{"id":64741,"date":"2023-11-25T10:09:48","date_gmt":"2023-11-25T10:09:48","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=64741"},"modified":"2023-11-25T10:11:20","modified_gmt":"2023-11-25T10:11:20","slug":"berisha-rames-do-hetohesh-se-je-fajtor-ne-te-gjithe-akuzat-e-mcgonigal","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/11\/25\/berisha-rames-do-hetohesh-se-je-fajtor-ne-te-gjithe-akuzat-e-mcgonigal\/","title":{"rendered":"Berisha-Ram\u00ebs: Do hetohesh se je fajtor n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb akuzat e McGonigal!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha gjat\u00eb nj\u00eb takimi me drejtuesit politik\u00eb t\u00eb partis\u00eb n\u00eb qarqe ka folur n\u00eb lidhje me aksionin e opozit\u00ebs. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Berisha u shpreh se, kushtetuta nuk mund t\u00eb bllokohet kurr\u00eb. Sipas kryetarit t\u00eb PD, \u2018opozita shqiptare \u00ebsht\u00eb e vendosur ta mbroj\u00eb Kushtetut\u00ebn me \u00e7do \u00e7mim\u2019.<\/p>\n<p><strong>Fjala e plot\u00eb e kryetarit t\u00eb PD, Berisha<\/strong><\/p>\n<p>Edi Rama, si\u00e7 e pat\u00eb ju, nj\u00eb or\u00eb pas konferenc\u00ebs s\u00eb shtypit q\u00eb u mbajt n\u00eb k\u00ebt\u00eb seli, doli gjysm\u00eb i shp\u00ebrfytyruar ku u rrek t\u00eb b\u00ebj\u00eb dor\u00ebn e fort\u00eb.<\/p>\n<p>D\u00ebshmoi se ai ka vet\u00ebm nj\u00eb objektiv, vet\u00ebm nj\u00eb etje t\u00eb pashuar, t\u00eb mbaj\u00eb t\u00eb gjitha pushtetet n\u00eb duart e tij.<\/p>\n<p>D\u00ebshmoi se ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend kryeministri, sipas mendjes s\u00eb tij, presidenti, kryetari i nj\u00eb partie q\u00eb nuk voton prej 10 vitesh por q\u00eb \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb parti krimi dhe mafie.<\/p>\n<p>D\u00ebshmoi se \u00ebsht\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese dhe q\u00eb p\u00ebrcakton ai, vendimet e saj, SKAP-i, gjykatat e tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt t\u00eb gjitha k\u00ebto, ishin shprehje e anktheve t\u00eb tmerrshme q\u00eb ka.<\/p>\n<p>U rrek i tronditur thell\u00eb, t\u00eb mbrohet p\u00ebrs\u00ebri nga komisionet hetimore parlamentare, t\u00eb cilat duhet ta pranojm\u00eb, kan\u00eb n\u00eb epiqend\u00ebr veprimtarin\u00eb e tij kriminale, mafioze, korruptive.<\/p>\n<p>Komisionet hetimore parlamentare, si e drejt\u00eb e patjet\u00ebrsueshme kushtetuese e nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebs t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb parlamentit, nuk mundet kurr\u00eb as t\u2019i injoroj\u00eb, as t\u2019i bllokoj\u00eb, asnj\u00eb njeri pa marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr shembjen e rendit kushtetues t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrpjekje e till\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, nj\u00eb grusht shteti brenda shtetit. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrpjekja e nj\u00eb njeriu q\u00eb do t\u00eb marr\u00eb \u00e7do pushtet, p\u00ebrfshi pushtetin q\u00eb Kushtetuta i njeh opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Edi Rama trilloi, mashtroi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paskrupullt se Gjykata Kushtetuese i ka ndaluar apo i ka bllokuar komisionet hetimore parlamentare. I b\u00ebj t\u00eb ditur Edi Ram\u00ebs dhe cilitdo, parlamenti, qeveria, presidenti mund t\u00eb bllokohet, por Kushtetuta nuk mund t\u00eb bllokohet kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Kushtetuta zbatohet dhe mbrohet me \u00e7do \u00e7mim. Dhe opozita shqiptare \u00ebsht\u00eb e vendosur t\u00eb mbroj\u00eb Kushtetut\u00ebn me \u00e7do \u00e7mim.