{"id":64152,"date":"2023-11-18T17:02:46","date_gmt":"2023-11-18T17:02:46","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=64152"},"modified":"2023-11-18T17:02:46","modified_gmt":"2023-11-18T17:02:46","slug":"pergjigje-kajsiut-zedhenesit-vullnetar-te-edi-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/11\/18\/pergjigje-kajsiut-zedhenesit-vullnetar-te-edi-rames\/","title":{"rendered":"P\u00ebrgjigje Kajsiut, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit vullnetar t\u00eb Edi Ram\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Prof. Dr. Jamarb\u00ebr MALLTEZI*\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb artikullin e tij me titull\u00a0<em>\u2018&#8221;Ng\u00ebr\u00e7i i mbrojtjes berishiste&#8221;,<\/em>\u00a0Blendi Kajsiu, si t\u00eb ishte z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs vullnetar i Edi Ram\u00ebs, ka rip\u00ebrs\u00ebritur me nj\u00eb zell t\u00eb s\u00ebmur\u00eb g\u00ebnjeshtrat dhe manipulimet e neveritshme t\u00eb dosjes s\u00eb prokuror\u00ebve, sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs, nj\u00eblloj si t\u00eb ishte nj\u00ebri prej tyre.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi kryesor i autorit \u00ebsht\u00eb t\u00eb justifikoj\u00eb si t\u00eb ligjshme vendosjen nga SKAP-i i partis\u00eb, me urdh\u00ebr politik t\u00eb Edi Ram\u00ebs e n\u00eb kund\u00ebrshtim flagrant me Kushtetut\u00ebn, t\u00eb masave t\u00eb siguris\u00eb, si persona n\u00ebn hetim, ndaj kryetarit t\u00eb PD, Sali Berisha dhe burgosjen politike t\u00eb Jamarb\u00ebr Malltezit, an\u00ebtar i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb PD-s\u00eb dhe kryetar i Departamentit t\u00eb Mjedisit t\u00eb k\u00ebsaj partie, dh\u00ebnd\u00ebr i Sali Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebtij q\u00ebllimi, duke d\u00ebshmuar se nuk njeh norm\u00eb etike, ligjore, pa l\u00ebr\u00eb intelektuale, Kajsiu flet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kujtdo. Ai b\u00ebhet her\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs vullnetar i Edi Ram\u00ebs, her\u00eb tjet\u00ebr avokat mjeran i SKAP-it n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, her\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti i prokuror\u00ebve sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb Ram\u00ebs. Madje pretendon se p\u00ebrfaq\u00ebson edhe opinionin e t\u00eb gjith\u00eb spektrit, por nj\u00ebherazi, edhe ligjin, dhe maliqin.<\/p>\n<p>N\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebtij q\u00ebllimi, Kajsiu, pa asnj\u00eb fakt, prov\u00eb, apo dokument, sikur t\u00eb ishte an\u00ebtar i grupeve ekstreme Marksiste-Leniniste, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt prona private \u00ebsht\u00eb n\u00ebna e t\u00eb gjitha t\u00eb k\u00ebqijave, demonizon procesin e kthimit ne p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb m\u00eb ligjet, t\u00eb sendit t\u00eb vjedhur tek pronari, pron\u00ebs s\u00eb konfiskuar para 60 vitesh nga regjimi komunist tek i zoti. Pra, ai anatemon nj\u00eb proces kushtetues dhe ligjor, nga i cili, gjer sot, kan\u00eb marr\u00eb pronat e tyre qindra dhe mij\u00ebra ish-pronar\u00eb shqiptar\u00eb, nj\u00ebri prej t\u00eb cil\u00ebve jam edhe un\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mbrojtur me fanatiz\u00ebm vendimet politike t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb SPAK, Kajsiu si nj\u00eb ushtar i mir\u00eb i tyre, p\u00ebrs\u00ebrit si papagall trillimet e tyre kundra meje.