{"id":64988,"date":"2023-11-28T10:45:31","date_gmt":"2023-11-28T10:45:31","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=64988"},"modified":"2023-11-28T10:49:55","modified_gmt":"2023-11-28T10:49:55","slug":"64988","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/11\/28\/64988\/","title":{"rendered":"Berisha: AMP mbetet p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb duart e krimit!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar pas em\u00ebrimit nga Balla t\u00eb Florian Sulejmanit n\u00eb krye t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Mbikqyrjes Policore (AMP). Berisha shkruan se, AMP mbetet p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb duart e krimit!<\/p>\n<p><strong>Reagimi<\/strong><\/p>\n<p>Miq, pas largimit t\u00eb fam\u00ebziut narko-drejtorit Ardi Veliu nga detyra p\u00ebr lidhjet e tij me krimin, Taulant Bego Yaris em\u00ebron n\u00eb krye t\u00eb AMP bashk\u00ebbixhozxhiun e vet, Florian Sulejmani, nj\u00eb delinkuent me t\u00eb shkuar t\u00eb err\u00ebt dhe me akuza t\u00eb r\u00ebnda nga koleg\u00ebt e tij t\u00eb pun\u00ebs, nj\u00eb hakmarr\u00ebs i pap\u00ebrmbajtur ndaj punonj\u00ebsve t\u00eb ndersh\u00ebm q\u00eb kan\u00eb refuzuar t\u00eb zbatojn\u00eb urdh\u00ebrat e tij t\u00eb kundraligjshme p\u00ebr t\u00eb lejuar trafikant t\u00eb kalojn\u00eb kufirin pa u regjistruar.<\/p>\n<p>Lexoni p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb artikullin e m\u00ebposht\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb figur\u00eb t\u00eb err\u00ebt t\u00eb krimit me uniform\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kreu i ri i AMP-s\u00eb si mbyllje rrethimi p\u00ebr informacionet sekrete q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb SPAK-ut<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga Ferdinand Dervishi, Lapsi.al<\/strong><\/p>\n<p>Prej nj\u00eb muaji i em\u00ebruar jo zyrtarisht n\u00eb krye t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Mbikqyrjes Policore (AMP) me ndihm\u00ebn edhe t\u00eb Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb, Muhamet Rumbullaku, i cili u q\u00ebndroi gjysm\u00eb ore te koka an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komisionit t\u00eb vler\u00ebsimit, m\u00eb n\u00eb fund Florian Sulejmani e kapi postin. Vet\u00eb ministri 4 mujor, Taulant Balla, e gradoi n\u00eb krye t\u00eb AMP-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e mediave dhe e gazetar\u00ebve e b\u00ebn\u00eb n\u00eb koh\u00eb reagimin e tyre kund\u00ebrshtues p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kandidatur\u00eb. Dikush shkroi se \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr shkak se ka pasur t\u00eb shkuar t\u00eb err\u00ebt, dikush, me t\u00eb drejt\u00eb, argumentoi se nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb b\u00ebhen konkurse fars\u00eb, kur kreu i AMP-s\u00eb \u00ebsht\u00eb paraem\u00ebruar.\ufffdPo p\u00ebrse n\u00eb media dep\u00ebrtoi informacion kund\u00ebrshtues? Sigurisht q\u00eb dep\u00ebrtoi sepse nj\u00eb informacion i till\u00eb ekzistonte.<\/p>\n<p>Shum\u00eb njer\u00ebz, t\u00eb cil\u00ebt ishin n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebtij informacioni nuk mund t\u00eb duronin dhe t\u00eb heshtnin. P\u00ebr ata Florian Sulejmani nuk ishte njeriu i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr kreun e AMP-s\u00eb, aq m\u00eb keq q\u00eb k\u00ebsaj strukture i \u00ebsht\u00eb besuar pesha e \u201cvet\u00ebpastrimit t\u00eb Policis\u00eb\u201d si nism\u00eb e tejpropaganduar e Ministrit t\u00eb ri t\u00eb Brendsh\u00ebm, Taulant Balla.<\/p>\n<p>Ja dhe provat. Florian Sulejmani ka pasur dhe e ka n\u00eb arkiv\u00ebn e SHKB-s\u00eb (sot AMP) nj\u00eb dosje fort inkriminuese. Ajo, sa duket, \u00ebsht\u00eb form\u00ebsuar gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb vetingut t\u00eb d\u00ebshtuar n\u00eb Polici. N\u00eb faqet e k\u00ebsaj dosjeje Sulejmani shfaqet si zyrtari i lart\u00eb i SHKB-s\u00eb q\u00eb persekuton punonj\u00ebs policie t\u00eb cil\u00ebt nuk nd\u00ebrhyjn\u00eb n\u00eb sistemin TIMS p\u00ebr ti b\u00ebr\u00eb atij favore kriminale.