{"id":65054,"date":"2023-11-28T19:23:18","date_gmt":"2023-11-28T19:23:18","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=65054"},"modified":"2023-11-28T19:29:00","modified_gmt":"2023-11-28T19:29:00","slug":"je-lirike-e-bukur-i-dhembshmi-vendi-im","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2023\/11\/28\/je-lirike-e-bukur-i-dhembshmi-vendi-im\/","title":{"rendered":"Je Lirik\u00eb e bukur, i dhembshmi vendi im"},"content":{"rendered":"<p><strong>Dr. Pranvera SHEHAJ<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebn hijen e dhimbjes q\u00eb lufton me ambicien, k\u00ebshtu t\u00eb desh\u00ebm vendi im! T\u00eb desh\u00ebm n\u00eb cdo epok\u00eb, n\u00eb lot e n\u00eb vrasje, n\u00eb ringritje dhe n\u00eb shpres\u00eb, t\u00eb desh\u00ebm pa vet\u00ebdije ashtu sic ishe, ashtu sic je, vendi im!<br \/>\nT\u00eb desh\u00ebm si t\u00eb paditur, t\u00eb desh\u00ebm duke t\u00eb t\u00eb mallkuar, t\u00eb desh\u00ebm duke t\u00eb shqyer copash, por prap\u00eb t\u00eb desh\u00ebm, vendi im. Ti ishe aty p\u00ebrpara nesh, krenar, autokton, moskok\u00ebcar\u00ebs, mikprit\u00ebs, kok\u00ebfort\u00eb aq sa i dhimbsur, vec i lumtur me veten, vendi im! E pastaj n\u00eb tok\u00ebn t\u00ebnde ZOTI solli ne, shqip\u00ebtar\u00ebt e tu, kaq shum\u00eb si ti, kaq t\u00eb ndrysh\u00ebm nga ti. Ne q\u00eb nga rr\u00ebnj\u00ebt e tua trash\u00ebguam ngjyrime t\u00eb panum\u00ebrta, ngjyrime q\u00eb si merita e si faje, kan\u00eb shkruar historin\u00eb n\u00eb tok\u00ebn t\u00ebnde. Ne ishim dhe jemi t\u00eb dashur po aq sa ti, mikprit\u00ebs sa ti, kok\u00ebfort\u00eb sa ti, t\u00eb bukur jo sa ti, t\u00eb mencur jo sa ti, t\u00eb moralsh\u00ebm jo sa ti, m\u00ebkatar\u00eb t\u00eb vetes e historis\u00eb son\u00eb, borxhlinj t\u00eb tok\u00ebs t\u00ebnde, m\u00ebkatar\u00eb q\u00eb nuk i dor\u00ebzohen pendimit p\u00ebr gjithcka s\u2019t\u00eb dham\u00eb e t\u00eb mor\u00ebm, ty, vendi im.<\/p>\n<p>I dhembshmi vendi im,<br \/>\nE p\u00ebrplas\u00ebm aq fort\u00eb n\u00eb tok\u00eb krenarin\u00eb t\u00ebnde t\u00eb lasht\u00eb sa vet\u00eb toka, e shkel\u00ebm e nuk u ngop\u00ebm duke t\u00eb ta p\u00ebrdhosur emrin, si bij plangprish\u00ebs q\u00eb pik\u00eb dhembshurie p\u00ebr m\u00ebm\u00ebn nuk kan\u00eb. I luftuam pushtuesit e trojeve t\u00eb tua e pastaj si t\u00eb marr\u00eb i dashuruam n\u00eb em\u00ebr t\u00eb paqes moderne. Sot jemi miq me ta e armiq me ty. N\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre bujtim e t\u00eb huaj jemi tek ty, se buk\u00ebn e tyre k\u00ebrkojm\u00eb e der\u00ebn p\u00ebr tek ty pas vetes e mbyll\u00ebm, e n\u00ebse jo akoma, shpejt pa kthyer kok\u00ebn pas, edhe i fundit bir i yti do ta mbyll\u00eb. Nuk vonoi gjat\u00eb edhe kjo dit\u00eb, kur armiq t\u00eb heshtur jemi b\u00ebr\u00eb me cop\u00ebzat e tua n\u00ebp\u00ebr Ballkan, gjithmon\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb civilizimit politik modern.