<\/p>\n<p>Ai nd\u00ebr t\u00eb tjera shkruan se, pasurimi im qenka b\u00ebr\u00eb i mundur nga vendimet favorizuese t\u00eb vjehrrit tim Sali Berisha n\u00eb pushtet, se un\u00eb nuk u pasurova se isha sip\u00ebrmarr\u00ebs i zoti, por nga pushteti i vjehrrit, se un\u00eb u pasurova pik\u00ebrisht gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb pushtetit t\u00eb vjehrrit dhe jo para apo prapa k\u00ebsaj periudhe, dhe se u pasurova jo si pronar\u00ebt e tjer\u00eb. Madje, me lig\u00ebsi dhe pa asnj\u00eb fakt, nj\u00eblloj si skapist\u00ebt qe fshehin dokumente, v\u00eb n\u00eb dyshim origjin\u00ebn e pasuris\u00eb sime.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebto g\u00ebnjeshtra t\u00eb neveritshme t\u00eb Kajsiut, rip\u00ebrs\u00ebritje me porosi e t\u00eb gjitha shpifjeve ndaj meje t\u00eb Edi Ram\u00ebs e prokuror\u00ebve sh\u00ebrb\u00ebtor t\u00eb tij, do p\u00ebrgjigjem k\u00ebtu m\u00eb posht\u00eb, m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr lexuesit se sa p\u00ebr autorin e tyre.<\/p>\n<p><strong>G\u00cbNJESHTRA E PAR\u00cb: Pasurimi im nga favoret e pushtetit.<\/strong><\/p>\n<p>Kajsiu mblla\u00e7it nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr t\u00eb turpshme, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn prokuror\u00ebt sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs, pas tre vitesh hetimesh shteruese, nuk gjet\u00ebn dot asnj\u00eb prov\u00eb, dokument apo d\u00ebshmi t\u00eb ndonj\u00eb personi q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb m\u00eb faj\u00ebsonin. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ata nuk ngrit\u00ebn dot padi penale kund\u00ebr meje, por m\u00eb burgos\u00ebn me urdh\u00ebr politik t\u00eb Edi Ram\u00ebs, pa qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb ngrinin akuz\u00eb ndaj meje.<\/p>\n<p>Cilido q\u00eb nuk ka p\u00ebr q\u00ebllim g\u00ebnjeshtr\u00ebn, e di se favoret nga pushtetit b\u00ebhen duke shkelur ligjin. Por pas tre vjet hetimesh shteruese, SPAK nuk ka gjetur dot asnj\u00eb prov\u00eb, dokument apo d\u00ebshmi, t\u00eb \u00e7far\u00ebdo lloji, q\u00eb t\u00eb provoj\u00eb se n\u00eb trajtimin e dosjes s\u00eb Klubit Partizani, ku un\u00eb jam 1 nd\u00ebr 300 pronar\u00ebt, ka pasur shkeljen m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl ligjore nga Sali Berisha, p\u00ebr t\u00eb m\u00eb favorizuar mua. N\u00eb fakt, kjo del e qart\u00eb si kristali nga vet\u00eb vendimi prej 200 faqesh i drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb kapur, nga Edi Rama, prokuror\u00ebt dhe gjykat\u00ebsit e t\u00eb cilit p\u00ebr shkeljen m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb ligjit do b\u00ebrtisnin \u2018eureka\u2019 dhe do ngrinin padi penale.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, pranoj se favorizim nga pushteti do t\u00eb ishte nj\u00eb procedur\u00eb e shpejtuar si ajo e Edi Ram\u00ebs me 17 vendime t\u00eb firmosura p\u00ebr 24 or\u00eb n\u00eb rastin e incenerator\u00ebve. Por nuk pranoj kurr\u00eb mashtrimin e skapist\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb dosjen e tyre politike, shprehen se kthimi i pron\u00ebs dhe privatizimi i Kompleksit t\u00eb Klubit Partizani filloi n\u00eb vitin 2006 dhe mbaroi brenda kat\u00ebr muajve, q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ishte afati maksimal ligjor p\u00ebr shqyrtimin e nj\u00eb dosje.<\/p>\n<p>Krejt ndryshe nga ky mashtrim, dokumentet zyrtare provojn\u00eb qart\u00eb se procesi i njohjes e kthimit te tok\u00ebs s\u00eb konfiskuar n\u00eb vitin 1946, si dhe privatizimi i objekteve t\u00eb nd\u00ebrtuara n\u00eb Klubin Partizani, ka filluar n\u00eb vitin 1994 dhe ka p\u00ebrfunduar n\u00eb fundin e vitit 2009. Klubi u nxor nga plani i p\u00ebrhapjes kur Sali Berisha ishte n\u00eb opozit\u00eb dhe po k\u00ebshtu, procesi i privatizimit filloi nga qeveria e m\u00ebparshme socialiste dhe jo nga qeveria e kryesuar nga Sali Berisha. Pronar\u00ebt e mor\u00ebn n\u00eb dor\u00ebzim pron\u00ebn e tyre 8 muaj pasi ata kishin paguar objektet e privatizuara t\u00eb nd\u00ebrtuara mbi tok\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm Edi Rama dhe sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tij n\u00eb prokurori apo media mund t\u00eb konsiderojn\u00eb t\u00eb shpejtuar nj\u00eb procedur\u00eb q\u00eb zgjat 15 vjet, p\u00ebrgjat\u00eb nd\u00ebrrimit t\u00eb shum\u00eb qeverive!