{"id":64518,"date":"2023-11-22T17:53:56","date_gmt":"2023-11-22T17:53:56","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=64518"},"modified":"2023-11-22T17:53:56","modified_gmt":"2023-11-22T17:53:56","slug":"amanda-zeqiri-qeveria-nisi-sulmin-ndaj-arsimit-qe-ne-vitin-2015","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/11\/22\/amanda-zeqiri-qeveria-nisi-sulmin-ndaj-arsimit-qe-ne-vitin-2015\/","title":{"rendered":"Amanda Zeqiri: Qeveria nisi sulmin ndaj Arsimit q\u00eb n\u00eb vitin 2015"},"content":{"rendered":"<p>Fjala e Amanda Zeqiri, an\u00ebtare e departamentit \u2018Brain Gain dhe Ekselenc\u00ebs\u2019 n\u00eb PD: Qeveria nisi sulmin ndaj Arsimit q\u00eb n\u00eb vitin 2015<\/p>\n<p>Dua t\u00eb b\u00ebj analiz\u00ebn time n\u00eb dy pjes\u00eb. S\u00eb pari sulmi dhe lufta q\u00eb i ka shprehur kjo qeveri arsimit t\u00eb lart\u00eb dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr neglizhenca totale p\u00ebr arsimin para-universitar. Pse ky sulm dhe neglizhenc\u00eb ndaj sistemit arsimor?<\/p>\n<p>Nj\u00eb mas\u00eb e paedukuar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mas\u00eb leht\u00ebsisht e kontrolluar prandaj t\u00eb jeni t\u00eb bindur se kjo q\u00eb po ndodh me sistemin arsimor n\u00eb vend \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e q\u00ebllimshme dhe e mir\u00eb programuar.<\/p>\n<p>A. Sulmi ndaj arsimin e lart\u00eb fillon me:<\/p>\n<p>1. Miratimin e ligjit \u2018P\u00ebr Arsimin e Lart\u00eb dhe K\u00ebrkimin Shkencor\u2019 n\u00eb 2015, drafti i t\u00eb cilit u kund\u00ebrshtua masivisht nga stafi akademik i universiteteve publike. Edhe pse programi i qeverisjes 2013-2017 premtoi rritjen e financimit n\u00eb arsim n\u00eb mas\u00ebn 5% t\u00eb PBB, n\u00eb realitet shpenzimet e qeveris\u00eb n\u00eb arsim ishin vet\u00ebm 2%, duke e renditur Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Modeli mbi t\u00eb cilin bazohet ky ligj \u00ebsht\u00eb modeli Anglo-Sakson, i cili \u00ebsht\u00eb formuluar pa studime paraprake dhe pa marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb realitetin Shqiptar. Ligji \u2018P\u00ebr Arsimin e Lart\u00eb dhe K\u00ebrkimin Shkencor\u2019 ul pesh\u00ebn e vendimmarrjes dhe t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb student\u00ebve n\u00eb 10% (nga 20% q\u00eb ishte m\u00eb par\u00eb) p\u00ebr zgjedhjen e organeve drejtuese akademike edhe pse ata jan\u00eb p\u00ebrfituesit kryesor\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimeve universitare dhe pjesa me e madhe e t\u00eb ardhurave n\u00eb universitete p\u00ebrftohen tarifat e shkollimit q\u00eb ata paguajn\u00eb. Ky ligj gjithashtu d\u00ebshtoi n\u00eb krijimin e mekanizmave t\u00eb q\u00ebndrueshme p\u00ebr rritjen e financimit p\u00ebr k\u00ebrkimin shkencor.<\/p>\n<p>2. Zvarritjen e premtimit p\u00ebr nj\u00eb kampus universitar dinjitoz q\u00eb nga viti 2015 e deri n\u00eb mandatin e tret\u00eb. Kampusi universitar i Tiran\u00eb do nd\u00ebrtohet me koncesion dhe autoriteti kontraktor \u00ebsht\u00eb Bashkia e Tiran\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb sjell nj\u00eb kosto dyfish m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se sa me financim nga vet\u00eb buxheti i shtetit.<\/p>\n<p>3. Tentativat p\u00ebr t\u00eb shtypur protestat studentore t\u00eb vitit 2018-2019, nj\u00eb nd\u00ebr l\u00ebvizjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha nd\u00ebr vite, ku student\u00ebt k\u00ebrkonin uljen e tarifave shkollore, kushte m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb konvikte dhe p\u00ebrfshirje m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb vendimmarrje. M\u00eb pas tentativat p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrfillur protestat e stafit akademik dhe administrativ n\u00eb Tetor 2022 p\u00ebr kushte m\u00eb t\u00eb mira pune dhe rritjen e financimeve p\u00ebr projekte shkencore.<\/p>\n<p>4. Vendimi i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave n\u00eb 2021, p\u00ebr kalimin e Kopshtit Botanik n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Fatmir\u00ebsisht ky vendim u anulua nga Gjykata Administrative e Tiran\u00ebs pas nj\u00eb viti e gjysm\u00eb protestash dhe Kopshti Botanik u la p\u00ebr administrim nga UT si ka qen\u00eb q\u00eb prej vitit 1965.