{"id":64515,"date":"2023-11-22T17:36:31","date_gmt":"2023-11-22T17:36:31","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=64515"},"modified":"2023-11-22T17:36:31","modified_gmt":"2023-11-22T17:36:31","slug":"kastriot-sulka-ky-buxhet-nuk-rrit-mireqenien-e-popullsise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/11\/22\/kastriot-sulka-ky-buxhet-nuk-rrit-mireqenien-e-popullsise\/","title":{"rendered":"Kastriot Sulka: Ky buxhet nuk rrit mir\u00ebqenien e popullsis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Fjala e Drejtuesit t\u00eb Departamentit t\u00eb \u00c7\u00ebshtjeve Sociale, Kastriot Sulka<\/strong><\/p>\n<p>Buxheti 2024<\/p>\n<p>Buxheti m\u00eb i madh nuk do t\u00eb thot\u00eb asgj\u00eb sepse \u00e7do buxhet \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh se i vitit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm. Q\u00eb kur jan\u00eb krijuar Vler\u00ebsimet e Impaktit t\u00eb Programeve t\u00eb Shpenzimeve Publike kjo fabula \u2018kemi alokuar m\u00eb shum\u00eb fonde p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apo at\u00eb program\u2019 nuk vlen, pasi duhet t\u00eb vler\u00ebsohet impakti i investimit, ndikimi q\u00eb ka pasur n\u00eb shoq\u00ebri. Edhe n\u00eb koh\u00ebn e Haxhi Qamilit, barinjt\u00eb e shtonin kopen\u00eb e deleve, megjith\u00ebse nuk kishte qeveri.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, kujt i hyn n\u00eb pun\u00eb nj\u00eb buxhet i cili nuk rrit mir\u00ebqenien e popullsis\u00eb s\u00eb tij dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, nuk rrit nivelin e jetes\u00ebs s\u00eb shtresave m\u00eb t\u00eb marxhinalizuara t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, por kujdeset p\u00ebr t\u00eb rritur pagat e n\u00ebpun\u00ebsve dhe t\u00eb aktivist\u00ebve politik\u00eb n\u00eb administrat\u00ebn publike.<\/p>\n<p>Nga ky buxhet nuk rritet pensioni i pensionist\u00ebve. N\u00ebse indeksimi \u00ebsht\u00eb parashikuar t\u00eb jet\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb, kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb nj\u00eb pensionist q\u00eb ishte n\u00eb mjerim dhe n\u00eb munges\u00eb serioze t\u00eb medikamenteve dhe ushqimeve t\u00eb nevoj\u00ebs bazike gjat\u00eb vitit 2023, do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjendje, pra do t\u00eb marr\u00eb aq produkte, ushqime dhe sh\u00ebrbime sa merrte edhe m\u00eb par\u00eb. \u2018Buxheti m\u00eb i madh\u2019 nuk ndikon n\u00eb xhepin dhe tavolin\u00ebn e pensionistit.<\/p>\n<p>Pensionet mesatare urbane jan\u00eb 17350 lek\u00eb n\u00eb muaj dhe ato rurale jan\u00eb 10349 lek\u00eb n\u00eb muaj, dhe po t\u00eb marim n\u00eb konsiderat\u00eb se minimumi jetik i shpallur nga Avokati i Popullit \u00ebsht\u00eb rreth 18000 lek\u00eb, kjo kategori (pensionist\u00ebt) bie n\u00ebn nivelin e varf\u00ebris\u00eb ekstreme. T\u00eb moshuarit nuk jan\u00eb e ardhmja jon\u00eb por padyshim jan\u00eb brenga jon\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb vlen t\u00eb p\u00ebrmendet q\u00eb nuk duhet t\u00eb rishikohet vet\u00ebm projekt buxheti p\u00ebr 2024, por edhe gjith\u00eb politika p\u00ebr skem\u00ebn e pensioneve, dhe kjo \u00ebsht\u00eb pranuar tashm\u00eb edhe Guvernatori dhe nga Ministri i Financave, megjith\u00ebse jemi me shum\u00eb vones\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ky buxhet ulet bonusi p\u00ebr pensionist\u00ebt, nga 5 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb af\u00ebrsisht 4.5 mij\u00eb lek\u00eb, n\u00eb kuptim t\u00eb aft\u00ebsis\u00eb bler\u00ebse. N\u00ebse bonusi i fundvitit, apo gjeli i vitit i t\u00eb ri, nuk indeksohet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mas\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe indeksi i \u00e7mimeve p\u00ebr produktet e shport\u00ebs q\u00eb konsumojn\u00eb pensionist\u00ebt pra me t\u00eb pakt\u00ebn 8.6%, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ata do t\u00eb konsumojn\u00eb m\u00eb pak p\u00ebr vit t\u00eb ri, dhe po t\u00eb merret parasysh q\u00eb \u00e7mimet e produkteve n\u00eb fundviti, rriten shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se sa mesatarja e vitit, ndikimi negativ tek ky grup i popullsis\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i madh. Me pak fjal\u00eb vlera e produkteve q\u00eb do t\u00eb marrin me bonusin n\u00eb fund t\u00eb vitit do t\u00eb jet\u00eb e af\u00ebrsisht e barabart\u00eb me 4 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ky buxhet ulet mb\u00ebshtetja p\u00ebr familjet n\u00eb Ndihm\u00eb Ekonomike pasi kjo kategori e personave duke mos u indeksuar pra