<br \/>\nGjithashtu theksoj se, familja Begeja, nj\u00eb familje n\u00eb top list\u00ebn e konfiskimit t\u00eb floririt nga regjimi komunist, q\u00eb ka pasur prona te konfiskuara mbi 1 milion m2, gjer m\u00eb sot, ka arritur t\u00eb marr\u00eb m\u00eb pak se 8% t\u00eb pronave t\u00eb saj.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre, shtoj se nuk ekziston asnj\u00eb ligj i firmosur nga Sali Berisha q\u00eb lidhet ve\u00e7mas me njohjen, kthimin e tok\u00ebs dhe privatizimin e objekteve t\u00eb nd\u00ebrtuara mbi pron\u00ebn e grabitur nga regjimi komunist tek kompleksi i Klubit Partizani.<\/p>\n<p>\u00c7do ligj i firmosur nga Sali Berisha nga viti 2005 n\u00eb vitin 2013 ka pasur q\u00ebllim madhor reformat e premtuara n\u00eb programin e PD n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, nd\u00ebr t\u00eb cilat edhe ato n\u00eb fush\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb. K\u00ebto reforma kan\u00eb synuar mbrojtjen e interesit publik dhe kthimin e pron\u00ebs s\u00eb konfiskuar tek pronari legjitim. N\u00eb saj\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre reformave n\u00eb fush\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb, gjer n\u00eb vitin 2012 u jan\u00eb kthyer fizikisht subjekteve t\u00eb shpron\u00ebsuara, pra qindra \u2013 mij\u00ebra pronar\u00ebve t\u00eb ligjsh\u00ebm, mbi 1,577,400,000 m2 tok\u00eb nga t\u00eb cilat 119,120,000 m2 toke truall. Nga k\u00ebto t\u00eb fundit un\u00eb kam marr\u00eb 410m2 tok\u00eb t\u00eb trash\u00ebguar nga familja ime dhe t\u00eb konfiskuar nga regjimi i Enver Hoxh\u00ebs 60 vite m\u00eb par\u00eb. K\u00ebto jan\u00eb pronat e et\u00ebrve qe u jan\u00eb kthyer pronar\u00ebve te ligjsh\u00ebm dhe jo miliona m2 prona, q\u00eb Rama ua merr pronar\u00ebve t\u00eb ligjsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019ua dh\u00ebn\u00eb p\u00ebllumbgjok\u00ebrve, apo ministrave dhe oligark\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Mbi pretendimin e Edi Ram\u00ebs, prokuror\u00ebve sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb tij, q\u00eb trumbeton edhe Kajsiu, sipas t\u00eb cilit, vendimi i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave i vitit 2008, p\u00ebr p\u00ebrdorimin e letrave me vlere n\u00eb procesin e privatizimit, ka pasur si synim favorizimin tim, theksoj se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mashtrim i turpsh\u00ebm dhe skandaloz.<\/p>\n<p>Lek\u00ebt e privatizimit dhe letrat me vler\u00eb jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb sipas nj\u00eb ligji t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 1995 dhe nga ato kan\u00eb p\u00ebrfituar rreth 1,3 milion shqiptar\u00eb. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur qeverit\u00eb e ndryshme shqiptare kan\u00eb marr\u00eb vendime periodike p\u00ebr zgjatjen e p\u00ebrdorimit t\u00eb tyre n\u00eb procesin e privatizimit, madje edhe pas vitit 2013. Deri m\u00eb tani qytetar\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrfituar prej tyre mbi 300 milion\u00eb euro n\u00eb privatizime me letra me vler\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr p\u00ebrfitimin tim personal nga vendimi i vitit 2008 p\u00ebr p\u00ebrdorimin e letrave me vler\u00eb sqaroj se, vendimi i qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilin prokuror\u00ebt e