{"id":64871,"date":"2023-11-27T11:18:43","date_gmt":"2023-11-27T11:18:43","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=64871"},"modified":"2023-11-27T11:18:43","modified_gmt":"2023-11-27T11:18:43","slug":"po-mafien-ne-spak-kush-do-ta-hetoje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/11\/27\/po-mafien-ne-spak-kush-do-ta-hetoje\/","title":{"rendered":"Po mafien n\u00eb SPAK kush do ta hetoj\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Adriana KALAJA<\/strong><\/p>\n<p>Ka shum\u00eb fakte, ngjarje dhe prova sesi \u00ebsht\u00eb instaluar mafia n\u00eb SPAK dhe sesi prokuror\u00eb t\u00eb SPAK (jo t\u00eb gjith\u00eb), i sh\u00ebrbejn\u00eb mafies s\u00eb krimit dhe asaj n\u00eb pushtet, por un\u00eb po sjell vet\u00ebm nj\u00ebr\u00ebn prej tyre.<\/p>\n<p>Shtetasi A. K. \u00ebsht\u00eb marr\u00eb i pandehur nga SPAK, p\u00ebr mosveprime apo veprime t\u00eb kundraligjshme, me akuz\u00ebn e \u201cShp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d, akte t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrdorur thuajse n\u00eb t\u00eb gjitha relacionet dhe k\u00ebrkesat drejtuar gjykat\u00ebs, por q\u00eb organi akuz\u00ebs n\u00eb asnj\u00eb moment nuk e ka p\u00ebrmendur faktin, q\u00eb k\u00ebto procedime penale jan\u00eb regjistruar si shkak i akteve proceduriale t\u00eb referuara nga A. K n\u00eb organet kompetente.<\/p>\n<p>Prokuror\u00ebt e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje ishin Vladimir Mara dhe Dritan Prem\u00e7i, t\u00eb cil\u00ebt gjat\u00eb seanc\u00ebs p\u00ebr vleft\u00ebsimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit ndaj A. K., t\u00eb zhvilluar me dat\u00eb 04 Korrik 2021, t\u00eb pyetur nga mbrojtja, deklaruan se ata \u201cnuk ishin n\u00eb dijeni t\u00eb faktit se shtetasi A. K.\u201d, n\u00eb muajin Tetor t\u00eb vitit 2016 kishte referuar materiale proceduriale n\u00eb Prokurorin\u00eb p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda Tiran\u00eb, p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cTrafikimi i narkotik\u00ebve\u201d, t\u00eb parashikuar nga neni 283\/a t\u00eb Kodit Penal, n\u00eb ngarkim t\u00eb shtetasve F. A. dhe F.S., si dhe tre shtetasve t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse prokuror\u00ebt u njoh\u00ebn me k\u00ebt\u00eb fakt, ata p\u00ebrs\u00ebri nuk e vler\u00ebsuan si fakt dhe kan\u00eb vijuar fshehjen e tij dhe me nj\u00ebanshm\u00ebri kan\u00eb mbyllur hetimet, duke marr\u00eb t\u00eb mir\u00ebq\u00ebna vet\u00ebm deklarimet e shtetasve F. S. dhe F. A., si dhe disa veprime hetimore, ku jan\u00eb administruar disa t\u00eb dh\u00ebna, pa interes p\u00ebr hetimin.<\/p>\n<p>Prokuror\u00ebt e \u00e7\u00ebshtjes, me tendenc\u00eb nuk kan\u00eb kryer verifikimet e duhura, n\u00eb lidhje me pretendimet e k\u00ebtyre shtetasve, si dhe t\u00eb faktit q\u00eb shtetasi A. K., si OPGJ kishte referuar akte proceduriale ndaj tyre.<\/p>\n<p>Pse ky zell i prokuror\u00ebve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr t\u00eb vendosur mas\u00eb sigurimi ndaj tij, edhe pse shtetasi A. K. gjat\u00eb seanc\u00ebs p\u00ebr vleft\u00ebsimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit i kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni, edhe me dokumente p\u00ebrkat\u00ebse se ai e kishte kryer detyr\u00ebn e tij ligjore?<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn p\u00ebr vleft\u00ebsimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal, A. K., po k\u00ebshtu ka deklaruar se vuante nga tre s\u00ebmundje t\u00eb r\u00ebnda kronike, t\u00eb shoq\u00ebruara me epikriz\u00eb, por prokuror\u00ebt e \u00e7\u00ebshtjes, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb mafies mbajt\u00ebn t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim dhe k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebn n\u00eb vijimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal.<\/p>\n<p>Referuar provave t\u00eb paraqitura n\u00eb GJKKO, u provua se hetimi i kryer nga k\u00ebta prokuror\u00eb, ishte i nj\u00ebansh\u00ebm, tendencioz dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, p\u00ebr k\u00ebto arsye:<\/p>\n<ol>\n<li>Organi akuz\u00ebs i ka marr\u00eb disa her\u00eb deklarime shtetasve F. S. dhe F. A., me statusin e t\u00eb penduarit, nd\u00ebrsa p\u00ebr shtetasin A. K. nuk pati koh\u00eb t\u2019i merrte as dhe nj\u00eb deklarim, i cili do t\u00eb ishte shum\u00eb i vlefsh\u00ebm dhe p\u00ebr hetimin, kjo pasi ai ishte dhe oficeri i policis\u00eb gjyq\u00ebsore, q\u00eb kishte referuar akte proceduriale ndaj k\u00ebtyre dy shtetasve, qysh n\u00eb Tetor t\u00eb vitit 2016, p\u00ebr n\u00eb Prokurorin\u00eb p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cTrafikimi i narkotik\u00ebve\u201d, t\u00eb parashikuar nga neni 283\/a i Kodit Penal, fakt p\u00ebr t\u00eb cilin prokuror\u00ebt deklaruan se nuk kishin dijeni.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Pse mos t\u00eb merrej deklarimi i tij (nj\u00ebjt\u00eb si p\u00ebr z. Berisha dhe z. Malltezi), ku t\u00eb sqarohej pozicioni i tij, n\u00eb raport me deklarimet e t\u00eb penduarve, e t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb analiz\u00eb llogjike t\u00eb fakteve, n\u00eb raport me th\u00ebniet e k\u00ebtyre shtetasve, pse ky hezitim nga ana e prokuror\u00ebve?<\/p>\n<ol>\n<li>Prokurori \u00e7\u00ebshtjes Vladimir Mara, ishte n\u00eb konflikt interesi me shtetasin A. K., n\u00eb lidhje me shtetasin S. S., i cili si\u00e7 dihet bot\u00ebrisht, \u00ebsht\u00eb burri i motr\u00ebs s\u00eb prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes Vladimir Mara, fakt i cili nuk e ndaloi prokurorin t\u00eb vijonte hetimin te kjo \u00e7\u00ebshtje, madje veprimet hakmarr\u00ebse t\u00eb prokurorit mara ishin duksh\u00ebm vet\u00ebm p\u00ebr faktin se shtetasi A. K kishte zbatuar vet\u00ebm ligjin ndaj kunatit t\u00eb prokurorit.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Ky prokuror ishte n\u00eb dijeni q\u00eb n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 2019, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebnat ndaj shtetasit A. K., t\u00eb cilat ndodheshin n\u00eb deklarimet e shtetasit F. S. me statusin e t\u00eb penduarit, por q\u00eb ai ka vepruar vet\u00ebm pas 20 muajsh, me dat\u00eb 23.06.2021, duke e marr\u00eb n\u00ebn hetim k\u00ebt\u00eb shtetas.<\/p>\n<p>Shtrohet pyetja:<\/p>\n<p>Pse prokuroria ka vepruar me kaq vones\u00eb dhe pse pik\u00ebrisht n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, pasi rezulton se: q\u00eb nga njohja me t\u00eb dh\u00ebnat ndaj shtetasit A. K., e deri kur ai \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00ebn hetim nga aktet e d\u00ebrguara p\u00ebr gjykim, nuk kishte t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb reja, r\u00ebnduese ndaj tij dhe n\u00eb interes t\u00eb hetimit ndaj tij?<\/p>\n<p>Referuar fakteve dhe provave t\u00eb paraqitura prej nesh, prokurori Mara ka vepruar pik\u00ebrisht n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019u hakmarr\u00eb n\u00eb lidhje me dh\u00ebndrin e tij, si dhe me nj\u00eb procedim tjet\u00ebr penal, q\u00eb ai dhe prokurori tjet\u00ebr Dritan Pren\u00e7i kishin n\u00eb ndjekje, procedimi nr. 339\/2016 (dosja e famshme e blerjes s\u00eb votave publikuar nga gazeta gjermane Bild dhe q\u00eb u shk\u00ebrmoq nga SPAK), p\u00ebr t\u00eb cilin z. A. K., me detyr\u00eb specialist p\u00ebr trafiqet dhe narkotik\u00ebt n\u00eb seksionin p\u00ebr krimin e organizuar n\u00eb Komisariatin e Policis\u00eb Kavaj\u00eb kishte referuar n\u00eb muajin N\u00ebntor, t\u00eb vitit 2016.