<\/p>\n<p>Ndaj dhe mos luaj me t\u00eb drejtat, me veton q\u00eb Kushtetuta i ka njohur pakic\u00ebs n\u00eb parlament, pakic\u00ebs prej nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebs s\u00eb deputet\u00ebve.<\/p>\n<p>Populli opozitar \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm ta mbroj\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb me t\u00eb gjitha mjetet legjitime. Kur bie fjala te mbrojtja e Kushtetut\u00ebs, mjetet jan\u00eb nj\u00eb spekt\u00ebr i madh gjer nj\u00eb fitoren e kushtetutshm\u00ebris\u00eb si shtyll\u00eb nga m\u00eb kryesoret e sistemit demokratik.<\/p>\n<p>Ndaj dhe kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjja.<\/p>\n<p>Do hetohesh Edi Rama, sepse si bashk\u00ebpun\u00ebtor i McGonigal, je fajtor n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb akuzat q\u00eb McGonigal ka pranuar.<\/p>\n<p>Ke vepruar me t\u00eb me nj\u00eb grup t\u00eb strukturuar kriminal. Ndaj dhe u more nj\u00eb or\u00eb e gjysm\u00eb n\u00eb pyetje nga FBI sapo shkele n\u00eb tok\u00ebn amerikane. Dhe u more edhe kur dole. Dhe q\u00ebndrove aty brenda nj\u00eb perimetri t\u00eb caktuar.<\/p>\n<p>Do hetohesh sepse p\u00ebrdore grupin e strukturuar kriminal p\u00ebr t\u00eb manipuluar dosjet e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Do hetohesh sepse e p\u00ebrdore grupin e strukturuar kriminal p\u00ebr t\u00eb vendosur sistem gjobash n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb, nj\u00eb nga historit\u00eb m\u00eb t\u00eb turpshme t\u00eb shekullit.<\/p>\n<p>Do hetohesh p\u00ebr ligjin e konfliktit t\u00eb interesit, sepse me familjen t\u00ebnde je abuzues kryesor dhe k\u00ebto abuzime do t\u00eb marrin fund.<\/p>\n<p>U betove q\u00eb nuk ka njeri nga familja jote q\u00eb nuk ka marr\u00eb fonde publike, mashtrove publikisht. T\u00eb gjitha dokumentet faktojn\u00eb se nj\u00eb seri tenderash, po t\u00eb rikujtoj k\u00ebtu Muzeun Komb\u00ebtar, Ekoparkun e Porto Romanos dhe dhjet\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb. Kompanit\u00eb e huaja q\u00eb kan\u00eb bashk\u00ebpunim me thjeshtr\u00ebn, me vajz\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb t\u00ebnde, jan\u00eb fituese dhe po shkat\u00ebrrojn\u00eb plot\u00ebsisht tregun n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Do hetohen sepse prania e Linda Ram\u00ebs n\u00eb bordin e Abi Bank k\u00ebrkon hetim.<\/p>\n<p>Askush nuk \u00ebsht\u00eb mbi ligjin, askush nuk \u00ebsht\u00eb mbi Kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<p>Kur n\u00eb parlament u ngrit ky problem, reagove i sfazuar.<\/p>\n<p>Do hetohesh pa diskutim p\u00ebr aferat e tmerrshme korruptive.<\/p>\n<p>Sot more n\u00eb mbrojtje, i the botuesi, do thosha nj\u00eb nga hajdut\u00ebt m\u00eb t\u00eb specializuar, Karlo Bolinon, me t\u00eb cilin ke ndar\u00eb pasuri publike, me t\u00eb cilin ke rr\u00ebmbyer 4900 met\u00ebr katror\u00eb tok\u00eb, me planin e rregullimit t\u00eb territorit, t\u00eb p\u00ebrcaktuar p\u00ebr gjimnaz.<\/p>\n<p>Sot paraqita para shqiptar\u00ebve tre vendimet, me firm\u00eb t\u00eb Edi Rram\u00ebs, vendime qeverie me firm\u00eb, t\u00eb personalizuara p\u00ebr kompanin\u00eb e tij me Bolinon.<\/p>\n<p>Nes\u00ebr do paraqes dokumente t\u00eb tjera se si \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur firma jote p\u00ebr k\u00ebt\u00eb afer\u00eb kriminale korruptive.<\/p>\n<p>Do hetohesh dhe nuk e fshehim k\u00ebt\u00eb, sikund\u00ebr jemi t\u00eb hapur p\u00ebr \u00e7do hetim vet\u00eb. Nuk ka k\u00ebtu nj\u00eb q\u00ebllim si t\u00eb till\u00eb. Jo. Urdh\u00ebro, ish-kryeminist\u00ebr, je kryeminist\u00ebr, t\u00eb hetohemi n\u00eb \u00e7do gj\u00eb.