Skapit, sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs pretendojn\u00eb se u mor p\u00ebr favorizimin tim, \u00ebsht\u00eb firmosur nj\u00eb muaj pasi pes\u00eb familjet pronare t\u00eb tok\u00ebs s\u00eb Klubit Partizani kishin paguar me leke shum\u00ebn 700 mije dollar\u00eb p\u00ebr blerjen e vjet\u00ebrsirave t\u00eb privatizuara q\u00eb gjendeshin n\u00eb tok\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Familja Begeja, sipas detyrimit nga pron\u00ebsia q\u00eb kishte aty, i takoi 40% e k\u00ebsaj shume. Nd\u00ebrsa n\u00eb detyrimin tjet\u00ebr prej 100 mij\u00eb dollar\u00ebsh p\u00ebr pages\u00ebn e objekteve t\u00eb tjera qe u paguan pas daljes s\u00eb VKM, familjes Begeja, sipas pron\u00ebsis\u00eb q\u00eb kishte aty, i takonte t\u00eb paguante vet\u00ebm 5%, apo 5000 mij\u00eb dollar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj shume dhe Jamarb\u00ebr Malltezit, qe zot\u00ebronte 1\/64 e k\u00ebsaj pjese, i takonte t\u00eb paguante 75 dollar\u00eb, nga t\u00eb cilat 60 USD mund t\u2019i paguante me letra me vler\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb\u00a0pretendosh se p\u00ebr t\u00eb m\u00eb favorizuar mua me 60 dollar\u00eb, qeveria mori vendim p\u00ebr p\u00ebrdorimin e letrave me vler\u00eb n\u00eb privatizim nga pronar\u00ebt, vendim nga i cili mij\u00ebra e mij\u00ebra pronar\u00eb p\u00ebrfituan rreth 30 milion dollar\u00eb, je miliona her\u00eb larg t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Por me gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb, p\u00ebr turpin e tyre, ky \u00ebsht\u00eb pretendimi i Edi Ram\u00ebs, sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve skapist\u00eb dhe Kajsiut si z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i tij.<\/p>\n<p><strong>G\u00cbNJESHTRA E DYT\u00cb E MADHE e z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit vullnetar t\u00eb Edi Ram\u00ebs: Jamarb\u00ebr Malltezi \u00ebsht\u00eb pasuruar vet\u00ebm gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb Berisha ka qen\u00eb n\u00eb pushtet.\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mashtrim tjet\u00ebr i ul\u00ebt publik i Kajsiut, si z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Ram\u00ebs. Ai pa u skuqur mashtron opinionin kur shkruan se sipas tij, d\u00ebshmi e p\u00ebrdorimit t\u00eb pushtetit t\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr pasurimin tim \u00ebsht\u00eb fakti se un\u00eb jam pasuruar gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb Berisha ishte n\u00eb pushtet dhe jo n\u00eb koh\u00eb tjet\u00ebr, para apo pas pushtetit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb respekt t\u00eb lexuesit dhe jo t\u00eb Kajsiut, t\u00eb cilin e l\u00eb t\u00eb p\u00ebrtyp\u00eb shpifjet dhe g\u00ebnjeshtrat q\u00eb e detyrojn\u00eb apo i p\u00eblqejn\u00eb, sqaroj sa vijon.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb 32 viteve un\u00eb nuk kam p\u00ebrfituar kurr\u00eb asnj\u00eb qindark\u00eb nga shteti p\u00ebrve\u00e7 rrog\u00ebs time n\u00eb universitet dhe kjo, pavar\u00ebsisht se kush ka qen\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Por, meq\u00eb Kajsiu merr p\u00ebrsip\u00ebr, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Edi Ram\u00ebs, t\u00eb b\u00ebj\u00eb auditin e rrem\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb time dhe mashtron me lig\u00ebsi p\u00ebr koh\u00ebn e krijimit t\u00eb saj, deklaroj se dokumentet zyrtare provojn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Ato faktojn\u00eb se 80% e pasurive t\u00eb mia jan\u00eb krijuar kur n\u00eb pushtet kane qen\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt e Sali Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Konkretisht, deri n\u00eb vitin 2005 t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat e mia vijn\u00eb nga pagat, dietat, bonuset e pun\u00ebs time dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes p\u00ebr 7 vite si zyrtar\u00eb t\u00eb OKB n\u00eb Kosov\u00eb dhe arrijn\u00eb n\u00eb vler\u00ebn mbi 850 mije dollar\u00eb. K\u00ebto t\u00eb ardhura jan\u00eb investuar t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb pasuri t\u00eb patundshme.