<\/p>\n<p>Pa filluar hakmarrja gjyq\u00ebsore, mafia e instaluar n\u00eb Polici, sapo njihet m\u00eb veprimet proceduriale t\u00eb shtetasit A. K. n\u00eb referim t\u00eb dispozitave ligjore, e transferon n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, mafia e instaluar n\u00eb Polici e SPAK, fillon procedimin penal pa prova dhe n\u00eb shkelje t\u00eb plot\u00eb t\u00eb dispozitave ligjore duke k\u00ebrkuar edhe mas\u00eb sigurimi personal ndaj tij.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb sip\u00ebr, rezulton se t\u00eb dy k\u00ebta prokuror\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfunduar hetimet n\u00eb lidhje me at\u00eb procedim penal dhe kan\u00eb mbrojtur akuz\u00ebn n\u00eb gjykat\u00eb si dhe veprimi tendenzios dhe hakmarr\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm se ata kan\u00eb pasur interes q\u00eb z. A. K. t\u00eb ishte n\u00ebn hetim, p\u00ebr t\u2019i mbyllur goj\u00ebn, pasi ai dinte shum\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, shtetasi A. K. gjat\u00eb periudh\u00ebs kur ishte me detyr\u00eb specialist n\u00eb Sh\u00ebrbimin p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Brendshme dhe Ankesat dhe mbulonte dhe Komisariatin e Policis\u00eb Kavaj\u00eb, i cili n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb drejtohej nga z. S. S., ndryshe dh\u00ebndrri i prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes z.Vladimir Mara ( fakt q\u00eb dihet bot\u00ebrisht), me t\u00eb cilin A. K., ka pasur disa p\u00ebrplasje p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Kush ishin rastet q\u00eb kishin shqet\u00ebsuar mafien n\u00eb Polici e m\u00eb pas n\u00eb SPAK?<\/p>\n<ol>\n<li>Me dat\u00eb 10.04.2020, shtetasi A. K., p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs ishte informuar se n\u00eb bregdet para hotel \u201cPorto Kavalja\u201c Golem ishin hedhur rreth 80 m3 beton. Menj\u00ebher\u00eb e ka takuar shefin e Komisariatit t\u00eb Policis\u00eb z.S. S. dhe ndaj tij kan\u00eb filluar k\u00ebrc\u00ebnimet nga nd\u00ebrtuesi ddhe q\u00eb edhe sot \u00ebsht\u00eb leht\u00ebsisht e verifikueshme se kush nd\u00ebrtoi aty.<\/li>\n<li>Nga fundi i muajit Prill t\u00eb vitit 2020 shtetasi A. K., ishte informuar, se n\u00eb bregdet para kompleksit \u201cMarea\u201c, n\u00eb Qerret Kavaj\u00eb, ku banojn\u00eb dhe familjar\u00eb t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb z. S. S. (shefi i komisiariatit), n\u00eb det po nd\u00ebrtohej nj\u00eb pist\u00eb me gur\u00eb, me gjat\u00ebsi rreth 100 met\u00ebr dhe gjer\u00ebsi 4 met\u00ebr, fakt q\u00eb pista edhe sot \u00ebsht\u00eb evidente, pa leje dhe q\u00eb S. S. jo vet\u00ebm q\u00eb nuk mori masa por u hakmorr ndaj A. K..<\/li>\n<li>N\u00eb muajin Maj t\u00eb vitit 2020, kur A. K. ishte me detyr\u00eb specialist n\u00eb Drejtorin\u00eb Rajonale t\u00eb SH\u00c7BA Durr\u00ebs, mbulonte dhe Komisariatin e Policis\u00eb Kavaj\u00eb dhe s\u00eb bashku, me dy koleg\u00eb t\u00eb tij kishte referuar materialet proceduriale n\u00eb Prokurorin\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs Par\u00eb Kavaj\u00eb, p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, n\u00eb ngarkim t\u00eb pes\u00eb oficer\u00ebve t\u00eb policis\u00eb, t\u00eb Komisariatit t\u00eb Policis\u00eb Kavaj\u00eb, n\u00ebn vart\u00ebsi t\u00eb z.S. S., pasi dyshohej se ata dhe epror\u00ebt e tyre kundrejt p\u00ebrfitimeve materiale kishin lejuar dhjet\u00ebra nd\u00ebrtime t\u00eb paligjshme n\u00eb bregdetin e Golemit, fakt q\u00eb u shoq\u00ebrua me procedimin penal me nr.162\/2020 por edhe me nj\u00eb raprezalje t\u00eb frikshme ndaj familjar\u00ebve t\u00eb shtetasit A. K.<\/li>\n<li>Pas disa dit\u00ebsh pas k\u00ebtij referimi, A. K., i kan\u00eb vajtur dhe dy persona p\u00ebr ta takuar, t\u00eb d\u00ebrguar nga t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb z.S. S., t\u00eb cil\u00ebt i kishin th\u00ebn\u00eb se, t\u00eb mos t\u00eb merrej me S. S., se p\u00ebrndryshe do t\u00eb p\u00ebrfundonte n\u00eb burg dhe ja, q\u00eb ata paskan pasur t\u00eb drejt\u00eb (\u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar nga A. K. q\u00eb k\u00ebta dy d\u00ebshmitar\u00eb t\u2019i paraqisnin gjat\u00eb shqyrtimit gjyq\u00ebsor).