{"id":64932,"date":"2023-11-27T17:09:06","date_gmt":"2023-11-27T17:09:06","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=64932"},"modified":"2023-11-27T17:09:06","modified_gmt":"2023-11-27T17:09:06","slug":"qeverisjes-se-sotme-i-mungojne-projekt-idete-e-kohes-per-webet-kulturore-turistike-dhe-historike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/11\/27\/qeverisjes-se-sotme-i-mungojne-projekt-idete-e-kohes-per-webet-kulturore-turistike-dhe-historike\/","title":{"rendered":"Qeverisjes s\u00eb sotme i mungojn\u00eb projekt-idet\u00eb e koh\u00ebs p\u00ebr webet kulturore, turistike dhe historike"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA<\/strong><\/p>\n<p>Rrjeti duhet t\u00eb trajtohet si nj\u00eb sistem biologjik.<\/p>\n<p>N\u00ebse 15-20 vite m\u00eb par\u00eb nj\u00eb koncept i till\u00eb shihej me dyshim e n\u00ebnqeshje, sot ky fakt \u00ebsht\u00eb pohuar dhe siguruar nga studiuesit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb k\u00ebtij argumenti.<\/p>\n<p>Ndaj, t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr \u201ckultivimin\u201d e internetit nuk \u00ebsht\u00eb aspak nj\u00eb provokacion apo nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb th\u00ebni.<\/p>\n<p>E kjo, p\u00ebr faktin se \u201cshoq\u00ebria n\u00eb rrjet\u201d ngjan m\u00eb tep\u00ebr me at\u00eb agrikulturore sesa me \u201clinearitetin\u201d dhe homogjenitetin e epok\u00ebs industriale.<\/p>\n<p>Zhvillimi i rrjetit nuk \u00ebsht\u00eb thjesht\u00a0 i tipit \u201clinear\u201d apo dixhital, ai rritet si nj\u00eb bim\u00eb. K\u00ebsisoj, zhvillimi i tij fizik \u00ebsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr problem politikash sesa problem financiar; ai k\u00ebrkon m\u00eb tep\u00ebr kultur\u00eb njer\u00ebzore sesa njohje teknike; m\u00eb shum\u00eb kompetenc\u00eb n\u00eb komunikim sesa n\u00eb elektronik\u00eb; m\u00eb shum\u00eb vizion sesa njohuri n\u00eb informatik\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e k\u00ebtyre viteve, nga pik\u00ebpamja e infrastruktur\u00ebs teknike t\u00eb rrjetit, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb hapa gjigante.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb, shkollat dhe universitet jan\u00eb t\u00eb lidhura q\u00eb t\u00eb gjitha me internet, edhe pse nj\u00eb domosdoshm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar me hapin e koh\u00ebs \u00ebsht\u00eb lidhja,\u00a0t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr universitetet,e brezit t\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, si i jan\u00eb p\u00ebrgjigjur k\u00ebtij hapi cil\u00ebsor faktor\u00ebt ose strukturat kultur\u00eb-formuese kryesore n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p>Tema \u00ebsht\u00eb e gjer\u00eb, por le ta nisim me struktur\u00ebn kryesore, q\u00eb mund t\u00eb formoj\u00eb produkt dhe baz\u00eb p\u00ebr kultur\u00ebn ton\u00eb n\u00eb internet: bibliotekat.<\/p>\n<p>A e kan\u00eb par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb vizionin e kultivimit t\u00eb tij t\u00eb vazhduesh\u00ebm? A e kan\u00eb konsideruar si nj\u00eb bim\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon durim e p\u00ebrkujdesje p\u00ebr t\u2019u rritur?<\/p>\n<p>Pse vall\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto probleme t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme vizioni nuk jan\u00eb pron\u00eb, as edhe e debatit m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb, duke e l\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu pem\u00ebn e internetit dhe t\u00eb \u201crrjetit organik\u201d ende t\u00eb pambjell\u00eb, e jo m\u00eb t\u00eb zhvilluar?