<\/p>\n<p>Deputet\u00ebt e tu n\u00eb k\u00ebt\u00eb komision t\u00eb hetimit t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit, le t\u00eb p\u00ebrzgjedhin cilido, nga Sali Berisha dhe pushtetar\u00ebt e tjer\u00eb. Por ky hetim do b\u00ebhet. Se po vazhdohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn kriminale duke pla\u00e7kitur pasurit\u00eb e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Jan\u00eb t\u00eb shumta t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb komprometojn\u00eb r\u00ebnd\u00eb v\u00ebllain t\u00ebnd, Olsi Ram\u00ebn, ortakun e fam\u00ebziut Amant Josifi.<\/p>\n<p>Shkoni sot n\u00eb burgjet e Tiran\u00ebs. Aty gjeni me dhjet\u00ebra t\u00eb rinj q\u00eb nuk kan\u00eb pasur kurr\u00eb lidhje me callcenterat e Amant Josifit, dhe jan\u00eb arrestuar p\u00ebr piramid\u00ebn e tmerrshme q\u00eb krijoi t\u00eb vjedhjes s\u00eb 2.2 miliard eurove nga qytetar\u00ebt europian\u00eb. Kurse callcenterat e Josifit jan\u00eb t\u00eb paprekura.<\/p>\n<p>Nuk ka gj\u00eb q\u00eb t\u00eb mbron nga ky hetim. Kushtetuta do prevaloj\u00eb. Shnd\u00ebrroj\u00eb n\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb duash ti, SKAP-in e partis\u00eb, mbroju sa t\u00eb duash me gjykat\u00ebs t\u00eb tipit Gjoka, q\u00eb u thot\u00eb shqiptar\u00ebve se nuk jam Irena e mbiemrit t\u00eb vajz\u00ebris\u00eb, por jam e mbiemrit t\u00eb nus\u00ebris\u00eb. N\u00eb fakt mban dy mbiemra.<\/p>\n<p>Ndaj dhe fjala q\u00eb mbajte sot, tregoi n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb frik\u00ebn, tmerrin q\u00eb ke nga aksioni opozitar.<\/p>\n<p>Por nga ana tjet\u00ebr, ishte nj\u00eb ftes\u00eb p\u00ebr popullin opozitar, t\u00eb vazhdoj\u00eb me k\u00ebmb\u00ebngulje betej\u00ebn p\u00ebr rivendosjen e kushtetutshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Do hetohesh se u ke marr\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb pakt\u00ebn 6 milion\u00eb met\u00ebr katror\u00eb me klanet e drog\u00ebs dhe ato q\u00eb ke favorizuar ti me ato investimet strategjike. Vet\u00ebm P\u00ebllumb Gjok\u00ebs i ke dh\u00ebn\u00eb mbi 400 mij\u00eb met\u00ebr.<\/p>\n<p>Ika koha kur ti kontrolloje opozit\u00ebn. Tani opozita, n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn, do t\u00eb kontrolloj\u00eb ty dhe cilido tjet\u00ebr me at\u00eb autoritet q\u00eb i jep Kushtetuta.<\/p>\n<p>Ndaj dhe dil po deshe pastrohesh dhe mbaj nj\u00eb or\u00eb konferenc\u00eb shtypi. P\u00ebrgatitu se \u00e7do dit\u00eb do m\u00eb kesh duke t\u00eb b\u00ebr\u00eb gjyqin p\u00ebr vjedhjet, p\u00ebr lidhjet me krimin, p\u00ebr korrupsionin masiv dhe e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se ne nga parlamenti nuk ikim, por ne n\u00eb parlament do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjyqin ty.<\/p>\n<p>Sikund\u00ebr ky gjyq do b\u00ebhet n\u00eb sheshet dhe rrug\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha gjat\u00eb nj\u00eb takimi me drejtuesit politik\u00eb t\u00eb partis\u00eb n\u00eb qarqe ka folur n\u00eb lidhje me aksionin e opozit\u00ebs. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Berisha u shpreh se, kushtetuta nuk mund t\u00eb bllokohet kurr\u00eb. Sipas kryetarit t\u00eb PD, \u2018opozita shqiptare \u00ebsht\u00eb e vendosur ta mbroj\u00eb Kushtetut\u00ebn me \u00e7do \u00e7mim\u2019. Fjala e plot\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":36879,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-64741","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64741","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64741"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64741\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/36879"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64741"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64741"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64741"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}