<\/li>\n<li>Prokuror\u00ebt e korruptuar dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb mafies n\u00eb pushtet dhe jo vet\u00ebm, n\u00eb hakmarrje ndaj shtetasit A. K. dhe familjar\u00ebve t\u00eb tij, ku Komisariati i Policis\u00eb Kavaj\u00eb, m\u00eb dat\u00eb 15.06.2020 kishin referuar materiale proceduriale n\u00eb Prokurorin\u00eb Pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Kavaj\u00eb, p\u00ebr veprat penale t\u00eb: \u201cVrasje me paramendim, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, mbetur n\u00eb tentative\u201d, t\u00eb parashikuara nga nenet 78, 25 dhe 22 t\u00eb Kodit Penal, p\u00ebr t\u2019u ndjekur me metoda proaktive, ndaj tij dhe familjar\u00ebve t\u00eb tij, si dhe duke i lidhur me persona t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me ta.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Lidhur me pik\u00ebn 5., sqaroj se:<\/p>\n<p>Me dat\u00eb 28.12.2021 Prokuroria Pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Kavaj\u00eb ka kthyer p\u00ebrgjigje ku informon se kjo Prokurori, me dat\u00eb 15.06.2020 ka regjistruar material kall\u00ebzues me nr.300, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb materialit t\u00eb ardhur nga Komisariati i Policis\u00eb Kavaj\u00eb.<\/p>\n<p>Me dat\u00eb 30.06.2020, Prokuroria Pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Kavaj\u00eb ka vendosur mosfillimin e procedimit, bashk\u00eblidhur dhe kopjet e akteve t\u00eb kall\u00ebzimit, t\u00eb d\u00ebrguara nga Komisariati i Policis\u00eb Kavaj\u00eb<\/p>\n<p>K\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna jan\u00eb keqp\u00ebrdorur nga ana e akuz\u00ebs p\u00ebr t\u00eb r\u00ebnduar pozit\u00ebn e t\u00eb pandehurit A. K., n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, pasi vjen n\u00eb kund\u00ebrshtim me nenin 151\/4 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb arsyetuar k\u00ebt\u00eb referim, oficeri policis\u00eb gjyq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb bazuar vet\u00ebm tek nj\u00eb raport sh\u00ebrbimi, i p\u00ebrpiluar me tendenc\u00eb nga nj\u00eb oficer policie, n\u00eb shenj\u00eb hakmarrje ndaj shtetasit A. K., pasi ky i fundit e kishte kall\u00ebzuar n\u00eb prokurori p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre rreth nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dy k\u00ebta oficer\u00eb policie, n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe t\u00eb diktuar nga epror\u00ebt e tyre, q\u00ebllimisht n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, kan\u00eb sajuar dhe huazuar nj\u00eb konflikt t\u00eb ndodhur me dat\u00eb 03.05.2020, midis disa kush\u00ebrinjve t\u00eb shtetasit A. K. (metoda hetuesie), t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb konfliktuar mes tyre, konflikt i cili ka ndodhur n\u00eb brezin e pishave, para kompleksit \u201cMarea\u201d, n\u00eb Qerret Kavaj\u00eb.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb sip\u00ebr, del haptazi dhe qart\u00eb se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me veprime arbitrare, t\u00eb kryera me dashje nga oficer\u00eb t\u00eb policis\u00eb Kavaj\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt q\u00ebllimisht p\u00ebr hakmarrje personale, kan\u00eb shfryt\u00ebzuar atributet q\u00eb atyre u jep detyra, duke p\u00ebrpiluar akte proceduriale mbi fakte t\u00eb rreme, me q\u00ebllim p\u00ebrndjekjen e shtetasit A. K. dhe t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb tij, e lejuar dhe e diktuar kjo nga zinxhiri komandues i k\u00ebtij Komisariati Policie, veprime k\u00ebto t\u00eb d\u00ebnueshme sipas ligjit.