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat e mia nga viti 2006 gjer n\u00eb vitin 2009, pra para privatizimit t\u00eb Klubit Partizani vijn\u00eb nga qirat\u00eb e apartamenteve, pagat tona si drejtues projekti, pedagog\u00eb, si dhe konsulencat n\u00eb fushat ku ne jemi specialist\u00eb, pa asnj\u00eb lidhje me sektorin publik. K\u00ebto pasuri vlejn\u00eb sot shum\u00eb her\u00eb m\u00eb tep\u00ebr nga vlera e tyre n\u00eb vitet kur jan\u00eb bler\u00eb dhe p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb mbi 30% t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb pasuris\u00eb sime.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb deklaruara n\u00eb \u00e7do qindark\u00eb n\u00eb tatime dhe ILDKP. Nd\u00ebrsa rreth 60% e pasurive tona familjare jan\u00eb krijuar pas vitit 2014, nga t\u00eb ardhurat prej investimeve, qirave, nga pagat n\u00eb universitet, si dhe konsulencat tona n\u00eb sektorin privat. Te gjitha t\u00eb ardhurat e mia familjare jan\u00eb t\u00eb deklaruara dhe t\u00eb kontrolluara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur nga t\u00eb gjitha institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me mashtrimin me porosi se un\u00eb jam pasuruar m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb sip\u00ebrmarrjen e nd\u00ebrtimit, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me korrupsion sqaroj sa vijon. S\u00eb pari n\u00eb ortak\u00ebri \u00e7do ortak fiton n\u00eb proporcion me kapitalin q\u00eb vendos n\u00eb investim. Pas marrjes s\u00eb pron\u00ebs \u00e7do pronar u ftua te investonte n\u00eb raport me pron\u00ebn e tij gjer n\u00eb 25%. Nga t\u00eb gjith\u00eb pronar\u00ebt, preferuan t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb investim tre prej tyre \u2013 un\u00eb dhe dy t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam hyr\u00eb n\u00eb investim me 35%, dy ortak\u00ebt e tjer\u00eb respektivisht me 40% dhe 25%. S\u00eb dyti, n\u00eb k\u00ebt\u00eb ortak\u00ebri un\u00eb investova q\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb t\u00eb projektit 113m2 nga trash\u00ebgimia (nga rreth 400m2 q\u00eb ishte trash\u00ebgimia ime n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb tok\u00ebn), 1100m2 tok\u00eb t\u00eb blera nga bashk\u00ebpronar\u00ebt e tjer\u00eb (nga afro 2100 e bler\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb projektin), si dhe afro 45 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>T\u00eb tre ortak\u00ebt q\u00eb n\u00eb fillim ram\u00eb dakord t\u00eb shesim apartamentet n\u00eb grop\u00eb, me \u00e7mim t\u00eb leverdish\u00ebm dhe parat\u00eb e shitjes t\u2019i investojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar zhvillimin. T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb dokumentuara n\u00eb qindra, kontrata, fatura bankare, nd\u00ebrtimore, tatimore. Ato nd\u00ebr t\u00eb tjera provojn\u00eb se p\u00ebrfitimi im ka qen\u00eb n\u00eb raport me investimin dhe kuotat e dakord\u00ebsuara.<\/p>\n<p><strong>Standardi politik i Kajsiut, nj\u00ebsoj si ai i Edi Ram\u00ebs, \u00ebsht\u00eb standardi i hajdutit, sipas t\u00eb cilit, n\u00eb vler\u00ebsimin politik t\u00eb korrupsionit nuk ka asnj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi zbatimi apo moszbatimi i ligjit.