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr provat m\u00eb dometh\u00ebnese \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmia (zbardhur e plot\u00eb m\u00eb posht\u00eb) e nj\u00eb kolegeje t\u00eb tij t\u00eb Komisariatit t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Rinasit. Sipas d\u00ebshmis\u00eb, Florian Sulejmani, n\u00eb nj\u00eb rast, i ka nd\u00ebrhyr\u00eb asaj t\u00eb kaloj\u00eb, pa e \u00e7ekuar n\u00eb sistemin TIMS, nj\u00eb mikun e tij t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb konfliktet e p\u00ebrgjakshme t\u00eb minierave t\u00eb Bulqiz\u00ebs.<\/p>\n<p>Kolegia, vet\u00ebm pasi e ka kaluar, ka v\u00ebn\u00eb re se i sygjeruari nga Sulejmani ishte \u201cme probleme kriminale\u201d. Pas nj\u00eb muaji kolegia nuk ka pranuar t\u00eb b\u00ebj\u00eb, p\u00ebr Florian Sulejmanin, nj\u00eb tjet\u00ebr favor inkriminues duke argumentuar: \u201c\u2026nuk e kam shkelur kurr\u00eb ligjin dhe me k\u00ebt\u00eb rrog\u00eb mbaj familjen\u2026\u201d\ufffdN\u00eb vend q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsonte vendimin e koleges, Drejtori i Drejtoris\u00eb s\u00eb Inspektimit n\u00eb SHKB, Florian Sulejmani, nis hakmarrjen.<\/p>\n<p>Ai arrin ta heq\u00eb nga detyra n\u00eb Rinas dhe ta \u201cinternoj\u00eb\u201d n\u00eb Shkod\u00ebr kolegen p\u00ebrmes mikut t\u00eb tij Drejtor t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Kufirit (sipas d\u00ebshmueses). Pas nj\u00eb muaji, d\u00ebshmuesja, me ndihm\u00ebn e disa drejtuesve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Policis\u00eb, \u00ebsht\u00eb kthyer s\u00ebrish n\u00eb detyr\u00ebn e kontrollores n\u00eb Komisariatin e Rinasit. Por Florian Sulejmanit, sa duket, nuk i kishte dal\u00eb e keqja. 7-8 muaj m\u00eb pas, miku i tij Drejtor Kufiri, i b\u00ebn d\u00ebshmueses vler\u00ebsim pune dhe s\u00ebrish e degdis n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb finish t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb tij, Florian Sulejmani, kreu i ri i AMP-s\u00eb, i sapoem\u00ebruar me tam-tame nga Ministri Balla, shfaq t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e gjith\u00eb brend\u00ebsin\u00eb s\u00eb shpirtit. Ai nuk k\u00ebnaqet vet\u00ebm me degdisjen e koleges q\u00eb zbatoi ligjin, por shkon deri n\u00eb perversitet, duke ja komunikuar asaj gj\u00ebm\u00ebn personalisht. Nj\u00eb monst\u00ebr njer\u00ebzore n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Mengjith\u00eb dosjen e mbushur me d\u00ebshmi e prova t\u00eb ngjashme, Florian Sulejmani, miku i shpallur i Drejtorit Muhamet Rrumbullaku, e kaloi vetingun n\u00eb Polici. Nd\u00ebrsa kolegu i tij n\u00eb SHKB, Arben Fash\u00ebri, nuk e kaloi dot. At\u00eb e gjet\u00ebn fajtor p\u00ebr ca t\u00eb holla t\u00eb fituara si emigrant n\u00eb vitet 1992-1994 q\u00eb nuk kishin kaluar p\u00ebrmes sistemit bankar, at\u00eb e hodh\u00ebn edhe pse kishte gjithsej nj\u00eb sht\u00ebpi 1 plus 1 n\u00eb Tiran\u00eb, at\u00eb e masakruan n\u00eb fund t\u00eb karrier\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb burgje ende vijon t\u00eb p\u00ebrdoret batuta: \u201cEdhe ty Arben Frash\u00ebri t\u00eb ka futur brenda!\u201d.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb Florian Sulejmani \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar n\u00eb krye t\u00eb AMP-s\u00eb si personazh q\u00eb p\u00ebrmbush mend\u00ebsin\u00eb dhe q\u00ebllimet e njer\u00ebzve q\u00eb e piketuan p\u00ebr t\u00eb pasur n\u00ebn kontroll Policin\u00eb e Shtetit.