<\/p>\n<p>Cilin \u201cshkleli n\u00eb kalllo\u201d A. K.?<\/p>\n<p>S\u00eb pari: A. K. n\u00eb periudh\u00ebn kohore 20 Prill &#8211; 24 N\u00ebntor t\u00eb vitit 2016 ka q\u00ebn\u00eb i em\u00ebruar me detyr\u00eb specialist p\u00ebr trafiqet dhe narkotik\u00ebt, n\u00eb seksionin e krimit ekonomik dhe krimit t\u00eb organizuar, n\u00eb Komisariatin e Policis\u00eb Kavaj\u00eb, dhe gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe ka referuar materiale n\u00eb ngarkim t\u00eb disa qytetar\u00ebve kavajas, p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb parashikuar nga neni 283\/2 i Kodit Penal, rregjistruar nga Organi i Akuz\u00ebs me nr.552\/2016, ku gjat\u00eb hetimit, nga transkiptimi i bisedave, ka rezultuar se personat n\u00ebn hetim furnizoheshin me l\u00ebnd\u00eb narkotike t\u00eb llojit kokain\u00eb tek nj\u00eb shtetas n\u00eb qytetin e Shijakut, i cili kishte n\u00eb p\u00ebrdorim numrin e telefonit 069&#8230;..20, i cili pas identifikimit n\u00eb kompanin\u00eb celulare, ka rezultuar se ishte n\u00eb em\u00ebr t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb shtetasit A. S. alias B. (A.), por q\u00eb p\u00ebrdorej nga ky i fundit.<\/p>\n<p>Nga ana ime \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpiluar nj\u00eb raport sh\u00ebrbimi, ku jan\u00eb pasqyruar disa t\u00eb dh\u00ebna me interes, e n\u00eb baz\u00eb t\u00eb cilit prokurorja \u00e7\u00ebshtjes ka p\u00ebrpiluar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr lejimin e p\u00ebrgjimit t\u00eb numrit t\u00eb telefonit, q\u00eb p\u00ebrdorej nga ky shtetas p\u00ebr aktivitet kriminal, duke e dor\u00ebzuar n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb hetimit \u00ebsht\u00eb lejuar mbajtja n\u00ebn p\u00ebrgjim e k\u00ebtij numri, me nj\u00eb afat 15 ditor ( nga data 01-15 Dhjetor t\u00eb vitit 2016).<\/p>\n<p>Prokuroria p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda n\u00eb Tiran\u00eb k\u00ebt\u00eb material procedurial e ka regjistruar me nr.339\/2016 dhe ky procedim fillimisht \u00ebsht\u00eb ndjekur nga disa prokuror\u00eb dhe n\u00eb fund ky procedim penal \u00ebsht\u00eb ndjekur nga dy prokuror\u00ebt Z. Vladimir Mara dhe Z. Dritan Pren\u00e7i, t\u00eb cil\u00ebt i kan\u00eb p\u00ebrfunduar hetimet dhe e kan\u00eb d\u00ebrguar dosjen penale p\u00ebr gjykim, si dhe kan\u00eb mbrojtur akuz\u00ebn n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi jan\u00eb mbyllur hetimet dhe \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr gjykim, \u00ebsht\u00eb konstatuar se shum\u00eb persona t\u00eb implikuar n\u00eb veprimtari kriminale, ishin shmangur nga hetimi, ku theksoj se nj\u00eb pjes\u00eb e tyre ishin persona me detyra zyrtare n\u00eb administrat\u00ebn shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb d\u00ebgjimit t\u00eb bisedave \u00ebsht\u00eb konstatuar se n\u00eb aktivitet kriminal, krahas personave t\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr gjykim jan\u00eb dhe shtetasit e identifikuar:<\/p>\n<ol>\n<li>G. D., me detyr\u00eb ish Kryetar i Partis\u00eb Socialiste dega Kavaj\u00eb.<\/li>\n<li>E. (E) Rr., me detyr\u00eb ish Kryetar i Bashkis\u00eb Kavaj\u00eb.<\/li>\n<li>G. Zh., me detyr\u00eb Drejtor n\u00eb Drejtorin\u00eb e Policis\u00eb s\u00eb Migracionit dhe Kufirit Vlor\u00eb.