{"id":64109,"date":"2023-11-18T10:09:42","date_gmt":"2023-11-18T10:09:42","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=64109"},"modified":"2023-11-18T10:10:01","modified_gmt":"2023-11-18T10:10:01","slug":"si-po-gllaberohen-fondet-e-shendetesise-nga-ppp-te","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/11\/18\/si-po-gllaberohen-fondet-e-shendetesise-nga-ppp-te\/","title":{"rendered":"Si po gllab\u00ebrohen fondet e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb nga PPP-t\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p><strong style=\"font-style: inherit;\"><em>Rritja e fondeve p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb po thithet nga koncesionet PPP, q\u00eb u dhan\u00eb p\u00ebr disa sh\u00ebrbime jothemelore, teksa gati p\u00ebr nj\u00eb dekad\u00eb, buxheti i rimbursimit t\u00eb barnave ka mbetur thuajse n\u00eb vendnum\u00ebro. N\u00eb vitin 2013, shpenzimet p\u00ebr rimbursimin e barnave ishin sa 2,1% e shpenzimeve totale buxhetore, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2024, ky raport u p\u00ebrkeq\u00ebsua n\u00eb vet\u00ebm 1,6%. N\u00eb vitin 2019, fondi i rimbursimit zinte 24% t\u00eb totalit t\u00eb shpenzimeve t\u00eb FSKDSH-s\u00eb, nd\u00ebrsa m\u00eb 2024, vet\u00ebm 20.6%. Nd\u00ebrkoh\u00eb fondet p\u00ebr PPP do t\u00eb z\u00ebn\u00eb mbi 9% t\u00eb buxhetit t\u00eb FDSDKH m\u00eb 2023 nga 7% n\u00eb vitin 2020. P\u00ebr shkak t\u00eb fondeve t\u00eb pakta n\u00eb dispozicion t\u00eb rimbursimit, Shqip\u00ebria renditet e fundit n\u00eb Europ\u00eb p\u00ebr qasje ndaj barnave t\u00eb reja. Nga 169 produkte t\u00eb reja t\u00eb regjistruara n\u00eb Europ\u00eb nga 2018-2021, ne kemi t\u00eb vlefshme p\u00ebr pacientin vet\u00ebm 9 produkte n\u00eb list\u00ebn e rimbursimit, t\u00eb fundit n\u00eb Europ\u00eb.<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Ekonomia dhe kapacitetet buxhetore jan\u00eb shtuar gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit, por financimet p\u00ebr sh\u00ebrbimet themelore sh\u00ebndet\u00ebsore, t\u00eb tilla si rimbursimi i barnave dhe kujdesi par\u00ebsor kan\u00eb mbetur n\u00eb vendnum\u00ebro, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb nevojat p\u00ebr produkte farmaceutike dhe sh\u00ebrbime sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb nj\u00eb popullsi n\u00eb plakje po rriten.<\/p>\n<p>Treguesit zyrtar\u00eb referojn\u00eb se brenda buxhetit t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb ka shp\u00ebrndarje t\u00eb deformuar t\u00eb fondeve.<\/p>\n<p>Gati p\u00ebr nj\u00eb dekad\u00eb, buxheti i rimbursimit t\u00eb barnave ka mbetur thuajse n\u00eb vendnum\u00ebro, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb t\u00eb ardhurat buxhetore jan\u00eb dyfishuar dhe burimet financiare t\u00eb Fondit t\u00eb Sigurimit t\u00eb Detyruesh\u00ebm Sh\u00ebndet\u00ebsor (FDSKSH) jan\u00eb rritur.<\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">N\u00eb vitin 2013, shpenzimet p\u00ebr rimbursimin e barnave ishin sa 2,1% e shpenzimeve totale buxhetore, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2024 ky raport u p\u00ebrkeq\u00ebsua, pasi ato z\u00ebn\u00eb vet\u00ebm 1,6% t\u00eb totalit t\u00eb shpenzimeve buxhetore.