{"id":64176,"date":"2023-11-18T18:33:39","date_gmt":"2023-11-18T18:33:39","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=64176"},"modified":"2023-11-18T18:33:39","modified_gmt":"2023-11-18T18:33:39","slug":"zyrtarja-amerikane-thirrje-qytetareve-per-te-ndalur-korrupsionin-e-qeverise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/11\/18\/zyrtarja-amerikane-thirrje-qytetareve-per-te-ndalur-korrupsionin-e-qeverise\/","title":{"rendered":"Zyrtarja amerikane, thirrje qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb ndalur korrupsionin e qeveris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Ndihm\u00ebs-administratorja e Agjencis\u00eb amerikane p\u00ebr Zhvillimin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, USAID, zonja Erin McKee thot\u00eb n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs se fenomeni i korrupsionit nuk \u00e7rr\u00ebnjoset vet\u00ebm nga qeveria, por se dhe vet\u00eb qytetar\u00ebt duhet t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u2019u jepet fund praktikave korruptive. Duke folur me korrespondentin ton\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb Armand Mero, ajo shpjegon se mb\u00ebshtetja e USAID-it p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb shtrihet n\u00eb shum\u00eb fusha, nga sundimi i ligjit, te demokracia, konkurrueshm\u00ebria ekonomike apo dhe siguria kibernetike.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs<\/strong>: Zonja McKee, shum\u00eb faleminderit p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj interviste. S\u00eb pari do t\u00eb doja t\u00eb dija, cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i vizit\u00ebs tuaj n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p><strong>Zonja McKee:<\/strong>\u00a0S\u00eb pari, faleminderit p\u00ebr ftes\u00ebn sot. Jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb ritheksuar dhe festuar parteritetin e q\u00ebndruesh\u00ebm mes Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Shqip\u00ebris\u00eb, agjencis\u00eb time, USAID-it, n\u00eb ve\u00e7anti, si dhe popullit dhe qeveris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ne festuam vet\u00ebm vitin e shkuar, 30 vite bashk\u00ebpunim dhe un\u00eb po v\u00ebrej ecjen p\u00ebrpara dhe produktin e k\u00ebtij bashk\u00ebpunimi gjat\u00eb udh\u00ebtimit tim k\u00ebtu.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Ju vizituat edhe Vaun e Dej\u00ebs. Cili ishte arsyeja p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ju vajt\u00ebt atje?<\/p>\n<p><strong>Zonja McKee:<\/strong>\u00a0M\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb pyet\u00ebt. Udh\u00ebtova p\u00ebr n\u00eb Vaun e Dej\u00ebs p\u00ebr t\u00eb par\u00eb bashk\u00ebpunimin q\u00eb ne kemi me KESH-in, q\u00eb e kemi pasur prej koh\u00ebsh, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb forcoj\u00eb sigurin\u00eb energjetike dhe si\u00e7 e dim\u00eb, pavar\u00ebsia energjetike \u00ebsht\u00eb jetike p\u00ebr nj\u00eb demokraci t\u00eb sh\u00ebndetshme. USAID dhe ekipi im, n\u00eb Uashington dhe k\u00ebtu n\u00eb Tiran\u00eb, kan\u00eb punuar fort p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb burimet e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb rinovueshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb shfryt\u00ebzohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb zgjuar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb tregut dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb larmishme, jo vet\u00ebm p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb energjetike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por edhe p\u00ebr kontributin e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, me nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe potencial p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Europ\u00ebn. Isha e lumtur t\u00eb shihja at\u00eb bashk\u00ebpunim n\u00eb veprim.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0\u00c7far\u00eb projektesh t\u00eb tjera po mb\u00ebshtet USAID n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p><strong>Zonja McKee:<\/strong>\u00a0M\u00eb vjen shum\u00eb mir\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pyetje. Ne po punojm\u00eb krah popullit shqiptar, partner\u00ebve tan\u00eb n\u00eb qeverin\u00eb shqiptare dhe t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb forcuar t\u00eb ardhmen demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ne e dim\u00eb q\u00eb nj\u00eb e ardhme n\u00eb BE \u00ebsht\u00eb jetike p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb zhbllokuar potencialin e saj t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb realitet q\u00ebllimet demokratike q\u00eb i ka v\u00ebn\u00eb vetes, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb mund\u00ebsit\u00eb dhe diversifikimin e tregut.