<\/li>\n<\/ol>\n<p>S\u00eb dyti: Dy prokuror\u00ebt Mara dhe Premti, gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb tyre si prokuror\u00eb n\u00eb SPAK, n\u00eb informacionin p\u00ebr ecurin\u00eb e hetimeve, t\u00eb p\u00ebrpiluar nga ata e t\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb gjykat\u00eb, me dat\u00eb 08.10.2021, nd\u00ebrmjet t\u00eb tjerash ishte administruar dhe nj\u00eb shkres\u00eb p\u00ebrcjell\u00ebse ( kthim p\u00ebrgjigje), me nr.prot 4658\/2, dat\u00eb 04.08.2021 e Komisariatit t\u00eb Policis\u00eb Kavaj\u00eb, me firm\u00ebn e titullarit S. S. (dh\u00ebnd\u00ebri I Mar\u00ebs), n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhen t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb fotokopjuara nga libri \u201cSh\u00ebnime ditore gjat\u00eb sh\u00ebrbimit\u201d, me nr.120, dat\u00eb 27.07.2016 t\u00eb Komisariatit t\u00eb Policis\u00eb Kavaj\u00eb ( faqe 223-255), ku \u00ebsht\u00eb konstatuar se k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna jan\u00eb marr\u00eb nga organi procedues n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme, e jo konform procedur\u00ebs standarte p\u00ebr kqyrjen e dokumenteve, me cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs material dhe ku n\u00eb k\u00ebto prova \u00ebsht\u00eb konstatuar nd\u00ebrhyrje falsifikuese, t\u00eb q\u00ebllimshme, t\u00eb cilat jan\u00eb pranuar n\u00eb at\u00eb gjendje dhe jan\u00eb marr\u00eb t\u00eb mir\u00ebq\u00ebna, n\u00eb shkelje me ligjin nga ana e organit procedues, t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb kryer verifikime n\u00eb lidhje me k\u00ebto nd\u00ebrhyrje, e p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb ndjekje penale personat p\u00ebrgjegj\u00ebs, q\u00eb kan\u00eb pasur q\u00ebllim fshehjen e fakteve dhe provave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ne, por i kan\u00eb administruar dhe i kan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb gjykat\u00eb si prova p\u00ebr t\u00eb r\u00ebnduar pozit\u00ebn proceduriale t\u00eb A. K.<\/p>\n<p>S\u00eb treti: Dy prokuror\u00ebt Mara dhe Pren\u00e7i, gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb tyre si prokuror\u00eb, n\u00eb informacionin e d\u00ebrguar gjykat\u00ebs me dat\u00eb 08.10.2021 nd\u00ebr t\u00eb tjera kan\u00eb administruar t\u00eb dh\u00ebna, n\u00eb ndalim t\u00eb nenit 151.3 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, me q\u00ebllim e vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrdorur k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna si rrethan\u00eb r\u00ebnduese ndaj meje n\u00eb gjykat\u00eb, t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me nj\u00eb informacion p\u00ebr referimin e materialeve proceduriale t\u00eb p\u00ebrpiluar nga OPGJ n\u00eb Komisariatin e Policis\u00eb Kavaj\u00eb (q\u00eb n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb drejtohej nga dh\u00ebndrri i prokurorit Vladimir Mara), p\u00ebr n\u00eb Prokurorin\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Kavaj\u00eb, p\u00ebr t\u2019u ndjekur me metoda proaktive, ndaj meje dhe familjar\u00ebve t\u00eb mi (babait dhe v\u00ebllait tim), p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb parashikuar nga nenet: 76, 25 dhe 22 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb e lejueshme p\u00ebrdorimi i k\u00ebtyre akteve proceduriale, p\u00ebr t\u00eb cilat nj\u00eb Prokurori m\u00eb her\u00ebt ka vendosur mos fillimin e procedimit penal?<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti: Prokuror\u00ebt Vladimir Mara dhe Dritan Pren\u00e7i, gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs si prokuror\u00eb n\u00eb SPAK, kan\u00eb kryer hetime me dy standarte, e t\u00eb nj\u00ebanshme, duke mos mbajtur t\u00eb nj\u00ebjtin standart hetimi, n\u00eb lidhje me t\u00eb dh\u00ebnat e administruara n\u00eb at\u00eb procedim dhe konkretisht n\u00eb lidhje me pretendimet e t\u00eb penduarit F. S., ku ky i fundit deklaron se :-p\u00ebr daljen e tij nga Komisariati i Policis\u00eb Kavaj\u00eb ai i kishte dh\u00ebn\u00eb shefit t\u00eb krimeve ( E. P. ) 6.000 Euro, fakt i cili nuk lidhej fare me shtetasin A.K.