<\/span><\/p>\n<p>Nga viti 2019 deri m\u00eb 2024, buxheti i FSDKSH (struktura q\u00eb financon sh\u00ebrbimet sh\u00ebndet\u00ebsore publike) \u00ebsht\u00eb rritur me rreth 40%, nd\u00ebrsa z\u00ebri i rimbursimit t\u00eb medikamenteve vet\u00ebm 20%, sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2019, fondi i rimbursimit zinte 24% t\u00eb totalit t\u00eb shpenzimeve t\u00eb FSKDSH-s\u00eb, nd\u00ebrsa m\u00eb 2024 vet\u00ebm 20.6%<\/p>\n<p>Rritja e fondeve p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb po thithet nga koncesionet PPP q\u00eb u dhan\u00eb p\u00ebr disa sh\u00ebrbime jothemelore, t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb hetim p\u00ebr abuzime dhe deri tani ka disa t\u00eb arrestuar.<\/p>\n<p>P.sh., p\u00ebr koncesionin e sh\u00ebrbimeve laboratorike vitin q\u00eb vjen jan\u00eb planifikuar 1,85 miliard\u00eb lek\u00eb, ose 42% m\u00eb shum\u00eb se vlera e p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00ebn fillestare. Gjithashtu kontrata e sterilizimit do t\u00eb financohet vitin q\u00eb vjen me 1,75 miliard\u00eb lek\u00eb, nga 1,2 miliard\u00eb q\u00eb ishin parashikuar pagesat vjetore n\u00eb kontrat\u00eb.<\/p>\n<p>Nevojat e popullsis\u00eb p\u00ebr medikamente po rriten s\u00eb tep\u00ebrmi prej p\u00ebrhapjes s\u00eb s\u00ebmundjeve jo t\u00eb transmetueshme dhe k\u00ebt\u00eb e tregojn\u00eb edhe importet e barnave, t\u00eb cilat u rrit\u00ebn me 70% nga viti 2013 m\u00eb 2022.<\/p>\n<p>Dr. Kliti Hoti, president i Shoqat\u00ebs s\u00eb Kompanive Farmaceutike Multinacionale tha se, hap\u00ebsirat p\u00ebr rritje t\u00eb m\u00ebtejshme t\u00eb importeve n\u00eb artikujt e farmaceutik\u00ebs jan\u00eb t\u00eb larta, p\u00ebr shkak se shqiptar\u00ebt kan\u00eb konsumin m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt p\u00ebr frym\u00eb t\u00eb produkteve farmaceutike n\u00eb raport me Europ\u00ebn dhe vendet e rajonit.<\/p>\n<p>Ai tha se nga 169 produkte t\u00eb reja t\u00eb regjistruara nga 2018-2021, ne kemi t\u00eb vlefshme p\u00ebr pacientin vet\u00ebm 9 produkte n\u00eb list\u00ebn e rimbursimit.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebna m\u00eb t\u00eb detajuara nga IQIVIA (nj\u00eb burim k\u00ebrkimor p\u00ebr novacionin n\u00eb sh\u00ebndet) tregojn\u00eb se shqiptar\u00ebt kan\u00eb akses t\u00eb ul\u00ebt te barnat kryesore q\u00eb trajtojn\u00eb s\u00ebmundjet kardiovaskulare, onkologjin\u00eb, autoimunet, nervore, etj., n\u00eb raport me Europ\u00ebn dhe rajonin.<\/p>\n<p>Po sipas IQIVIA nga 46 produkte t\u00eb regjistruara dhe t\u00eb vlefshme p\u00ebr pacient\u00ebt n\u00eb fush\u00ebn e onkologjis\u00eb, Shqip\u00ebria ka regjistruar vet\u00ebm 3 t\u00eb tilla. P\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtyre mungesave, qindra pacient\u00eb t\u00eb prekur nga s\u00ebmundjet onkologjik\u00eb trajtohen jasht\u00eb vendit me shpenzime nga xhepi.<\/p>\n<p><strong>Rimbursimi mbulon vet\u00ebm 35% t\u00eb konsumit t\u00eb produkteve farmaceutike<\/strong><\/p>\n<p>Nga viti 2013 deri m\u00eb 2022, importet e produkteve farmaceutike n\u00eb vler\u00eb u rrit\u00ebn me 11,3 miliard\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa fondet p\u00ebr rimbursimin e medikamenteve u rrit\u00ebn me 3 miliard\u00eb lek\u00eb, sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare.<\/p>\n<p>Vlera e importeve t\u00eb produkteve farmaceutike ka ardhur n\u00eb rritje t\u00eb shpejt\u00eb nga viti n\u00eb vit, sidomos pas pandemis\u00eb COVID-19, e cila ka rritur barr\u00ebn e s\u00ebmundjeve n\u00eb popullat\u00eb.