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrzgjedhja e nj\u00eb njeriu me t\u00eb shkuar t\u00eb err\u00ebt mund t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb plani m\u00eb t\u00eb madh dhe m\u00eb djall\u00ebzor. Em\u00ebrimi i Florian Sulejmanit n\u00eb krye t\u00eb AMP-s\u00eb \u2013 nj\u00eb agjenci q\u00eb posedeon dhe p\u00ebrpunon informacione sekrete \u2013 e mbyll p\u00ebrfundimisht at\u00eb gardhin rrethues imagjinar t\u00eb informacioneve t\u00eb Policis\u00eb q\u00eb kan\u00eb dhe do t\u00eb ken\u00eb lidhje me hetimet e SPAK-ut.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngjashme dhe ugjente, 2-3 muajt e fundit, jan\u00eb uzurpuar edhe t\u00eb gjitha Departamentet dhe Drejtorit\u00eb n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit q\u00eb kan\u00eb lidhje pik\u00ebrisht me posedimin dhe kontrollin e informaconeve sekrete. Njer\u00ebz me t\u00eb shkuar t\u00eb err\u00ebt jan\u00eb em\u00ebruar, me procedura t\u00eb paligjshme, n\u00eb krye t\u00eb Departamentit t\u00eb IT dhe n\u00eb krye t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Antikrimit Kibernetik. Em\u00ebrimi i kreut t\u00eb AMP-s\u00eb, si huri i fundit i gardhit rrethues t\u00eb SPAK, thjesht \u00ebsht\u00eb m\u00eb i guximshmi.\ufffdGjithsesi q\u00ebllofshin! Pushka top!<\/p>\n<p><strong>Teksti i faksimiles<\/strong><\/p>\n<p>VLER\u00cbSIM PASURIE: T\u00eb dh\u00ebna t\u00eb tjera. Kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar, pranim\/shk\u00ebmbim dhuratash, favoresh apo parash nga persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar.<\/p>\n<p>AFT\u00cbSI PROFESIONALE (em\u00ebr file)\ufffdUn\u00eb q\u00eb po ju shkruaj k\u00ebr\u00eb denoncim quhem L.T, dhe jam punonj\u00ebse ne Policin\u00eb e Shtetit rreth nj\u00eb periudhe 6 vje\u00e7are. Po kryej k\u00ebt\u00eb denoncim pasi besoj tek nj\u00eb veting real dhe t\u00eb paansh\u00ebm dhe mbi t\u00eb gjitha besoj ende tek ndershm\u00ebria si virtyt. Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb kam qen\u00eb n\u00eb detyr\u00eb si kontrollore n\u00eb pik\u00ebn e kalimit t\u00eb kufirit Rinas, nj\u00eb koleg i imi q\u00eb aktualisht \u00ebshte n\u00eb mas\u00eb sigurimi \u201carrest n\u00eb burg\u201d m\u00eb ka prezantuar ne Drejtorin e Inspektimit t\u00eb Sh\u00ebrbimit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Brendshme dhe Ankesat, Florjan Ramazan Sulejmani. Florjani m\u00eb ka telefonuar dhe m\u00eb ka k\u00ebrkuar q\u00eb ta ndihmoj nj\u00eb shtetas q\u00eb t\u00eb kalonte pa rradh\u00eb i cili quhej A. L, ku dhe te b\u00ebj ndonj\u00ebher\u00eb regjistrime fiktive. Pasi e ndihmova q\u00eb t\u00eb kalonte, u informova q\u00eb ky shtetas ishte me probleme kriminale. Pas nj\u00eb periudhe 1-mujore, Florjani m\u00eb shkruan n\u00eb aplikacionin \u201c\u00ebhatsupp\u201d dhe m\u00eb k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb b\u00ebja regjistrime fiktive t\u00eb nj\u00eb shtetasi tjet\u00ebr ku nuk kam pranuar, duke iu shpjeguar se nuk e kam shkelur kurr\u00eb ligjin dhe me k\u00ebt\u00eb rrog\u00eb mbaj familjen. K\u00ebt\u00eb bised\u00eb jam e gatshme t\u2019ju a v\u00eb n\u00eb dispozicion n\u00eb \u00e7do moment. Pas k\u00ebtij refuzimi mua m\u00eb fillon kalvari i presioneve dhe transferimeve n\u00eb detyr\u00eb. M\u00eb dat\u00ebn 04.02.2019 un\u00eb jam larguar nga detyra q\u00eb mbaja si (ndihm\u00ebs specialiste kontrollore) detyr\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e mbaja p\u00ebr rreth 8 muajsh. Urdhrin e largimit tim e jep Drejtori i Departamentit t\u00eb Kufirit me nj\u00eb telefonat\u00eb me justifikimin thjesht \u201cdua ta heq at\u00eb\u201d. Dr. E.M, \u00ebshte miku i Florjan Sulejmanit. Pas nd\u00ebrhyrjes dhe k\u00ebmb\u00ebnguljes s\u00eb Drejtoresh\u00ebs Rajonale t\u00eb Kufirit Tiran\u00eb E.S, dhe Shefit t\u00eb komisariatit P.D, un\u00eb u riktheva n\u00eb vendin tim me dat\u00ebn 12.03.2019. S\u00ebrisht brenda 6-7 muajsh, m\u00eb dat\u00eb 08.11.2019, nga Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Kufirit E.M, (lidhje shoq\u00ebrore e Florjan Sulejmanit) ishte