{"id":64359,"date":"2023-11-21T10:44:42","date_gmt":"2023-11-21T10:44:42","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=64359"},"modified":"2023-11-21T11:07:35","modified_gmt":"2023-11-21T11:07:35","slug":"gjokutaj-malltezi-nuk-ka-asnje-lloj-penaliteti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/11\/21\/gjokutaj-malltezi-nuk-ka-asnje-lloj-penaliteti\/","title":{"rendered":"Gjokutaj: Malltezi nuk ka asnj\u00eb lloj penaliteti!"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata e Posa\u00e7me e Apelit me relatore Ilirjana Olldashin, ka vendosur sot t\u00eb ndryshoj\u00eb mas\u00ebn e siguris\u00eb p\u00ebr Jamarb\u00ebr Maltezin nga arrest me burg n\u00eb arrest sht\u00ebpie.<\/p>\n<p>Lajmin e dha avokati Genc Gjokutaj, i cili tha se, Malltezi nuk ka asnj\u00eb lloj penaliteti! Po ashtu avokati njoftoi para mediave se t\u00eb enjten do t\u00eb zhvillohet seanca p\u00ebr shuarjen e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb ndaj z. Sali Berisha, pasi ai nuk paraqet rrezik t\u00eb largohet nga vendi.<\/p>\n<p>Gjokutaj e cil\u00ebsoi t\u00eb gjith\u00eb procesin si politik dhe tha se beteja ligjore do t\u00eb jet\u00eb e gjat\u00eb..<\/p>\n<p><strong>Gjokutaj tha:<\/strong>\u00a0Gjykata shpalli vendimin duke miratuar p\u00ebr pjes\u00ebn e z. Berisha dhe duke ndryshuar pjes\u00ebn p\u00ebr Jamarb\u00ebr Malltezin dhe duke caktuar mas\u00eb sigurimi, at\u00eb t\u00eb arrestit n\u00eb sht\u00ebpi;\u00a0\u00a0Jamarb\u00ebr Malltezi nuk ka asnj\u00eb lloj penaliteti dhe un\u00eb nuk dua t\u00eb shtyhem m\u00eb tutje.<\/p>\n<p>Q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb politike, po b\u00ebj me dije edhe k\u00ebt\u00eb faqe t\u00eb kall\u00ebzimit, n\u00eb t\u00eb cilin keni edhe kall\u00ebzimin, edhe regjistrimin e procedimit brenda nj\u00eb dite. \u00cbsht\u00eb e pamundur q\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tilla voluminoze, brenda nj\u00eb dite kalendarike pune, t\u00eb dor\u00ebzohet kall\u00ebzimi dhe t\u00eb regjistrohet procedimi penal. Ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb betej\u00ebn ligjore. Si\u00e7 ju thash\u00eb, gjykimi dje u karakterizua nga nj\u00eb gjuh\u00eb e drunjt\u00eb e prokuroris\u00eb dhe nj\u00eb heshtje e gjykat\u00ebses, e cila n\u00eb at\u00eb pozicionin e vet nuk ka rol aktiv.<\/p>\n<p><strong>Pyetje: Z. Gjokutaj, z. Berisha nuk po e zbaton vendimin e SPAK p\u00ebr t\u2019u paraqitur para Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me. A p\u00ebrb\u00ebn shkak kjo q\u00eb ndaj z. Berisha t\u00eb k\u00ebrkohet nj\u00eb mas\u00eb m\u00eb e ashp\u00ebr sigurie?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Gjokutaj:<\/strong>\u00a0Ashp\u00ebrsimi i masave t\u00eb sigurimit ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me rrezikun e ikjes. Z. Berisha nuk ka rrezik q\u00eb t\u00eb ik\u00eb. Si\u00e7 ju thash\u00eb, dy her\u00eb n\u00eb jav\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb parlament, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prokuroria e k\u00ebrkon nj\u00ebher\u00eb n\u00eb dy jav\u00eb. \u00a0Por nuk \u00ebsht\u00eb ky problemi. Problemi \u00ebsht\u00eb ligjor, q\u00eb ajo mas\u00eb, detyrim paraqitje, rrjedh\u00a0nga nj\u00eb proces antikushtetues dhe antiprocedurial penal.<\/p>\n<p><strong>Pyetje: Tani q\u00eb Gjykata e Posa\u00e7me e Apelit e aprovoi edhe nj\u00ebher\u00eb mas\u00ebn e detyrimit me paraqitje p\u00ebr ish-kryeministrin Sali Berisha, pyetja \u00ebsht\u00eb a do t\u00eb paraqitet Sali Berisha t\u00eb h\u00ebn\u00ebn e par\u00eb t\u00eb muajit dhjetor dhe t\u00eb h\u00ebn\u00ebn e tret\u00eb t\u00eb muajit dhjetor?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Gjokutaj<\/strong>: Po ne kemi seanc\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb enjten. Dit\u00ebn e e enjte kemi seanc\u00ebn tjet\u00ebr p\u00ebr humbjen e fuqis\u00eb. Ne do t\u00eb shfryt\u00ebzojm\u00eb t\u00eb gjitha mjetet ligjore, beteja do t\u00eb jet\u00eb e gjat\u00eb.<\/p>\n<p>SPAK le t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb doj\u00eb, un\u00eb flas p\u00ebr kriterin ligjor. Un\u00eb nuk mund t\u00eb hipotezoj sot se \u00e7\u2019mund t\u00eb mendoj\u00eb SPAK-u. Jua thash\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb. R\u00ebndimi i mas\u00ebs s\u00eb sigurimit \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb kur rriten nevojat e sigurimit. Dhe lidhet pik\u00ebrisht me largimin e tij.\u00a0Ai nuk largohet! Kjo \u00ebsht\u00eb zgjidhja e gjith\u00eb k\u00ebtij ekuacioni. Refuzimi i paraqitjes ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me antikushtetueshm\u00ebrin\u00eb pasi ai nuk \u00ebsht\u00eb trajtuar p\u00ebr at\u00eb status juridik q\u00eb ka, deputet, sepse \u00ebsht\u00eb subjekt i posa\u00e7\u00ebm, n\u00eb kund\u00ebrshtim me t\u00eb gjitha ligjet, praktikat, por \u00ebsht\u00eb trajtuar n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr, ekstra, duke hequr nj\u00eb nga t\u00eb drejtat themelore q\u00eb deputeti i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ka, at\u00eb t\u00eb mbrojtjes n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p><strong>Pyetje: Vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb u \u00e7ertifikua sot edhe nga Apeli.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Gjokutaj:<\/strong>\u00a0Po sigurisht, un\u00eb thash\u00eb. Vendimi i Gjykat\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kopje e keqe e vendimit t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb. Kjo gjykat\u00eb pati durim p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar, kurajo p\u00ebr t\u00eb vendosur.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata e Posa\u00e7me e Apelit me relatore Ilirjana Olldashin, ka vendosur sot t\u00eb ndryshoj\u00eb mas\u00ebn e siguris\u00eb p\u00ebr Jamarb\u00ebr Maltezin nga arrest me burg n\u00eb arrest sht\u00ebpie. Lajmin e dha avokati Genc Gjokutaj, i cili tha se, Malltezi nuk ka asnj\u00eb lloj penaliteti! Po ashtu avokati njoftoi para mediave se t\u00eb enjten do t\u00eb zhvillohet &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":64360,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-64359","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64359","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64359"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64359\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/64360"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64359"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64359"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64359"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}