<\/p>\n<p>Vitin e kaluar, importet e produkteve farmaceutike arrit\u00ebn n\u00eb 28 miliard\u00eb lek\u00eb, rreth 270 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa fondi shtet\u00ebror i rimbursimit ishte 11,4 miliard\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se pacient\u00ebt shqiptar\u00eb financuan nga xhepi p\u00ebr blerjen e medikamenteve 61% t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb produkteve farmaceutike t\u00eb importuara m\u00eb 2022. Ky raport ishte m\u00eb i p\u00ebrkeq\u00ebsuar gjat\u00eb pandemis\u00eb Covid-19, ku m\u00eb 2021, shqiptar\u00ebt paguan nga xhepi me 64.5% t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb produkteve farmaceutike.<\/p>\n<p>Fondet e ul\u00ebta t\u00eb rimbursimit kan\u00eb \u00e7uar konsumin e barnave drejt alternativave t\u00eb lira q\u00eb vijn\u00eb kryesisht nga Turqia, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsit\u00eb e kompanive shum\u00ebkomb\u00ebshe jan\u00eb t\u00ebrhequr nga Shqip\u00ebria. Nga 13 t\u00eb tilla q\u00eb ishin para disa vitesh, tani jan\u00eb vet\u00ebm 3.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebna m\u00eb t\u00eb detajuara tregojn\u00eb se shqiptar\u00ebt kan\u00eb akses t\u00eb ul\u00ebt te barnat kryesore q\u00eb trajtojn\u00eb s\u00ebmundjet kardiovaskulare, onkologjin\u00eb, autoimunet, nervoret etj.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat nga Shoqata Shqiptare e P\u00ebrfaq\u00ebsive Farmaceutike tregojn\u00eb se barnat e reja q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb trend t\u00eb lart\u00eb shitje n\u00eb tregjet europiane dhe ato t\u00eb rajonit ende nuk kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb tregun shqiptar.<\/p>\n<p>Ato kushtojn\u00eb shum\u00eb dhe nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrballueshme p\u00ebr pacient\u00ebt, pasi shteti nuk i rimburson. P.sh. n\u00eb Shqip\u00ebri nuk jan\u00eb t\u00eb pranishme t\u00eb tilla si Apixaban, Pembrolizumab q\u00eb trajtojn\u00eb s\u00ebmundje autoimune.<\/p>\n<p>Tregu shqiptar \u00ebsht\u00eb n\u00eb zhvillim e sip\u00ebr, ku barnat tradicionale gjenerike dhe ato jasht\u00eb patent\u00ebs p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb 76%, nd\u00ebrsa trajtimi spitalor i specializuar dhe me terapi inovative vet\u00ebm 24%.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tregut farmaceutik thon\u00eb se nevojat e popullsis\u00eb jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se furnizimet aktuale. Por p\u00ebrvoja globale ka treguar se financimet publike dhe orientimi i tyre i drejt\u00eb i \u00e7on p\u00ebrpara sistemet sh\u00ebndet\u00ebsore dhe p\u00ebrmir\u00ebson ndjesh\u00ebm sh\u00ebrbimet sh\u00ebndet\u00ebsore p\u00ebr popullat\u00ebn.<\/p>\n<p>Financimet e ul\u00ebta buxhetore b\u00ebhen shkak p\u00ebr rimbursim t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb medikamenteve inovative, q\u00eb kurojn\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb tilla si kanceri dhe autoimunet.<\/p>\n<p>Fondet buxhetore p\u00ebr rimbursimin e medikamenteve kan\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb nivelin 10-11 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr vite me radh\u00eb, edhe pse nevojat e popullat\u00ebs n\u00eb plakje jan\u00eb n\u00eb rritje.