<\/p>\n<p>E di, e di q\u00eb lutesh mbytyrazi q\u00eb ngat vetes ta kesh t\u00eb ashpr\u00ebn cop\u00ebz t\u00ebnde Kosov\u00eb, por sot s\u2019\u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr d\u00ebshirat e tua vendi im. Sot \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr diplomacin\u00eb globale, at\u00eb q\u00eb p\u00ebr filozofi aktuale t\u00eb saj ka mohimin e tokave autoktone, fshirjen e kufijve dhe denatyrimin e diferencave q\u00eb ZOTI vet\u00eb ka krijuar n\u00eb terrenin e ne m\u00ebkatar\u00ebve. Paska qen\u00eb e shkruar q\u00eb k\u00ebshtu t\u00eb t\u00eb gjente kjo dit\u00eb. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj diplomacie, sot Kosov\u00ebn e ke m\u00eb larg se kurr\u00eb, ndar\u00eb me ty nga nj\u00eb akull politik q\u00eb cdo vit e m\u00eb shum\u00eb reflektohet n\u00eb ndarje v\u00ebllaz\u00ebrore t\u00eb heshtur n\u00eb dy an\u00ebt e kufirit.<\/p>\n<p>Mbase nuk t\u00eb ngush\u00ebllon, por ti m\u00eb kot habitesh. E para her\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb bijt\u00eb e tu p\u00ebrcahen? Ti e di m\u00eb mir\u00eb se ne, c\u2019pan\u00eb syt\u00eb e tu kur shqip\u00ebtari vriste shqip\u00ebtarin, n\u00eb sht\u00ebpine t\u00ebnde, n\u00eb trojet e tua. Shqip\u00ebtar\u00ebt q\u00eb shuanin nj\u00ebri tjetrin, populli q\u00eb gabimisht fe kishte patur atdheun, zhg\u00ebrryen atdheun n\u00eb idealin p\u00ebr parti. Shqip\u00ebtar\u00ebt e tu t\u00eb paditur, q\u00eb vrisnin, prisnin, e mazokisht ua mor\u00ebn frym\u00ebn, jet\u00ebn dhe \u00ebndrrat, shqip\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tu t\u00eb ditur, atyre q\u00eb trojet e tua \u00ebnd\u00ebrr kishin t\u2019i kthenin n\u00eb etalon t\u00eb zhvillimit p\u00ebrmes fjal\u00ebs, mendjes, letr\u00ebs e pen\u00ebs. Por, bijt\u00eb e tu m\u00ebkatar\u00eb t\u00eb etur p\u00ebr gjak, paskishin qen\u00eb m\u00eb t\u00eb zot\u00ebt moj e mira Shqip\u00ebri! E ti e pafuqishme i pe si kacafyteshin eg\u00ebrsisht e si sht\u00ebpin\u00eb t\u00ebnde e p\u00ebrdhos\u00ebn me njoll\u00eb t\u00eb pashlyeshme nd\u00ebr shekuj histori. Aq shum\u00eb t\u00eb njollos\u00ebm nd\u00ebr pes\u00eb dekada, sa kok\u00ebn m\u00eb nuk e ngrite, si dikur, me krenari.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebtar\u00ebt, eh shqip\u00ebtar\u00ebt e tu moj e bukura Shqip\u00ebri\u2026! Bij rebel\u00eb jemi, apo? Luft\u00ebtar\u00eb jemi, apo? Bij tradhtar\u00eb jemi, apo? Bij q\u00eb lart i con inati, por jo d\u00ebshira, apo? Bij q\u00eb p\u00ebr trojet e tua gjakun nuk e kursyen, apo? Luftuam si t\u00eb p\u00ebrcartur q\u00eb vec ton\u00ebn t\u00eb t\u00eb kishim, e kur t\u00eb pat\u00ebm, m\u00eb s\u2019t\u00eb desh\u00ebm. Klasike e atyre q\u00eb u lufton egoja dhe mllefi, por kurrsesi dashuria! Shqip\u00ebtar\u00ebt, eh shqip\u00ebtar\u00ebt, mosmir\u00ebnjoh\u00ebsit