<\/strong><\/p>\n<p>I vet\u00ebdijsh\u00ebm se n\u00eb dosjen e prokuror\u00ebve politik\u00eb e sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs nuk q\u00ebndron absolutisht asgj\u00eb, Kajsiu p\u00ebr t\u00eb justifikuar dhe p\u00ebrligjur vendimet antikushtetuese e antiligjore, t\u00eb diktuara nga Edi Rama, p\u00ebr heqjen e liris\u00eb t\u00eb daljes jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb kryetarit t\u00eb PD Sali Berisha dhe burgosjen time politike nga Skapi i partis\u00eb, arrin deri aty sa shkruan se \u2018p\u00ebr Standardin politik nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb provohet se pasurimi ishte i ligjsh\u00ebm apo i paligjsh\u00ebm. P\u00ebr t\u00eb akuzuar politikisht mjafton t\u00eb provosh q\u00eb familjar\u00ebt e nj\u00eb kryeministri jan\u00eb b\u00ebr\u00eb milioner\u00eb gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb tij, pavar\u00ebsisht m\u00ebnyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb skandaloze, q\u00eb tregon se p\u00ebr Kajsiun nuk ekziston kufiri apo dallimi midis t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe g\u00ebnjeshtr\u00ebs, midis morales dhe amorales, midis politik\u00ebs t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit, funksionimit t\u00eb shtetit ligjor si shtyll\u00eb kryesore e sistemit demokratik nga nj\u00ebra an\u00eb dhe politik\u00ebs s\u00eb maliqit, antiligjit dhe kapjes s\u00eb shtetit nga ana tjet\u00ebr. Ekzakt ky \u00ebsht\u00eb Standardi i Edi Ram\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb Standard politik, zhduket kufiri midis t\u00eb ndershmit dhe hajdutit, t\u00eb korruptuarit dhe t\u00eb pakorruptuarit, t\u00eb ligjshmes dhe te paligjshmes, midis pasuris\u00eb t\u00eb vendosur me pun\u00eb t\u00eb ndershme, n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin, nga familjari i pushtetarit dhe pasuris\u00eb t\u00eb vendosur me vjedhje dhe p\u00ebrfitime t\u00eb paligjshme, q\u00eb krijohen nga favoret e pushtetit.<\/p>\n<p>Sipas standardit politik t\u00eb Kajsiut, n\u00eb fakt t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe prokuror\u00ebve sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb tij, n\u00eb rastin e kryeministrit nuk ka ndryshim midis atij q\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjet merr pas 60 viteve tok\u00ebn e vet dhe burgoset p\u00ebr motive politike dhe vajz\u00ebs s\u00eb Edi Ram\u00ebs kryeminist\u00ebr, q\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin themelor t\u00eb shtetit, fryn kontot bankare me parat\u00eb e taksapaguesve, duke fituar n\u00eb tendera t\u00eb cil\u00ebt kushtetuta i ndalon p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e kryeministrave.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij standardi politik nuk ka dallim midis atij q\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me ligjet ka marr\u00eb tok\u00ebn e konfiskuar nga regjimi komunist dhe Edi Ram\u00ebs, q\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjet, grabit tok\u00ebn dhe nd\u00ebrton p\u00ebr vete sarajet e Surrelit, me themele 57 m t\u00eb gjata e me park 5000 m2, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb kishte t\u00eb deklaruara n\u00eb ILDKP vet\u00ebm 3800 euro dhe 400 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas standardit Rama-Kajsiu nuk ka dallim midis atij q\u00eb n\u00eb zbatim t\u00eb ligjit ka marr\u00eb pas 60 viteve tok\u00ebn e rr\u00ebmbyer nga regjimi komunist dhe ka deklaruar \u00e7do qindark\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb tij, me Edi dhe Linda Ram\u00ebn, familjar\u00ebt e t\u00eb cil\u00ebve nd\u00ebrtuan pallatin pes\u00eb katesh n\u00eb sheshin e pallateve pa asnj\u00eb fatur\u00eb tatimore, doganore, bankare apo nd\u00ebrtimore. Sipas