<\/p>\n<p>5. N\u00eb 2023 projektligji p\u00ebr student\u00ebt e mjek\u00ebsis\u00eb p\u00ebr bursa falas dhe bursat prej 40.000 lek\u00ebsh p\u00ebr student\u00ebt q\u00eb ndjekin deg\u00ebt prioritare, me kusht q\u00eb t\u00eb punojn\u00eb 3-5 vite n\u00eb Shqip\u00ebri, tregon se politikat e bazuara ekskluzivisht n\u00eb ndihma financiare nuk mjaftojn\u00eb dhe kan\u00eb d\u00ebshtuar.<\/p>\n<p>Viti akademik 2023-2024<\/p>\n<p>Programi i studimit Student\u00eb t\u00eb regjistruar<\/p>\n<p>Kimi viti 1 5 nga 100 kuota<br \/>\nKimi Industriale viti 1 9 nga 100 kuota<br \/>\nFizik\u00eb viti 1 8 nga 100 kuota<br \/>\nMatematik\u00eb viti 1 19 nga 100 kuota<br \/>\nBiologji viti 1 47 nga 100 kuota<br \/>\nMaster i Shkencave Matematik\u00eb viti 1 12<br \/>\nMaster i Shkencave Fizike viti 2 4<\/p>\n<p>B. Neglizhenca p\u00ebr arsimin parauniversitar tregohet me:<\/p>\n<p>\u2022 klasat kolektive, munges\u00eb t\u00eb mjeteve didaktike\/laboratorike apo munges\u00eb n\u00eb infrastruktur\u00eb.<\/p>\n<p>\u2022 munges\u00ebn e politikave q\u00eb zvog\u00eblojn\u00eb hendekun midis zonave urbane dhe atyre rurale apo midis shtresave t\u00eb ndryshme socialo-ekonomike.<\/p>\n<p>\u2022 munges\u00ebn e nj\u00eb arsimi dinjitoz p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt me aft\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7anta (munges\u00eb infrastrukture apo stafi t\u00eb kualifikuar p\u00ebr k\u00ebrkesat e tyre t\u00eb ve\u00e7anta)<\/p>\n<p>\u2022 mos adresimi dhe p\u00ebrfshirja n\u00eb kurrikula e \u00e7\u00ebshtjeve si bullizimi (dukuria m\u00eb e p\u00ebrhapur tek t\u00eb rinjt\u00eb me pasoja fatale), diskriminimi n\u00eb baz\u00eb t\u00eb gjinis\u00eb, p\u00ebrmbysja e steriotipeve, siguria\/privat\u00ebsia online, kujdesi p\u00ebr mjedisin\/planetin apo dhe sh\u00ebndeti mendor.<\/p>\n<p>\u2022 munges\u00ebn e nj\u00eb qasje m\u00eb shum\u00eb drejt t\u00eb nx\u00ebnit praktik sesa teorik dhe nj\u00eb sistemi vler\u00ebsimi inovativ p\u00ebr nivelin parashkollor dhe fillor.<\/p>\n<p>Para se t\u2019u m\u00ebsojm\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve tan\u00eb p\u00ebr Inteligjenc\u00ebn Artificiale, t\u2019u m\u00ebsojm\u00eb atyre mbi Inteligjenc\u00ebn Emocionale. Nj\u00eb sistem cil\u00ebsor arsimor pavar\u00ebsisht background-it n\u00ebnkupton heqjen e f\u00ebmij\u00ebve nga rruga (5% e krimeve p\u00ebr vitin 2022, kryesisht vjedhje, jan\u00eb kryer nga t\u00eb mitur) dhe formimin e tyre si qytetar\u00eb funksional\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb sistem t\u00eb kalbur arsimor ne e shohim p\u00ebrdit\u00eb, e shohim tek edukatoret q\u00eb dhunojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb kopsht, tek anestezisti q\u00eb nuk din\u00eb doz\u00ebn e duhur t\u00eb narkoz\u00ebs dhe tek ata avokat\u00eb (detyra primare e t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb mbrojtja e viktim\u00ebs) q\u00eb paralajm\u00ebrojn\u00eb femrat t\u00eb mos dalin or\u00ebt e vona n\u00ebse nuk duan t\u00eb dhunohen.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjala e Amanda Zeqiri, an\u00ebtare e departamentit \u2018Brain Gain dhe Ekselenc\u00ebs\u2019 n\u00eb PD: Qeveria nisi sulmin ndaj Arsimit q\u00eb n\u00eb vitin 2015 Dua t\u00eb b\u00ebj analiz\u00ebn time n\u00eb dy pjes\u00eb. S\u00eb pari sulmi dhe lufta q\u00eb i ka shprehur kjo qeveri arsimit t\u00eb lart\u00eb dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr neglizhenca totale p\u00ebr arsimin para-universitar. Pse ky &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":64519,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-64518","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64518","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64518"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64518\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/64519"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64518"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64518"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64518"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}