{"id":64880,"date":"2023-11-27T11:27:20","date_gmt":"2023-11-27T11:27:20","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=64880"},"modified":"2023-11-27T11:27:34","modified_gmt":"2023-11-27T11:27:34","slug":"cudia-me-kapjen-e-spak-gjykata-kerkon-burg-per-beqajn-spak-u-i-partise-e-mbron","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/11\/27\/cudia-me-kapjen-e-spak-gjykata-kerkon-burg-per-beqajn-spak-u-i-partise-e-mbron\/","title":{"rendered":"\u00c7udia me kapjen e SPAK, Gjykata k\u00ebrkon burg p\u00ebr Beqajn, SPAK-u i Partis\u00eb e mbron"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me, Erion Bani, i cili drejtoi seancat e caktimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb dhe marrjes n\u00eb pyetje t\u00eb ish-ministrit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Ilir Beqaj lidhur me kontrat\u00ebn e partneritetit publik privat t\u00eb sterilizimit, evidenton probleme t\u00eb patrajtuara nga prokuror\u00ebt e SPAK, duke vler\u00ebsuar se ndaj ish-ministrit duhej t\u00eb ishte ngritur nj\u00eb akuz\u00eb shtes\u00eb, e shoq\u00ebruar me mas\u00ebn e sigurimit \u201carrest me burg\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin prej 303 faqesh p\u00ebr seanc\u00ebn e marrjes n\u00eb pyetje t\u00eb Beqajt m\u00eb 20 n\u00ebntor, konstatohet se kontrata koncesionare nuk \u00ebsht\u00eb lidhur bazuar n\u00eb procedurat ligjore dhe arsyetohet se ish-ministri Beqaj ka shkelur ligjin gjat\u00eb procesit t\u00eb negociimit t\u00eb kontrat\u00ebs, duke shtuar d\u00ebmet p\u00ebr shtetin dhe favoret p\u00ebr kompanit\u00eb private.<\/p>\n<p>P\u00ebrplasja mes gjyqtarit Bani dhe prokuror\u00ebve t\u00eb SPAK p\u00ebr rolin e ish-ministrit Beqja n\u00eb koncesionin problematik t\u00eb sterilizimit nuk ndodh p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. N\u00eb gusht t\u00eb k\u00ebtij viti, emri i Beqajt mungoi n\u00eb k\u00ebrkesat p\u00ebr mas\u00eb sigurie t\u00eb prokuror\u00ebve Edvin Kondili dhe Ened Naku\u00e7i, nd\u00ebrsa Bani vler\u00ebsoi se kishte prova t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb ngitur akuz\u00ebn e shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs ndaj tij.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e marrjes n\u00eb pyetje t\u00eb 20 n\u00ebntorit 2023, Beqaj u rezervua t\u00eb jap\u00eb shpjegime, por p\u00ebrmes nj\u00eb statusi t\u00eb publikuar n\u00eb Facebook, ai i ka quajtur akuzat t\u00eb pabazuara dhe shprehu besimin se emri i tij do \u201ct\u00eb pastrohet p\u00ebrfundimisht nga akuzat\u201d.<\/p>\n<p>Sipas gjykat\u00ebs, pas hetimeve shtes\u00eb t\u00eb b\u00ebra nga prokuroria duke administruar aktet e ekspertimit t\u00eb telefonave t\u00eb personave n\u00eb hetim, krijohet bindja se Beqaj ka qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb t\u00eb gjitha procedurave dhe dokumentacionit q\u00eb ka administruar Komisioni i Dh\u00ebnies me Kon\u00e7esion. Bani shkon m\u00eb tej n\u00eb arsyetimin e tij, duke vler\u00ebsuar se ekziston dyshimi i arsyesh\u00ebm se Beqaj ka cil\u00ebsin\u00eb e organizatorit n\u00eb k\u00ebt\u00eb veprimtari kriminale t\u00eb dyshuar p\u00ebr dh\u00ebnien e koncesionit t\u00eb sterilizimit fituesit t\u00eb paracaktuar.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto rrethana, gjykata \u00e7mon se Beqaj duhet t\u00eb procedohet jo vet\u00ebm p\u00ebr \u201cshp\u00ebrdorim detyre\u201d n\u00eb bashk\u00ebpunim, por edhe p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cfalsifikimi i vulave, stampave dhe formular\u00ebve\u201d nga personi q\u00eb ka p\u00ebr detyr\u00eb hartimin e tyre, parashikuar nga neni 190, paragrafi i tret\u00eb, i Kodit Penal, q\u00eb parashikon d\u00ebnimin me burgim nga tre deri n\u00eb 7 vjet.