{"id":64446,"date":"2023-11-22T09:44:27","date_gmt":"2023-11-22T09:44:27","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=64446"},"modified":"2023-11-22T09:44:27","modified_gmt":"2023-11-22T09:44:27","slug":"dialogu-fillon-nga-respektimi-i-kushtetutes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/11\/22\/dialogu-fillon-nga-respektimi-i-kushtetutes\/","title":{"rendered":"Dialogu fillon nga respektimi i Kushtetut\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga<\/strong>\u00a0<strong>Bujar LESKAJ<\/strong><\/p>\n<p>Progres Raporti 2023 i Komisionit Evropian p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, i publikuar dy jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, p\u00ebrcolli mesazhin e dialogut politik gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs mes pal\u00ebve, i cili po harrohet. Raporti theksoi qart\u00eb se \u201cMosmarr\u00ebveshjet mes mazhoranc\u00ebs dhe opozit\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht me refuzimin e kryeministrit p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb shumic\u00ebn e interpelancave t\u00eb k\u00ebrkuara nga opozita, shkaktuan nj\u00eb nd\u00ebrprerje t\u00eb p\u00ebrkohshme n\u00eb funksionimin normal t\u00eb Kuvendit\u201d. (Faqe 9 e Progres Raportit, paragrafi i kat\u00ebrt).<\/p>\n<p>Dje, tre ambasadat e shteteve per\u00ebndimore, aleate strategjike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Ambasada e SHBA-ve, e Britanis\u00eb s\u00eb Madhe dhe e Gjermanis\u00eb, reaguan fuqimisht, duke shprehur shqet\u00ebsimin e tyre dhe duke k\u00ebrkuar dialog politik mes pozit\u00ebs dhe opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Dialogu politik fillon s\u00eb pari, me pun\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr reform\u00ebn zgjedhore. Nuk ka bashk\u00ebpunim dhe dialog, n\u00ebse opozita nuk \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsuar denj\u00ebsisht n\u00eb Komisionin e Kuvendit p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore. Opozita \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e saj legjitime t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb ndryshimin e p\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Komisionit p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore, pasi deputet\u00ebt e Rithemelimit dhe grupi parlamentar i drejtuar nga kryetari Gazmend Bardhi, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shumic\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Ne duhet t\u00eb zhb\u00ebjm\u00eb d\u00ebmin e pallogaritsh\u00ebm t\u00eb shkaktuar nga ndryshimet kushtetuese te vitit 2008 dhe, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, duhet t\u00eb veprojm\u00eb shpejt. Duhet t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojm\u00eb kodin zgjedhor, duke lejuar koalicionet parazgjedhore, listat e hapura t\u00eb kandidat\u00ebve dhe duke mund\u00ebsuar votimin e Diaspor\u00ebs.<\/p>\n<p>Gur tjet\u00ebr themeli i dialogut politik pozit\u00eb-opozit\u00eb \u00ebsht\u00eb e drejta kushtetuese e opozit\u00ebs p\u00ebr ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare. Neni 77, pika 2, i Kushtetut\u00ebs, e p\u00ebrcakton qart\u00eb dhe pa asnj\u00eb ekuivok se: &#8216;Kuvendi, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebs s\u00eb t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb caktoj\u00eb komision hetimi p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Partia Demokratike, p\u00ebrmes m\u00eb shum\u00eb se 35 deputet\u00ebve t\u00eb saj, pra m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebs s\u00eb Kuvendit, ka k\u00ebrkuar n\u00eb vijim\u00ebsi dhe me k\u00ebmb\u00ebngulje hetimin e procedurave dhe vendim-marrjeve publike n\u00eb investimet strategjike, hetimin e \u00e7\u00ebshtjes &#8216;McGonigal&#8217;, e grabitjes s\u00eb Portit t\u00eb Durr\u00ebsit, p\u00ebrmes kontrat\u00ebs skandaloze me Alabar, hetimin e udh\u00ebtimeve me charter t\u00eb kryeministrit, hetimin e skandalit t\u00eb vjedhjes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb TIMS, t\u00eb kontratave koncensionare n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi, si dhe t\u00eb vendimmarrjeve n\u00eb konflikt interesi.\u00a0T\u00eb gjitha k\u00ebto tema, objekt hetimi t\u00eb komisioneve parlamentare t\u00eb k\u00ebrkuara nga opozita, jan\u00eb tema bisedash, komentesh dhe shqet\u00ebsimi publik sot t\u00eb \u00e7do qytetari t\u00eb ndersh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p>Opozita nuk ka b\u00ebr\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr, ve\u00e7 detyr\u00ebn e saj: ka sjelle n\u00eb Kuvend frym\u00ebn e k\u00ebrkesave dhe shqet\u00ebsimit qytetar p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si po qeveriset vendi.<\/p>\n<p>Sot reforma zgjedhore dhe komisionet hetimore parlamentare, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb dy kushte \u201csine qua non\u201d p\u00ebr nj\u00eb dialog politik t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm mes pozit\u00ebs dhe opozit\u00ebs. K\u00ebt\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po e shikon qart\u00eb edhe faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb po binden nga dita n\u00eb dit\u00eb aleat\u00ebt tan\u00eb strategjik\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb ar\u00ebsyeja pse, p\u00ebrmes ambasadave t\u00eb tyre k\u00ebtu, p\u00ebrcjellin mesazhin e k\u00ebrkimit me \u00e7do kusht dhe t\u00eb gjetjes s\u00eb dialogut mes pozit\u00ebs dhe opozit\u00ebs n\u00eb Parlament.