<\/p>\n<p>Gjithashtu, si pasoj\u00eb e pesh\u00ebs q\u00eb mafia ka n\u00eb t\u00eb gjitha pushtetet, A. K. dhe familjar\u00ebt e tij jan\u00eb ndjer\u00eb dhe ndjehen gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs t\u00eb rrezikuar dhe t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar me jet\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtyre procedimeve penale q\u00eb A. K., ka b\u00ebr\u00eb ndaj grupeve kriminale dhe mafioze t\u00eb lidhur edhe me k\u00ebta prokuror\u00eb n\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>Aq shum\u00eb kan\u00eb vepruar n\u00ebn urdh\u00ebrat e mafies n\u00eb pushtet dhe jo vet\u00ebm saq\u00eb megjith\u00eb k\u00ebrkesat ligjore t\u00eb A. K., me q\u00ebllim kryerjen e kontrolleve t\u00eb nevojshme mjek\u00ebsore, n\u00eb lidhje me s\u00ebmundjet q\u00eb ai vuante (pasi kishte m\u00eb shum\u00eb se 10 muaj q\u00eb nuk kishte kryer asnj\u00eb kontroll dhe as analiza mjek\u00ebsore p\u00ebr s\u00ebmundjet kronike) porkjo k\u00ebrkes\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb parasysh nga ana e tyre, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb treguar edhe an\u00ebn e tyre johumane, sepse n\u00eb pritje t\u00eb plot\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs, gjendja e tij sh\u00ebndet\u00ebsore erdhi dhe u p\u00ebrkeq\u00ebsua m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi shtetasi A. K., u persekutua nga strukturat n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit, u internua me detyr\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr, u procedua (\u00e7ka e detyroi t\u00eb jepte edhe dor\u00ebheqjen), dhe u mbajt padrejt\u00ebsisht p\u00ebr 18 muaj me mas\u00eb sigurimi \u201cArrest n\u00eb sht\u00ebpi\u201d, Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me dat\u00eb 05.12.2022, vendosi kthimin e akteve p\u00ebr plot\u00ebsim dhe sakt\u00ebsim t\u00eb akuz\u00ebs, pasi n\u00eb akuz\u00ebn e ngritur nuk kishte prova.<\/p>\n<p>Gjithashtu, sipas vendimit t\u00eb GJKKO me dat\u00eb 08.12.2022 \u00ebsht\u00eb pranuar k\u00ebrkesa p\u00ebr \u201cshuarje mase t\u00eb sigurimit personal\u201d n\u00eb ngarkim t\u00eb shtetasit A. K.<\/p>\n<p>Por \u00e7\u00ebshtja nuk p\u00ebrfundon k\u00ebtu.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e dat\u00ebs 05.12.2022 t\u00eb GJKKO, nd\u00ebr t\u00eb tjera ajo i ka k\u00ebrkuar prokuror\u00ebve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb qart\u00eb, si dhe t\u00eb sakt\u00ebsojn\u00eb se cilat jan\u00eb veprimet, apo mos veprimet konkrete, n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin q\u00eb A. K., ka kryer gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs?<\/p>\n<p>Megjith\u00eb koh\u00ebn e nevojshme q\u00eb GJKKO i la prokuror\u00ebve t\u00eb SPAK, ata d\u00ebshtuan t\u00eb provonte konsumimin e vepr\u00ebs penale nga shtetasi A. K., duke legjitimuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb dyshimet e tij t\u00eb asryeshme se e gjitha ishte nj\u00eb sulm hakmarr\u00ebs dhe i sponsorizuar nga mafia edhe p\u00ebr faktet se nga prokuror\u00ebt Mara dhe Pren\u00e7i:<\/p>\n<p>1 Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe nuk u krye asnj\u00eb hetim shtes\u00eb.<\/p>\n<ol start=\"2\">\n<li>Nuk u mor asnj\u00eb prov\u00eb q\u00eb t\u00eb zbardhte ngjarjen penale t\u00eb pretenduar.<\/li>\n<li>I akuzuari nuk u mor fare n\u00eb pyetje por vet\u00ebm n\u00eb dit\u00ebn e komunikimit t\u00eb akuz\u00ebs.<\/li>\n<li>Pyetjet gjat\u00eb marrjes s\u00eb deklarat\u00ebs ishin provokative dhe q\u00eb komplikonin edhe familjar\u00eb t\u00eb A. K.<\/li>\n<li>Pyetjet gjat\u00eb marrjes s\u00eb deklarat\u00ebs nuk kishin lidhje me akuz\u00ebn dhe d\u00ebmtonin m\u00eb shum\u00eb pozit\u00ebn e t\u00eb akuzuarit A. K.