebtu, sipas tij, ndryshimin e ka b\u00ebr\u00eb jo p\u00ebr shkak t\u00eb xhepit, por p\u00ebr faj t\u00eb ndryshimit t\u00eb ligjit.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr t\u00eb bazuar 100 p\u00ebrqind n\u00eb mashtrim.<br \/>\nLigji p\u00ebr sportin, n\u00eb asnj\u00eb g\u00ebrm\u00eb, as dhe n\u00eb frym\u00ebn e tij, nuk ndryshoi destinacionin e terreneve sportive, por mund\u00ebsoi ndryshimin e pron\u00ebsis\u00eb kur ato ishin t\u00eb nd\u00ebrtuara mbi tok\u00eb private. Dhe kishte mbi 1000 t\u00eb tilla, ndoshta 1500.<br \/>\nLigji ndryshoi me kushtin e prer\u00eb ligjor t\u00eb ruajtjes s\u00eb destinacionit sportiv.<br \/>\nLe t\u2019u referohemi ligjeve p\u00ebr sakt\u00ebsi. Citoj nenin 31, para dhe pas ndryshimeve.<br \/>\nNeni 31\u00a72 para ndryshimit thot\u00eb: \u201cObjektet sportive jepen me koncesion apo privatizohen, me kusht q\u00eb t\u00eb mos u ndryshoj\u00eb destinacioni, n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin nr.7973, dat\u00eb 26.7.1995 \u201cP\u00ebr koncesionet dhe pjes\u00ebmarrjen e sektorit privat n\u00eb sh\u00ebrbimet publike dhe infrastruktur\u00eb\u201d.<br \/>\n\u00c7far\u00eb thot\u00eb ligji i ndryshuar? Neni 31\u00a72 pas ndryshimit: \u201cObjektet sportive privatizohen nga pronar\u00ebt e truallit, kur ka t\u00eb till\u00eb, ose n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, jepen me koncesion, n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin nr.9663, dat\u00eb 18.12.2006 \u201cP\u00ebr koncesionet dhe pjes\u00ebmarrjen e sektorit privat n\u00eb sh\u00ebrbimet publike dhe infrastruktur\u00eb\u201d, me kusht q\u00eb t\u00eb mos u ndryshoj\u00eb destinacioni\u201d.<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb din\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, kuptojm\u00eb n\u00eb fjalin\u00eb e par\u00eb, ndryshimi u ka mund\u00ebsuar pronar\u00ebve t\u00eb truallit t\u00eb qindra terreneve sportive, t\u00eb mos p\u00ebrjashtohen nga e drejta e privatizimit, dhe t\u00eb ushtrojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e parablerjes sipas t\u00eb gjith\u00eb ligjeve nga qeveri t\u00eb majta dhe t\u00eb djathta.<br \/>\nN\u00eb thelb, kjo nuk ishte nj\u00eb e drejt\u00eb e re, e krijuar n\u00eb legjislacionin shqiptar, por ishte thjesht nj\u00ebsim i q\u00ebndrimit t\u00eb ligjit p\u00ebr sportet, me legjislacionin p\u00ebr kthimin dhe kompensimin e pronave, i cili gjithnj\u00eb ka njohur dhe rregulluar, t\u00eb drejt\u00ebn e parablerjes s\u00eb pronar\u00ebve.<br \/>\nT\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb i thon\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, gjuh\u00eb shqipe dhe jo gjuh\u00eb xhepi, ky ligj nuk autorizon dhe nuk lejon ndryshimin e destiacionit, pasi ligjv\u00ebn\u00ebsi ka ndar\u00eb jo me pik\u00eb fjalin\u00eb e par\u00eb, por me presje dy fjalit\u00eb e para, me fjalin\u00eb e tret\u00eb, ku thuhet se kthimi te pronari apo dh\u00ebnia me koncesion, b\u00ebhet me kusht q\u00eb t\u00eb mos ndryshohet destinacioni.<br \/>\nMir\u00ebpo me raste t\u00eb caktuara, xhepi nuk pyet as ligj dhe as gjuh\u00eb.<br \/>\nDhe ky \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebri rasti i Edi Ram\u00ebs, i cili edhe pas studimit q\u00eb b\u00ebri me studion zvicerane UrboPlan, n\u00ebn patronazhin e Shalsit t\u00eb tij, t\u00eb d\u00ebgjesave me banor\u00ebt e zon\u00ebs, n\u00eb kund\u00ebrshtim flagrant me ligjin e ndryshuar dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me xhepin e tij, e shpall zon\u00eb urbane t\u00eb gjith\u00eb zon\u00ebn e klubit Partizani.<br \/>\nDhe tani ai k\u00ebrkon t\u00eb fshihet prapa Shalsit.<br \/>\nShtoj k\u00ebtu se studimi Rama-Shalsi i studios zvicerane UrboPlan, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn zona e madhe q\u00eb thot\u00eb Rama, iu ndryshua destinacioni nga sportive n\u00eb urbane, p\u00ebrs\u00ebri \u00ebsht\u00eb firmosur nga Sali Berisha, por vet\u00ebm n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb miratimit t\u00eb planit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm rregullues t\u00eb territorit, firm\u00eb e cila pas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb n\u00ebntorit 2006, ishte thjesht noterizim dhe asnj\u00eb lloj tagri p\u00ebr ndryshim\u201d, u shpreh Berisha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama mashtroi hapur p\u00ebr t\u00eb justifikuar krimin e tij dhe tani ai k\u00ebrkon t\u00eb fshihet prapa Shalsit. \u201cKurse m\u00eb posht\u00eb, Rama mashtron trash\u00eb p\u00ebr t\u00eb justifikuar krimin e tij. Ai thot\u00eb se e gjith\u00eb pjesa tjet\u00ebr te tenisi, palestra, \u00ebsht\u00eb leja q\u00eb ka ardhur pasi \u00ebsht\u00eb ndryshuar &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":63825,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-63823","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63823","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63823"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63823\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63825"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63823"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63823"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63823"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}