<\/p>\n<p>N\u00eb momentin q\u00eb dy kushtet themelore t\u00eb opozit\u00ebs, por edhe t\u00eb opinionit t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb publik t\u00eb vendit plot\u00ebsohen, Kuvendi del nga degradimi ekstrem dhe denatyrimi i funksioneve, ku e ka \u00e7uar nj\u00eb njeri i vet\u00ebm, kryeministri dhe futet n\u00eb normalitetin e zhvillimit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb komisioneve t\u00eb tij t\u00eb p\u00ebrhershme dhe t\u00eb seancave parlamentare.<\/p>\n<p>Gjendja \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, pasi n\u00eb jav\u00ebt e fundit, Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb po hyn n\u00eb histori p\u00ebr keq, si nj\u00eb Parlament i shnd\u00ebrruar t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb noter t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb t\u00eb tekave t\u00eb kryeministrit. Dje hyri ne histori si nj\u00eb parlament q\u00eb miraton nj\u00eb buxhet Shteti, me shpejt\u00ebsin\u00eb e garave t\u00eb Formula Nj\u00eb, brenda vet\u00ebm pak minutash.<\/p>\n<p>Buxheti 2024 i Shtetit shqiptar do t\u00eb mbahet mend si buxheti m\u00eb i pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm n\u00eb historin\u00eb e pluralizmit ton\u00eb. Ai p\u00ebrb\u00ebn edhe buxhetin e miratuar m\u00eb shpejt n\u00eb historin\u00eb e parlamentarizmit bot\u00ebror, p\u00ebr vet\u00ebm pes\u00eb minuta! Buxheti i shtetit t\u00eb sektit Rama n\u00eb qeverisje u miratua dje me shpejt\u00ebsi mesatare 1.4 miliard\u00eb euro shpenzime dhe 1.1 miliard\u00eb euro t\u00eb ardhura n\u00eb minut\u00eb!<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimi i drejt\u00eb i Progres Raportit 2023 t\u00eb Komisionit Evropian dhe i ambasadave t\u00eb SHBA-ve, Britanis\u00eb s\u00eb Madhe dhe Gjermanis\u00eb, duhet t\u00eb shtyj\u00eb jo vet\u00ebm opozit\u00ebn, por edhe t\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb civile dhe opinionin e sh\u00ebndosh\u00eb publik t\u00eb vendit, t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb me forc\u00eb nga maxhoranca nj\u00eb dialog politik konstruktiv dhe realist, si rruga e vetme p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb qet\u00ebsi dhe stabilitet vendit. \u00a0Opozita e drejtuar nga deputet\u00ebt e Rithemelimit ka qen\u00eb gjithnj\u00eb dhe vijon t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr gjuh\u00ebn e dialogut politik konstruktiv.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb pozita ajo q\u00eb duhet t\u00eb zbatoj\u00eb rekomandimin e Progres Raportit 2023 t\u00eb Bashkimit Evropian dhe k\u00ebrkesat e partner\u00ebve tan\u00eb strategjik\u00eb, p\u00ebrcjell\u00eb p\u00ebrmes ambasadave t\u00eb tyre, duke pranuar rikonfigurimin e Komisionit parlamentar p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore, p\u00ebrsa i p\u00ebrket an\u00ebtar\u00ebve nga opozita, si dhe ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare t\u00eb k\u00ebrkuara nga opozita. Sapo k\u00ebto dy k\u00ebrkesa legjitime t\u00eb pranohen, opozita rikthehet menj\u00ebher\u00eb n\u00eb rolin e saj t\u00eb natyrsh\u00ebm dhe t\u00eb domosdosh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb demokraci, si kontrolluese dhe llogarik\u00ebrkuese e qeverisjes, p\u00ebrmes aksionit parlamentar.<\/p>\n<p>N\u00eb rast se pozita, deri sot e pap\u00ebrgjegjshme, nuk e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb, at\u00ebhere parlamentarizmi dhe vendi do t\u00eb zhyten akoma dhe m\u00eb shum\u00eb n\u00eb kaos dhe munges\u00eb t\u00eb plot\u00eb jete demokratike dhe sundimi t\u00eb ligjit tek ne.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Bujar LESKAJ Progres Raporti 2023 i Komisionit Evropian p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, i publikuar dy jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, p\u00ebrcolli mesazhin e dialogut politik gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs mes pal\u00ebve, i cili po harrohet. Raporti theksoi qart\u00eb se \u201cMosmarr\u00ebveshjet mes mazhoranc\u00ebs dhe opozit\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht me refuzimin e kryeministrit p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb shumic\u00ebn e interpelancave t\u00eb k\u00ebrkuara nga opozita, shkaktuan &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":46300,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-64446","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64446","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64446"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64446\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/46300"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64446"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64446"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64446"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}