q\u00eb mbajn\u00eb fjal\u00ebn, krenar\u00ebt q\u00eb si f\u00ebmij\u00eb qanin dhe qajn\u00eb p\u00ebr atdhe, atdhetar\u00ebt q\u00eb i lan\u00eb tokat e tua shkret\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebtar\u00ebt, eh shqip\u00ebtar\u00ebt moj e dhimbsura Shqip\u00ebri. T\u00eb pangopurit q\u00eb kur n\u00eb t\u00eb rrall\u00eb e shkelin tok\u00ebn t\u00ebnde, &#8211; ashtu fodull\u00eb, t\u00eb larg\u00ebt, t\u00eb vet\u00ebk\u00ebnaqur, a thua t\u00eb par\u00ebt e t\u00eb fundit q\u00eb lyp\u00ebn t\u00eb ardhme jasht\u00eb atdheut (dikur disa n\u00eb rini, e sot cmendurisht n\u00eb pleq\u00ebri) \u2013 eg\u00ebrsisht e t\u00eb bindur n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn tyre t\u00eb pyesin: \u201c\u00c7far\u00eb m\u00eb dhe moj Shqip\u00ebri?\u201c Dhe ti, e bukur sa e varf\u00ebr, e heshtur sa e zhurmshme, tutesh, heshtesh, ashtu si prindi n\u00eb faj q\u00eb dot bot\u00ebn birit t\u00eb tij nuk ia fali. Heshtesh, dhe dot nuk thua: \u201cJet\u00ebn ta fala. A ma shlyen dot?\u201d<\/p>\n<p>Ti hesht se e njeh birin t\u00ebnd, si i pangopur deri n\u00eb m\u00ebkat, jeta q\u00eb i dhe nuk i mjafton t\u00eb t\u00eb doj\u00eb. Edhe n\u00ebse pas t\u00eb ka l\u00ebn\u00eb, prap\u00eb sikur vec dhimbsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb doj\u00eb e zemra \u00ebmb\u00ebl t\u2019i rrah\u00eb deri kur prap\u00eb t\u00eb t\u00eb takoj\u00eb. E v\u00ebshtir\u00eb, se ti i njeh bijt\u00eb e tu. Edhe kur nj\u00eb gur t\u00eb mos ken\u00eb vendosur n\u00eb trojet e tua, kjo nuk i ndal p\u00ebr t\u00eb ta shkundur trupin nga ndjenja e fajit q\u00eb nuk ishe dot etalon per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Ti je lirik\u00eb e bukur, i dhembshmi vendi im! Je lirik\u00eb e shkruar n\u00eb gur\u00ebt e trojeve t\u00eb tua, n\u00eb val\u00ebt e deteve q\u00eb t\u2019i njomin syt\u00eb, n\u00eb tok\u00ebn e ashp\u00ebr t\u00eb Lab\u00ebris\u00eb, ti je e gdhendur n\u00eb bjeshk\u00ebt e mal\u00ebsis\u00eb, je e shkruar n\u00eb tingujt e ciftelis\u00eb, ti je lirik\u00eb q\u00eb rrjedh nd\u00ebr Drin, je qet\u00ebsi n\u00eb Vjos\u00eb. Ti je lirik\u00eb e derdhur n\u00eb k\u00ebng\u00ebt e tabanit, n\u00eb fustanet e bukur t\u00eb vashave t\u00eb tua q\u00eb flen\u00eb nd\u00ebr legjenda. Ti je lirik\u00eb e bukur kur g\u00ebzon, kur loton, kur mir\u00ebpret krah\u00ebhapur n\u00eb sofr\u00ebn e varf\u00ebr sa vec duart e tua e din\u00eb, e t\u00eb pasur sa vec zemra jote e di! Je lirik\u00eb e bukur vendi im, ndaj un\u00eb jam krenar p\u00ebr ty e mbase jo ti p\u00ebr mua\u2026!