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi n\u00eb vendnum\u00ebro i fondeve t\u00eb rimbursimit mban gjithashtu tregun e barnave t\u00eb pazhvilluar dhe e orienton ndaj produkteve m\u00eb t\u00eb lira.<\/p>\n<p><strong>Manovra ligjore p\u00ebr t\u00eb ulur fondet p\u00ebr rimbursim<\/strong><\/p>\n<p>Ka t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb nevojat p\u00ebr medikamente t\u00eb popullat\u00ebs jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se kufijt\u00eb tavan q\u00eb p\u00ebrcakton qeveria p\u00ebr rimbursimin e tyre. Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit, n\u00eb nj\u00eb auditim t\u00eb fundit n\u00eb FSKDSH, evidentoi se, vendosja e tavaneve buxhetore n\u00eb lidhje me k\u00ebto shpenzime, si dhe mosp\u00ebrfshirja n\u00eb list\u00ebn e rimbursimit t\u00eb gam\u00ebs s\u00eb nevojshme t\u00eb medikamenteve jet\u00ebsore dhe t\u00eb kushtueshme ndikon negativisht nivelin sh\u00ebndet\u00ebsor t\u00eb popullat\u00ebs.<\/p>\n<p>Rimbursimi i barnave n\u00eb vitin 2022 u mb\u00ebshtet n\u00eb nj\u00eb VKM t\u00eb vitit 2021, q\u00eb p\u00ebrcakton list\u00ebn e barnave q\u00eb rimbursohen nga FSDKSH dhe mas\u00ebn e mbulimit dhe \u00e7mimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb vendim tjet\u00ebr i qeveris\u00eb n\u00eb vitin 2022 uli \u00e7mimet referuese, t\u00eb cilat jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se n\u00eb vitin 2021, sipas list\u00ebs s\u00eb barnave nr. I dhe nr. II.<\/p>\n<p>KLSH ka v\u00ebrejtur se, ndryshimi i \u00e7mimeve t\u00eb referenc\u00ebs, i cili \u00ebsht\u00eb me ulje t\u00eb tyre, pavar\u00ebsisht se nuk ka ndryshuar masa e mbulimit t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb barnave n\u00eb p\u00ebrqindje, ka sjell\u00eb uljen e mas\u00ebs s\u00eb rimbursimit n\u00eb vler\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt q\u00eb trajtohen me barnat t\u00eb rimbursueshme t\u00eb p\u00ebrdorin alternativa m\u00eb pak cil\u00ebsore.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb rasti i fishave t\u00eb diabetit, ku me vendim qeverie t\u00eb prillit t\u00eb vitit 2022, vlera e rimbursueshme e fishave t\u00eb diabetit nga 19 lek\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb 14 lek\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat nga FSDKSH tregojn\u00eb se shpenzimet e rimbursimit t\u00eb barnave n\u00eb vitin 2022 kan\u00eb sh\u00ebnuar rritje n\u00eb krahasim me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Numri i pacient\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrfituar nga rimbursimi i barnave n\u00eb vitin 2022, n\u00eb krahasim me vitin 2021, \u00ebsht\u00eb 8,954 m\u00eb i ul\u00ebt.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat zyrtare t\u00eb FSDKSH tregojn\u00eb se n\u00eb vitin 2022, jan\u00eb rimbursuar 400,825 pacient\u00eb dhe n\u00eb vitin 2021 jan\u00eb rimbursuar 409,779 pacient\u00eb. Analiza e t\u00eb dh\u00ebnave nga Fondi tregon se jan\u00eb rritur rastet e reja t\u00eb trajtuara me barna t\u00eb rimbursueshme.<\/p>\n<p>Gjithashtu ka pasur rritje t\u00eb diagnozave si diabeti mellitus, hipertensioni esencial, aritmi kardiake, \u00e7rregullime mendore t\u00eb lidhura dhe me periudh\u00ebn post-COVID.