<\/p>\n<p>Q\u00eb m\u00eb 4 prill t\u00eb vitit 2001, pas nj\u00eb pune t\u00eb gjat\u00eb midis ekspert\u00ebve, jan\u00eb formuluar t\u00eb ashtuquajturat \u201c10 parimet e Lundit\u201d (vendi i takimit n\u00eb Suedi)\u201d, mbi cil\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebrdorimin e web-ve kulturore, ku p\u00ebrfshihen t\u00eb gjitha kriteret-baz\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb agjent\u00ebt e kultur\u00ebs (biblioteka, muze, arkiva, institute k\u00ebrkimore-shkencore etj.), q\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb domosdoshm\u00ebrish t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb rrjet. Ka vite t\u00eb t\u00ebra, q\u00eb \u00e7do institucion publik e privat i Evrop\u00ebs, qoft\u00eb edhe lindore apo ballkanike, k\u00ebrkon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb rrjet \u2013 sipas k\u00ebtyre kritereve dhe parimeve.<\/p>\n<p>Aq m\u00eb tep\u00ebr, q\u00eb themelorja \u00ebsht\u00eb se k\u00ebto kritere jan\u00eb n\u00eb vetvete edhe udh\u00ebrr\u00ebfyese t\u00eb zhvillimit e t\u00eb integrimit kulturor t\u00eb \u00e7do vendi drejt integrimit evropian, duke i dh\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi identitetit t\u00eb tij kulturor, historik, etnografik e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Por, si nj\u00eb nga produktet m\u00eb t\u00eb para q\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrtonte \u00e7do vend, web-et kulturore t\u00eb bibliotekave (me produkt dixhital ose t\u00eb ndonj\u00eb lloji tjet\u00ebr) n\u00eb rrjet,\u00ebebet e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore dhe historike(shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe promovuese k\u00ebto),webet e bukurive natyrore t\u00eb strukturuara sipas qarqeve ose qyteteve me trash\u00ebgimi\u00a0 kulturopre dhe historike t\u00eb dallueshme etj,etj , n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ata t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si baz\u00eb p\u00ebr\u00a0sh\u00ebrbime\u00a0t\u00eb qend\u00ebrzuara te p\u00ebrdoruesi jan\u00eb ide dhe projekte q\u00eb I mungojn\u00eb qeverisjes s\u00eb sot\u00ebme.\u00a0\u00a0 Vizioni i\u00a0 m\u00eb embrional\u00a0 i k\u00ebsaj ideje do t\u00eb ishin\u00a0nj\u00eb webet kulturore modele dhe shum\u00eb t\u00eb pasura n\u00eb t\u00eb dh\u00ebna dhe metadata, bazuar te parimet, kriteret e vler\u00ebsimit dhe t\u00eb testimit q\u00eb shoq\u00ebrojn\u00eb \u201c10 Parimet e Lundit\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, ato do t\u00eb ishin nj\u00eb produkt shum\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr edukimin dhe m\u00ebsimdh\u00ebnien n\u00eb shkollat tona, ku interneti p\u00ebrdoret p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera, p\u00ebrve\u00e7se p\u00ebr edukimin me produkt pedagogjik.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, do t\u00eb ishte produkt shum\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr turizmin kulturor; s\u00eb treti, do t\u2019u sh\u00ebrbente sektor\u00ebve shkencor\u00eb dhe atyre studentor\u00eb p\u00ebr studime t\u00eb m\u00ebtejshme, duke kaluar k\u00ebshtu nj\u00eb problem t\u00eb madh social, at\u00eb t\u00eb hendekut dixhital midis atyre q\u00eb jan\u00eb n\u00eb rrjet dhe atyre q\u00eb s\u2019i kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb tilla. Por, tek e fundit, p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim dinjitoz \u2013 jo mjeran \u2013 t\u00eb kultur\u00ebs e t\u00eb identitetit ton\u00eb n\u00eb rrjet.