<\/p>\n<p>Kjo akuz\u00eb buron nga ndryshimi q\u00eb p\u00ebsoi kontrata e partneritetit publik privat gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb negociimit, ku sipas gjyqtarit Bani u hoq vlera maksimale e mb\u00ebshtetjes buxhetore si dhe u ngarkua sektori publik me kostot e energjis\u00eb elektrike dhe ato t\u00eb ujit n\u00eb favor t\u00eb kompanive private. Sipas tij, procedura e p\u00ebrzgjedhur nga ana e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, e hapur me negocim kontrate, si dhe negocimi i kontrat\u00ebs me operatorin ekonomik fitues t\u00eb kryesuar nga Servizi Italia s.p.a, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb \u201chapur dhe flagrant\u201d me aktet ligjore dhe n\u00ebnligjore.<\/p>\n<p>Ai argumenton se nuk duhej t\u00eb kishte negocim lidhur me kushtet e kontrat\u00ebs, por fituesi duhet t\u00eb lidhte kontrat\u00ebn menj\u00ebher\u00eb pas publikimit t\u00eb njoftimit t\u00eb fituesit, pasi kriteret e paraqitura n\u00eb ofert\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb kushte t\u00eb panegociueshme dhe nuk mund t\u00eb ndryshohen n\u00eb asnj\u00eb rast.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, gjykata v\u00ebren se gjat\u00eb negociatave \u00ebsht\u00eb hequr vlera maksimale e mb\u00ebshtetjes financiare n\u00eb shum\u00ebn 9 miliard\u00eb e 657 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH, e llogaritur si pages\u00eb e 10 viteve s\u00eb bashku, duke ndryshuar nj\u00eb nga kushtet thelb\u00ebsore t\u00eb kontrat\u00ebs, nga \u00e7mim i p\u00ebrcaktuar n\u00eb t\u00eb pap\u00ebrcaktuar.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb duhej k\u00ebrkuar miratim paraprak nga Ministria e Financave. \u201cNdryshimet e kushteve thelb\u00ebsore t\u00eb kontrat\u00ebs, q\u00eb nuk parashikohen n\u00eb dokumentacionin e tenderit k\u00ebrkojn\u00eb zbatimin e nj\u00eb procedure t\u00eb re t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb koncesionit. Po ashtu, negocimi i kontrat\u00ebs n\u00eb favor t\u00eb kon\u04abesionarit ka sjell\u00eb d\u00ebm ekonomik n\u00eb buxhetin e shtetit,\u201d citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Komisioni i Dh\u00ebnies s\u00eb Koncensionit akuzohet n\u00eb vendim se e ka negociuar kontrat\u00ebn n\u00eb favor t\u00eb koncensionarit dhe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit, p\u00ebr vler\u00ebn 505 milion\u00eb lek\u00eb. Evidentohet se gjat\u00eb negocimit t\u00eb kontrat\u00ebs, shoq\u00ebris\u00eb kon\u04abesionare fituese i \u00ebsht\u00eb ulur kjo vler\u00eb nga sa kishte ofruar gjat\u00eb konkurrimit dhe se oferta e saj paraprake \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pik\u00ebt maksimale n\u00eb konkurrim. \u201cPra, n\u00eb rastin konkret jo vet\u00ebm q\u00eb nuk duhet t\u00eb zhvilloheshin fare negociata, por edhe n\u00ebse do t\u00eb lejohej ato nuk mund t\u00eb b\u00ebhen n\u00eb kund\u00ebrshtim me ofert\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb nga vet\u00eb fituesi\u201d, shprehet Bani.<\/p>\n<p>N\u00eb plan-biznesin e dor\u00ebzuar nga fituesi me dokumentet q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb gar\u00ebn fillestare nga koncesionari, jan\u00eb parashikuar shpenzime t\u00eb energjis\u00eb eletrike dhe asaj termike, t\u00eb ujit, si dhe shpenzime t\u00eb tjera q\u00eb do t\u00eb ofroheshin nga fituesi. Por, n\u00eb kontrat\u00ebn koncesionare \u00ebsht\u00eb parashikuar se \u201cn\u00eb qendrat Back-up, p\u00ebrve\u00e7 qendr\u00ebs Back-up tek QSUT, Autoriteti i siguron Kon\u00e7ensionarit energji elektrike, uji, avull, vepra civile, impiante etj., me shpenzime n\u00eb ngarkim t\u00eb Autoritetit\u201d.<\/p>\n<p>Ky parashikim vler\u00ebsohet se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me t\u00eb gjith\u00eb dokumentet e procedur\u00ebs, pasi ishin p\u00ebrcaktuar t\u00eb ofroheshin prej koncesionarit. Sipas gjykat\u00ebs, Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb ka negociuar kontrat\u00ebn n\u00eb favor t\u00eb koncesionarit dhe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit n\u00eb nj\u00eb vler\u00eb prej 58.8 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Po ashtu, nga kontrata rezulton t\u00eb jen\u00eb hequr asete q\u00eb parashikoheshin n\u00eb dokumentacionin e operatorit fitues, me vler\u00eb totale 89.4 milion\u00eb lek\u00eb, shum\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb favorizuar konsecionari e d\u00ebmtuar buxheti shtetit.