<\/p>\n<p>K\u00ebta faktor\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb rritjen e numrit t\u00eb recetave 4,334 raste, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb edhe t\u00eb vler\u00ebs mesatare t\u00eb rimbursimit p\u00ebr recet\u00eb me 109 lek\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Popullsia n\u00eb plakje dhe pandemia COVID-19 kan\u00eb rritur barr\u00ebn e s\u00ebmundjeve n\u00eb popullat\u00eb. T\u00eb dh\u00ebnat zyrtare tregojn\u00eb se vitin e kaluar jan\u00eb shtuar 8603 raste t\u00eb reja me s\u00ebmundje kronike dhe vlera e rimbursimit t\u00eb barnave p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb s\u00ebmundshm\u00ebris\u00eb dhe kompleksitetit t\u00eb tyre u rrit me rreth 1,1 miliard\u00eb lek\u00eb vitin e kaluar.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit vuri n\u00eb dyshim funksionin e Kontrollit baz\u00eb mjek\u00ebsor Check-UP, i cili ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb zbuloj\u00eb dhe t\u00eb parandaloj\u00eb s\u00ebmundjet pa arritur n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb avancuar.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrderisa shtrimet n\u00eb spitale u rrit\u00ebn me 18,979 raste m\u00eb shum\u00eb m\u00eb 2022 dhe, rritja e vizitave ambulatore n\u00eb Spitalet Universitare dhe Bashkiake me 123,354 raste m\u00eb shum\u00eb etj., tregojn\u00eb se efektet e mas\u00ebs profilaktike \u201cKontrolli Mjek\u00ebsor Baz\u00eb\u201d, nuk jan\u00eb reflektuar n\u00eb rezultat konkrete.<\/p>\n<p><strong>Rimbursimi i pamjaftuesh\u00ebm \u201cvret\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Fondet e ul\u00ebta p\u00ebr rimbursimin e medikamenteve e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb pa akses n\u00eb barna t\u00eb gjenerat\u00ebs s\u00eb fundit q\u00eb trajtojn\u00eb s\u00ebmundje q\u00eb rrezikojn\u00eb seriozisht jet\u00ebn, t\u00eb tilla si neoplazmat.<\/p>\n<p>Nj\u00eb studim i IQVIA, q\u00eb ka si objekt k\u00ebrkimet n\u00eb inovacionet mjek\u00ebsore, tregoi jan\u00eb\u00a0shtuar 168 barna inovative me autorizim tregtimi midis 2018 dhe 2021 n\u00eb Europ\u00eb, por Shqip\u00ebria ka pranuar n\u00eb listat e rimbursimit vet\u00ebm 9 prej tyre, referuar informacioneve deri n\u00eb janar 2023.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e IQVIA tregojn\u00eb se Shqip\u00ebria ka pranuar n\u00eb list\u00ebn e rimbursimit vet\u00ebm 5% t\u00eb terapive inovative q\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim n\u00eb vitet e fundit.<\/p>\n<p>Nga 2018 deri m\u00eb 2021 jan\u00eb miratuar gjithsej 46 barna q\u00eb trajtojn\u00eb s\u00ebmundjet onkologjike, por Shqip\u00ebria ka pranuar n\u00eb listat e saj t\u00eb rimbursimit vet\u00ebm 3 prej tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb, 61 barna t\u00eb reja p\u00ebrdoren p\u00ebr trajtimin e s\u00ebmundjeve t\u00eb rralla n\u00eb Europ\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb listat e rimbursimit vet\u00ebm 2 prej tyre.<\/p>\n<p>Kapacitetet e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb terapi t\u00eb reja n\u00eb list\u00ebn e rimbursimit jan\u00eb ulur duksh\u00ebm vitet e fundit. P.sh., gjat\u00eb vitit 2014-2017, Europa miratoi p\u00ebr p\u00ebrdorim 154 barna t\u00eb reja, nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria pranoi n\u00eb listat e rimbursimit 18 prej tyre.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa nga 2018-2021, 168 terapi t\u00eb reja hyn\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim n\u00eb Europ\u00eb nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria p\u00ebrfshiu n\u00eb list\u00ebn e rimbursimit vet\u00ebm 9 prej tyre.