<\/p>\n<p>Detyr\u00eb e \u00e7do instucioni shtet\u00ebror do ishte\u00a0shp\u00ebrhapja e produktit, p\u00ebr t\u00eb shkuar sa m\u00eb pran\u00eb lexuesi,shikuesit apo turistit q\u00eb viziton apo q\u00eb do t\u00eb d\u00ebshironte t\u00eb vizitonte nj\u00eb vend . E ku \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb se n\u00eb internet q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb arrihet nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb!<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket k\u00ebsaj arritjeje, pra krijimit t\u00eb \u00ebeb-ve kulturore, projekte t\u00eb t\u00ebra pes\u00ebvje\u00e7are, q\u00eb nga viti 2001, n\u00eb fillim me Kart\u00ebn e Parm\u00ebs, pastaj me Minervan, q\u00eb vijoi me Minerva Plus, prodhuan dokumente e manuale bestseller n\u00eb t\u00eb gjitha vendet e Evrop\u00ebs, brenda ose jasht\u00eb Komunitetit Evropian, p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e implementimit t\u00eb nj\u00eb biblioteke dixhitale, p\u00ebr praktikat dhe shembujt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e reduktimit t\u00eb kostove etj.<\/p>\n<p>Shum\u00eb vende p\u00ebrfituan edhe nga projekte konkrete ndihm\u00ebse n\u00eb skanimin dhe dixhitalizimin e materialeve t\u00eb bibliotekave t\u00eb tyre. E gjitha kjo tregon se ky problem, s\u00eb pari \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje vizioni, jo \u00e7\u00ebshtje parash, madje problemi i parave \u00ebsht\u00eb fare, fare i pa konsideruesh\u00ebm edhe pse shpesh nxirret si preteks p\u00ebr t\u00eb justifikuar muges\u00ebn e vizionit dhe t\u00eb shp\u00ebrdorimit t\u00eb tyre pa prioritet.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka shum\u00eb qendra e firma t\u00eb njohura bot\u00ebrore q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb ofruar ndihm\u00eb edhe p\u00ebr infrastruktur\u00ebn e Internetit, kurse p\u00ebr produktet e tij lihen dhe anashkalohen.<\/p>\n<p>Ku jemi pas afro 20 vitesh, kur n\u00eb Evrop\u00eb jan\u00eb arritur t\u00eb hidhen e t\u00eb skanohen (jo m\u00eb n\u00eb format pdf), por t\u00eb afrueshme n\u00eb format digjital, me miliona libra n\u00eb rrjet? Pse e kemi nisur me kaq vones\u00eb k\u00ebt\u00eb proces? Nuk e kemi kuptuar n\u00eb koh\u00eb apo nuk e kemi vler\u00ebsuar me vizionin q\u00eb k\u00ebrkon?<\/p>\n<p>Ka libra t\u00eb t\u00ebr\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt, pra p\u00ebr historin\u00eb dhe albanologjin\u00eb, q\u00eb ne(sidomos ne studiuesit) i gjejm\u00eb t\u00eb skanuara dhe falas n\u00eb rrjet nga kolos\u00eb t\u00eb till\u00eb si Google e Microsoft. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebeb-i kulturor i Bibliotek\u00ebs son\u00eb Komb\u00ebtare ekziston dhe \u00ebsht\u00eb goxha i mir\u00eb dhe i organizuar, jo m\u00eb me 10 kriteret nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por as n\u00eb nivelin e institucioneve tona publike; n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ai duhet t\u00eb ishte maja e diamantit p\u00ebr paraqitjen dhe p\u00ebrhapjen e vlerave shqiptare n\u00eb rrjet.<\/p>\n<p>Mos ndoshta nuk ka t\u00eb ardhura?! Tregu i krijimit t\u00eb \u00ebeb-ve n\u00eb Shqip\u00ebri tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvilluar dhe p\u00ebr sh\u00ebrbimin e jashtzakonsh\u00ebm q\u00eb kryen nuk \u00ebsht\u00eb aspak i shtrenjt\u00eb. N\u00eb Internet gjith\u00e7ka duhet t\u00eb ishte e kapshme, e realizuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb p\u00ebr t\u2019u kapur e p\u00ebrpunuar, jo si\u00e7 \u00ebsht\u00eb sot.