<\/p>\n<p>E c\u2019t\u00eb duhemi pran\u00eb, vendi im? Nuk dit\u00ebm kurr\u00eb t\u00eb t\u00eb duam, t\u00eb t\u00eb mbrojm\u00eb, nuk dit\u00ebm t\u00eb t\u00eb lart\u00ebsojm\u00eb, nuk dit\u00ebm t\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb krenar e aq m\u00eb pak dit\u00ebm t\u00eb t\u00eb shp\u00ebrblejm\u00eb p\u00ebr tok\u00ebn ku na linde. \u00c7\u2019na do pran\u00eb vendi im kur nuk jemi n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb t\u00ebnde se nuk trash\u00ebgojm\u00eb forc\u00ebn dhe krenarin\u00eb t\u00ebnde. I p\u00ebrgjigjesh braktisjes son\u00eb me thirrje, urrejtjes son\u00eb me lutje, mllefit ton\u00eb me dhembshuri. Ne t\u00eb mohojm\u00eb, e ti prap\u00eb na jep identitet n\u00eb cdo cep t\u00eb globit edhe kur ne me zell dhe si t\u00eb verb\u00ebr k\u00ebrkojm\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimisht tjet\u00ebr identitet, tjet\u00ebr gjuh\u00eb, tjet\u00ebr kultur\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrse na th\u00ebrret kur p\u00ebr ne ti je demodeja, relikja, e vjetra, e padenja p\u00ebr modernizimin q\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb?! E di, na th\u00ebrret se jemi bijt\u00eb e tu, se pa ty cdo identitet tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00eb letra, kurrsesi n\u00eb zem\u00ebr, aq m\u00eb pak n\u00eb gjak. Ti na th\u00ebrret se e di q\u00eb pa ty nuk kemi em\u00ebr. Si ka mund\u00ebsi q\u00eb nuk u lodhe s\u00eb thirruri bijt\u00eb q\u00eb t\u00eb braktis\u00ebn? A thua sepse k\u00ebshtu jan\u00eb n\u00ebnat, e dhimbsura, Shqip\u00ebria ime?! A thua ndaj vazhdoj e d\u00ebgjoj dit\u00eb dhe nat\u00eb thirrjen t\u00ebnde dhe e di se der\u00ebn hapur do ta gjej? A thua sepse k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb streha e n\u00ebn\u00ebs, e dhimbsura, Shqip\u00ebria ime?!<\/p>\n<p>Je lirik\u00eb e bukur vendi im, je lirik\u00eb q\u00eb e venit larg\u00ebsin\u00eb dhe l\u00eb nj\u00eb shteg t\u00eb hapur p\u00ebr dashuri, si ato t\u00eb rrallat, prej lindjes deri n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi\u2026!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dr. Pranvera SHEHAJ N\u00ebn hijen e dhimbjes q\u00eb lufton me ambicien, k\u00ebshtu t\u00eb desh\u00ebm vendi im! T\u00eb desh\u00ebm n\u00eb cdo epok\u00eb, n\u00eb lot e n\u00eb vrasje, n\u00eb ringritje dhe n\u00eb shpres\u00eb, t\u00eb desh\u00ebm pa vet\u00ebdije ashtu sic ishe, ashtu sic je, vendi im! T\u00eb desh\u00ebm si t\u00eb paditur, t\u00eb desh\u00ebm duke t\u00eb t\u00eb mallkuar, t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":46255,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-65054","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65054","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65054"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65054\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/46255"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65054"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65054"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65054"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}