<\/p>\n<p>Si\u00e7 shihet, kapacitetet p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e barnave t\u00eb reja n\u00eb list\u00ebn e rimbursimit u p\u00ebrgjysmuan nga 2018-2021 n\u00eb krahasim me 2014-2017, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb neoplazmat po rriten dhe Covid-19 ka p\u00ebrkeq\u00ebsuar s\u00ebmundjet n\u00eb popullsin\u00eb e gjer\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat nga Instituti i Sh\u00ebndetit Publik tregojn\u00eb se, shtrimet n\u00eb spital nga kanceri kan\u00eb ardhur n\u00eb rritje t\u00eb vazhdueshme si p\u00ebr meshkujt, edhe femrat. N\u00eb periudh\u00ebn 2015-2019, shtrimet u rrit\u00ebn me mbi 70%, tregojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat zyrtare.<\/p>\n<p>Prirja n\u00eb rritje \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se prirja e incidenc\u00ebs, e cila \u00ebsht\u00eb rritur me vet\u00ebm 16%, \u00e7ka demonstron rritjen e kontakteve vjetore me sh\u00ebrbimin spitalor p\u00ebr \u00e7do rast t\u00eb ri t\u00eb diagnostikuar me kancer.<\/p>\n<p>ISHP v\u00eb n\u00eb dukje se duhet nj\u00eb ofert\u00eb m\u00eb e madhe e sh\u00ebrbimeve sh\u00ebndet\u00ebsore lidhur me trajtimin e tumoreve, dhe nj\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsim m\u00eb i madh i shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb grup s\u00ebmundjesh.<\/p>\n<p><strong>Fondet e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb gllab\u00ebrohen nga Koncesionet PPP<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb fondi p\u00ebr rimbursimin medikamenteve mbetet n\u00eb vendnum\u00ebro, financimet buxhetore p\u00ebr kontratat koncesionare n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi nga viti 2020 n\u00eb programin e 2024 u rrit\u00ebn me 127%, sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2024 jan\u00eb programuar 5,4 miliard\u00eb lek\u00eb financime p\u00ebr t\u00eb kat\u00ebr kontratat, kontrollin baz\u00eb, sterilizimin, laboratorin dhe dializ\u00ebn. Kostot e financimit p\u00ebr k\u00ebto PPP dol\u00ebn jasht\u00eb kontrollit vit pas viti, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb po rrezikohen edhe sh\u00ebrbimet spitalore p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit 2022, plani fillestar p\u00ebr PPP-Laboratorit \u00ebsht\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 1,574, mij\u00eb lek\u00eb, por \u00ebsht\u00eb shtuar m\u00eb tej gjat\u00eb vitit dhe rezulton n\u00eb shum\u00ebn 1,639 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr vitin 2024 \u00ebsht\u00eb planifikuar n\u00eb 1,850 mij\u00eb lek\u00eb. E nj\u00ebjta ecuri edhe p\u00ebr PPP-n\u00eb e sterilizimit, e cila arriti n\u00eb 1,75 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb vit nga 1,2 miliard\u00eb q\u00eb ishte projektuar n\u00eb kontrat\u00ebn fillestare<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2020, financimi i kontratave PPP zinte 7% t\u00eb buxhetit t\u00eb FSDKSH, nd\u00ebrsa m\u00eb 2024, do t\u00eb z\u00ebn\u00eb 9.3%.