k\u00ebrkuar nj\u00eb vler\u00ebsim pune i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr transferimin tim. Pas vler\u00ebsimit me 28 pik\u00eb, njoftohem nga Drejtoria e Policis\u00eb Shkod\u00ebr q\u00eb jam transferuar me detyr\u00eb n\u00eb Drejtorin\u00eb vendore t\u00eb Policos\u00eb Shkod\u00ebr. Edhe pse pata dyshimet e mia q\u00eb ky kalvar vuajtjesh m\u00eb vinte p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak, nuk kam reaguar tek askush, por p\u00ebr realizimin e q\u00ebllimit dhe dh\u00ebnien e sinjalit jam telefonuar nga Florjan Sulejmani disa dit\u00eb m\u00eb pas. Ju shkruajta gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb histori p\u00ebr t\u00eb treguar lidhjet shoq\u00ebrore mes subjektit tuaj t\u00eb vetingut Florjan Sulejmani me persona me t\u00eb shkuar kriminale si dhe keqp\u00ebrdorimi q\u00eb ai i b\u00ebn atributeve q\u00eb ka p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs, duke dh\u00ebn\u00eb urdhra t\u00eb paligjsh\u00ebm apo duke k\u00ebrkuar favore n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin. Duke ju uruar suksese n\u00eb pun\u00ebn tuaj jam e gatshme t\u00eb kontribuoj p\u00ebr dokumentimin e k\u00ebtij denoncimi. Me respekt L.T.<\/p>\n<p><strong>Foto 1: <\/strong><em>Faksimile e nj\u00eb flete t\u00eb dosjes s\u00eb Florian Sulejmanit e p\u00ebrgatitur p\u00ebr vetingun n\u00eb Polici.<\/em><br \/>\n<strong>Foto 2:<\/strong><em> Screenshot i bised\u00ebs n\u00eb whatsapp mes punonj\u00ebses s\u00eb Komisariatit t\u00eb Rinasit dhe Florian Sulejmanit<\/em><br \/>\n<strong>Foto 3:<\/strong> <em>Florian Sulejmani<\/em><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-64989\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/1-2-300x277.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"277\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/1-2-300x277.jpeg 300w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/1-2-768x710.jpeg 768w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/1-2.jpeg 813w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-64990\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/2-3-255x300.jpeg\" alt=\"\" width=\"255\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/2-3-255x300.jpeg 255w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/2-3-871x1024.jpeg 871w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/2-3-768x903.jpeg 768w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/2-3.jpeg 1124w\" sizes=\"auto, (max-width: 255px) 100vw, 255px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-64991\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/sulejmani-300x160.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"160\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/sulejmani-300x160.jpg 300w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/sulejmani-310x165.jpg 310w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/sulejmani.jpg 600w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar pas em\u00ebrimit nga Balla t\u00eb Florian Sulejmanit n\u00eb krye t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Mbikqyrjes Policore (AMP). Berisha shkruan se, AMP mbetet p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb duart e krimit! Reagimi Miq, pas largimit t\u00eb fam\u00ebziut narko-drejtorit Ardi Veliu nga detyra p\u00ebr lidhjet e tij me krimin, Taulant Bego Yaris em\u00ebron n\u00eb krye &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-64988","post","type-post","status-publish","format-standard","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64988","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64988"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64988\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64988"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64988"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64988"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}