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, programet dhe projektet tona n\u00eb 30 vitet e fundit e kan\u00eb mb\u00ebshtetur at\u00eb p\u00ebrpjekje. Do t\u2019ju jap nj\u00eb shembull. Sot n\u00eb m\u00ebngjes pata privilegjin t\u00eb hapim s\u00eb bashku me Ministren e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, shoq\u00ebrin\u00eb civile, partnerin ton\u00eb UNDP, si dhe shum\u00eb organizata t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, nj\u00eb qend\u00ebr komunitare. Kjo do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb ofrosh sh\u00ebrbime t\u00eb integruara p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb c\u00ebnuesh\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, popullsin\u00eb q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ata t\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e s\u00eb ardhmes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE, q\u00eb z\u00ebri i tyre t\u00eb d\u00ebgjohet dhe t\u00eb jen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs m\u00eb t\u00eb drejta t\u00eb plota n\u00eb demokraci dhe ekonomi, q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb mund t\u00eb ofroj\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr qytetar\u00ebt e saj, por edhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Shtetet e Bashkuara jan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebse e fort\u00eb e procesit t\u00eb integrimit europian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Konkretisht, USAID-i si po e mb\u00ebshtet k\u00ebt\u00eb proces?<\/p>\n<p><strong>Zonja McKee:<\/strong>\u00a0P\u00ebrve\u00e7 qendr\u00ebs komunitare q\u00eb p\u00ebrmenda, \u00ebsht\u00eb t\u00eb sigurohemi q\u00eb asnj\u00eb shqiptar t\u00eb mos mbetet pas. Ne kemi punuar me konkurrueshm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u2019u siguruar q\u00eb ekonomia e Shqip\u00ebris\u00eb, teksa hyn n\u00eb BE dhe konkuron n\u00eb tregun e BE-s\u00eb, t\u00eb jet\u00eb e fort\u00eb dhe e larmishme. Dhe nga ajo q\u00eb kam par\u00eb, ka shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb ofruar. Ne kemi punuar gjithashtu, natyrisht, p\u00ebr sundimin e ligjit dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur t\u00eb thyejm\u00eb ciklin e korrupsionit q\u00eb d\u00ebmton demokracit\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Europ\u00ebn, sinqerisht, \u00e7do vend, sepse asgj\u00eb nuk e g\u00ebrryen nj\u00eb t\u00eb ardhme demokratike m\u00eb shum\u00eb sesa sesa g\u00ebrryerja e besimit q\u00eb njer\u00ebzit kan\u00eb te qeverit\u00eb e tyre dhe n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e tyre. Ndaj, p\u00ebrqendrimi tek sundimi i ligjit, demokracia, konkurenca ekonomike, energjia dhe sigurin\u00eb e infrastruktur\u00ebs kritike jan\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebrkesa si p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE, ashtu edhe p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb fort\u00eb, t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe demokratike. Prandaj, programet dhe projektet tona jan\u00eb p\u00ebrqendruara n\u00eb ato p\u00ebrpjekje.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Ju p\u00ebrmend\u00ebt pak m\u00eb par\u00eb dhe \u00e7\u00ebshtjen e korrupsionin. Cilat jan\u00eb projektet apo planet e Agjencis\u00eb tuaj p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb adresimin e k\u00ebtij fenomeni, p\u00ebr t\u00eb promovuar transparenc\u00ebn n\u00eb qeveri dhe institucione t\u00eb tjera?