<\/p>\n<p>Nj\u00eb auditim i Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit vuri n\u00eb dukje se p\u00ebrcaktimi i tavaneve vjetore buxhetore po kufizon kryerjen e analizave laboratorike p\u00ebr secilin spital, t\u00eb sanksionuar n\u00eb kontrat\u00ebn koncesionare t\u00eb laborator\u00ebve, duke rrezikuar ofrimin e analizave laboratorike, n\u00eb mas\u00ebn e duhur, sipas nevojave spitalore dhe duke sjell\u00eb p\u00ebr pasoj\u00eb drejtimin e pacient\u00ebve n\u00eb marrjen e k\u00ebtij sh\u00ebrbimi te subjektet private, me kosto p\u00ebr qytetar\u00ebt, si dhe p\u00ebrkeq\u00ebsim t\u00eb sh\u00ebndetit nga moskryerja n\u00eb koh\u00eb e analizave p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Burimet n\u00eb QSUT pohuan se shum\u00eb shpesh, n\u00eb jav\u00ebn e fundit t\u00eb muajit nuk autorizohen analiza rutin\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrmbushjes s\u00eb planit, por shpesh nuk kan\u00eb mundur t\u00eb autorizohen as analizat e emergjenc\u00ebs. Analizat n\u00eb sh\u00ebrbimin spitalor jan\u00eb themelore p\u00ebr trajtimin e s\u00ebmundjeve m\u00eb pas.<\/p>\n<p>Kontratat koncesionare t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, ajo e kontrollit mjek\u00ebsor baz\u00eb e njohur si \u201cCheck Up\u201d dhe e dializ\u00ebs n\u00eb vitin 2022 mor\u00ebn 1,2 milion\u00eb euro pagesa nga buxheti i shtetit p\u00ebr sh\u00ebrbime t\u00eb pakryera.<\/p>\n<p><strong>Sh\u00ebndet\u00ebsia nuk p\u00ebrfiton sa duhet nga rritja ekonomike<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat krahasuese t\u00eb Organizat\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb p\u00ebr 42 vende europiane tregojn\u00eb se Shqip\u00ebria renditet e treta n\u00eb Europ\u00eb p\u00ebr shpenzimet m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta buxhetore p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Mesatarisht shtetet europiane dhan\u00eb p\u00ebr financimin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, 5.2% t\u00eb PBB-s\u00eb m\u00eb 2021, nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria af\u00ebrisht 3.3%, duke qen\u00eb ende posht\u00eb mesatares.<\/p>\n<p>Shtetet me shpenzimet m\u00eb t\u00eb larta publike n\u00eb sektorin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb ishin Gjermania me 8.9%, Norvegjia me 8.7%, Danimarka me 8.4%, Franca me 8.3% dhe Britania me 7.9% t\u00eb PBB-s\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebna t\u00eb brendshme tregojn\u00eb se financimet e sektorit sh\u00ebndet\u00ebsor u zgjeruan nd\u00ebr vite, nga 2.6% t\u00eb PBB n\u00eb vitin 2017 n\u00eb 3.3% t\u00eb PBB-s\u00eb n\u00eb 2021.<\/p>\n<p>Rritja n\u00eb p\u00ebrqindje t\u00eb PBB-s\u00eb vitet e fundit ka shkuar p\u00ebr financimin e kat\u00ebr kontratave koncesionare me Partneritet-Publik-Privat q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb sektorin sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, shpenzimet totale p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb (publike + nga xhepi) ishin 7.2% e PBB-s\u00eb n\u00eb vitin 2000 dhe m\u00eb pas erdh\u00ebn gjithnj\u00eb n\u00eb r\u00ebnie, duke z\u00ebn\u00eb vet\u00ebm 5.3% t\u00eb PBB-s\u00eb n\u00eb vitin 2021.<\/p>\n<p>Kjo ecuri tregon se sistemi sh\u00ebndet\u00ebsor shqiptar ka p\u00ebrfituar m\u00eb pak fonde nga rishp\u00ebrndarja e rritjes ekonomike t\u00eb vendit n\u00eb dy dekadat e fundit.<\/p>\n<p>Financimet e ul\u00ebta publike p\u00ebr sektorin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri lidhen me kapacitetet e dob\u00ebta fiskale t\u00eb vendit. Para pandemis\u00eb, shpenzimet buxhetore n\u00eb total ishin sa 29% e Prodhimit t\u00eb Brendsh\u00ebm Bruto dhe m\u00eb 2022 arrit\u00ebn mbi 323%.