<\/li>\n<\/ol>\n<p>K\u00ebshtu, referuar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto problem t\u00eb r\u00ebnda lidhur me form\u00ebn dhe p\u00ebrmbajtjen, megjith\u00ebse prokuror\u00ebt Mara dhe Pren\u00e7i nuk paraqit\u00ebn k\u00ebrkesa paraprake dhe megjith\u00ebse pas k\u00ebrkes\u00ebs ton\u00eb filluan reagimin edhe m\u00eb antiligjor dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me dispozitat penale,<\/p>\n<p>GJKKO pranoi k\u00ebrkes\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr shpalljen e moskompetenc\u00ebs s\u00eb hetimit t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje nga SPAK dhe d\u00ebrgimin e saj n\u00eb gjykat\u00ebn kompetente.<\/p>\n<p>Po sot kush mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebto veprime abuzive dhe mafioze t\u00eb Prokuror\u00ebve t\u00eb SPAK Vladimir Mara dhe Dritan Pren\u00e7i?<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shtetasi A. K., ka b\u00ebr\u00eb kall\u00ebzim penal ndaj tyre dhe ata u mbrojt\u00ebn nga koleg\u00ebt e tyre q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb mafies si dhe nuk u mor k\u00ebrkesa nga drejtuesi I ILD Metani, i cili ka frik\u00eb t\u00eb reagoj\u00eb ndaj k\u00ebtr\u00eb prokuror\u00ebve p\u00ebrsa koh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb mafien e incenerator\u00ebve.<\/p>\n<p>Se n\u00ebse ka nj\u00eb konflikt interesi \u00ebsht\u00eb ky dhe jo ai q\u00eb p\u00ebrmendin Zvarranik\u00ebt dhe Sudet n\u00eb \u00e7do banak televiziv t\u00eb pushtetit, se nj\u00eb gjyqtare apo prokuror duhet q\u00eb para se t\u00eb blej\u00eb nj\u00eb pron\u00eb, t\u00eb parashikoj\u00eb se personi n\u00eb fjal\u00eb do arrestohet me urdh\u00ebr t\u00eb Edvinit t\u00eb Kristaqit pas 15 vitesh.<\/p>\n<p>Dhe kulmi i absurditetit penal se ghyqtare Irena Maneku-Gjoka, ishte n\u00eb konflikt t\u00eb hapur interesi, pasi m\u00eb her\u00ebt ishte gjyqtare p\u00ebr hetimet paraprake ndaj A. K., dhe vendos l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb SPAK p\u00ebr mosfillimin e kall\u00ebzimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga A. K., ndaj dy prokuror\u00ebve Mara dhe Pren\u00e7i.<\/p>\n<p>Marr\u00ebzi deri ne perversitet si vet\u00eb ato q\u00eb deklaron edhe Idajet Beqiri alias sipas pseudonimit ne sigurimin e shtetit Ido Mane Kuta apo Nexhmija Hoxha Nr.2, e reja e Hekuran Isait Gjikondi e t\u00eb tjer\u00eb e t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb nuk ja vlen t`i p\u00ebrm\u00ebnd e T`jua prish fundjav\u00ebn e gjat\u00eb&#8230;..<\/p>\n<p>Ndaj sot pyes,<\/p>\n<p>Po mafien n\u00eb SPAK kush do t`a hetoj\u00eb?<\/p>\n<p>Trishtim dhe dhimbje q\u00eb vijojn\u0113 ngjarjet e dhimbshme t\u00eb nj\u00eb shteti mafioz si ajo ndaj ish polic\u00ebve <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/profile.php?id=1178784022&amp;__cft__%5b0%5d=AZUtVNxGXftLZc7IeAJjY_iyMeVRsxCLYGSX29Fr28m8s_s3WOODuwP9v3QCfzbbG9Ar0SF7qCn2dsK9kqJzmnXRxVBc0_uy4jEzifU-UtGIY59afymyttCZ0KO8vMwFktArtP0dlFN07jPZPi3Ho2CO&amp;__tn__=-%5dK-R\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Dritan Zagani<\/a> e Emiljano Nuhu.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Adriana KALAJA Ka shum\u00eb fakte, ngjarje dhe prova sesi \u00ebsht\u00eb instaluar mafia n\u00eb SPAK dhe sesi prokuror\u00eb t\u00eb SPAK (jo t\u00eb gjith\u00eb), i sh\u00ebrbejn\u00eb mafies s\u00eb krimit dhe asaj n\u00eb pushtet, por un\u00eb po sjell vet\u00ebm nj\u00ebr\u00ebn prej tyre. Shtetasi A. K. \u00ebsht\u00eb marr\u00eb i pandehur nga SPAK, p\u00ebr mosveprime apo veprime t\u00eb kundraligjshme, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":41232,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-64871","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64871","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64871"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64871\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/41232"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64871"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64871"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64871"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}