<\/p>\n<p><strong>Zonja McKee:<\/strong>\u00a0M\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb pyet\u00ebt sepse p\u00ebrmend\u00ebt qeverin\u00eb dhe institucionet e tjera, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit, por duhet edhe q\u00eb qytetar\u00ebt ta zmbrapsin korrupsionin, t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb hedhin drit\u00eb mbi praktikat korruptive. Duhet gazetari e pavarur p\u00ebr t\u2019u siguruar q\u00eb historit\u00eb e korrupsionit t\u00eb tregohen dhe d\u00ebgjohen. Kemi nj\u00eb shprehje: nuk ka dezinfektues m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se drita e diellit. Dhe q\u00eb ajo drit\u00eb t\u00eb vij\u00eb nga qytetar\u00ebt, nga gjyq\u00ebsori, nga prokuror\u00ebt dhe institucionet anti-korrupsion, tek p\u00ebrkushtimi p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb bashk\u00ebsi llogaridh\u00ebnieje \u2013 kjo \u00e7on n\u00eb demokraci t\u00eb fort\u00eb. Puna jon\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar njer\u00ebzit t\u00eb gjejn\u00eb z\u00ebrin e tyre dhe t\u00eb \u00e7rr\u00ebnjosin korrupsionin. Nuk mund t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm qeveria q\u00eb \u00e7rr\u00ebnjos korrupsionin. Qytetar\u00ebt duhet t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u2019i jepet fund praktikave korruptive.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Siguria kibernetike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje kryesore p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb duke pasur parasysh sulmet kibernetike t\u00eb Iranit vitin e kaluar. Shtetet e Bashkuara kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb madhe \u2013 50 milion\u00eb dollar\u00eb. A \u00ebsht\u00eb USAID pjes\u00eb e asaj mb\u00ebshtetjeje p\u00ebr sigurin\u00eb kibernetike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Zonja McKee:<\/strong>\u00a0Jam shum\u00eb krenare t\u00eb them q\u00eb po, jemi pjes\u00eb. Ashtu si n\u00eb mjedisin humanitar ku USAID ka nj\u00eb historik t\u00eb p\u00ebrgjigjeve ndaj krizave humanitare, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb sulm, ne ishim t\u00eb par\u00ebt q\u00eb mund\u00ebm t\u00eb p\u00ebrgjigjeshim dhe ndihmonim bashk\u00eb me koleg\u00ebt e Departamentit t\u00eb Shtetit dhe t\u00eb Mbrojtjes q\u00eb ndihmuam p\u00ebr edhe p\u00ebr t\u00eb identifikuar burimin edhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar kapacitetet dhe aft\u00ebsit\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb forcuar infrastruktur\u00ebn e saj kritike, p\u00ebrfshi sigurin\u00eb kibernetike, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u2019i rezistoj\u00eb sulmeve t\u00eb ardhshme, si dhe p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb brezin e ardhsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u siguruar q\u00eb kapacitetet dhe aft\u00ebsit\u00eb p\u00ebr specialist\u00eb IT, higjien\u00ebn kibernetike, sigurin\u00eb kibernetike t\u00eb mos ndodhin nga jasht\u00eb, nga Shtetet e Bashkuara \u2013 sigurisht, ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb jemi partner\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb \u2013 por q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb mund t\u00eb kujdeset vet\u00eb p\u00ebr infrastruktur\u00ebn e saj kritike komb\u00ebtare. Do t\u00eb doja t\u2019ju jap nj\u00eb shembull: kur Putin pushtoi Ukrain\u00ebn her\u00ebn e par\u00eb n\u00eb 2014-n, punuam shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb forcuar qeverisjen elektronike, transparenc\u00ebn dhe llogaridh\u00ebnien duke p\u00ebrdorur shum\u00eb ekonomin\u00eb digjitale dhe pun\u00ebn digjitale n\u00eb k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb. E k\u00ebrkonin qyetar\u00ebt. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e shekullit 21, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, duhet ta mbrosh at\u00eb informacion. Ndaj, kur Putin pushtoi p\u00ebrs\u00ebri Ukrain\u00ebn dhe kreu sulme josimetrike ndaj infrastruktur\u00ebs s\u00eb tyre kibernetike dhe kritike, partneriteti yn\u00eb ndihmoi p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar rezistenc\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019i rezistonin atyre sulmeve dhe t\u00eb mos binin sistemet. Presim me k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb edhe me Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Ju that\u00eb se mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe USAID-it ekziston nj\u00eb periudh\u00eb e gjat\u00eb bashk\u00ebpunimi, mbi 30 vje\u00e7are. Si do ta karakterizonit ju k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie historike mes Agjencis\u00eb tuaj dhe Shqip\u00ebris\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Zonja McKee:<\/strong>\u00a0N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, do ta karakterizoja si partneritet. P\u00ebrqasja e USAID \u00ebsht\u00eb jo t\u00eb jap\u00eb l\u00ebmosh\u00eb por mb\u00ebshtetje p\u00ebr t\u2019u ngritur. Dhe, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kemi investuar mbi 500 milion\u00eb dollar\u00eb, e gjitha nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me parat\u00eb. Ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me partneritetet afatgjata dhe modelet e suksesit q\u00eb shqiptar\u00ebt i kan\u00eb m\u00ebsuar Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe q\u00eb Shtetet e Bashkuara kan\u00eb ndar\u00eb me shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Ndaj partneriteti q\u00eb kemi nd\u00ebrtuar n\u00eb diversifikimin ekonomik, sigurin\u00eb energjitike, qeverisjen vendore, qeverisjen qendrore, sundimin e ligjit, luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, gjith\u00e7ka q\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr ta ndihmuar Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb t\u00eb arrij\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb potencialin e saj t\u00eb plot\u00eb \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jam krenare, jo si donatore, si dikush i jasht\u00ebm, por si partner i Shqip\u00ebris\u00eb, teksa shohim drejt s\u00eb ardhmes.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Nd\u00ebrsa i hedhim nj\u00eb v\u00ebshtrim zhvillimeve n\u00eb rajon por dhe globalisht, duke p\u00ebrfshir\u00eb luft\u00ebn e Rusis\u00eb kund\u00ebr Ukrain\u00ebs dhe tani Izrael-Gaza, si e shihni rolin e USAID-it n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor?<\/p>\n<p><strong>Zonja McKee:\u00a0<\/strong>N\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, n\u00eb fakt do t\u2019i k\u00ebrkoja Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb t\u00eb na ndihmoj\u00eb. Ju jeni shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar dhe shpresoj po p\u00ebrshpejtoni udh\u00ebtimin tuaj drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE. Do t\u00eb doja t\u2019i ktheja syt\u00eb nga partneriteti yn\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt, si model q\u00eb mund ta ndjekin edhe vendet e tjera t\u00eb Ballkanit. Si\u00e7 e thash\u00eb, kemi punuar p\u00ebr konkurueshm\u00ebrin\u00eb ekonomike, sundimin e ligjit, p\u00ebr t\u2019u siguruar q\u00eb popujt e Ballkanit Per\u00ebndimor dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast populli shqiptar t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb interes n\u00eb at\u00eb t\u00eb ardhme. Dhe me suksesin tuaj, mund t\u2019i demonstroni fqinj\u00ebve, popujve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, ku kemi gjithashtu programe, se jo vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb e mundur por edhe rrug\u00ebn q\u00eb duhet ndjekur; ja \u00e7\u2019m\u00ebsuam dhe ja se \u00e7\u2019mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb bashk\u00eb p\u00ebr ta arritur at\u00eb t\u00eb ardhme.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Zonja McKee, faleminderit shum\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Zonja McKee:<\/strong>\u00a0Shum\u00eb faleminderit q\u00eb u takuat me mua sot.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndihm\u00ebs-administratorja e Agjencis\u00eb amerikane p\u00ebr Zhvillimin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, USAID, zonja Erin McKee thot\u00eb n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs se fenomeni i korrupsionit nuk \u00e7rr\u00ebnjoset vet\u00ebm nga qeveria, por se dhe vet\u00eb qytetar\u00ebt duhet t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u2019u jepet fund praktikave korruptive. Duke folur me korrespondentin ton\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb Armand Mero, ajo shpjegon se mb\u00ebshtetja e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":64177,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-64176","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64176","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64176"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64176\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/64177"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64176"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64176"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64176"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}