<\/p>\n<p>Ky tregues n\u00eb vitin 2018 ishte m\u00eb i ul\u00ebti n\u00eb Europ\u00eb dhe vjen si rrjedhoj\u00eb e aft\u00ebsis\u00eb s\u00eb ul\u00ebt q\u00eb vendi ka p\u00ebr t\u00eb grumbulluar taksat dhe tatime n\u00eb p\u00ebrqindje t\u00eb larta t\u00eb PBB-s\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria mbledh t\u00eb ardhura rreth 27% t\u00eb PBB-s\u00eb, e fundit n\u00eb Europ\u00eb. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb fondet e posa\u00e7me p\u00ebr sektorin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb mbeten t\u00eb kufizuara dhe m\u00eb t\u00eb ul\u00ebtat n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>Krahasimet me shtetet europiane tregojn\u00eb se sa m\u00eb i madh t\u00eb jet\u00eb rendimenti fiskal (ark\u00ebtimet nga taksat n\u00eb raport me PBB-n\u00eb, aq m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb hap\u00ebsira p\u00ebr t\u00eb shpenzuar nga fondet publike.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, Franca e cila i ka shpenzimet buxhetore sa 55.9% e PBB-s\u00eb saj gjithashtu ka financimet m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, sa 9% e PBB-s\u00eb. P\u00ebrgjith\u00ebsisht, vendet e zhvilluara europiane shfaqin raporte t\u00eb larta t\u00eb shpenzimeve buxhetore n\u00eb raport me PBB-n\u00eb e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb dedikojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb fonde p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Finlanda i ka shpenzimet buxhetore sa 53.2% t\u00eb PBB-s\u00eb s\u00eb saj, teksa financimet p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb 7% t\u00eb PBB-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt vendet m\u00eb pak t\u00eb zhvilluara t\u00eb Europ\u00ebs ku kryeson Shqip\u00ebria, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut, Lituania, Turqia, Rumania, Bullgaria kan\u00eb kapacitete t\u00eb ul\u00ebta buxhetore p\u00ebr t\u00eb shpenzuar dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye gjenerojn\u00eb m\u00eb pak fonde p\u00ebr sektorin e shendet\u00ebsis\u00eb.\/Monitor<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rritja e fondeve p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb po thithet nga koncesionet PPP, q\u00eb u dhan\u00eb p\u00ebr disa sh\u00ebrbime jothemelore, teksa gati p\u00ebr nj\u00eb dekad\u00eb, buxheti i rimbursimit t\u00eb barnave ka mbetur thuajse n\u00eb vendnum\u00ebro. N\u00eb vitin 2013, shpenzimet p\u00ebr rimbursimin e barnave ishin sa 2,1% e shpenzimeve totale buxhetore, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2024, ky raport u p\u00ebrkeq\u00ebsua &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":64110,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-64109","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64109","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64109"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64109\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/64110"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64109"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64109"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64109"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}