duke mos shtuar t\u00eb ardhurat p\u00ebr k\u00ebto familje dhe persona n\u00eb nevoj\u00eb do t\u00eb konsumojn\u00eb m\u00eb pak. Indeksimi p\u00ebr pages\u00ebn e ndihm\u00ebs ekonomike duhet t\u00eb jet\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb pensionisteve pasi edhe shporta e konsumit t\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb pothuajse e nj\u00ebjt\u00eb, pra me produktet m\u00eb bazike duke shtuar shpenzime shkollore p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt. N\u00eb relacionin p\u00ebrkat\u00ebs jan\u00eb parashikuar ulja e numrit t\u00eb p\u00ebrfituesve s\u00eb ndihm\u00ebs ekonomike bazuar n\u00eb argumentimin q\u00eb do t\u00eb pun\u00ebsohen nga nd\u00ebrmarrjet sociale dhe t\u00eb tjera aktivitete ekonomike, gj\u00eb q\u00eb nuk mb\u00ebshtetet nga fondet p\u00ebr aktivitetin e nd\u00ebrmarrjeve sociale.<\/p>\n<p>P\u00ebrfitimi i pages\u00ebs s\u00eb papun\u00ebsis\u00eb s\u00eb papun\u00ebsis\u00eb, n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb duket sikur do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb rritje, pasi \u00ebsht\u00eb i lidhur me pag\u00ebn minimale (sa 50% e pag\u00ebs minimale) por edhe kjo pages\u00eb sikurse edhe pagesat e tjera t\u00eb skemave t\u00eb mb\u00ebshtetjes (ndon\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb pages\u00eb e mb\u00ebshtetur nga skema e sigurimeve shoq\u00ebrore) \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e ul\u00ebt. Edhe kjo pages\u00eb (16330 lek\u00eb\/muaj) bie n\u00ebn minimumin jetik dhe po t\u00eb kihet parasysh q\u00eb personat p\u00ebrfitues zakonisht jan\u00eb edhe kryefamiljar\u00eb, domosdoshm\u00ebria p\u00ebr rritjen e k\u00ebsaj pagese dhe fondit p\u00ebrkat\u00ebs n\u00eb projekti buxhetin p\u00ebr vitin 2024 \u00ebsht\u00eb imediate.<\/p>\n<p>Nga ky buxhet ulet pagesa p\u00ebr paaft\u00ebsin\u00eb e kufizuar, p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat arsye dhe argumente q\u00eb sqaruam kur fol\u00ebm p\u00ebr pagesat e pensioneve apo t\u00eb ndihm\u00ebs ekonomike, por ndaj k\u00ebtyre duhet t\u00eb shtohet edhe fakti q\u00eb kjo kategori ka nevoja edhe p\u00ebr sh\u00ebrbime dhe paketa ndihme shtes\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrsa i p\u00ebrket programeve t\u00eb nxitjes s\u00eb pun\u00ebsimit dhe t\u00eb arsimit profesional vihet re q\u00eb buxheti parashikon mb\u00ebshtetjen n\u00eb nga ndihma e huaj ku Fondi p\u00ebr Garancin\u00eb Rinore (financim nga BE) do te jet\u00eb edhe shtylla kryesore, por sikurse edhe e tham\u00eb n\u00eb krye te her\u00ebs, ky program \u00ebsht\u00eb tipik ku z\u00ebri p\u00ebr rritjen e pagave \u00ebsht\u00eb pothuajse m\u00eb shum\u00eb se gjysma e fondit dhe m\u00eb konkretisht p\u00ebr arsimin profesional kemi nj\u00eb total prej 3.53 miliard lek\u00eb t\u00eb parashikuara dhe fondi p\u00ebr pagat \u00ebsht\u00eb 1.8 miliard lek\u00eb.<\/p>\n<p>Duke par\u00eb disa prej programeve t\u00eb buxhetit, nuk duhet t\u00eb largohemi nga panorama m\u00eb e gjer\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb lidhet me tregun e pun\u00ebs. \u00c7do neglizhenc\u00eb n\u00eb pagesa (pagesa e papun\u00ebsis\u00eb apo pagat e punonj\u00ebsve) do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb ushqejn\u00eb hemorragjin\u00eb e fuqis\u00eb pun\u00ebtore e cila ka efekte ekonomike shum\u00eb negative duke u kthyer n\u00eb shqet\u00ebsimin kryesor t\u00eb biznesit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjala e Drejtuesit t\u00eb Departamentit t\u00eb \u00c7\u00ebshtjeve Sociale, Kastriot Sulka Buxheti 2024 Buxheti m\u00eb i madh nuk do t\u00eb thot\u00eb asgj\u00eb sepse \u00e7do buxhet \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh se i vitit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm. Q\u00eb kur jan\u00eb krijuar Vler\u00ebsimet e Impaktit t\u00eb Programeve t\u00eb Shpenzimeve Publike kjo fabula \u2018kemi alokuar m\u00eb shum\u00eb fonde p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apo &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":64516,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-64515","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64515","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64515"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64515\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/64516"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64515"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64515"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64515"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}