<\/p>\n<p>Konstatimet e gjykat\u00ebs shkojn\u00eb m\u00eb tej, duke evidentuar se kontrata ka disa ndryshime nga ato \u04abfar\u00eb jan\u00eb parashikuar n\u00eb Dokumentet Standarde t\u00eb Kon\u04abesionit dhe ofert\u00ebn fituese, edhe pas negocimit, duke sjell\u00eb kund\u00ebrshti mes ndryshimeve q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb negocimit me vet\u00eb kontrat\u00ebn e negociuar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, kontrata e koncesionit rezulton t\u00eb jet\u00eb n\u00ebnshkruar vet\u00ebm nga Beqaj n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e titullarit t\u00eb institucionit dhe shoq\u00ebria Saniservice sh.p.k., nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb duhej t\u00eb ishte firmosur nga t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e bashkimit t\u00eb operator\u00ebve ekonomik\u00eb q\u00eb kan\u00eb garuar e jan\u00eb shpallur fitues.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Bani arsyeton se nga analiza e kuadrit ligjor, arrihet n\u00eb p\u00ebrfundimin se koncesionari duhet t\u00eb kryej\u00eb investimet dhe si rezultat i tyre t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb t\u00eb ardhura nga v\u00ebnia n\u00eb p\u00ebrdorim e produktit t\u00eb krijuar. Sipas tij, nj\u00eb nga element\u00ebt thelb\u00ebsor t\u00eb kontratave koncesionare \u00ebsht\u00eb transferimi i riskut tek koncesionari dhe jo tek autoriteti publik \u2013 nd\u00ebrsa n\u00eb rastet e partneritetit publik provat ndahet midis koncesionarit dhe autoritetit publik.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, gjykata \u00e7mon se n\u00eb kontrat\u00ebn e konciesionit t\u00eb sterilizimit, mungon nj\u00eb nga element\u00ebt thelb\u00ebsor t\u00eb kontratave kon\u00e7esionare, q\u00eb \u00ebsht\u00eb transferimi i riskut tek koncesionari.<\/p>\n<p>Nga aktet e hetimit ka rezultuar se \u00ebsht\u00eb Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb q\u00eb i ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion koncesionarit ambjentet e spitaleve, ujin, dritat dhe n\u00eb QSUT nj\u00eb qend\u00ebr moderne sterilizimi me pajisje t\u00eb pavendosura n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPra, n\u00eb rastin konkret, koncesionari ka marr\u00eb pagesa t\u00eb rregullta nga spitalet publike p\u00ebr sete kirurgjikale, duke i garantuar k\u00ebshtu nj\u00eb fitim t\u00eb sigurt k\u00ebtij t\u00eb fundit (koncesionarit) n\u00ebp\u00ebrmjet blerjes s\u00eb seteve kirurgjikale t\u00eb sterilizuara,\u201d thuhet n\u00eb vendimin p\u00ebr mas\u00ebn e siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtari Bani \u00e7mon kjo kontrat\u00eb koncesionare nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb mbulim i nj\u00eb kontrate prokurimi me afat t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr t\u00eb monpolizuar sh\u00ebrbimin p\u00ebr dhjet\u00eb vitet e ardhshme.<\/p>\n<p>\u201cGjykata krijon bindjen se n\u00eb rastin konkret \u00ebsht\u00eb p\u00ebrzgjedhur p\u00ebr nj\u00eb procedur\u00eb prokurimi publik t\u00eb zakonshme (de facto), nj\u00eb procedur\u00eb koncesionare (de jure), p\u00ebr t\u2019i mund\u00ebsuar fituesit t\u00eb paracaktuar nj\u00eb kontrat\u00eb me afat t\u00eb gjat\u00eb dhe me nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb konsiderueshme, duke monopolizuar k\u00ebshtu shitjen e mallrave dhe sh\u00ebrbimeve vet\u00ebm nga nj\u00eb operator ekonomik, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb konkretisht nga miqt\u00eb dhe shok\u00ebt e personave n\u00eb hetim I.B.(ilir Beqaj) dhe K. R.(ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj), t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb p\u00ebrgatitjen e dokumentacionit q\u00eb n\u00eb vitin 2013 deri n\u00eb shpalljen fitues t\u00eb tyre\u201d, citohet nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb arsyetim, gjykata vler\u00ebson se Beqaj ka konsumuar edhe element\u00ebt e vepr\u00ebs \u201cFalsifikimi i vulave, stampave dhe formular\u00ebve\u201d, p\u00ebrve\u00e7 \u201cshp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se p\u00ebr k\u00ebto vepra penale parashikohet d\u00ebnimi deri n\u00eb 7 vjet burgim, vler\u00ebsohet se masa e p\u00ebrshtatshme do t\u00eb duhej t\u00eb kishte qen\u00eb \u201carresti me burg\u201d dhe jo ato t\u00eb detyrimit p\u00ebr paraqitje dhe ndalimit t\u00eb daljes jasht\u00eb territorit t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Sipas gjykat\u00ebs, ekziston dyshimi i arsyesh\u00ebm se me dashje ish-ministri Ilir Beqaj i ka shkaktuar buxhetit t\u00eb shtetit nj\u00eb d\u00ebm n\u00eb vler\u00ebn prej rreth 8.6 miliard\u00eb lek\u00ebsh. \u201cKjo \u00ebsht\u00eb pasoja duke prezumuar q\u00eb vlera e kontrat\u00ebs do t\u00eb ishte aq sa \u00ebsht\u00eb njoftuar fillimisht n\u00eb fillim t\u00eb procedur\u00ebs, pasi gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb procedur\u00ebs vlera e kontrat\u00ebs ndryshoi nga vlera totale n\u00eb shum\u00ebn 9, 657, 000, 000 (pa TVSH) n\u00eb nj\u00eb vler\u00eb indikative, ku nuk dihet se sa do t\u00eb jet\u00eb kosto e koncesionit n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb afatit 10 vje\u00e7ar,\u201d argumenton gjyqtari, nd\u00ebrsa shton se pasojat nuk jan\u00eb vet\u00ebm ekonomike, por lidhen edhe me cil\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrbimit jetik sikurse \u00ebsht\u00eb sterilizimi i sallave operatore q\u00eb lidhet drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb me sh\u00ebndetin e pacient\u00ebve.<\/p>\n<p>Bani thekson se cil\u00ebsimi juridik i faktit penal i b\u00ebr\u00eb nga prokurori dhe i sjell\u00eb p\u00ebr vler\u00ebsim p\u00ebrpara gjyqtarit t\u00eb hetimit paraprak, \u00ebsht\u00eb i gabuar. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai sqaron se n\u00eb kushtet kur legjislacioni nuk e lejon gjyqtarin t\u00eb caktoj\u00eb nj\u00eb mas\u00eb sigurimi personal m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb nga sa k\u00ebrkon prokurori, \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb miratoj\u00eb masat e k\u00ebrkuara nga prokuroria.<\/p>\n<p>Ilir Beqaj u zgjodh minist\u00ebr i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb kabinetin e par\u00eb t\u00eb kryeministrit Edi Rama dhe gjat\u00eb drejtimit t\u00eb tij n\u00eb vitet 2013-2017, u firmos\u00ebn tre kontrata koncesionare prej dhjetra milion\u00eb eurosh p\u00ebr sh\u00ebrbime t\u00eb sistemit sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me, Erion Bani, i cili drejtoi seancat e caktimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb dhe marrjes n\u00eb pyetje t\u00eb ish-ministrit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Ilir Beqaj lidhur me kontrat\u00ebn e partneritetit publik privat t\u00eb sterilizimit, evidenton probleme t\u00eb patrajtuara nga prokuror\u00ebt e SPAK, duke vler\u00ebsuar se ndaj ish-ministrit duhej t\u00eb ishte ngritur nj\u00eb akuz\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":64710,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-64880","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64880","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64880"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64880\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/64710"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64880"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64880"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64880"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}