standardit amoral t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe Kajsiut nuk ka dallim midis Olta Xha\u00e7k\u00ebs, q\u00eb b\u00ebri burrin investitor strategjik dhe nd\u00ebrtuesit Fatmir Bektashi q\u00eb mbahet n\u00eb mas\u00eb sigurie vet\u00ebm se ka qen\u00eb ortak me dh\u00ebndrin e Sali Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, me standardin politik q\u00eb servir Kajsiu, me t\u00eb cilin ai rreket t\u00eb mbroj\u00eb krimin dhe korrupsionin e Edi Ram\u00ebs dhe suit\u00ebs s\u00eb tij, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me rr\u00ebzimin e nj\u00eb muri q\u00eb ndan njeriun e ndersh\u00ebm, q\u00eb zbaton rregullat e ligjet e shtetit dhe etik\u00ebn e profesionit, me vras\u00ebsin me pages\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, pseudo intelektualin q\u00eb nuk njeh asnj\u00eb norm\u00eb dhe shkel ligj e kushtetut\u00eb p\u00ebr pasurimin e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb doktrin\u00eb ky Standard politik q\u00eb nj\u00ebson t\u00eb bardh\u00ebn me t\u00eb zez\u00ebn vet\u00ebm se ato jan\u00eb ngjyra,\u00ebsht\u00eb Standardi i anarkistit, apo i ekstremist\u00ebve t\u00eb majt\u00eb q\u00eb urrejn\u00eb pron\u00eb private sepse, n\u00eb ideologjin\u00eb e tyre Marksiste-Leniniste, prona private duhet shkat\u00ebrruar pasi ajo lind \u00e7do dit\u00eb kapitalizmin. Por n\u00eb rastin konkret, ky Standard \u00ebsht\u00eb platforma e p\u00ebrligjjes s\u00eb vjedhjes dhe grabitjes shtet\u00ebrore nga Edi Rama, familjar\u00ebt dhe ministrat e tij.<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrfunduar dua t\u00eb rikujtoj k\u00ebtu se politika dhe ligji sigurisht q\u00eb nuk jan\u00eb nj\u00eb. Por n\u00eb thelb ato t\u00eb dyja funksionojn\u00eb s\u00eb bashku, me q\u00ebllimin madhor q\u00eb t\u00eb sjellin drejt\u00ebsi dhe rend. \u00cbsht\u00eb sistemi politik q\u00eb lind sistemin ligjor dhe krijon k\u00ebshtu kushtet e nevojshme p\u00ebr zbatimin e q\u00ebllimeve dhe objektivave t\u00eb tij, formimin e institucioneve, rregullimin e aktiviteteve dhe proceseve t\u00eb p\u00ebrshtatshme.<\/p>\n<p>Kurse politika q\u00eb barazon t\u00eb ligjshmen me t\u00eb paligjshmen \u00ebsht\u00eb b\u00ebrllok politika apo llum politika e Edi Ram\u00ebs dhe e puthador\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong>*Prof. Dr. Jamarb\u00ebr Malltezi, i burgosur politik, an\u00ebtar i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike dhe kryetar i Departamentit t\u00eb Mjedisit n\u00eb k\u00ebt\u00eb parti.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prof. Dr. Jamarb\u00ebr MALLTEZI*\u00a0 N\u00eb artikullin e tij me titull\u00a0\u2018&#8221;Ng\u00ebr\u00e7i i mbrojtjes berishiste&#8221;,\u00a0Blendi Kajsiu, si t\u00eb ishte z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs vullnetar i Edi Ram\u00ebs, ka rip\u00ebrs\u00ebritur me nj\u00eb zell t\u00eb s\u00ebmur\u00eb g\u00ebnjeshtrat dhe manipulimet e neveritshme t\u00eb dosjes s\u00eb prokuror\u00ebve, sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs, nj\u00eblloj si t\u00eb ishte nj\u00ebri prej tyre. Q\u00ebllimi kryesor i autorit \u00ebsht\u00eb t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":64153,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-64152","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64152","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64152"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64152\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/64153"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64152"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64152"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64152"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}