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka do t\u00eb ishte e kapshme p\u00ebr gjithk\u00ebnd: p\u00ebr m\u00ebsues, nx\u00ebn\u00ebs, studiues, udh\u00ebtues,turist\u00eb ,madje edhe p\u00ebr ata me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar; e jo si\u00e7 \u00ebsht\u00eb sot: vet\u00ebm p\u00ebr ata q\u00eb e gjejn\u00eb CD-n\u00eb, apo p\u00ebr ata q\u00eb duan t\u2019ua japin at\u00eb. Sot sociolog\u00eb e filozof\u00eb thon\u00eb prej vitesh q\u00eb edhe shoq\u00ebria ka arritur t\u00eb ngrihet n\u00eb rrjet, e jo m\u00eb nj\u00eb institucion i saj. Sot \u2013 p\u00ebr t\u00eb perifrazuar Adam Smithin dhe \u201cPasurin\u00eb e tij t\u00eb kombeve\u201d,\u00a0nj\u00eb rrym\u00eb e t\u00ebr\u00eb filozofike thot\u00eb se \u201c\u00e7do komb tashm\u00eb duhet t\u00eb zot\u00ebroj\u00eb pasurin\u00eb e tij t\u00eb rrjeteve\u201d (duke u nisur nga bestselleri i Yokai Benkler, \u201cPasuria e rrjeteve\u201d).<\/p>\n<p>Ja se p\u00ebrse \u00ebsht\u00eb urgjente nga Ministria e Kultur\u00ebs dhe Ministria e Turizmit t\u00eb ndryshoj\u00eb nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb mend\u00ebsin\u00eb q\u00eb ky vizion t\u00eb revolicionarizohet ku ,t\u00eb parashikohen urgjentisht madje mund\u00ebsisht q\u00eb n\u00eb\u00a0 vitin a ardhsh\u00ebm projekte t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Para dy viteve un\u00eb me shum\u00eb p\u00ebrkushtim paraqita nje projekt ide Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs\u00a0 ti\u00a0 paraprinte duke parashikuar projekte t\u00eb tilla, por nuk pata asnj\u00eb p\u00ebrgjigje dhe asnj\u00eb reagim mbi t\u00eb.Ndjej keqardhje p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si vriten idet\u00eb e koh\u00ebs, por s\u00ebrish kam mirkuptimin dhe dashamir\u00ebsin\u00eb time p\u00ebr ta zgjuar s\u00ebrish k\u00ebt\u00eb ide. Mjedisi informatik shqiptar th\u00ebrret me forc\u00eb p\u00ebr mosaft\u00ebsin\u00eb e thithjes s\u00eb kapaciteteve t\u00eb tij nga ana e k\u00ebtyre institucioneve.<\/p>\n<p>Ja pse kultura jon\u00eb nuk ka pse t\u00eb zvarritet m\u00eb, pasi n\u00eb epok\u00eb t\u00eb tilla \u2013 q\u00eb ndryshojn\u00eb shum\u00eb shpejt \u2013 kjo zvarritje kthehet n\u00eb d\u00ebnim. Ja pse pema e saj e mo\u00e7me dhe e fort\u00eb \u2013 q\u00eb u ka rezistuar shekujve \u2013 duhet t\u2019i rezistoj\u00eb edhe sfid\u00ebs s\u00eb bot\u00ebs s\u00eb sotme dixhitale.<\/p>\n<p>Le ta mbjellim, ta rrisim dhe ta kultivojm\u00eb at\u00eb ashtu si\u00e7 i ka hije kultur\u00ebs son\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA Rrjeti duhet t\u00eb trajtohet si nj\u00eb sistem biologjik. N\u00ebse 15-20 vite m\u00eb par\u00eb nj\u00eb koncept i till\u00eb shihej me dyshim e n\u00ebnqeshje, sot ky fakt \u00ebsht\u00eb pohuar dhe siguruar nga studiuesit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb k\u00ebtij argumenti. Ndaj, t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr \u201ckultivimin\u201d e internetit nuk \u00ebsht\u00eb aspak nj\u00eb provokacion apo nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":54052,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-64932","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64932","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64932"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64932\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/54052"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64932"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64932"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64932"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}